TË GJITHË ATA E FYEN VAÇEN
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2281_bushati_1.jpg?itok=Xm7GZgGb)
Ndoshta paradoksalisht, mes luzmës së madhe të atyre që nxituan të thonë një fjalë të mbrame për Vaçe Zelen, mes asaj turme arrivistësh që kërkojnë ta bashkëngjisin emrin e tyre me ditën e fundme të ndonjë figure të famshme, mes atyre anonimësh që qëmtojnë raste të tilla për t’u ngjitur në skenë, mes atyre patetikësh që me tepër se të mendojnë, kërkojnë të përloten, mes atyre politikanësh që më shumë se për reflektim, kanë nevojë për vota, pra paradoksalisht, mes gjithë këtij deliri shkarashkrrues, reagimi më i sinqertë m’u duk ai i Nexhmije Hoxhës. Me të drejtë, në fjalët e zonjës Hoxha, gruas të njeriut që drejtoi me dorë të hekurt për gjysmë shekulli këtë vend, kishte përlotje dhe nostalgji. Madje ajo theksonte se këngët e Vaçes e kishin frymëzuar dhe i kishin dhënë kuptim jetës së saj dhe në ditët më të errëta, atëherë kur gjendej e burgosur, në emër të një çmimi që regjimi i shkuar duhet t’i paguante kohës së sotme. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Edhe atje, në qelinë e saj, në burgun e saj demokratik, Nexhmie Hoxha duhej të ndihej mirë kur kujtonte ritmet e shoqeve ilegale, kur kthente në memorie atë fabulën e asaj vajzës që preu gërshetin, duke i thënë nënës të lajmëronte dasmorët se do të braktiste dasmën për të dalë partizane në mal.
Edhe zonja Hoxha, edhe ata të paktë ndoshta që vazhdojnë të besojnë si ajo, duhet të ndihen mirë sot, po të mërmërisin nën zë refrenin e asaj këngës, sipas së cilës nuk kishte forcë në botë t’i ndalte gratë shqiptare dhe marshimin e revolucionit të tyre, as vajzat e reja të rritura në liri, që mbronin me besnikëri e dashuri jetën e tyre, po ashtu edhe atë strofën për natën e kuqe të nëntorit që përndriti gjithë vendin. Këto këngë, që përbëjnë repertorin më të madh të Vaçe Zelës, janë zhdukur sot nga ekranet dhe mediat zyrtare. Por, ato e bëjnë krenare Nexhmije Hoxhën dhe me të drejtë. Sepse nëse ka disa gjëra për të cilat regjimi që ajo personifikon mund të ndihet krenar, një prej tyre me siguri është edhe krijimtaria e Vaçe Zelës. Prandaj ajo është e sinqertë kur flet për të. Ajo ka të drejtë të vazhdojë ta shohë këngëtaren si një përçuese të denjë të ideologjisë së partisë. Si një përcjellëse të zërit të saj tek masat e gjëra të popullit. Si një burim frymëzimi për ata që jetonin në të vetmin vend që i shërbente botës si një fanar ndriçues.
Por, problemi në këtë rast nuk është tek e veja e Hoxhës. Por tek ata që e përcollën me himnizime këngëtaren, duke i fshirë të gjithë këtë pjesë (më të madhen në fakt) të krijimtarisë së saj. Tek ata që duke dashur t’i shmangen të gjithë kësaj trashëgimie, i mbushën fjalimet që thurën dhe rreshtat që shkruan, plot epitete patetike dhe lëvdata të stërmëdha, që shpesh bënin të kundërtën e tyre. Në fakt si padashur, ata përcollën për në banesën e fundit vetëm një pjesë të këngëtares. Duke dashur ta përshtatin imazhin e saj me kohën e sotme, duke dashur ta shesin atë si politikisht korrekte me ditët tona, ata e fyen Vaçe Zelën.
