Kryeministri takon gazetarët dhe .... Ardi Gjebrenë ne rastin e Vitit të Ri

Kryeministri ka pritur sot gazetarët me rastin e Vitit të Ri. Tradicionalisht kjo pritje organizohet në fundviti, por Berisha ka vendosur të ndryshojë dhe ta bëjë pritjen në mesin e janarit.
Por ndërsa përpara tij ishin mbledhur shumë gazetarë, për çudi Berishën e ka frymëzuar për lirinë e medias… Ardit Gjebrea. Duke iu referuar Gjebreas, Berisha tha se fjala e lirë është si dashuria.
“Shoh këtu, midis nesh, Ardit Gjebrenë dhe menjëherë fjala në mendje më ndryshon. Fjala e lirë mund të krahasohet vetëm me një gjë, me dashurinë. Më frymëzoi Arditi për këtë, çka do të thotë përkujdesje, përkushtim i madh dhe luajalitet ndaj saj, sepse, ndër të gjitha vlerat e lirisë, asgjë më të rëndësishme nuk ka, kjo është e para,” tha Berisha. “Edhe një herë një urim shumë të përzemërt dhe një nderim të madh për kontributin tuaj. Ardit jam i sigurt se kishte të tjerë përreth teje që do donin t’u referohesha, por nuk e bëra atë,” tha kryeministri.
Si të mos mjaftonte kjo, Berisha ka thënë se këtë vit ka ndërmend të dekriminalizojë shpifjen. “Edhe një herë ju siguroj për respektin tim më të madh ndaj jush, ju siguroj se do të bëhen përpjekje, uroj që ky vit të jetë viti i dekriminalizimit të shpifjes, si një akt e vendosmëri e politikanëve shqiptarë,” tha Berisha.
“Ku e ka fjalën? Do bëjë ligj ku të thuhet se “shpifja është OK”?” shkruan Mustafa Nano në blogun e tij respublica.al. Natyrisht kryeministri për veten e tij e ka të dekriminalizuar shpifjen. Kujtojmë këtu sulmin që i bëri prokurorisë për Metën, mbushur me trillime. Sigurisht në mendje Berisha ka pasur kalimin nga kodi penal në atë civil të shpifjes.
Por Berisha ka komentuar gjatë takimit edhe vizitën e tij në shtëpinë e Metës. “Po, Meta më kishte ftuar në një darkë që unë nuk mund ta refuzoja. Unë me Ilir Metën takohem në fakt çdo 3-4 ditë. Ushqimi ishte i shkëlqyer, por vera ishte akoma më e mirë, ishte e shkëlqyer”, ka thënë Berisha.
Marrë nga Tema online
Comments
Une frymezohem nga Balerinat

Une frymezohem nga Balerinat e Fiks Fare si perfaqesueset me guximtare te Lirise se Shprehjes ne nje shoqeri te dominuar nga meshkujt. Arditi eshte frymezuar nga Berisha dikur (ju kujtohet Arditi me shirit te zi ne koke), prandaj Monarku thjesht po i kthen favorin, se eshte kavalier.

Mos u merzit Blendi, Ti Je i Pari.

Cfare foto qe te

Cfare foto qe te ngjall krupen per hipokrizine, legenerine dhe servilizmin e felliqur... Keta mesoburra barkemedhenj e te letyrur... te derfomuar deri ne kocke nga poshterimi e perdorimi qe po ju ben perdite politika, gjithcka mund te kishin humbur por jo takimin me kryeministrin sot, pikerisht nje jave para 21 janarit..

Do te duhej te kishte mjaftuar , jo vrasjet , por qoftw edhe fjalimet e percartura te berishes pas vrasjeve, per ta bojkotuar njehere e mire kete njeri e kete farse te fjales s e lire

Jam habitur me disa fytyra te tjera gazetaresh qe ishin aty...pervec ketyre qe shoh me lart, (keta nuk me cudisin) se si ju shkonte goja vesh me vesh nga kenaqesia qe po i begeniste udheheqesi. As diktaturat me te egra nuk i derfomuan kaq shume e kaq per turp njerezit dhe vlerat...

Sa per talljen e radhes te berishes me permendjen e Gjebrese ...cte thuash. Ka nje kosto cdo gje...

Shikoni sa "I VEMENDSHEM"

Shikoni sa "I VEMENDSHEM" eshte ...FEVZIU dhe sa "I KENAQUR" ...SHKULLAKU !!!

U eglendisa me emfazen e

U eglendisa me emfazen e gazetareve te fotografise ne degjimin e kembanes se goditur nga 'murgu' qeveritar ne nje rit 'funeber' per median e 'Arit'. Cfare farse moderne ne kohe depresioni mes davaxhinjsh 'demokrate'. Dhe ne gotedolli kercasim me veshtrime ngulur pikthi ne kutite e 'qiellpastrueseve' me nje tavoline plot 'ushqim te shkelqyeshem' dhe 'vere me te shkelqyeshme', anipse zorret na bejne geeerrr-geeerrr !!!

Add new comment