Partitë e Tiranës po kërkojnë të ngjashmin e vet në Prishtinë; dhe anasjelltas

Po ravijëzohen aleanca të qarta politike në aksin Tiranë-Prishtinë. Hashim Thaçi ka kohë që i mban sytë nga kryeministri Berisha. Kanë një të shkuar plot probleme mes tyre, por ka ca kohë që nevoja e interesat për pushtet i kanë afruar me sho-shoqin. Thaçi nuk ka lënë rast pa e demonstruar këtë gjë, dhe Berisha po i jep në këmbim çfarë atij i duhet. Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një deklaratë, me të cilën “dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë”. Dhe shkon më tutje se kaq, duke i etiketuar veprimet e lëvizjes Vetvendosje si “imitim të politikave ekstremiste serbe”, dhe duke denoncuar “përdorimin e retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të agjendave politike partiake”.
Hashim Thaçi nga ana e vet nuk e vuri trurin në punë shumë dje kur iu desh t’u vinte një emër “nacionalistëve të Vetvendosjes apo atyre të Aleancës Kuq e Zi”: “Faqezinj”, i quajti, duke e huazuar këtë term nga repertori folklorik i Berishës. Ndërsa sot, ai ka garantuar se “nuk do të lejojë përsëritjen e janarit të Tiranës në Prishtinë” (për dreq, jemi në muajin janar). La të nënkuptohet se Albin Kurti po sillet si Edi Rama, dhe se ai nuk do të hezitojë të sillet si Sali Berisha.
Është i njëjti “flirt” mes Kurtit e Ramës? Jo, nuk duket. Hë për hë janë larg në qëndrime dhe në axhenda (Rama pretendon të marrë pushtetin, ndërsa Kurti synon vetëm të fuqizohet), por simpatia mes të dyve, edhe sikur të mos egzistonte, do të duhej të shpikej. Kush preferon të rrijë i vetmuar përballë aleancës Berisha-Thaçi është i destinuar të humbasë terren dhe ndikim në botën shqiptare, dhe kjo përkthehet me humbje të terrenit elektoral në vendet respektive.
M.N.
Comments
Albini nuk i duhet Rama. Rama

Albini nuk i duhet Rama. Rama eshte establishment z. Mustafa Nano. Ju duhet te kerkoni rrzme te re ne Tirane. Djemte dhe vajzat e reaj jane e ardhmja. Ka te tille te shkolluar qe jane ktheyer dhe jane me qindra qe jetojne jashte trojeve shqiptare. Kastat duhet rrezuar. Rama eshte pjestar i kastave. Edhe ai duhet te shkoje.

Akoma nuk e ke kuptuar kush

Akoma nuk e ke kuptuar kush eshte qellimi i Mucit? Vetem sjellja e Rames (jo PS, jo socialisteve, jo permirsim i jetes se shqiptareve) ne pushtet. Per kete eshte gati ta paraqese Ramen nga ekspert teknokrat i nivelit te larte e deri te nje rebel anti-establishment. Vetem e vetem qe te ngeli dicka pozitive per Ramen.

Rama vetem te keqija ka. Ai e

Rama vetem te keqija ka. Ai e ka shkaterruar Shqiperine. Eshte orthodoks, dmth tradhtar i shitur te greku. Po behet gati t'i shese detin grekut dhe te pengoje futjen e produkteve te çmuara italiane, dmth plehrave te tyre, ne Shqiperi. Njelloj si Albin Kurti, i cili qe kur ishte student doli hapur kunder politikes se statukuose me Serbine te projektuar me aq mençuri nga i madhi Rugova. Madje ai doli edhe ne krye te demonstrates te studenteve te Prishtines ne kohen e Millosheviçit, duke thyer keshtu hapur direktivat e politikes paqesore dhe gandiste te LDK-se. Destruktor njeri, destruktor tjetri. Dhe keto 2 te keqija te kombit shqiptar po u bashkokan per t'i bere varrin Atdheut.

Rugova dhe gandizmi jane dy

Rugova dhe gandizmi jane dy fryma krejtesisht te ndryshme. Me keqardhje po te them se ju nuk beni dot dallimin e tille andaj beni komenta totalisht te gabuar. Saiperket protestes studentore duhet ta perkujtoje se me Serbine me dialog nuk po mund te meresh vesh tani e lere me ne kohen e Millosheviqit. Po te mos ishin protestat dhe lufta e UCK ne ende sot do te ishim nen Serbi.

Rama dhe Kurti te ngjashem

Rama dhe Kurti te ngjashem ?? As qe eshte e imagjinueshme !!

Njeri patriot puro dhe rebel,i pakorruptueshem, i paster moralisht dhe etikisht,qe i qendron larg pushtetit ,pazareve,kompromisave dhe fuqive te forta (monopolisteve e pasanikeve te bere te tille me menyra shume te dyshimta), kurse tjetri nje pushtetar tashme i rregjur qe sado i ri ne moshe po fillon te beje pjese tek Ancien régime. I perkedhelur,i korruptuar,snob e aspak patriot e aq me pak nuk ka nje vizion te nje Shqiperie qe te shkoje pertej kufijve aktuale !!Tiranen e ndreqi vetem vitet e mandatit te pare, me vone shkaterroi cdo gje,beton beton beton e vetem beton !! Per cdo pallat te ndertuar, leket e harxhuara nga ndertuesit nuk kane shkuar vetem per tulla e suvatime...ndonje gje me siguri qe i ka arritur edhe ish-kryetarit te shkrete qe jeton ne shtepi me qera ! Dhe persa i perket politikave ekonomike,Rama eshte nje pseudo i majte. Ka nje vizion aspak te qarte rreth reformave te mundshme qe mund te ndermerrte sikur te vinte ne pushtet,teper liberal e shume pak social.Mjafton te kujtosh qe nuk ngrriti njehere zerin zeriozisht kunder privatizimeve te turpshme e te egera apo kundra teceve,heceve,plehrave e lloj ndotjesh qe Shqiperise i kanosen perdite! Pra,pikerisht e kunderta e Albin kurtit !

