Mashtroi grate e veja ne Korce, arrestohet autori ne Tirane

Postuar në 13 Shkurt, 2014 03:56

rrestohet 52-vjeçari që mashtronte vejushat. Policia e Tiranës dy ditë më parë ka vënë në pranga Spiridon Liton, me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, pasi rezulton se ka mashtruar disa gra të veja në qytete të ndryshme vetëm për t`u marrë paratë. Lito u arrestua rreth një vit më parë nga Policia e Korçës, por më pas është lënë i lirë dhe prej asaj kohe ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Prokuroria e Korçës kishte dërguar urdhrin për ekzeku-timin e vendimit të gjykatës së këtij qarku, e cila kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë për 52-vjeçarin shkodran.

Lito njihet prej të gjithëve si mashtrues për gratë që iu kishte vdekur burri ose atyre që nuk ishin martuar. Kanë qenë të shumta skemat e tij të mashtrimit, madje vetëm në qytetin e Korçës rreth një vit më parë ishin regjistruar denoncimet e katër grave, të cilat ishin mashtruar nga 52-vjeçari. Sipas policisë, ky i fundit paraqitej në shtëpinë e grave të veja dhe duke u hequr si një i njohur i familjeve të tyre, si doktor apo si kandidat për një martesë, u kërkonte grave shuma parash për të mos ua kthyer më kurrë. Sipas policisë, në njërin prej rasteve, Likaj kishte arritur të merrte përmes mashtrimit shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në tri rastet e tjera bëhej fjalë për shumën 20-40 mijë lekë të vjetra. I tillë ka qenë edhe rasti i 82-vjeçares nga Korça, Elvira Çeliku, e cila rreth një vit më parë ka dhënë një intervistë në “Gazetën Shqiptare” ku ka denoncuar rastin e saj.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.