Vetvendosja ‘shqetëson gjithë dynjanë’

Postuar në 13 Janar, 2012 05:52

Aksioni i Albin Kurtit dhe i lëvizjes Vetvendosje ka provokuar reagime të shumta, e më së shumti negative. Sot janë shprehur kundër protestave në pikat kufitare edhe 5 ambasadat më të rëndësishme perëndimore në Prishtinë (SHBA, Britani, Francë, Gjermani, e Itali), por reagimet më të forta kanë ardhur nga brenda botës shqiptare. Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideroi këtë nimsë të Vetvendosjes si “imitim të politikave ekstremiste serbe”. Thaçi i quajti në stilin berishian “faqezinj”, dhe më pas i paralajmëroi se “nuk do të lejojë që janarët e Tiranës të imitohen në Prishtinë”. Por reagimi më i fortë vihet re në një shkrim të Ilir Mirenës, zv.ministër i Mjedisit e i Planifikimit hapësinor, të publikuar në Mapon e Tiranës e të marrë nga Gazeta Express e Prishtinës. Në këtë shkrim ka pohime e etiketime të forta, si “po kopjohen mënyra presioni që janë përdorur nga bandat e kriminelëve serbë të veriut”, “po ndiqen recetat e kriminelit Zvonko Veselinoviç’, “veprime të tilla të papërgjegjshme të një partie me sjellje fashiste”, “uzurpatorët e një patriotizmi primitiv kanë vendosur t’u vënë flakën ëndërrave tona”, “politika e Vetvendosjes ofron retorikë të neveritshme populiste”. Pas kësaj, nën shembullin e shefit të tij, Thaçit, por më qartë se ky i fundit, bën paralelen mes asaj që po ndodh në Kosovë dhe asaj që ndodhi në Shqipëri një vit më parë. “Është rastësi vallë?”, pyet Ilir Mirena. Dhe më poshtë përkufizon me kompetencë scholar-i atë që ndodhi në Tiranë: “Për shkak të asaj proteste të përgjakshme, u dëmtua rëndë imazhi dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë, dhe Shqipëria mbeti pa statusin e kandidatit për anëtërsim në BE”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Kjo politike e Vetvenosjes  nuk kaazgje extreme--Eshte per teqeshur ta  mendosh ------------Ne kemi 20vjet qe udhehiqemi nga politikane te cilet ne  maredhenie me  fqinjet tane e trajtopjne veten dhe kombin tone si njerez te dores se dyte

--Dhe  tani kjo menyre  fyese  dhe poshteruese e maredhenieve tona  me fqinjet  eshte bere  normale  per kedo  dhe  ne keto kushte  po te kerkosh   qe te jesh i barabrte me ta --ta quajne ...extremeizem .!!!!!Kjo eshte skandal

--Perse ne  te   mos kemi   reciprocitet ne maredheniet me fqinjet ?--A jemi nje njerez si gjithe te tjeret ,apo jemi skllever?--

Edhe  shtypi  duhej te ngrihej  kunder kesaj gjendje  fyese qe gjendet kombi jone ne maredhenie me  greklet dhe serbet --Vetem  Enveri  kishte reciprocitet dhe dinjitetme fqinjet

Submitted by po sikur (not verified) on

ju lumte! dalngadale po ndahet shapi nga sheqeri. mos prisni nga ministria e jashtme e esat toptanit ,mbeshtetje.  fazllicet e tiranes po dridhen se po u ngushtohet laku dita-dites

Submitted by Astrit (not verified) on

Problemi eshte se as Tirana e as Prishtina nuk po ja futin me koken e vet sic bejne zakonisht. Kesaj rradhe me vetvendosjen mund te kene te drejte. Dhe, kam frike mund te kene shume te drejte.

