Evazioni fiskal, sa ka qenë e sa do të jetë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4995_jgtyftdkytdfk.jpg?itok=YfrouHm-)
Evazioni fiskal nuk mund të matet drejtëpërdrejt, por në vendet ku zbatohet Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) me nje nivel unik, matja e tërthortë e tij është relativisht e thjeshtë. Në vija të trasha, të ardhurat nga ky tatim, në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, duhet të jenë afërsisht sa ç’është tarifa e taksimit. Kështu, në qoftë se tarifa e taksimit është 20% (si në Shqipëri, për shembull), të ardhurat nga TVSH-ja, në kushte ideale, duhet t’i afrohen 20-përqindëshit të PBB-së. Sepse Produkti i Brendshëm Buruto nuk është gjë tjetër veçse vlera e shtuar nga aktiviteti ekonomik brenda një vendi (INSTAT-i ka filluar ta quajë Vlera e Shtuar Bruto PBB-në, term me të cilin jemi mësuar prej dy dekadash).
Përdora më sipër shprehjen “në vija të trasha”, sepse një pjesë e vlerës së shtuar bruto u takon shërbimeve që ofrohen si të mira publike (arsimi publik, policimi, administrata publike, etj), për të cilat nuk paguhet TVSH. Po të llogaritim vlerën e këtyre shërbimeve në Shqipëri, i bie që të ardhurat nga TVSH-ja duhet të jenë diku në nivelin 16% të PBB-së, e jo 20%, sa ç'është niveli i TVSH-së. Kuptohet, në qoftë se nuk ka evazion fiskal...
Le të shohim tani se sa ka qenë faktikisht kjo përqindje e sa pritet të jetë në vitin në vazhdim.
Viti i fundit kur INSTAT-i ka bërë një matje të drejtëpërdrejtë të PBB-së (matje që konsiderohet si përfundimtare) është viti 2009 -- në vitet e mëpasme matjet kanë qenë të tërthorta, pra jo përfundimtare. Në vitin 2009, PBB-ja ka qenë rreth 11.5 miliard dollarë, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja për 12 mujorin kanë qenë 1.1 miliard dollarë. Pra, sa 9.6% e PBB-së, nga 16% që duhej të ishte në kushtet e evazionit zero. Thënë ndryshe, thesarit të shtetit i kanë munguar në 2009-ën rreth 740 milionë dollarë, për shkak të mosvjeljes së plotë të TVSH-së.
Duke e ekstrapoluar këtë evazion të pagimit të TVSH-së, mund të arrihet në përfundimin se rreth 40% (100%-9.6%/16%) e aktivitetit ekonomik jo shtetëror s'ka kaluar në sitën e administratës fiskale në vitin 2009.
Le të vijmë tek shifrat e buxhetit të 2014-ës.
Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohen të jenë sa 8.5% e PBB-së, e cila pritet të jetë rreth 13.9 miliard dollarë. Pra, qeveria parashikon të mbledhë rreth 1.2 miliard dollarë TVSH, nga 2.2 miliard dollarë që duhet të mbledhë, në qoftë se e vjel TVSH-në në nivelin 16% të PBB-së.
Duke e ekstrapoluar këtë evazion të pritshëm të pagimit të TVSH-së, mund të arrihet në përfundimin se rreth 47% (100%-8.5%/16%) e aktivitetit ekonomik jo shtetëror s'do të kalojë në sitën e administratës fiskale në vitin 2014.
Krahasimin e 2014-ës me vitin 2009 e bëra për faktin se është viti i fundit kur INSTAT-i ka bërë një matje të drejtëpërdrejtë të PBB-së, e cila konsiderohet si përfundimtare. Por në qoftë se krahasimi bëhet me 2013-ën (për të cilin nuk kemi ende matje, qoftë dhe të përafërta), viti 2014 mund të duket një përmirësim. Sepse parashikimi për vitin 2013 ishte se TVSH-ja nuk do të kalonte 8% të PBB-së.
Le të shpresojmë se në vitin 2015 do të kemi një ulje domethënëse të evazionit fiskal...
Comments
Po Bujqesine (20.4% e GDP)

Po Bujqesine (20.4% e GDP) dhe pjesen e biznesit te vogel qe nuk faturon me TVSH, ku i fut ky Zaloshnja?

teorikisht, cdo sektor

teorikisht, cdo sektor (bujqesor apo jo) e cdo biznes (i vogel apo i madh) duhet te kaloje ne siten fiskale.

