Ambasadorët nuk bien dakord me “Presidentin kushtetues” të Berishës

Postuar në 10 Janar, 2012 05:54

“Shpresoj që një konsensus i ngjashëm [me këtë të Avokatit të Popullit] të arrihet edhe lidhur me kandidatin presidencial”, tha Wolfarth-i dje. Nuk është i pari që ecën kësaj ane. Dy ditë më parë ishte ambasadori i Danimarkës, e cila do të ketë kryesinë e radhës së Këshillit të BE-së në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që nënvizoi të njëjtën nevojë për një president konsensual: “Ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë. Një president i cili të mund të vazhdojë të bashkojë e të sigurojë popullin shqiptar dhe botën jashtë që vendi juaj është i palëkundur në rrugën demokratike.” U bënë dy.

Dje në mbrëmje dy të parëve iu bashkua dhe Ettore Sequi, ambasador i BE-së. Në një intervistë për televizionin AS me gazetarin Aleksandër Furxhi, ai e bëri të qartë opinionin e vet: “Identikitin e një Presidenti mund ta shikojmë fare qartë në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 86, ku thuhet qartë se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit”.

Duket se ka një presion në rritje nga ana e diplomacisë perëndimore lidhur me momentin e pritshëm presidencial. Askush deri më sot nuk ka rënë dakord me “presidentin kushtetues” që don të na japë Berisha.

M.N.

Comments

Submitted by artur (not verified) on

Nje president konsensual dhe njekohesisht simbol i unitetit te popullit? Si mund te jete identikiti i personit rreth te cilit hipotetikisht mund te arrihet nje konsesus mes PD dhe PS ? Nje Moisi i Ri? Nje anonim (ne kuptimin i pa afishuar ne skenen politike, afer apo rrotull saj) por padyshim person publik dhe me integritet te spikatur profesional dhe qytetar?  Une nuk di ndonje emer   qe te gezoje prerogativat e mbartesit te unitetit te popullit, qe tani,  dhe , per pasoje, te jete konsensualisht i pranuar nga te dy krahet e politikes. Politika pjesen dermuese te intelektualeve te artikuluar e ka ndare ne dy kampe, dhe, rrjedhimisht, edhe ata qe pretendojne se jane te paanshem, ideologjikisht aderojne ne njerin ose tjetrin krah.Perjashtoj ketu tekniciente  te moshes 40-45 vjec, te cilet nuk kane patur ndonje ofiq publik dhe kane ndertuar reputacionin e tyre larg politikes dhe angazhimeve te drejtperdrejta politike. Formulimi  "PRESIDENTI perfaqson UITETIN e popullit" nenkupton se, pavaresisht nga formula e zgjedhjes (me vullnetin e mazhorances (71 vota)  apo me  konsesusin e te dy paleve) personi imperativisht duhet te BEHET mbartes i Unitetit te popullit, sapo ulet ne karriken e Presidentit , c`ka nenkupton se Kushtetuta, mbrojtja dhe zbatimi i saj, behet "Bibla" e  veprimtarise se tij si ofiqari me i larte i shtetit. Ne kete optike, perzgjedhja e nje emri jashte politikes aktive, me integritet dhe profil te spikatur publik, mbetet e vetmja shprese per te shmangur renien perfundimisht te shtetetit nen "tiranine e shumices"

Submitted by tani97 (not verified) on

PD nuk ka shans te propozoje nje person per te cilin nuk kane as me te voglen garanci qe do t'i degjoje me kujdes. Personi i propozuar mund te vije nga rradhet e anetareve te kryesise gjate ketyre 20 vjet jete te PD-se ose nga "bota civile". Ky rasti i dyte ka per te qene nje mashtrim sepse nuk ka rrjedhur aq shume Sala sa te mire dike nga jashte PD-se pa asnje garanci. Njerezit e betuar te PD-se i ke te gjithe ne PD sot. Por PD-ja ne vite ka pasur edhe njerez qe nuk ia kane fershellyer Sales (zakonisht keta jane jashte partie sot). I tille doli edhe Bamiri (ne nje fare menyre, jo 100%, por ne jete nuk ka asnjehere 100%. fansat e PS-se i duhet t'ia dine per nder Bamirit, sepse edhe mund te kishte qendruar plotesisht salist). Une them se PS-ja duhet te ishte shume e lumtur sikur te perseritej nje presidence si e Bamirit. Mendoni nje presidence alla-Jozi per te pasur idene.

Nderkohe PS duhet te sforcohet shume nqs. deshiron te paraqese nje kandidat qe te kete nje minimum shansesh per t'u votuar nga PD. Rasti i Nanos eshte me vete. Por s'do te kishte fatkeqesi me te madhe per Shqiperine sikur Nano te behej president. Nga anetaret e kryesise se PS-se gjate viteve, po te fillosh te perdoresh siten duke eliminuar me rradhe ata me background politik thellesisht komunist, ata qe jane perlyer me Nanon, ata qe jane te rinj, ngelen shume pak emra te mundshem.

Nje variant qe mund te kerkonte Edi, eshte propozimi i nje emrit te marre nga PD (nqs. realisht nuk e duan Nanon dhe nuk deshirojne qe Sala ta votj vete) me aq profil te rendesishem qe Sala ta kete te veshtire ta shaje, apo te veje Jozin mbi kete emer. Minimalisht do te kishte sherr ne PD, cfare nuk eshte keq ne periudhe zgjedhjesh. Se dyti, eliminohet risku i Jozit presidente, qe do te jete nje presidente po aq e rrezikshme dhe e felliqur sa Nano.

Ose te vazhdojne te kerkojne persona jashte politikes dhe me garanci qe nuk shiten tek Sala. Eksperienca e ketyre viteve duhet te na kete mesuar tashme qe jane specie ne zhdukje.

Meqenese pak a shume te gjithe jemi dakort qe emrat me te mundshem deri me sot jane Sala vete, Jozi dhe Nano, une do te thoja qe PS duhet te fokusohet ne perjashtimin e mundesise qe njeri prej ketyre te behet President, ose ne rast se behet, te pakten te kete kaluar nje beteje mediatike dhe politike te vertete. Ne kete menyre edhe procesi i zgjedhjes se ketij Presidenti te ekspozohet qartasi ne publik dhe ndaj te huajve.

Ciao.

Submitted by artur (not verified) on

PS: Sinjalet e para permes deklaratave te kujdestareve nderkombetareve, shpresoj te jene koherente dhe eshte ndoshta rasti te ndalin  "Burrit te shtetit" ne turravrapin per kapjen e te gjithe shtetit. Shkopi  dhe karrota!

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ani mire, qe edhe ambasadoret po flasin me 'cepa' e jo 'ovale' , qe te mbes ndonje fjali pa dy 'pamje' diplomatike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.