Albin Kurti kërkon mbështetje e ndikim në Tiranë

Postuar në 11 Janar, 2012 10:40

Albin Kurti kërkon mbështetje në Tiranë për aksionin e bllokimit të paralajmëruar të së shtunës të pikave kufitare në kufirin me Serbinë. Ky është i pari gjest që e kërkon, ndoshta pa e synuar, shtrirjen e komunikimit  e të konsensusit politik në të dy shtetet e të njëjtit komb. Sikur nesër klasat politike të Kosovës e Shqipërisë të shkrihen në një, ky gjest i Vetvendosjes mund të merret si një gjest përurues i një epoke.

Por nuk jemi, tamam-tamam, në një terren politik. Jemi në një terren nacionalist. Duket sikur i pari i lëvizjes ‘Vetvendosje’, Albin Kurti, ka për qëllim të fitojë zemrat e partizanëve të bashkimit kombëtar. E vërteta është se ai nuk flet për bashkim kombëtar, por esenca e ligjërimit të tij ta çon mendjen bash atje: “Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm.”

Të shkëputura nga konteksti, këto fjalë mund të merren, me ndonjë ndryshim jo fort esencial, si të Abdyl Frashërit. Duket sikur asgjë s’ka lëvizur në 150 vitet e fundit për shqiptarët.

M.N.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

bravo i qofte ,shqiptar i vertete.ky eshte modeli i politikanit qe mungon ne hapesiren shqiptare, i atij qe mbron interesat e shqiptareve.

Submitted by anonim (not verified) on

Zotri Nano, po te ishim me te ndergjegjshem si komb dhe shoqeri nuk do te ishim ne gjendjen qe jemi.

E kam thene edhe me pare, ne Shqiperi "filmi" i shoqerise dhe politikes  ka mbetur ne 1945-en,

njerezit akoma flasin dhe silen sikur po luftohen ballistet me partizanet.

Keshtu qe nuk pres shume nga kjo gje.

Biles cuditem pse akoma nuk kane filluar sulmet personale ndaj Albin Kurtit nga politika ne Tirane.

Jam kurioz ta dij cilat nofka dhe batuta do ti perdorin ?

Submitted by tani97 (not verified) on

Une isha, zgjati rreth 1 ore e 45 minuta. Albini me pelqeu ne 80% te argumenteve per te cilat u bisedua. 20% per te cilin nuk jam dakort eshte pjesa e bashkimit kombetar. Nuk ka asnje shans qe trevat shqiptare te bashkohen ketu e 10-20 vjet. Kjo per arsey te ndryshme, por ne vecanti per arsye politike dhe gjeopolitike. Por ama ne mund te perpiqemi per nje bashkim te strukturave ekonomiko-sociale edhe pse nuk shprehemi per bashkim. Per te qene me i qarte, mund te realizojme me Kosoven dhe nje pjese te Maqedonis, Malit te Zi, dhe Greqise, lidhje te forta ekonomiko-sociale midis shqiptareve banues ne keto treva. Kjo eshte ne fund te fundit nje fare bashkimi real, pavaresisht se ne letra ne ngelim prape te ndare. Por bashkimi ekonomiko-social ose bashkepunimi i afert midis shqiptareve ne trevat e Shqiperise, Kosoves, Greqise, Malit te Zi dhe Maqedonise ne keto fusha te jetes, ngelet nje hap i nevojshem ne cdo rast perpare se te mund te flasim per bashkim ne nivel shtetesh. Dhe sidoqofte, mund te kemi shprese vetem per bashkim Shqiperi-Kosove (dhe ndoshta nje pjese te Maqedonise nqs. ndonje dite ne nje te ardhme te largert ajo prishet, duke qene se eshte nje shtet sajese) sepse ndaj Greqise dhe Malit te Zi nuk kemi asnje shans per t'i marre territor.

Albini m'u duk shume me i qarte dhe i sakte se sa shume personazhe te botes civile shqiptare te ketushem, edhe shoket e tij i kishte goxha te sakte. Keshtu qe ne pergjithesi ishte nje takim i mire dhe i kenaqshem.

Ciao.

Submitted by lind_soc (not verified) on

Idete nuk gjykohen nga koha ne te cilen jane hedhur, por nga fuqia shnderruese-emancipuese qe mbartin per cdo kohe, e sidomos ne te sotmen. Kesisoj, kur nuk jane anakronike, por perkundrazi emancipuese, fjalet e Perikliut e Aristotelit per demokracine, Lokut per te drejtat e njeriut, Rusoit per sovranitetin popullor, Marksit per kritiken ndaj kapitalizmit etj, s'ka pse te tingellojne te tilla ato te Abdyl Frasherit per domosdoshmerine politiko-shoqerore te shtetit kombetar.

Submitted by dikushi (not verified) on

z.Nano ju ka zene edhe juve "mallkimi" i analistit.

Eshte bere e modes sot qe gazetaret te gjejne gabim dhe te kritikojne cdo nje e cdo gje?

Sikur te ishit ne kerkim te qenjes te persosur.

Bota nuk ndryshon vetemse duke kritikuar.

C'far arogance.

Submitted by Fisniku (not verified) on

z.Nano ky eshte nder artikujt me te anshem qe ke shkruar kohen e fundit.

Shiko vetem c'far fotografie ke zgjedhur, nje plak fshatar.

Domethene, me vetedije apo ne subkoshiencen tende: ja keta nacionalistet fshatar, te pa edukuar e naiv perkunder

"intelektualit" te ndritur, europian e kozmopolit si puna jote.

Ehh, deri kur ne shqiptaret do kemi turp nga lekura jone ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.