Çfarë ka Brukseli, Washingtoni, etj, me Hungarinë e Orban-it?

Hungaria po tregohet me gisht si fëmija mistrec i lagjes së BE-së. Nga Brukseli mbërrijnë sinjale kërcënimi, sipas të cilave 15-20 miliardë euro të planifikuara për ekonominë hungareze mund t’mos livrohen. Dhe mujshari Orban ka filluar të tërhiqet. Po çfarë të pabërash ka bërë ky i fundit, që BE-ja s’po ia bën kabull?
Orbani ka miratuar një ligj, me anën e të cilit redukton kompetencat e Bankës Qendrore. Në krye të kësaj të fundit është një ekonomist i zoti, Andras Simor, i cili u është kundërvënë fort e qartë politikave populiste e autarkike të qeverisë. Më tej, janë miratuar një numër ligjesh, të cilat shihen si mjete të Orban-it për të limituar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese në veçanti e të sistemit gjyqësor në përgjithësi. Në një moment u bë e detyrueshme dalja në pension e gjyqtarëve që kapin moshën 62 vjeç, dhe kjo i hap rrugën emërimeve klienteliste në gjykatat e rëndësishme. Ka më. Është ndryshuar kushtetuta dhe i është dhënë asaj një karakter nacionalist-klerikal (përfaqësuesit e pakicave nuk kanë të drejtë vote në parlament), janë miratuar ligje që synojnë kontrollin e medias, etj, etj.
Re.Pu.
Comments
Po ky orbani qenka toidhjo si
<p>Po ky orbani qenka toidhjo si salush trapi jone. Cfare ben Evropa me kete tallash.</p>
Add new comment