Banka Botërore e shqetësuar për skemën e pensioneve

Ekspertë të Bankës Botërore ndodhen aktualisht në Tiranë me misione të ndryshme, një ndër të cilët është edhe diskutimi në lidhje me reformimin e skemës së pensioneve. Ekspertja e BB-së që është angazhuar me reformën, Melis Gyven (Melis Güven), i ka deklaruar gazetës Shekulli se, fillimisht, do të bëhet një verifikim i treguesve financiarë të skemës së pensioneve në Shqipëri dhe, më pas, do të vijohet me këshillimin e qeverisë për ndryshimet që duhen bërë. “Për momentin nuk kemi një panoramë të qartë të asaj se ç’ka do të sugjerojmë të bëhet me skemën e pensioneve. Do të dalim në një konkluzion pasi të verifikojmë gjendjen aktuale të skemës së pensioneve. Por unë do të thoja se, më shumë se kapacitetet financiare, për realizimin e kësaj reforme, është shumë i nevojshëm konsensusi politik”, – ka theksuar ekspertja e BB-së.
Aktualisht, skema e pensioneve nuk arrin të vetëfinancohet – buxheti i shtetit ka vite që mbyll gropën e madhe financiare të saj. Në vitin 2011, financimi i buxhetit të shtetit për skemën e pensioneve ishte pothuaj i barabartë me deficitin buxhetor vjetor. Pra, në qoftë se skema e pensioneve do të arrinte të vetëfinancohej, qeveria nuk do të kishte nevojë të merrte borxh gjatë vitit të kaluar.
Por pse skema e pensioneve nuk arrin të vetëfinancohet? Aktualisht, për çdo pensionist, paguhen kontribute të sigurimeve shoqërore për vetëm 1.05 punonjës aktivë. Që skema e pensioneve të vetfinancohet, duhet që për çdo pensionist, të paguhen kontribute të sigurimeve shoqërore për të paktën 2 punonjës aktivë. Përndryshe, duhet që kontributi i sigurimeve shoqërore për çdo punonjës aktiv të rritet ndjeshëm. (Kjo do të përbënte një rritje të taksave të individëve dhe bizneseve, sepse kontributi i sigurimeve shoqërore paguhet pjesërisht nga punonjësit dhe pjesërisht nga punëdhënësit.) Dhe në qoftë se një nga këto dy alternativa (ose një kombinim i të dyjave) nuk realizohet, mbetet që të rritet mosha e pensionit.
Ngado që ta rrotullosh, reforma e pensioneve ka kosto të mëdha politike. Dhe mazhorancës ndoshta nuk do t’ia mbajë të bëjë një reformë të tillë vetëm me votat e saj një vit para zgjedhjeve parlamentare. Prandaj dhe ekspertja e Bankës Botërore thekson se, për realizimin e kësaj reforme, është shumë i nevojshëm konsensusi politik.
E.Zaloshnja
Comments
Nuk e kuptoj nga dalin

Nuk e kuptoj nga dalin shifrat 1,05 dhe 2 punonjes aktive... A mund te na shpjegoni (sa me thjeshte)?

A mos do te ishte me e kollajte per te financuar pensionet qe punesimi te rritej sidomos duke patur parasysh se mosha mesatare ne Shqiperi eshte shume me e ulet se ne shumicen e vendeve Europiane qe kane skema te ngjashme pensioni? Pra qe ekonomia "e begate" Shqiptare, te krijonte thjeshte vende pune...

Numri i personave qe

Numri i personave qe perfitojne pensione eshte 543 mije, ndersa numri i kontribuesve ne skemen e pensionit eshte 570 mije. Pra i bie qe per cdo pensionist, te kete 1.05 kontribues. Ne qofte se numri i kontribuesve do te ishte rreth 1.1 milion, per cdo pensionist, do te kishte 2 kontribues dhe skema e pensioneve do te ishte e vetefinancuar.

Shume e qarte! Faleminderit

Shume e qarte! Faleminderit per shifrat!

Dmth problemi eshte papunesia. Dmth qeveria do te duhej te dyfishonte te punesuarit me ane te politikave te veta.

