Ishin shumë ata që i dhanë ‘lamtumirën’ Xhevat Hanës; por asnjë prej pushtetit!!!

Postuar në 11 Janar, 2012 04:31

Prokurori Xhevat Hana, që ndërroi jetë më 5 janar pas një sëmundjeje që e rrëmbeu papritur, është përcjellë dje për në banesën e fundit ashtu si asnjë funksionar tjetër shtetëror i këtij niveli më parë. Pjesëmarrësit në homazhet zyrtare që u mbajtën në ambientet e qendrës kulturore të ushtrisë janë befasuar nga numri i madh i njerëzve që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën prokurorit të pabujshëm. Kjo ‘lamtumirë popullore’, siç e quante Shqipi, mund të lidhet me faktin që ai u mor me profesionalizëm e guxim, sa ish gjallë, me dosjen djegëse të Remzi Hoxhës (kishin ardhur nga Shkupi dy vëllezër të Remzi Hoxhës me këtë rast), por kanë qenë të shumtë ata që kanë dashur të marrin pjesë në shenjë nderimi për një prokuror të ndershëm. “Për mua, numri i madh i njerëzve ish shenjë e vlerësimit të një zyrtari të ndershëm të sistemit të drejtësisë, gjë që do të thotë se në këtë vend, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, ndershmëria nuk është diçka jashtë mode”, u shpreh në telefon për respublica-n një koleg i Hanës.

Në homazhe nuk u pa asnjë fytyrë e maxhorancës qeverisëse, gjë që mbetet fare e pashpjegueshme. Apo është e kundërta, dmth është krejt e shpjegueshme?

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mendoj qe ja vlente te shkruaje me shume duke i dhene hapsire simbolit te se mires. Qofte i xhenetit dhe i past lone jeten femijve e dashamirsve. Zoti e past fale.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&nbsp;Muci.. &nbsp;E ndoqa me vemendje shperthimin tuaj per 21 Janarin tek Top Show e Xhunges. Kishit plotesisht te drejte, ajo qe ndodhi dhe me menyren se si u trajtuan nga shoqeria keto vrasje eshte shokuese. Kjo ka ne thelb qendrimin tone kundrejt ca kufijve te patolerueshem njerezore pa marre parasysh politiken partiake.. Nje shembull eshte se si ne si shoqeri e trajtojme vdekjen apo vrasjen per politike.. Kjo ka lidhe edhe me qendrimin ndaj vdekjes se zyrtarit te nderuar te shtetit Hana apo vrasjet e 21 Janarit..Sic e thoni edhe juve ka disa kufij ku nuk mund te kalohet.. por ne Shqiperi kjo eshte shokuese, saqe edhe Kadareja thote se ne politike tani hyri vdekja keshtu qe nuk ka vend per militantizma.. Por mua ne ate shtudio me doli shume qarte perse ne edhe humanizmin e ndotim me politike te ndyre.. Aresyeja e vetme eshte sepse njerez si Biberaj dhe Mustafaj(shkrimtar ky i fundit) per te qene &quot;politically correct&quot; ia lane institucioneve te drejtesise te cilen sapo e kishin diskredituar personalisht me kritika. Dmth ata (Bib dhe Must) thane qe ata u vrane si u vrane por duhet te themi cthote &nbsp;drejtesia.. Si ka mundesi qe keta njeres me pak integritet moral ti fshihen vrasjes live ne TV ne kete forme? &nbsp;Perfundimisht une i ve me shume faj ketyre tipave me nuanca disi ndryshe nga Berisha ne krahun e djathte qe nuk kane asnje kurajo njerezore qe te flasin hapur: &quot;krimi eshte krim&quot; &quot;vrasja eshte vrasje&quot; dhe pike. &nbsp;Me erdhi keq qe nuk iu leshuhat ketyre tipave ne studio por i lejuat qe te teorizonin me impotencen e tyre morale dhe njerezore. Nese nuk shkojne zyrtare te nderojne te ndjerin &nbsp;Hana per kete kane faj keta &quot;njerez te vegjel&quot; &nbsp;qe bejne si &quot;zeri ndryshe&quot; i te djathtes qe as vdekja nuk i ndan nga militantizmi i idjathte.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.