Ilir Meta në Opinion: në një lokal u gatua ‘pretenca’ kundër meje nga lideri i opozitës

Dalja e Ilir Metës dje në Opinion të jepte përshtypjen sikur donte të thoshte “unë flas ato që dua, ju shkoni ankohuni në Prokurori po s’u pëlqyen”.
Nga njëra anë Meta bëri thirrje për moral të ri në politikë, kur tha “nëse ju jeni dakord me këtë lloj morali në politikën shqiptare dhe çdo lloj morali që unë të vij në shtëpi e të përgjoj, të vij në zyrë e të përgjoj, që përgjojmë njëri-tjetrin dhe bëjmë shantazhe atëherë të jeni të sigurtë se moralin e kësaj shoqërie e kemi shumëzuar me zero.” Nga ana tjetër, ai ngrit një teori të re konspirative kur tha që “Natën e krishtlindjeve, mesa di unë, Prokurorja e Përgjithshme i festoi krishtlindjet në të njëjtin ambient me një lider shumë të rëndësishëm të opozitës, mos të them më të rëndësishmin. Por nuk mund të them se atje u gatua pretenca ndaj meje...” Pra, videoja me zë e figurë është e montuar, ndërsa dy njerëz që kanë qenë në një lokal japin garanci për komplot të përbashkët politik.
Biseda arriti maja sinqeriteti e naiviteti bashkë, kur, në lidhje me darkën me Kryeministrin, Meta u habit se si “si mund të bëhej presion ndaj gjyqësorit duke pirë verë?”
I pyetur për një video tjetër ku është e regjistruar edhe gruaja e tij Monika Kryemadhi ai tha se “u kam thënë dhe po ju them se çdo qytetar që ka materiale, letra, video, audio e çdo gjë tjetër komprometuese për mua apo për bashkëshorten time t’i çojë në prokurori (...) Të jeni të sigurtë se gruan time nëse ka shkelur ligjin nuk do ta hedh nga ballkoni e as ti them vdeksh, të përgjigjet para ligjet e të shkojë në burg nëse ka shkelur ligjin”.
K. Cukali
Comments
Te fala nga Iliaz Labi!!!!!!

Te fala nga Iliaz Labi!!!!!!

Ky kujton se ka edhe nje

Ky kujton se ka edhe nje njeri te vetem, NJE TE VETEM qe e beson???!

Hahahahahhahaha

Hahahahahhahaha HHahahahahahahahaha HaAHAHAHAHAHAHAHA hahahahahahahahahah! UA CFARE KARAGJOZI ESHTE KY META!!!!! HAHAHAHAHAHAHA hahahahahahahahah!!!!!!!!

Nëse dikush, përfshirë edhe

Nëse dikush, përfshirë edhe vetëm time, ka pasur ende ndonjë fije shpresë se në Shqipëri mund të bëhet më mirë në rrugë institucionale, dje kjo shpresë ka ngordhur.

Po ashtu, ky është një lajm edhe më i keq për një arsye më të madhe: As Edi Rama e as Bamir Topi nuk mund të kenë më asnjë shpresë se kjo Qeveri (Berish dhe Meta) mund të largohen nga pushteti në rrugë demokratike dhe institucionale.

Më vije shumë keq, por është e vërtetë!

"Jam kriminel, hajdut,

"Jam kriminel, hajdut, zorzop, i pafytyre, i pafe, halldup, baxhelle, horr, mundes, i paqyteteruar, i dhjamosur... , ju blej me gjithcka e ju shes sa dhe si te dua une .Gruan e kam edhe me hajdute, edhe me te pafytyre, edhe me te pasur, edhe me te dhjamosur, edhe me baxhelle, edhe me te vendosur, - JU TE GJITHE NUK na C'BENI DOT"

Kete na thote me buzeqeshje Ilir Meta sa here shfaqet para ne te gjoreve.

Krimi i organizuar paska dashur te eleminoje fizikisht nje kriminel te organizuar - e tha edhe kete ...por ne keto raste fiton me i forti. Sa me i forte te jete njeri krim i organizuar , aq te pamundur e ka ai krimi tjeter.

Te mjeret ne. Duket pa kthim zullumi

Fali Zot se (nuk) dinë çfarë

Fali Zot se (nuk) dinë çfarë bëjnë... :D

Eshte fakt qe Ina Rama dhe E.

Eshte fakt qe Ina Rama dhe E. Rama kane darkuar se bashku ne Korce, edhe kjo eshte e rende apo jo?

Fakt? pse e thote Ilir Meta,

Fakt? pse e thote Ilir Meta, por sa per fakt as Ilir Meta nuk tha qe kane darkuar, sipas tij kane qene ne nje qytet, por nje deputet Socialist ishte me te njejtin lokal me Ina Ramen, ne diten e krishtlindjeve - pastaj nese kjo eshte gje e rende, cdo njeri ka te drejte te gjykoj per vete.

"...në një lokal u gatua

"...në një lokal u gatua ‘vendimi’ pro meje nga lideri i pozitës"

Eshte nergut ne emfaze

Eshte nergut ne emfaze ekstensive ish kryeministri, ish zevendeskryeministri, ish ministri, ish freshisti, ish...qe do te behet serish 'me nje gote vere'.

Add new comment