Dmth qeveria ka deshtuar edhe te paguaje 8 mije leke pension qe nuk dalin as per pare buke thate + drita + uje.

Ishalla na ben derman dixhitalizimi i leshit dhe arroret :-)))

Ka vetem nje zgjidhj per

Ka vetem nje zgjidhj per pensionistat ne sistemin Berishian.

Duhet te vdesin.

Un personalisht kam bisedue

Un personalisht kam bisedue me mjaft punojse te thejshte si shitsa, kamerjer, punojes ndertimi te ndryshem, dhe shume prej tyne me kan thane se punedhansit nuk u paguejne atyne shumat e detyrueshme mujore te pensionit. Ky abuzmi masiv asht nji nder shkaqet e defiqitit e mbledhjes se shumave per pagimin aktual te pensioneve te sotme mizerabel, te cilat nuk dalin as per te ba nji jete shume modeste.

Shteti nuk funksionon jo vete per shkak te Berishes apo te ndonji tjetri qe mund te vehet ne vend te tij, opozitar ose jo, por shteti nuk funksionon per shkak te vete formimit te popullit shqiptar te edukuem per pese shekuj ala turka. Mbanje ate "ala turken" e ia pafshi hajrin jarebil !!!!!

Shume negativ dhe

Shume negativ dhe çorientues!

Sundimi osman ka fajet e veta, por ama jo te gjitha jane faje te saj sepse duke ngaterruar fajtoret, ngaterrojme dhe te denuarit. Dhe perandoria osmane ka vdekur me kohe dhe nuk e denojme dot sot per ndodhi te sotme.

Sa e ka evazionin fiskal Italia, e cila nuk ka qene ndonjehere e sunduar nga osmanet?

Ktu fajin e ka te gjithin qeveria dhe paaftesia e saj, sepse taksa-tatimet jane pune e qeverise.

Zotni Paul,shume i tensionuem

Zotni Paul,shume i tensionuem shfaqesh neper komenta dhe shume tension percjell nder te tjere, kam vane re.Eshte e miremendueme kjo,apo ke shume vrer mbrenda vetes dhe,thjeshte e adreson ku te mundesh?

Mendoj se problemin duhet

Mendoj se problemin duhet bta btrajtojme me realisht.Logjika ta pranon qe tendenca e pergjitheshme eshten qe si punedhenesit,ashtu dhe punonjesit,jane te interesuar ti shmangen pageses per sig.shoqeror e shendetesor.Kjo nuk eshte karakteristike vetem per ne.Eshte forca e ligjit,eshte shteti ligjor qe i ve gjerat ne vend.Ne kemi edhe ligje,por ato nuk zbatohen.Gati gjysma e energjise elektrike te harxhuar( vjedhur)kalohet si humbje ne rrjet dhe,per ta kompensuar kete,e paguan gjyma tjeter e popullates.Tek ne evazioni fiskal vepron sheshit dhe nen mbrojtjen e vete strukturave te shtetit.Partite politike,prapa ketyre pslleqeve qe tolerojne,shohin vota per zgjedhjet e ardheshme.Shembujt jane kaq te shumte,sa ...nuk do te mund ti tregonim dot.

Shkurt : Une zgjidhjen e ketij problemi e shoh tek mbyllja e rrugeve qe tolerojne evazionin fiskal.Perpjekjet per punesimin e njeresve dhe venien mbi shina ligjore punen e zeze.Konsolidimi i shtetit ligjor dhe zbatimi rigoroz i tij.Para ligjit duhet te jene te gjithe te barabarte.

Zaloshnja me lejo te te

Zaloshnja me lejo te te korrigjoj, 570 mije eshte numri total i perfituesve nga skema e pensioneve jo i kontribuuesve. Pjesa derrmuese prej tyre marrin pension pleqerie, kurse pjesa tjeter pension invaliditeti, familjar, etj.

Raporti kontribuues/perfitues sipas deklarimeve te zyrtareve te ISSH-se eshte 1.2 me 1.

Pershendetje

Add new comment