Gallatë online pas tezës së Berishës mbi “dixhitalizimin e bujqësisë”

Mufka e sotme e Berishës për “dixhitalizimin total të bujqësisë, [me synimin që] fermeri shqiptar të disponojë online gjithçka që i duhet për biznesin e tij”, ka provokuar reagime të shumta në blog-jet, site-et e rrjetet sociale, shumica e të cilave (reagimeve) – merret me mend – janë të natyrës së gallatës. Njëri thosh “O t’hongsha zemren o Sule!”, e nuk kuptohet pse thotë Sule (ndoshta ka dashur të thotë Sale); tjetri e merr si një mesazh medemek politik: “Per inot te botes e te socialistave kudo si nollen!” (komentet po i sjellim siç i kemi gjetur online; madje pa gërmat “ë” e “ç”); një tjetër akoma bën sikur ka rënë në grackën e kryeministrit: “Do u dhikemi me e-rrush kete vit ne Shqypni”. Internauti i radhës është disi serioz dhe pa shumë elegancë: “Dhe te jeni te sigurt qe ai i beson ...arlliqet qe thote!” Më tej, dikush që është ekspert IT-je ka brenda komentit dhe një sugjerim për kryeministrin: “Une jam programist por deri tani nuk kam pare asnje nderfaqesim (API) per lopen ne asnje gjuhe programimi… shpresojme qe qeveria te udhezoje Microsoftin per nje nderfaqesim sa me te mire te lopes shqiptare ne sistemet operative Windows.” Një koleg i këtij të fundit ecën më tutje: “Une them qe fshataret dhe token mund ta mbjellin direkt online nga smartphone-t me teknologjine 3G”. Ka ndonjë që ka merak keqkuptimin mes komentuesve e kryeministrit, dhe u sulet të parëve: “Po c’hyn bujqesia me lopet e dhite, o zoterinj injorante komentues?! Ka nje fjale tjeter ne shqip: “blegtori”. Mesojeni, o te ndritur!” Dikush tjetër e beson seriozisht kryeministrin: “Qe te shkohet perpara, duhet qe dikush t’i marre keto inisiativa, si ne tere boten.” Një tjetër (ky është i fundit që kemi zgjedhur) shpjegon me fare pak fjalë se ç’do të thotë dixhitalizim i bujqësisë: “Tani fermeri do hyje online me wireless nga maja e malit.”
Etj., etj., etj.
Re.Pu.
Comments
Nga Artan Hoxha i News24 Pas

Nga Artan Hoxha i News24

Pas nismes se re te qeverise shqiptare per dixhitalizimin e fermereve...cdo gomar do paiset me wireless qe te kete mundesi fshatari te perdor lap-topin ne cdo moment per tu informuar nga Ministri i Bujqesise Ruli per cmimin e trangullit ne burse...

HAHAHAHAHA Kam pershtypjen qe

HAHAHAHAHA

Kam pershtypjen qe asnje nuk e ka kuptuar kryministirn cfare ka dashur te thote. Ai nuk e ka pasur per informatizimin e bujqesise ne te vertete, por duke qene se eshte i apasionuar pas IPAD dhe i detyroi edhe ministrat qe te blenin njje te tille tani do qe ta perhapi kete kulture dhe ne fshat dhe menyra me emire qe ka menduar ai per ti terhequr fshataret ne kete nisem ka qene futja e tyre ne gracken e FARMVILLE. Kjo eshte nje ide brilante dhe keshtu duhet kuptuar. Pra nuk ka lidhje me lope e dele apo me bujqesine e vertete por thjesht do te shtoje numrin e perdoruesve te Apple ne Shqiperi dhe kete e ben ne homazh te Steve Jobs se ai ja ka lexuar deshirat Berishes qe kur ka qene i vogel dhe ja beri realitet

Nuk e di pse me kujton Maria

Nuk e di pse me kujton Maria Antoneten, te ciles kur i thane se fshataret protestonin sepse s'kishin buke, tha: le te hane biskota!some

... dhe atehere le te

... dhe atehere le te shpresojme qe "history repeats itself"...

Dixhitalizimi i deleve, dhive

Dixhitalizimi i deleve, dhive dhe lopeve eshte risi ne ate qe quhet Innovative Technologie, kuptohet kjo nisme do mbaje emrin e Sali Berishes. Kuptohet fshataret do ngrene edhe qendra IT ne Shtepi per telekomandim nga distanca........a duket si New Fiction Movie te Tipit Jim Carrey.

Dixhitalizimi i bujqesise dhe

Dixhitalizimi i bujqesise dhe blegtorise?? .. ça eshte kjo re Nas. lope me fejsbukt ë ???

Kërkesa thotë që çdo bujk

Kërkesa thotë që çdo bujk duhet që fermën ta ketë patjetër biznes (!) dhe çdo gjë që i nevojitet ta ketë online (!). Kjo edhe mund të bëhet, të futen të gjitha produktet dhe pajisjet në një web-online. Dmth gjysma e punës kryhet lehtë-e-lehtë dhe bukur. Çështja është bujku si do të vizitojë këtë web-in? I duhet njohuri, pajisje dhe a ka interes?

Është pjesë e premtimeve të "silicon valley" për të tentuar mbajtjen e popullit jashtë realitetit, në ëndrra të "bukura". Bile edhe nuk është për tu çuditur aq shumë nga këto deklarata, që janë zgjatime të propagandës enveriane.

Më e keqja është që po bëhet humor me shtresën e popullatës që ka më së shumti nevojë për mbështetje financiare dhe jo për t'i thënë që tani mund të blesh edhe më lehtë. Problemi është të blesh çfarë dhe me çka dhe jo t'ia bësh më të lehtë për të blerë.

Ka lezet, je duke pire kafen

Ka lezet, je duke pire kafen ne qender, shtyp enter, dhe fap fap ndizet traktori e ta leron arën për shtat pale qejfe!!

Sikur te kishte arritur

Sikur te kishte arritur bujqesia jone kulmin e mekanizimit ndoshta edhe mund te flitej per dixhitalizim.Po fshatari yne duhet te mbaje ne nje dore shatin e ne tjeter i-pad-in. Kjo eshte tamam tallje b.....e me fshataret qe mezi rrisin prodhimet e sa mezi i shesin. Po si duket eshte rrot(k)arizuar ai qe e permend dixhitalizimin e kjo tregon qe pushtetaret tane jetojne te shkeputur nga realiteti dhe na tregojne endra dixhitale....... Fshatari neser do bente mire qe kutite e votimeve t'ua mbushte me nga ato "dixhitalet" e ngrohta qe ben lopa e atehere do kishim pushtetare te dixhitalizuar.

Jam dakort me parafolsit e

Jam dakort me parafolsit e re! Je ti ktu? Jam un aty? kjo eshte diçitale!!!

Je ti aty? Jam un ktu? kjo

Je ti aty? Jam un ktu? kjo esht diçitalizimi!

Add new comment