Zoti Nano me gjithe respektin qe kam,mendoj se ata te dy nuk kane as edhe nje gje te perbashket bashke !! Nuk eshte e thene qe meqe Thaci ne menyre vertet te turpshme po "flirton" me Berishen,Rama duhet te shkoje me " mullixhine" Kurti !

Rama dhe Kurti kane shume

Rama dhe Kurti kane shume gjera te ngjashme midis tyre dhe jane dy liderat me patriot dhe me europian qe ka Shqiperia Etnike. Te dy kane nje thes me te meta, por vazhdojne te qendrojne dukshem me lart se politikanet e tjere dhe kjo jo aq per merite te tyre por per mosmeritat e llumit qe i rrethon. Diferenca me e madhe midis tyre eshte se Kurti eshte i mbivleresuar sepse lufton ne telin e nacionalizmit te shendoshe (nje tel qe luan gjithmone muzike te bukur per veshin) ndersa tjetri po luan mundje Sumo ne mocalet e Tiranes, mundje qe nuk mund te fitosh pa u laterzhyer mire, pra Rama eshte i nenvleresuari i madh.

Rama qe njeh ti Orik eshte ai qe na ka shit propaganda e Berishes dhe qe i ka duart e lidhura sot nga nderkombetaret. Ti thua "Tiranen e ndreqi vetem vitet e mandatit te pare, me vone shkaterroi cdo gje,beton beton beton e vetem beton !!". Sa per ta ilustruar se cfare te ben keqinformimi. Mbas mandatit te pare qe thua ti, me lejet e Rames (pa pjesen e devijimit nga leja si 5 katet e Frangajt apo tre katet e Metes) jane ndertuar ne gjithe Tiranen kulla qe mund te numerohen me gishta. E zeme se te gjitha keto jane bere 100% gabim. prape betoni i hedhur e to nuk ze as 0.5% te betonit te hedhur ne gjithe Tiranen keto 20 vite.

Sa katunare jeni ju

Sa katunare jeni ju kosovaret! Rama do i shesi detin grekut thote njeri ay lart??Ate desh tja shesi Sala dhe e pengoi gjykata kushtetuese..Pse se thoni nje llaf per Saliun, se ai qe duke ja shit detin grekut, dhe plehrat nga Italia ai po i importon. Ik more dallkauke, kosovare katunare, se do jua japim Saliun pas nje viti e gjys, ta kaloje pensionin me ju atje ne Kosove.

o zigurrrrr po eshte ironike

o zigurrrrr po eshte ironike mor burr i dheut .dhe kujdes me ato pergjithesimet se edhe kurti me shoke shqiptar kosove eshte dhe nuk eshte pro berishes.nderkaq une mendoj se ps me pd po te heqesh interesat klanore nuk kane asnje ndryshim.te dyja kane si konstante te forte mungasen e patriotizmit. ja shiko qeverisjen e sales me gjysmen e ps-se ,nuk kane asnje problem ,keshtu qe nje koalicion pd-ps-lsi eshte mese normal. ne anen tjeter do te jene forcat patriotike qe po formohen. llumi aktual perballe shpreses qe po lind

Keq qeverisja ne Tirane apo

Keq qeverisja ne Tirane apo ne Prishtine do te coje ne 21 Janare pavaresisht kush eshte ne fuqi, kot lodhet Hashimi.

Perderisa Hashimit nuk i ka dale ne qeveri ndonje Ilir kot krahasohet me ngjarjet ne Tirane. Megjithate pse jane kaq te bashkuar e te tmerruar sundimtaret Berisha e Thaci nga revoltat popullore kur te dy aspirojne te behen Skanderbega ?

EDVIN KRISTAQ RAMA!Nje

EDVIN KRISTAQ RAMA!Nje anarkist-aventurier dhe anasjelltas.Thelbi gjenetik qenies Edvin Rama ne fryme,ne formim,ne edukim,ne sjellje,ne shtirje,ne facade dhe ne thelb, ne menyren e te jetuarit.... e ne te gjitha menyar tjera.Ma kundershto te lutem Shoku Nano,Mustafa.

"Shqiptaret jane nje komb me

"Shqiptaret jane nje komb me mendje te tredhur, qe i turren atyre qe u punon akoma per ti tredhur edhe ata".

Mesazh nga varri i Faik Konices per Akashit dhe Akashet e Shqiperise. Ma kundershto te lutem Z. Mustafa Nano.

Mos i jep Mustafait nje

Mos i jep Mustafait nje titull qe nuk e ka dhe nuk e deshiron,"Z",kur ai eshte partizan i PARTISE QE KA TITULLIN "SHOK",si ne Koe te Veriut.

Respekt per protestuesin.

Respekt per protestuesin.

Add new comment