Pëllumb Xhufi te Java për LSI-në: “antiligjore”, “antishqiptare”, “antikombëtare”, “antikushtetues”, “paprincipta”, “privatizimet-plaçkitje”.

Postuar në 15 Janar, 2012 09:11

Në një intervistë me Skënder Minxhozin për revistën ‘Java’ që del të dielave, Pëllumb Xhufi, ish-deputet dhe ish-Nënkryetar i LSI-së, thotë: “...në këto dy vjet, duke harruar premtimet e duke shkelur me të dy këmbët programin e saj, drejtuesit e LSI-së kanë marrë përsipër aktet më antiligjore e antishqiptare të qeverisë Berisha: nga marrëveshja antikombëtare e detit me Greqinë, nga regjistrimi antikushtetues e antishqiptar i popullsisë, nga llokoçitjet e paprincipta me klanet e Serbisë, nga privatizimet-plaçkitje të pronave publike e deri tek pushimet masive nga puna të Bashkisë së Tiranës...”

Pasi flet pozitivisht për Kongresin e fundit të PS dhe linjat e tij programore, ai shprehet i zhgënjyer për mos-materializimin e një axhende opozitare për Kosovën dhe për kombin.

Xhufi shprehet se “...Kryeministri guxon aq shumë sa të përdhosë figurën e Fan Nolit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, apostuj të baskimit kombëtar, të cilët i ka quajtur haptazi “puçistë” e “bashibozukë”, ndërkohë që PS hesht e kështu, në mënyrë implicite, pranon që nuk është punë e saj mbrojtja e historisë kombëtare.”

Xhufi flet me trishtim për mos-reagimin e PS ndaj “aktit barbar të falangave serbofile në Dibër, që ngritën aty bustin e Halil Alisë, shërbëtor i të huajve e xhelat i shqiptarëve.”

Zëri i Xhufit, si zëri i shumë atdhedashësve të tjerë nuk arrin të kumbojë në shkretëtirën e interesave personale të klasës politike.

k.c.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

frika qe ka ps-ja nga kombi e ben qe te mos kete shume ndryshim nga partite antikombetare pd-lsi.e vetmja shprese per shqiptaret jane levizjet e reja me fryme atdhetare

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Mbeshtes plotesisht mendimet e Prof.Xhufi si edhe verejtjet e drejta e parimore qe ai ben ndaj PS dhe liderve te saj per heshtjen dhe mosveprimin e vazhdueshem per prishjen dhe vandalizimin e monumenteve dhe figurave te shquara te kombit shqiptar.Revanshi i forcave reaksionare e fashiste per te mohuar dhe perdhosur historine tone kombetare,heronjt e luftrave per liri e pavaresi te popullit tone,jane nje veprimtari e eger e tradhetare e cila duhet kundershtuar e luftuar me force nga mbare populli yne.Opozites,ne rradhe te pare,i takon te vihet ne balle te kesaj lufte dhe t'i prije popullit.Ajo qe ndodhi ne Shkoder me monumentin e Heronjve te Vigut, ajo c'ka ka ndodhur ne Peshkopi me bustin e heroit te popullit Nazmi Rushiti dhe ngritja e bustit per gjaksorin e popullit te Dibres,armikut te popullit Halil Alia,jane nje tregues i hapur qe flet per planet e ardhshme,per shkaterrime te tilla vandale edhe ne qytete te tjera te Shqiperise.Mos e ka rradhen tani Durresi,Korca e Vlora?Po deputetet e PS  cfare bejne per kete,pse nuk ngrihen ne kembe e te protestojne,te kerkojne ndeshkimin e vandaleve dhe ndaljen e dores tradhetare kunder historise se lavdsishme te popullit shqiptar.Te njejten verejtje per mosveprim ne kete ceshtje me rendesi te madhe kombetare kam edhe per levizjen mbarekombetare Aleanca Kuq e Zi dhe drejtuesve te saj.Mbrotja e heronjve dhe e historise kombetare jane shume me te rendesishme per idene e larte te bashkimnit kombetar se perfshirja e ekipeve te futbollit te Kosoves ne kampionatin kombetar te vendit tone,apo disa nisma te tjera te vogla e me pak te rendesishme.Bashkimi dhe uniteti kombetar fillon ma se pari. nga mobilizimi i mbare popullit per mbrojtjen e historise dhe te munumenteve e e njerezve te shquar qe kane bere historine dhe kombin tone. Nje popull pa histori e pa heronj nuk mund te ekzistoje si nje komb i nderuar e i pavarur!Cilin flamur do te valavise Aleanca Kuq e Zi,kur ndonje dite edhe atij t'ia vrasin Shakaben dy krenare e t'i ndrojne ndoshta edhe ngjyrat!

Submitted by sabo (not verified) on

Z Pullumb Xhufi gezuar vitin e ri ,ju pershendes per atdhedashurin tuaj pastertin morale qe ju shoqeron ,jeni me te vertet nga ata qe e meritojn emrin njeri dhe shqiptar .Ju i duheni shume Atdheut dhe popullit te shume vuajtur suksese ne perpjekjet tuaja te mencura dhe gjigande per shporrjen e shpellarit me titull doktorr dhe hajdutit Ilir dhe atyre si ata . Filadelfija SH.B.A

Submitted by nerro (not verified) on

Prof. Xhufi.

Gezoni respektin tim me te sinqerte. Urime per profesionalizmin dhe seriozitetin ne punen tuaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.