Rama: Për 100 vjetorin, në çdo zyrë fotografia e Ismail Qemalit

Postuar në 14 Janar, 2012 03:11

Partia Socialiste ka propozuar gjatë ditës së kaluar që me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar të jetë fotografia e Ismail Qemalit ajo që të përfaqësojë shtetin në çdo zyrë të administratës shqiptare. Propozimi është bërë nga kreu i PS, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar. Edi Rama u shpreh se kjo forcë politike do të ketë planin e saj për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë.

“Si fillim do i propozoja qysh sot qeverisë që ta ndryshojë VKM-në që përcakton se fotografia e Presidentit të Republikës duhet të vendoset në çdo zyrë të lartë të shtetit dhe të administratës shtetërore, për t’i dhënë fund banalizimit të skajshëm që është bërë me këtë normë, të respektuar sipas qejfit apo sipas konjukturave politike, me fotografinë e Presidentit të radhës. Dhe për të vendosur njëherë e mirë dhe përgjithmonë, në vend të portretit të radhës, portretin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit”, - propozoi Rama.

Liderët shqiptarë, e në veçanti Kryeministri, por dhe më gjerë politika shqiptare, kanë problemin e madh të respektit ndaj pozitave e institucioneve. Propozimi i Ramës ka sens, duke pasur parasysh që e vetmja figurë e lartë e politikës mbarë-shqiptare që nuk është atakuar e fyer publikisht (për momentin) është vetëm një që nuk jeton prej dekadash.

k.c.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>si Sala si Edi vuajne nga sindroma e Lide&#39;rit. Vetem me emra te pervecem dine te flasin. Nga e di Edi qe e meriton Ismaili kete nder, apo vetem Ismaili? Apo thjesht shpreson qe diku nga 2112 te nderojne Edin neper mure si personi qe na cliroi nga Berisha? Uh harrova, akoma s&#39;na ka cliruar.</p>

Submitted by Sokol (not verified) on

Sigurisht qe do te ishte mire qe te nderohen shtetaret e pare te shtetit te pavarur shqiptar, por ky sikur harron qe Ismail Qemali ka qene kryeminister dhe jo president i pare. Edhe po te kishte qene, perseri me e shumta portreti i tij mund te vihet krahas atij te presidentit aktual. Qe nuk do te ishte gabim, sidomos po te konsiderohet si perfaqesues i atyre patrioteve qe krijuan shtetin shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.