Gjykata e Lartë mbyll çështjen ‘Meta’; por debati mbetet i hapur

Postuar në 16 Janar, 2012 08:59

Pas një vonese prej më shumë se dy orësh, Gjykata e Lartë nxorri vendimin që pritej me kërshëri e interes, me anë të të cilit u tha shqiptarëve se Ilir Meta është i pafajshëm, dhe se vepra penale e korrupsionit aktiv, e mbrojtur nga prokuroria, nuk u provua si e tillë. Ky është një vendim i formës së prerë, që e arkivon njëherë e mirë këtë çështje. Prokurorët nuk kanë se ku ta apelojnë.

Ishte një vendim që pritej nga të gjithë ata që tanimë ishin informuar mbi mënyrën se si ish zhvilluar gjyqi, dhe si ishin ‘pozicionuar’ gjyqtarët. Nga ana tjetër, show i dy takimeve Berisha-Meta dy ditë para gjyqit ishte një mesazh i qartë, që pushteti ekzekutiv i përcillte pushtetit gjyqësor. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me akuzuesin Dritan Prifti. Normalisht, do duhej të paditej nga Meta, por nuk ka gjasa që ky i fundit ta tjerrë ende këtë çështje, gjë që do të mbante hapur diskutimet mbi këtë histori. Diskutimet kanë për të vijuar, megjithatë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Te presim se cfare kabineti qeveritar do ti japi XhXhi numer dy pas gjithe kesaj "ngaterrese"

Submitted by Anonim (not verified) on

"Çfare mbjell do te korresh"! Perendimi sot korri ate qe mbolli keto tete vjet ne Shqiperi, e sigurisht kashten perseri do te na i lere neve!
Mezi pres te rishoh kapitujt e tjere te farses "Mbi Drejtesine", kur aktoret perendimore (ambasadoret dhe emisaret e tyre) do qurraviten mbi mungesen e drejtesise se pavarur ne Shqiperi!
Prova gjenerale e hipokrizise perendimore u dha sot, premiera do te jepet me lirimin e gardistit te vetem te arrestuar per vrasjet e 21 Janarit, pasi "vjehrra e Ilir Metes", SH.Beçaj, keshtu me duket se tha ai ne video me Priftin, do provoje se plumbin e armes se Llupos e kishte devijuar nje gelase zogu, ndersa ekspertiza e FBI-se do te "provoje" se ne serverin e kamerave ne Krye-qeneri, nuk ehste nderrhyre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shqiptaret, jo per faj te tyre por per merite te Perendimit, pas 20 vjetesh kane rastin te kuptojne hipokrizine e endres se tyre Europiane, pasi dita dites po u provohet se lirite dhe te drejtat e tyre nuk vjejne asgje ne krahasim me Parate qe marrin lobistet e kesaj palo qeverie, e qe ndikojne ne kurriz te tyre, ne kancelarite europiane! Asgje!
21 Janari eshte guri proves per fatet e drejtesise ne kete vend!
Pas kesaj ketu s'mund te flitet per drejtesi, por per vetegjyqesi...larg qofte...dhe vetem atehere lobistet do aktivizojne arradhen e ambasadoruceve per te shuar flaket e urrejtjes popullore, jo per te shmangur gjakderdhjen por thjeshte per te shpetuar dhe ricikluar ortaket e tyre...
Zhvillimet e ketyre viteve te fundit po na tregojne se po lodhemi kot, Fati yne me shume se ne doren tone eshte ne doren e Lobisteve, te cilet nuk njohin parime e te drejta njerezore vec PARASE.
E kjo ndoshta deri diten kur populli do kerkoje dhe do te marre ne doren e tij, fatin e tij...Por me nje popull si ne, duket se kjo dite do jete e larget!
Deri atehere Zoti na dhente fuqi ti mbijetojme ketij poshterimi prej regjimit ambasadoro-kratik...

Amin ARVIZU...se edhe zoti duket e ka braktisur kete vend....

Submitted by qafiri (not verified) on

mjere ne ne dore te kujt kemi ngelur. 6 mafioze po i bejne zbor gjithe shqiptareve. nje plak i rrjedhur, nje tartabiqe dhe 4 pseudo-gjyqtare qe nuk e dine me se ku ju mbaron gjuha dhe ku fillojne mollaqet e shefave te tyre (aq thelle e kane zhytyr turirin per te lepire cdo qelbesirllek qe permjerin S.B & Co) po poshterojne cdo dite e me shume kete popull. mjere ne. ngushellime te gjithe atyre qe vazhdojne akoma te besojne te e drejta dhe barazia.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Nese shtypi opozitar do te kacaviret mbi xhama atehere s'ka prokuror qe te ndali kete hordhi derrash mbi drejtesine. Pikerisht sot pashe kryeprokuroren tone me ate te Lecces.Ne nje retorike te deshperuar thua se nuk e dine se kush ua lidh duart per te arrestuar kriminelat.

Dy dite me pare parlamenti italian i krahut berluskonian i mohoi gjykates prangat ndaj perfaqesuesit te kamorres ne ate parlament. Si per te qene ne nje hap me "malaviten" italiane, Gjykata e Larte i mohoi prokurorise arrestin mbi perfaqesuesin etalon te korrupsionit ne parlament dhe qeveri.Ne te dy rastet u festua me ngazellim e "alla faccia della procura".

- Ngjan krushqia pa behet - do te thoshin ne kete rast. Ose slogani i ambasades italiane "due popoli(disperati), un mare(di guai), un'amicizia(fra malavitosi)"

Submitted by arvanites (not verified) on

Te kishin prit dhe nja 5 dite per te dhene vendimin qe te perkonte me 21 Janarin, atehere tallja e pushtetit me popullin do kishte nje dimension me te gjere.

Submitted by Genti (not verified) on

Cfare mund te prisje nga kjo Gjykate ? Kryetarja e saj e konsideron normale emerimin antiligjor te se bijes ne Vjene nga Ilir Meta, gjyqtarja Fullani e konsideron normale qe t'i beje vizite Ilir Metes ne Gjirin e Lalzit...

Submitted by GENTIAN (not verified) on

TURP,TURP,TURP, kjo eshte tallje me popullin. Vriten njerez (ne sa e sa  ngjarje )  vidhen votat,vidhen prona, vidhen tendera rrugesh, pasuria kombetare shitet per skrap, shitet deti,nderohet me monument Hajduti(Zogu) te ne i ka marre shalet muti.Flini o "kafshe" letargjike se po te ishit njerez do ja kishit treguar vendin Qelbesirave.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Sot u ngul dhe nje tjeter 'gozhde trau' ne 'arkivolin' e drejtesise...'demokratike' !

Submitted by luani (not verified) on

Nuk prisja ndryshe. Tani prit kur te denojne prokurorin qe guxoi te akuzonte kokelopen...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.