Bamir Topi gazetarëve: Stop! Jam President, dhe vetëm President.

Postuar në 14 Janar, 2012 05:22

Më në fund është Presidenti Topi që vendos t’i japë fund lojës që hapi vetë një ditë prej ditësh (në programin e Sokol Ballës, nëse s’gabojmë) e që nuk e kish parashikuar që do zgjaste pa fund. I pyetur në Ersekë, me pamje të bezdisur, dhe i velur prej pyetjeve të kësaj natyre, ai tha se po flet njëherë e mirë: “Deri në momentin që do të jem President i Republikës, unë do të vazhdoj që me shumë seriozitet, me shumë konseguencë të zbatoj të gjitha detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës…. E thashë dhe besoj që do të vlejë deri në fund të mandatit tim. Është një përgjigje shteruese. Mos e bëni më këtë pyetje! Pastaj, pas përfundimit [të mandatit presidencial], më takon mua të them se çfarë do të bëj dhe ku do të jem”.

Një gazetari që këmbëngulte të rrihte të njëjtën gozhdë, ai ia preu shkurt: “Nuk jeni vetëm ju këtu; ka dhe kolegë të tjerë”.

Do jetë mirë ta mbajë fjalën; mirë për të e mirë për të gjithë; dhe keq për ata që s’do kenë sebep ‘për t’u krruajtur’ pa fund me presidentin-kryetar partie.

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Edhe semaforet e kuq vet i kane vendosur dhe po vet i shkelin, gjobat i hame ne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.