Ka dy rruge per nje popull qe te arrije e te mbroje te drejtat e veta: me autoritet, shpesh te pakompromis dhe kur eshte nevoja jo vetem tu tregoje dhembet aty qe ja cenojne keto te drejta - por kur te jete e pamundur ndryshe edhe me perdorim te forces. Kete menyre te pare e bejne ata qe kane force, Amerikane, Ruse apo Kineze. Me pak keta te butet e Europes qe ushtare nuk kane por kontrollojne ekonomine dhe kur eshte nevoja te tregojne faturen e borxheve te palara, sic ben tashti Gjermania.

Kombet si Greqia, Izraeli dhe ndonje komb tjeter i vogel por i zgjuar ne bote, i ka numrat dhe forcen kunder vetes. Prandaj duhet truri dhe keto kombe perdorin ate rrugen tjeter, te negocimeve dhe te te fituarit te miqve me te fuqishem te cileve tu kerkojne ndihme kur kane probleme me fqinjet me te medhenj.

Shqiperia hyn pa dyshim ne rradhen e kombeve te vogla. Pa dyshim hyn edhe ne rradhen e kombeve te dobeta. Kohet e fundit ja dolem te fitojme mbeshtetjen amerikane per shume gjera dhe kjo i dha pavaresine Kosoves dhe po i hap ruge bashkimit te shqiptareve. Pa perkrahjen e US apo te NATOs, z. Kurti as do te kishte mundesi te protestonte dhe te testonte limitet e te drejtave te njeriut si sot ne Kosove. Por z. Kurti keto te drejta i ka dhe po i perdor. Por po i perdor ne nje drejtim qe te pakten nga sa degjohet publikisht shkon ne kundersthim me drejtimin e fuqive aleate pa perkrahjen e te cilave jemi nje hic. Ai po vendos keto fuqi aleate ne nje situate te detyruar, po te kishte mjaft forca dhe vendosmeri do ti vendoste (mbase e ben kete qe neser) do ti vendoste aleatet tane vitale ne pozicionin e faktit te kryer, a thua se atyre vertet "nuk ka cu duhet me ceshtjet e brendeshme te Shqiperise apo Kosoves".

Z. Kurti, per mendimin tim e ka gabim shume. Nese kjo strategji do te ishte e sukseseshme, ShBA i paketon ushtaret dhe i kthen ne shtepi dhe nuk i mban ne Bondsteel qe te mbroje enderrat agresive te nacionalisteve shqiptare, sado burra te mire qe te jene ata dhe sa do te drejte te kene ata teorikisht. ShBA mund ti binden llogjikes se aleances, dmth nje komb  ivogel na jep kete ne i japim mbeshtetje kur eshte fjala te zgjedhim midis tyre dhe nje kombi tjeter te vogel por njecike me te madh (Serb psh), por as Greqia e as Israeli, kombe te tjera aq te vogla sa ne, nuk guxojne tu tregojne as vendin e as dhembet aleateve me te medhenj pa te cilet nuk kane as force, nas para  e as vullnet te mbrojne interesat e tyre vitale.

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Kjo eshte nje levizje shume e forte e Albinit, dhe per here te pare isha i pasigurte nese eshte akoma brenda cakut te se mires, apo e ka nxjere njeren kembe tek fusha e te keqes.  Por po te shikosh se gjithe shqiptaret qe punojne vetem per te keqen e shqiptareve po hedhin vetem bubullima dhe vrer, kam shprese qe edhe kjo nisme do i dali per hajer shqiptareve.

Suksese neser !!!

Submitted by xhimi (not verified) on

Nje organizate komplete idiote,narksisiste,delirante,..demi me i madh qe i behet Kosoves per integrim.ADN-aja islamike e kosovareve po i kthen ne

origjine: ne fiset selcuke qe ruanin bagetite e mongoleve.Kosovaret do te shpetojne po te kthehen ne origjinen e tyre dardane,dhe ti kthehen minoritetit

turk ata qe duan,Albini me shoke.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Le te bejme dhe ne nje cmenduri sot !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.