Rrufé në qiell të kthellët: Standard & Poor’s ngel në klasë Francën

Postuar në 13 Janar, 2012 12:03

Sot, rreth orës 21, pritet një lajm që do krijojë shqetësime në Europë e për Europën. Pikërisht kur në kontinent po merrnin frymë disi lirisht për shkak të reformave të forta të Mario Montit në Itali, ‘festa’ po prishet. Kush ka fuqi ta prishë ‘festën’? E kush tjetër? Një nga agjencitë që bëjnë klasifikimin e vendeve të ndryshme mbi bazën e shëndetit ekonomnik e financiar, Standard & Poor’s. Kjo e fundit, kështu thuhet, do të bëjë deklasimin e Francës e të Austrisë, të cilat momentalisht janë në gradën AAA. Janë dhe vende të tjera që po jetojnë orët e ankthit deri në mbrëmje vonë, përfshirë dhe Italia, s’ka gjë se reformat e saj janë vlerësuar si një serum i mirë për shëndetin financiar të Europës.

Reagimi nga Franca ndoqi në kohë lajmin që doli. “Sikur të jetë e vërtetë kjo që po dëgjojmë, atëherë mund të themi me plot gojën se këta zotërinjtë e S&P-it janë duke bërë një lojë perverse; do duhej të bënin zjarrfikësin në këto momente”, tha Alain Minc, këshilltari i Sarkozy-së.

Të presim orën 21.

Re.Pu.

Comments

Submitted by klement (not verified) on

Jo, jo ç'rrufé thoni. Te pakten ketu ne Itali emisionet e perditeshme te specializuara mbi ekonomine e financat (psh Radio 24 ore) ka te pakten 2 muaj qe flet dhe e priste kete shvleftesim te rating-ut francez!

Submitted by hapi (not verified) on

Edhe në Francë pritej kjo punë nga disa muaj. Bile edhe qeveria filloi të thoshte se edhe po e humbëm 3A-në nuk është ndonjë gjë e madhe, pasi patën thënë se do të ishte katastrofë.

Megjithatë edhe Amerika e ka humbur AAA-në e vet dhe nuk ka patur probleme. Bile S&P doli bllof sidomos kur shpërthyen "subprime"-t të cilat kishin notën AAA.

Dmth, është më tepër lajm politik sesa ekonomik.

Submitted by olti (not verified) on

Kur US humbi AAA rating, bursa ra frikshem; Obama e trajtoji problemin para publikut me shume si nje zhvleresim te bazuar ne mosmarrveshjen politike midis republikaneve e demokrateve per buxhetin e jo si nje tregues te problemeve te brendshme te ekonomise amerikane. Efektet u zbuten nga treguesit pozitiv te ekonomise amerikane keto 2-3 muajt e fundit. Nese ekonomija franceze tregon shenja pozitive sigurisht qe ky zhvleftesim do te kapercehet por nese muajt e ardhshem do te kemi nje spirale negative ekonomike ne Euro zone, atehere shqetesimi zyrtareve Francez eshte real e Euro do te zhytet akoma me poshte.

Submitted by klement (not verified) on

Mund te duket si lajm ekonomik, por eshte me pasoja ekonomike e financiare per shkak te goditjeve qe merr Besushmeria e Bonove te Thesarit. Cdo shtet shet Bono per te financuar e mbeshtetur ekonomine e tij. Kur rating-u deklasohet atehere ulet besushmeria qe kane bleresit, si pasoje shiten me pak Bono, mbeshtetet me pak ekonomia dhe financat e cdo vendi. Atehere automatikisht rriten Interesat me te cilat shteti i jep keto bono (me qellim qe te terheqe bleresit), por keto interesa shkojne e rrisin akoma Borxhin publik. Nje shembull eshte Italia ku interesat e BTP kane kaluar edhe 7%. Nje tregues tjeter qe shpreh i mos (besueshmerise) eshte edhe SPREAD-i, qe ne rastin e Europes eshte Diferenza e % se interesit te BTP (psh italiane) e te % se iteresit te BUND gjermane; ne rastin e Italise ka arritur edhe 530 pike ose 5,30%. me sa mbaj mend Franca u shqetesua para pak kofesh kur SPREAD i saj arriti 190 pike apo me shume. Keshtu qe duke u ulur besueshmeria e çdo vendi te zones EURO detyrimisht arrihet ne uljen e besueshmerise te vete Euro-s dhe kuptohet pasoja; kete ka frike edhe Gjermania dhe eshte per kete qe po fillon te arsyetoje qe nje renie apo goditje e njepasnjeshme e vendeve te Euro zones do te godase ne fund te fundit edhe vete Gjermanine. Pra rreziku eshte i madh, madje shume i madh, ndryshe nga ç'mund te bejnbe te besojme qeverite.......

