E pabesueshme: Policia kosovare rreh e arreston deputetët

Rivënia në skenë e dramës së janarit, por këtë herë në Kosovë, gjë që u paralajmërua prej Hashim Thaçit tri ditë më parë, është bërë realitet. Nuk janë vrarë opozitarë, por ka ndodhur diçka tjetër që, në terma politikë e demokratikë, është shumë më e rëndë: janë rrahur e arrestuar anëtarë të parlamentit të Kosovës; sipas lëvizjes Vetvendosje, njëri syresh, Glauk Konjufca, ‘është rrahur brutalisht’, ndërsa të tjerë janë vënë nën pranga. Këtë e thonë një numër agjencish e gazetash online.
Rrethanat, në të cilat kanë ndodhur këto akte të rënda nuk janë ende të ndriçuara. Por thjesht lajmi me titull “rrihen barbarisht e arrestohen deputetët” tregon se qeveria e Prishtinës e ka kaluar Rubikonin. Po përsëritet njimend ajo që ndodhi një vit më parë në Tiranë. Nga një anë kemi opozitarë që duan të protestojnë me mjete demokratike, e nga ana tjetër regjime të natyrës policore, që s’e kanë për gjë të ushtrojnë dhunë mbi njerëz që kanë mandate përfaqësimi. Pritet reagimi i institucioneve në Prishtinë, por gjasat janë që dhuna mbi deputetët e Vetvendosjes të ketë marrë ok-in e ambasadorëve. Të jetë vërtet kështu?
M.N.
Comments
Por ndryshe nga demostrimet

Por ndryshe nga demostrimet ne shqiperi qe deputetet ndodhen ne skalion te dyte, ne kosove ata dalin ne balle te protestes dhe marrin pergjegjkesite dhe kostot mbi vete. Nese do te ndodhte e njejta gje sidomos per mbrojtjen e votes se lire rrotacioni do kish ndodhur me shpejt dhe vota e lire do merrte kuptimin e vertete nese fituesit do ta quanin primare dhe te respektohej ne te ardhmen.

C do thoshin ndrkombetaret

C do thoshin ndrkombetaret nese kjo dhune do ushtrohej ndaj serbeve te kosoves...Ne thelb edhe ata jane nenshtetas kosovare....Pra kemi nje prove qe askush si do shqipetaret dhe te gjithe justifikojne dhunen mbi ta.

Po me e keqja eshte se e kemi natyre qe prijesit i zgjedhim te dhunshen,barbare do te thoja. Dhe kuptohet rezultati....dhune,dhune,dhune.Tani nderkombetaret qeshin: Keta thone vrasin vellain per te mbrojtur komshiun....hahahaha....Sa te civilizuar,dhe sa naive....

Ky është fillimi i fundit të

Ky është fillimi i fundit të Hashim Thaçit dhe klikës së tij, Sali Berishës dhe klikës së tij, Edi Ramës dhe klikës së tij, Ilir Kriminel Hajn Metës dhe klikës së tij, Isa Jugosllav Mustafës dhe klikës së tij, Menduh Hajn Thaçit dhe klikës së tij, Ali Petull Ahmetit dhe klikës së tij. Sot ka nisur ndryshimi i shqiptarëve kudo janë në Ballkan. Sot po lind një rregull i ri. I shikoja djemtë nga Tirana e Shkupi. Ne po bëhemi NJË. Nuk e keni idenë çfarë do t ju ndodhë sidomos ty Thaçi Hashim dhe ty Berisha Sali- më keq se Gadafi.

Kisha dikur respekt per

Kisha dikur respekt per luftetarin H Thaçi deri diku edhe si opozitar pas luftes, por si pushtetar eshte as me shume e as me pak se sa sozia e homologut te tij ne shqiperi,e atij pra qe kam neveri te ja permend edhe emrin.Pusht(tetar)i Hashim zhgenjeve shqiptaret ne tere trojet ku jetojne.kjo eshte e pa falshme nuk luftuan shqipetaret per kete liri e kete demokraci qe ti don te ja u diktosh.Turp dhe haram te qofte gjiri i nanes tande dhe gjith'çka te ka dhene kosova.

Çou Adem Jashari edhe nje

Çou Adem Jashari edhe nje here e tregoji Hashimit per ç'ka luftoi Kosova e per çka u derdh gjaku i shqiptarit.Te ishte trim Hashimi me ata laraskat e veta te hiqte barrikadat e serbeve, e me popull me duar ne xhepa e dime se shteti eshte i forte.

Qeveria e Kosoves duhej te
Qeveria e Kosoves duhej te dergonte policine ne Mitrovice per t'u perballe me neonazistet serbe qe kishin ardhur te armatosur nga Bosnja per te festuar atje, dhe jo te perdorte dhune ndaj qytetareve te saj. Keshtu ndodh kur han turpin me buke!
"Hashim&Company" nuk don te

"Hashim&Company" nuk don te ja di per reciprocitet,se ai deri sa ka import nga Serbia edhe hambarin e tij do ta mbush me drithera,dhe do ta siguroj se do kete se paku jete dhe per ca koha per kompanin e tij te qeveris qe me sukses e ka privatizuar,siq po don ta privatizoj edhe kuvendin.Po te shqetsohej ai per reciprocitetin do te vepronte me me ngulm edhe ne pjesen veriore te Kosoves,ku tash e sa muaj eshte e bllokuar dhe ne anarki mafioze nga kriminel e struktura paralele.Po jo hashimi nuk guxon te ja prish tymin e cigares serbeve se nderkombtaret e terheqin per veshi dhe i thojn shhhhhhhh se ta therrasim Feithin!

Add new comment