Imazhi i mirë i të keqes...dhe çfarë kanë të përbashkët 5 majmunë, 3 banane dhe Shqipëria
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5243_corruption-11.jpg?itok=nG5YzDna)
"
"Duhet luftuar imazhi i mirë që e keqja ka. Duhet të kuptojmë që ne nuk jemi më të mirët dhe për t’ia dalë duhet të mendojmë, punojmë shumë dhe drejtë. ~thotë Genti ne shkrimin A MUND TË RRITEJ NJË STEVE JOBS NË SHQIPËRI?.
Më solli në mendje një eksperiment te një farë Harlow me 5 majmunë, bërë në një kohë kur kafshët mund t’i përdorje akoma pa e vrare mendjen për të drejtat e tyre.
Harlow i futi majmunët në një kafaz, ndërkohë në tavan vari disa banane. Dihet marrëdhënia e majmunëve me bananet dhe si pritej u lëshuan t’i kapnin. Operatoret e eksperimentit lëshuan me presion ujë të akullt, gjë qe i zmbrapsi. Pas disa tentativave majmunet i ranë ne të dhe nuk tentuan me. Pasi u qetësuan, organizatoret nuk e lanë me kaq duke shkëmbyer një nga majmunet e kafazit me një majmun të ri. Si pritej i riu u lëshua te kapte bananet, por majmunet e tjerë e nuk e lejuan duke e kapur dhe tërhequr. Pasi disa tentativave u krijua përsëri stabilitet. Organizatoret vazhduan te ndërronin majmun pas majmuni të gjithë majmunet deri sa ne kafaz nuk ngeli më asnjë nga majmunet e vjetër, grupi vazhdoi të tregonin të njëjtën sjellje, edhe kur ne kafaz nuk kishte më asnjë nga majmunet e pare qe kishte provuar ndëshkimin.
Kjo histori përdoret si shembull qe tregon se zakonet, besimet, rregullat janë pasoj e eksperiencave, shpërblimeve apo ndëshkimeve. Një shoqëri, si një fëmijë, mëson dhe përshtatet të beje ato veprime qe sjellin shpërblimin maksimal me koston minimale dhe ato trashëgohen pa qene nevoja qe çdo anëtar të provoje ndëshkimin apo shpërblimin ne kurriz.
Ne një rubrike të BBC-së po shihja para disa javësh për Danimarkën (Ne renditjen e vitin 2013 të Corruption Perceptions Index 2013 u rendit si vendi me nivelin e korrupsionit më të ulet) kur njerëzit pyeteshin perse nuk jepnin rryfshet. Njerëzit shikonin si të habitur dhe pyesnin, e pse duhet ta bej këtë? Dukshëm ne atë vend korrupsioni me shpërblimet dhe rreziqet qe sjell nuk është i leverdishëm. Ky besim trashëgohet pa qenë nevoja qe secili ta provojë dhe ta pësoj ne kurriz. Aty shumica e “majmuneve”, ne këtë rast danezet, bashkëpunojne me shtetin dhe nuk i lënë të rinjtë, qofshin këta vendas apo emigrant ta prishin stabilitetin dhe të “hanë bananet”. Ndoshta kjo i jep përgjigje pyetjes, “perse shqiptaret jashtë vihen ne radhë, respektojnë semaforët apo rripin”, me pak fjale ligjin.
Ndërsa tek ne reflektohet e kundërta, shtrembërimi i vlerave nga ajo qe Genti e quan “imazhi i mirë i të keqes". Thyerja e normave është më leverdi, jep shpërblim te majm, me pak rrezik, për më shume as nuk përjashtohesh nga shoqëria, sepse perceptimi përgjithshëm është qe të gjithë e bëjnë. Besimi i përgjithshëm është qe të qenit i ndershme të le fukara, nuk të jep ndonjë status ne shoqëri, ne mos të tregtojnë me gisht si naiv.
Çfarë dua te them është qe korrupsioni, apo manifestime të ngjashme nuk janë tjetër vetëm se simptomat e një sistemi jo funksional dhe vlerave të përmbysura, jo rrënja e problemit. Luftimi, si është bere traditë këtu të ne, me modelin e super heroit qe akuzon se do ti fus te gjithë ne burg nuk do të shëroj ketë vend. Nuk zgjidhet gjë duke treguar me gisht të gjithë si hajdute, përfshire këtu mësuesit, gjykatësit, mjeket, policet. Efekti më i madh qe arrihet është shtimi i negativitetit dhe promovimi i fenomenit, reklama e keqe është gjithsesi reklame. P.sh sot te duket e çuditshme të mos ketë polic, apo mjek qe nuk merr rryfshet, edhe kur nuk të kërkojnë gjë, ndihesh i detyruar dhe ja fut te paktën një dhjetëshe ne xhep.
Ne një vend te stabilizuar nëse shikon një mersedes mendja të thotë dentist apo avokat, jo droge a prostitucion. Përderisa ne ketë vend njerëzit serioz, profesionistet qe punojnë me integritet ta kenë atë mersedes. Përderisa duke punuar fort, ndershëm dhe me kreativitet nuk do të të lejoj një jete të mire. Perderisa sa derrit te mos i themi dajë, asgjë rrënjësore nuk do të ndryshoj. Të berit zhurme ne mendja, akuzat dhe sulmi ndaj çdo funksioni publik dhe institucioni është si të trajtosh një të sëmurë qe vuan nga kanceri me aspirina, ne rastin më të mire do të eliminosh simptomat, ne më të keqin do ta promovosh fenomenin.
Comments
shume analize e mire. ka ikur
<p>shume analize e mire. ka ikur koha e superheronjeve </p>
Add new comment