Submitted by klement (not verified) on

Ne komentin e mesiperm doja te thoja "Mund te duket si lajm POLITIK...."

Submitted by Eno (not verified) on

Beni kujdes lexues te dashur!!!

Tashme eshte e qarte qe gjithcka nuk eshte thjesht nje problem i mirefillte  makroekonomik apo financiar. S&P eshte nje kompani amerikane e cila ben te tilla vleresime te kredibilitetit pagues te nje qeverie, dhe te tilla vleresime me shume mbeshteten ne intuiten e drejtuesve te saj, thjesht nje aspekt psikologjik por qe ka efekte shkaterruese mbi ekonomike Europiane.

Kriza financiare e ketyre viteve te fundit eshte nje krize e shumefishuar jo nga problemet e X vendi, por nga ato qe kane ndodhur ne tregjet financiare nga ata qe quhen spekulatore dhe npj taktikave te njohura te shpikura ne Amerike qe permblidhen ne termin arbitrazh. Te tile probleme financiare jane teper lehtesishet te kapercyera nese nisemi nga aspektet financiare, buxhetore, politikat makroekonomike te qeverive dhe te tille shembuj ka plot ne histori. Problemi komplikohet kur flasim per tregjet financiare globale te komanduara nga spekulatoret. Le te marrim rastin e Amerikes, qe ishte origjina e krizes. Marrezia e disa te punesuarve ne Wall St, dhe e disa bankave te medha beri qe te tundeshin tregjet financiare. Ne Amerike u krijuan shume produkte financiare qe duhen derivative me te vetmin qellim ate te perfitimeve kolosale ne dem te nje kompanie apo nje shteti. U krijuan ato qe quhen credit defauls swaps, ose nje mjet siguracioni qe ofron mbrojtje kundrejt paaftesise paguese te huamarresve. Fillimisht te tilla instrumente ishin shume te leverdiseshem per shume individe, kompani, apo edhe qeveri. Kriza u shumefishua pikerisht nga spekulatoret te cilet perfituan nga te tilla produkte duke cuar ne rritjen e normave te intreresit te bonove ne fjale. Kjo pastaj u amplifikuar nga vleresimet e kompanive te tilla si S&P, MOODY, etj. Eshte gati e pabesueshme qe normat e interesit te luhaten kaq shume ne nje kohe kaq te shkurter.

Gjendja ne te cilen Greqia eshte sot nuk ka lidhje fare me teorite ekonomike, por eshte rrjedhoje pikerisht e veprimeve te spekulatoreve ne tregun financiar. Tregje te tilla funksionojne pak a shume keshtu: Nese nje spekulator vepron ne x menyre per te siguruar nje 2x fitim i gjithe tregu do beje te njejten gje.

Muaj me pare Merkel propozoi qe te krijohet nje kompani vleresimi kredibiliteti me base Europiane, dhe ka shume te drejte. Dikueh me siper permendi qe ky eshte nje lajm politik. Mese e drejte. Kriza financiare sot eshte nje krize politike. Amerika po perpiqet me te gjitha menyrat per te sulmuar ekonomine Europiane, dhe kjo shpiegohet edhe nga titulli i lajmit. Nje gje e tille tashme ka shkaktuar edhe levizjne perkatese ne tregje. Mbas Frances pritet qe te njejten gje te pesoje edhe Gjermania. Personalisht jam i bindur qe asgje nuk shkon keq as me Italine, as me Francen, as me Gjermanine. Shikoni me vemendje rrjedhen e ngjarjeve. Italia mori vleresim pozitiv per masat qe ka marre...menjehere pas kesaj vjen degradimi i kredibilitetit te Frances.

Konkluzionet jane tuajat

Submitted by klement (not verified) on

hap! ne thenien tuaj tek komenti i pare mu duk sikur e zvogelonit problemin duke thene qe eshte me shume lajm Politik se Ekonomik, prandaj me komentin tim kam dashur te shpjegoj (natyrisht jo te sulmoj, jo te polemizoj; pasi shoh qe me thoni si me qesendi "keshtu si Teori e Ditke mire ti..." ?????) qe Lajmi apo Pasojat jane para se gjithash Ekonomike dhe kjo eshte ajo qe shqeteson publikun, por domosdoshmerisht sjellin edhe pasoja politike, perndryshe, asnjerit nuk i behet vone per pasojat Politike ne qofte se Ekonomia nuk i ndjen ato pasoja. Kuptohet qe Sarkozise nuk i leverdis ta bej shqetesues problemin, sidomos tani para zgjedhjeve....! Kleçka ka sa te duash, une isha i interesuar vetem per kleçken Politik-Ekonomik, siç e sqarova me siper!
Pershendetje!

Submitted by paskali (not verified) on

o mustafa ke harruar te shtosh qe eshte faji i berlusconit ( zakonisht ja ke mbledhur berlusconit )

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.