Spahiu: Nuk jap dorëheqje; fjalën e ka Gjykata Kushtetuese

Zv.kryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu nuk ka pritur gjatë për ta thënë të vetën pas largimit nga Komisioni i Ligjeve. Ja thelbi i reagimit të tij në të nxehtë:
- Arroganca politike e përdorur ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar ishte evidente; u thirrën rojet e sigurë për të nxjerr përjashtë Zv.kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
- Ngritja e këtij komisioni është e pabazuar nga pikpamja kushtetuese, proceduriale dhe materiale për arsyet si vijon më poshtë: 1. Në Kushtetutë në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i Zv.kryetarit të KLD-së dhe as i anetarëve të KLD-së. 2. Shkaku në bazë të cilit është kërkuar nisja e procedura të shkarkimit nuk përbën një shkak të parashikuar në Kushtetutë. 3. Papajtueshmëria e anëtarit të KLD është parashikuar vetëm me: ‘Ushtrimin e detyrës së prokurorit, anëtarit të organeve drejtuese të partive politike, ushtrimit të avokatisë në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit’.
-Është i paprecedentë në 100 vite të shtetit shqiptar, që nga 28 Nentori i 1912, që për shkak të ndjenjave patriotike të persekutohet politikisht titullari i nje institucioni të lartë shtetëror.
-[Pas kësaj që ndodhi] vendosa .... se nuk do të marr pjesë kurrë më në punimet e këtij komisioni apo edhe të komisionit hetimor që do të ngrihet në kushte antiligjore dhe antikushtetuese.
- Unë tashmë prej ditës së sotme do t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese me një kërkesë zyrtare për të vleresuar kushtetueshmërinë e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim.
- Sot po përballemi me një diktaturë moderne ku fatkeqësisht sistemi i frikës ka cënuar lirinë e qytetarëve dhe institucioneve. Është koha të ndalim këtë system inkuzicioni, i cili nuk ndodh në asnjë sistemet parlamentare.
Re.Pu.
Comments
Me qenë se tashti jam bërë
<p>Me qenë se tashti jam bërë mik me spiunin Bretshnajder,prej kohës që më denoncoi, i jap shpesh informacione për ngjarjet e ditës. I ndjek në internet. Interneti më është bërë ves si cigarja. Nuk i ndahem dot. Sot, psh,i dërgova Bertshnajderit, një mesazh të pa koduar: -Vërju pas Kreshnik Spahiut sepse Sala e ka shpallur armik. Mund të fitosh një dorë të mirë.- Harova t'ju them se, mbas vrasjes së Ferdinadit në Sarajevë, Bretshnajderin e përjashtuan nga policia e fshetë. Tashti është në pension por punon si spiun vullnetar. Banojmë afër me njëri tjetrin në një lagje në Tiranë. Edhe Paliveci është në Tiranë si emigrat politik. Ka hapur dhe një pijetore.- Nuk ia kam vënë emrein "Tek Gota" sepse e kam ters . Ajo pijetore më mori në qäfë - më tha një ditë. Këtë në Tiranë e quan" Tek Lana". Vemi shpesh me Bertshnajderin pimë ndonjë gotë dhe kujtojmë vitet e shkuara.</p>
Add new comment