Jo se Vaçe Zela nuk i meritonte lëvdatat e tyre. Jo për këtë. Por për një fakt tjetër. Për një të vërtetë të thjeshtë. Për atë se artistë të një kalibri të veçantë, madje edhe më tej, personazhe që zënë vend në memorien kolektive, asnjëherë dhe askund nuk bashkëjetojnë vetëm me anën e tyre të shndritshme. Ata i bashkëshoqëron edhe kritika ndaj qëndrimeve që kanë mbajtur, llogaritë për çmimin që i kanë paguar talentit të tyre, kompromiset që kanë bërë dhe ndikimin që ato kanë pasur. Natyrisht që askush nuk mund të hamendësojë sot se si do të mund të ishte shoqëria komuniste shqiptare pa këngët e Vaçe Zelës, pa poema si “Përse mendohen këto male”, pa personazhe si Memo Kovaçi apo si Din Hyka, pa role si ato të komisarit të dritës apo të fillrojtësit Dedë. Por, ne të gjithë e dimë se, si këto personazhe, ashtu sikurse një pjesë e mirë e këngëve të Vaçes, kanë shërbyer për ta bërë më të pranueshëm regjimin, më të prekshme fabulën e tij. Dhe ky ka qenë haraçi që kanë paguar, sepse e tillë ishte koha kur ata bënë artin e tyre. T’i çrrënjosësh nga kjo kohë, të mos u kujtosh këtë çmim, është të njësoj si të vizatosh një figurë të përçudnuar të tyre. T’i zhveshësh nga kjo përmasë është një fyerje për ta, sepse është njësoj sikur mos besosh në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e emrit që do të lënë, është sikur të kesh frikë se hija e asaj që i ndrydhi dhe i detyroi ata të bënin kompromise, do të dalë një ditë më e fortë se arti dhe talenti i tyre. Kjo ndodhi realisht edhe me Vaçe Zelën. Pothuajse të gjitha ekranet që i kushtuan asaj kronika përkujtuese, i mbuluan ato me gjithsej kolonat zanore të katër- pesë këngëve. Askush nuk guxoi të thotë se sot, zor se mund të nxirret në treg një disk me më shumë se një duzinë këngësh të paideologjizuara të saj. Se po të kërkoheshin më shumë, të rinjtë e sotëm që ndoshta do të mrekulloheshin me zërin, do të qeshnin me tekstet e atyre këngëve. Të gjithë bënë sikur i harruan këto. Sikur e harruan atë çmim tejet të shtrenjtë që Vaçja i pagoi kohës ku jetoi. Ndoshta më shumë se brezi i sotëm, se hipokrizia që e ngrenë sot në qiell, ajo, vetë Vaçja, e kuptoi peshën e këtij çmimi dhe dëmin që i kish shkaktuar ai. Ndaj atje, nga ekzili i largët, ku e çuan arsyet e dhimbshme të jetës, ajo nuk pranoi, me ndonjë përjashtim të rrallë, të fliste për jetën dhe karrierën e saj të dikurshme: nuk pranoi as të merrte lëvdata dhe as të jepte llogari. Në këtë lartësi nuk u ngritën dot ata që e përcollën me ekstazë drejt banesës së fundit Vaçen. Ata nuk e ruajtën dot këtë kod baraspeshimi, që ajo u mundua të përçonte me vitet e fundit të jetës së saj. E në këtë mënyrë, ndoshta pa dashje, ndoshta prej kokëboshësisë, duke e himnizuar, ata e përçudnuan atë. E vizatuan te cunguar, atëherë kur ajo nuk reagonte dot më. Por pavarësisht nga kjo, dëmi i tyre nuk qe një dëm ndaj asaj që u largua. Si çdo zhurmë e stisur, dhe kjo e këtyre ditëve do të shuhet pak nga pak. Dëmi më i madh ishte për ata që iu nënshtruan asaj. I atyre që e dëgjuan këtë rrokopujë, ku të shurdhonte ekzaltimi dhe ku mungonte reflektimi. Qenë këta të fundit që kuptuan edhe njëherë, se jetojmë ende në një shoqëri, që nuk ka qëndrim për të shkuarën e saj të afërt. Që nuk di si t’i vlerësojë figurat e asaj kohe. Që tenton të ngrejë mite, ngaqë nuk përballet dot me të vërtetat.
Në këtë kuptim, mënyra sesi u sollëm me ikjen e Vaçe Zelës, është pasqyra më e mirë ku mund të shohim veten tonë. Dhe gjendjen e shoqërisë. Të kësaj shoqërie ku, edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të komunizmit, mund të rezultojë më e sinqertë Nexhmije Hoxha.
Nga gazeta "Tema"
Comments
I pakuptueshem ky shkrim.

