Oborri i administratës së Bashkisë është kthyer në magazinë hedhurinash

Me ardhjen e ekipit të ri drejtues të Bashkisë, një nga të parat vendime ishte vënia e drynit portës kryesore hyrëse të ish-uzinës Enver (ku bashkia e Ramës futi disa drejtori të vetat, si ajo e Taksave dhe Tarifave vendore, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor), dhe asnjë taksapaguesi nuk i lejohet të fusë makinën brenda rrethimit për ta parkuar. Këtë “privilegj” tashmë e kanë vetëm punonjësit e tri administratave. Na duhet sërish të kthehemi në kohë, atëherë kur drejtoria e taksave ndodhej tek kioskat pranë Kullës së Sahatit dhe taksapaguesit e dinin se ç’duhet të hiqnin për të gjetur një vendparkim të sigurtë për të mos marrë gjobë nga Rrugorët a Bashkiakët.
Por nuk është vetëm kjo arsyeja që më bëri të shkruaj këto radhë. Këto ditë m’u dha rasti të shkoj në atë institucion dhe ndjeva keqardhje kur pashë mjediset e jashtme, pikërisht ato që dikur shërbenin si vendparkim për makinat e taksapaguesve. Kujtdo i mbahet mend aksioni i Policisë Bashkiake për lirimin e trotuarëve të zaptuar me vazo lulesh dekorative, kryesisht nga bar-restorantet. Ishte një ndër ato aksione të fillim mandatit për të treguar forcën dhe në pamje të parë dukej një inisiativë e mirë për të fituar më tepër hapësirë lëvizjeje për këmbësorët.
E pra, pikërisht atyre vazove të sekuestruara, herë me dëshirë e here dhunshëm, iu gjet vendi se ku të “magazinohen”, mu në oborr të drejtorisë së Taksave, faqe rrugës kryesore. Ata që i kanë transportuar deri aty nuk e kanë vrarë shumë mendjen, i kanë hedhur nga karroceria e makinës drejt e në asfalt. Si rezultat kemi vazo të thyera, dhera të shpërndarë gjithandej dhe në kohë shiu e gjitha kthehet në një baltovinë masive. Fotografia që ilustron këtë shkrim (por dhe të tjera që mund t’i shihni tek rubrika Foto nga Lexuesit) flasin vet për gjendjen e mjeruar si janë katandisur ambientet e jashtme, por që drejtuesve të tri drejtorive që shërbejnë aty s’u bën përshtypje. Të shpresojmë që për çka u shkruajt këtu të ketë një reflektim nga ata që i dolën për zot qytetit (qoftë edhe në atë mënyrë që erdhën në ato detyra) dhe ato ambiente t’i risjellin në gjendjen e mëparshme, ashtu siç i gjetën. Gjithnjë nëse do jenë të gatshëm të vlerësojnë pastërtinë dhe të bukurën, virtyt që duket se u mungon. Duke filluar qysh nga kryebashkiaku Basha.
Altin Ketro
Comments
Turp dhe vetem turp per te

Turp dhe vetem turp per te gjithe ata njerez qe kane lejuar nje gje te tille!!

Realisht nuk arrij ta kuptoj se ku e gjejne guximin per te shkaterruar ate qe kane gjetur me pare. Ne vend qe te vazhdojne rrugen e nisur per gjerat e mira, me paturpesine me te madhe veprojne si Zoter te asaj toke dhe shkaterrojne gjithcka...

Kam me shume se 1 vit qe jam larguar nga Shqiperia dhe kuptohet kam nje mall te jashtezakonshem per njerezit dhe vendin tim. Cdo dite jam me medyshjen te kthehem apo jo atje ku jam rritur. !!! Sa here qe degjoj muzike shqiptare apo thjesht shoh flamurin kuq dhe zi perlotem e permalluar.

Por realisht te gjitha keto ndjenja me duket sikur zveniten sa here qe shoh veprime te tilla, te cilat fatkeqesisht per te gjithe ne qe jemi larg e kthejne qendrimin ketej, ne dhe te huaj , ne nje domosdoshmeri jetike per ti shpetuar atij absurdi aq te madh!!!!

Shpresoj me shpirt qe ky absurd te kete nje fund dhe dita qe une te kthehem prane vendit tim te jete sa me afert!!!

Add new comment