Doris Pack Vetvendosjes: Hiqni dorë nga kjo që po bëni; është çmenduri!

Postuar në 12 Janar, 2012 04:50

Doris Pack bëhet e gjallë pas një kohe të gjatë heshtjeje. Por nuk e ka me Tiranën. E ka me Prishtinën; më saktë, me Albin Kurtin dhe me tubimin e paralajmëruar prej tij. “Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosja, me sloganin ‘Serbia nuk kalon’, duhet parandaluar”, ka thënë ajo për Radio Dukagjinin. “Unë mendoj se kjo është çmenduri. Është çmenduri dhe duhet parandaluar. Ata [të Vetvendosjes] duhet të sillen ndryshe e jo siç sillen serbët në veri të Kosovës. Për mua është e pa pranueshme. E gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën”, ka deklaruar saktësisht eurodeputetja gjermane.

Kur thotë se “aksioni duhet parandaluar”, ajo nuk i drejtohet qeverisë, por Albin Kurtit. Kështu duket të paktën. “Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”, ka përfunduar Pack, sipas së përditshmes sonë Panorama.

Re.Pu.

Comments

Submitted by tirona (not verified) on

po pse nuk i flet keshtu serbeve kjo zonja, qe thyejne perdite mareveshjet nderkombetare ne lidhje me Kosoven?

Submitted by po sikur (not verified) on

po te kesh 20 vjet pa bere seks ,te tilla budallalleqe do thuash.njelloj si sala

Submitted by Tiku (not verified) on

PO moj po, Tadicit mos i thuaj asnje fjale!!!!!

Submitted by dikushi (not verified) on

Doris Paku e ngareqi ne Shqiperi edhe tani i mbeti Kosova !

Submitted by arvanites (not verified) on

Kjo ka 8 vjet rresht qe fiton cmimin si eurodeputetja me anti shqiptare ne Parlamentin Europian.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.