Studentët kundër Ministrisë së Arsimit

Dje, rreth orës 14:00, qindra studentë të fakulteteve të ndryshme kanë protestuar në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale kundër vendimeve dhe projekteve të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës lidhur me stazhin për profesionet e rregulluara, detyrimin ligjor për të certifikuar gjuhën angleze përmes një testi të njohur ndërkombëtarisht dhe reformën e re financiare të institucioneve të arsimit të lartë.
Studentët e grumbulluar fillimisht pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, marshuan drejt Rektoratit me pankarta në duar, duke bërë thirrje për shpëtimin e dimensionit publik dhe emancipues të universitetit. Sipas tyre stazhi, i cili nuk paguhet, cenon parimin shtet-formues e kushtetues të punës së paguar. Barra financiare që krijohet nga papunësia, e kamufluar në formë pune të papaguar, rëndohet edhe më sepse, sipas reformës të re financiare, pritet qe tarifat shkollore vjetore për student të ngrihen. Paratë publike do të financojnë universitetet private të vendit (që po dalin si kërpudha pas shiut e pas diellit), çka rrjedhimisht do të thotë ulje e financimit për universitetin publik. “Diplomat nuk janë mall”, shkruhej në njërën nga pankartat e studentëve, të cilët thonë se shteti, në vend që të nxisë programe mësimore publike, inkurajon “çertifikatosjen” dhe vë në diskutim diplomat që vetë i lëshon. Ndërsa marshonin drejt Rektoratit studentët thërrisnin njëzëri: “Shtet njih Vetveten”, “Ndal rrënimit të Publikes”, “Puna paguhet” etj..
Marshimi ka vazhduar drejt Universitetit Politeknik, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe atij Ekonomik, ndërsa është paralajmëruar përshkallëzimi i protestave dhe bojkoteve.
Për ata që duan t’i bashkohen lëvizjes, në rrjetin social facebook është hapur grupi “UNIVERSITETI NË RREZIK”(http://www.facebook.com/groups/fakultetishkencavesociale/).
J.M.
Comments
Duket qarte nga opinionet dhe

Duket qarte nga opinionet dhe komentet interesimi i studenteve per te drejtat dhe detyrimet qe ata kane . . .

Nuk besoj se ka shume

Nuk besoj se ka shume studente me banim ne Shqiperi qe e lexojne kete faqe. Shumica e komentuesve ketu jane mbi 40 vjec, jetojne jashte Shqiperise dhe karakterizohen nga nje "cinizem i kultivuar".

Po kerkoni te me thoni qe ne

Po kerkoni te me thoni qe ne 125 lexime qe i eshte bere ketij artikulli askush nuk ka qene student vec meje? ? ? Apo harrova qe i ka cuar babi ne shkolle pjesen me te madhe . . . le te ankohen te babi atehere.

Me ne fund, dhe lus zotin qe

Me ne fund, dhe lus zotin qe te mos mbetet me kaq....rinia eshte ajo pjese qe e man popullin ne kembe, rinia eshte lokomotiva e shoqerise, dje rinia studentore eshte motorri levizes i saj....Ishallah nuk e lene me kaq, ishallah kjo eshte nje shkendije qe do ta ndeze flaken e ndryshimit....

Johnny, ne vend te

Johnny, ne vend te vetevendosjes ne pozicion meta-vezhgues, alla-krtik e alla-shqiptar, mund te klikosh ne link-un ne fund te lajmit. Diskutojne shume studente atje.

Uroj te jesh edhe ti ne protesten e ardhshme.

Vetem me protesta mund te

Vetem me protesta mund te largojme hajdutet Myqerem Tafaj dhe Dhori Kule. Prej tyre e kemi peshqesh Anglishten, pasi eshte nje afere e paster korruptive, e stisur nga keta te dy. Duhet te dalim te gjithe para rektoratit te UT dhe para ministrise se arsimit dhe te kerkojme largimin e tyre.

ju pergezoj por mobilizimi

ju pergezoj por mobilizimi duhet te ishte me masiv...duhej tu informonin dhe student te fakulteteve te tjera....duhet te ngrihet zeri dhe per kushtet q kan fakultete te ndryshme si psh ai gjeologjik.banjot jane skandaloze dhe ska asnje sistem ngrohjeje....urime dhe nje her dhe ju uroj q tju degjohet zeri atje lart dhe pse se besoj se veshet e tyre jan mbushur plot me dyll

Add new comment