“Mercedes”-i i vë sanksione Qeverisë kosovare

Gjiganti gjerman i automobilave “Daimler” konfirmon zyrtarisht se as përfaqësuesit e autorizuar nuk mund t’iu shesin vetura “Mercedes” nëpërmjet tenderëve publikë institucioneve të Kosovës prej janarit 2012.
Është gazeta ‘Zëri’ në Kosovë që e bën me dije këtë fakt. ‘Zëri’, edhe para disa ditësh kishte njoftuar se mercedesët mund të blihen vetëm me një leje të posaçme nga prodhuesi, ose në negociata të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e kompanisë nga Gjermania.
“Daimler”, një nga kompanitë lider në botë për prodhim automobilash, markat e së cilës janë shumë të lakmuara nga raca e re e pasunarëve shqiptarë, e mori këtë vendim për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në Kosovë, të referuar edhe në raportet e publikuara nga “Transparency International”. Ata thjesht nuk duan të përzihen me qeveri e me institucione të korruptuara. Mercedesi, mund të jetë simbol i parasë, por jo simbol i parave të pista.
Por vetë kompania nuk ka një rekord shumë të pastër. Përveçse e preferuar nga liderët e qeveritë e vendeve problematike për demokracinë si Azerbajxhani, Bangladeshi, Brunei, Egjipti, Salvadori, Indonezia, Liberia, Maroku, Pakistani, Uzbekistani e Nigeria, (madje dhe Sadami udhëtonte me Mercedes), janë jo të rralla rastet kur kompania është akuzuar për mitdhënie në nivele të larta, si në Egjipt. Atëherë pse penalizohen shqiptarët?
n.s.
Comments
Shifeni episodin e fundit te
<p>Shifeni episodin e fundit te pimpsonave, meret edhe me kete rast.</p><p>Shume e fort.</p>
Add new comment