I pakuptueshem ky shkrim. Bushat i dashur e para duhet te kuptosh dallimin e interpretuesit nga autori. Vacja nuk i shkruante tekstet vete, thjeshte interpretonte si kengetare. E dyta, kur te flisni per komunizmin dhe ato pak vlera qe ajo periudhe krijoi te lani gojen me sapun ju gjithe pjellat e mugujve te ketij apo atij sistemi dhe qe e vetmja gje qe i keni dhene ketij populli eshte fjale, fjale fjale dhe asgje tjeter pervec intrigave korridoreve dhe cepave te pushteteve politike, ekonomike dhe mediatike bashke te lidhura me lloj lloj mafiash me dhe pa thonjeza. Vacja hyri ne zemrat e njerezve me pastertine e saj dhe nuk e ndyni dot edhe 100 jete te jetoni ju njerez te veckel.

Vacja hyri ne zemrat e

Vacja hyri ne zemrat e njerezve ne komunizem, dhe u poshterua ne "demokraci".

E dyta, kur te flisni per

E dyta, kur te flisni per komunizmin dhe ato pak vlera qe ajo periudhe krijoi te lani gojen me sapun ju

Kur do mbarojne keta robt qe vazhdojne e mendojne se diktatura me fantike e Europes Lindore paska qene ndonje vlere???

Bushati rreket te beje

Bushati rreket te beje anlize, te beje politike, te beje filozofi, por sic po ndodh rendom me te keto kohet e fundit ne dalje publike, ai po paraqitet konfuz, i pakuptushem e i pabesuseshem. Edhe ne kete shkrim ai, per mendimin tim e fut veten ne ngaterresa, sa politike aq edhe ne vleresimin e talentit. Kushdo qe shkruajti per Vacen shkruajti per ate qe ajo e kishte personale, per zerin dhe talentin e saj te peperseristshem. Cdo gje tjeter, jashte ketij konteksti eshte mjerene. Nuk mund te perzihen talenti me tekstet e kengeve, me ate se kujt i kendoi. Bushati, edhe nga pervoja personale e familjare e di, ose duhte ta dije, se talenti ne ate kohe nuk mund te shfaqesh jashte kohes dhe hapesires. Prandaj Bushati te pushoj pak per te rifituar ekulibrin, se po lekundet sa andej ketej si barka qe merr uje.

Mezi e shtyva deri në fund

Mezi e shtyva deri në fund këtë shkrim të rënduar. Por doja ti shkoja deri në fund. Kam një kritikë si për këtë shkrim si për portalin tuaj. Më duket se autori nuk e kupton që dashuria dhe adhurimi që shqiptarët kanë për Vace Zelën i kapërcen implikimet  ideologjike apo teksteve që përconin këngët e saj. Vacja ishte institucion që nuk mund ta prekte as regjimi, ishte përtej jo sepse kishte kënduar ca këngë pro-regjim (shiko gjithë të tjerët që e kanë bërë të njëjtën gjë nuk kishin vendin e Vaces në zemrat e njerëzve) por sepse talenti dhe karakteri i saj i adhuruar nga kaq shumë njerëz e bëri regjimin të përulej para Vaces dhe jo e kundërta. Por më duket se autori zgjedh të mos ta pranojë ose vërtat nuk e ka inteligjencën për ta kuptuar.

Gjithësesi, ti kthehem arsyes së vërtetë që më nxiti të komentoj këtu: është e turpshme sesi po përpiqeni të rehabilitoni, këtu tek ResPublika dhe sidomos tek Java figurën e Hoxhave. Më duket shumë imorale.

Add new comment