Dhuna kundër protestuesve të Vetvendosjes nuk mund të maskohet më

Postuar në 16 Janar, 2012 02:34

Po dalin në dritë fakte që dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Vetvendosjes. Dhuna u pa qartë qysh atë ditë, por në tollovinë mediatike të shqiptarëve, ku zhurmën e bëjnë mediat e rreshtuara në krah të pushtetit (në Tiranë e në Prishtinë), nuk u kap e plotë tabloja e protestës. Kamerat ia kanë dalë të filmojnë, sidoqoftë, policë të egërsuar që janë turrur pa mëshirë mbi protestues të pambrojtur, mbi burra të moshuar, mbi djem të rinj, mbi deputetë. Janë policë fytyrëzbuluar, ashtu siç është fytyrëzbuluar ai që i ka urdhëruar, dhe ndonjë që di ta shijojë në mënyrën e vet sadiste atë që ndodhte. Ja shënimi që ka lënë në profilin e tij në facebook një zyrtar i lartë i qeverisë kosovare, e cili vijon të jetë zyrtar i lartë i qeverisë: “Moti pamje ma t’mjerë nuk kam pa se kur e arrestun Fisnik Ismajlin e iu lutke policisë ‘aman zgjidhmni durt se nuk baj kurrgja. Pamja e dytë ishte me Albin Kurtin, i cili ishte ul i thyem skaj një gardhi e u duke si një refugjat i Kosovës diku në Bllacë më 1999 :))))”.

Nuk ka dyshim se kjo dhunë është një rast i mirë për ta bërë shoqërinë kosovare të ndalet e të reflektojë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Sot i duket fitore, zyrtareve te Kosoves dhuna mbi manifestuesit. Por dhuna eshte hapi i pare drejt rrezimit te atij pushteti. Dhe kete, intelektualet e Vetevendosjes (perkundrazi atyre te PS-se) e dine mire.</p><p>Kjo tregon edhe se qeveria e Kosoves ka frike nga manifestimet e Vetevendosjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.