pikerisht llogaritja e

pikerisht llogaritja e evazionit fiskal nuk eshte kaq e lehte. perkundrazi eshte nje nga llogaritjet me te veshtira. por per kete mund ta thone me mire fjalen ekspertet.

nga ana tjeter Zaloshnja e ka thjeshtuar kaq shume kete llogaritje, sa duket se evazionin fiskal mund ta llogarisin e edhe kalamajt e klases se pare. une me te vertete nuk e kuptoj sa serioz mund te jete diskutimi mbi bazen e nje thjeshtezimi dhe vulgarizimi te tille te ceshtjes.

duke shikuar shifrat e KE

duke shikuar shifrat e KE vura re se asnje vend europian nuk arrin te mbledhe as 10 % te GDP-se nga TVSH.

Danimarka qe mbledh me shume i afrohet 9 %. Atehere si shpjegohet kjo? Mos valle Danimarka e ka TVSH me te ulet se ne? Duke kerkuar me tej shikoj se Danimarka ka nivelin me te larte te taksimit te TVSH ne europe (25 %) dhe megjithse mbledh 20 % te te ardhurave te pergjithshme nga TVSH, kjo e ardhur perben vetem 9 % ne raport me GDP-ne. Atehere po te ishte e vertete hipoteza e Zaloshnjes del se Danimarka ka nivelin me te larte te evazionit, kur dihet boterisht se eshte vendi me korrupsionin me te ulet (i dyti pas Finlandes ne bote per korrupsion Transparency International).

pra eshte e qarte se ekonomia nuk eshte aritmetike e thjeshte dhe se te llogaritja e Zaloshnjes per evazionin mbi bazen e perqindjes se te ardhurave nga TVSH ne raport ne GDP nuk eshte e sakte.

konkluzioni: Zaloshnja ben nje gabim shume evident: ne rastin me te mire TVSH mund te na jape 20 % te te ardhurave te pergjithsme nga taksat, dhe jo 20 % te GDP-se.

pra 13.5 miliard USD e buxhetit te vitit 2014 duhet pjestuar me 3 dhe na jep afersisht 4.5 miliard. 20 % e 4.5 miliard jane vetem 0.9 miliard dhe jo 2.2 miliard sic e llogarit Zaloshnja.

sa per sqarim une jam inxhinier mekanik dhe jo ekonomist. pikerisht per kete arsye nuk i duroj gabimet ne llogaritje.

Pothuaj gjysma e GDP ne

Pothuaj gjysma e GDP ne Danimarke perbehet nga sherbime publike, nga te cilat nuk vilet TVSH. Gjithashtu, nje sere sherbimesh dhe produktesh private perjashtohen nga TVSH-ja. Pra 9% eshte shume afer tavanit.

Nuk thone kot, qe te

Nuk thone kot, qe te kundertat takohen. Shifra e Danimarkes qe Ju me te drejte i referoheni dhe shifra e zotit Zaloshnja qe paraqet te ardhurat tona nga TVSH, jane te peraferta. Por nese Danimarka e ka te ulet per arsyen e thjeshte se eshte nje shtet thellesisht social, perndryshe, ne e kemi te ulet per faktin e thjesht se jemi thellesisht te korruptuar. Kjo duket, perben thelbin e shkrimit te zotit Zaloshnja. Por shoh, se po e teproj qe komentoj dy here dhe per kete kerkoj ndjese.

Analize shume e manget qe ka

Analize shume e manget qe ka supozime "assumptions" shume te trashe. me se paku gazetari duhet te kishte marre mundimin te shihte perberjen e GDP-se qe eshte si me poshte (per tremujorin e fundit te 2013):

Bujqesia - rreth 21%

Industria nxjerrese - 11%

Ndertimi - 9%

Sherbimet - 59%

Duke marre parasysh faktoret e meposhtem:

1. nje pjese te madhe te prodhimit bujqesor feremeret e konsumojne per nevoje personale (drithi, perimet, qumeshti, etj) pra nuk tatohet,

2. ndertimi nuk faturohet me TVSH pasi taksa per blerjet e apartamenteve varion ne varesi te metrave katrore dhe vendit te ndertimit (materialet e ndertimit kane TVSh por keto jane nje pjese e kesaj vlere te shtuar),

3. shumica e ndertimeve behen per nevoja personale dhe shpesh me pune te papaguar,

4. ashtu sic thote dhe shkrimi nje pjese e sherbimeve (transporti, posta, arsimi, shendetesia, etj) jane publike ose te perjashtuara nga TVSH,

atehere llogaritja e artikullshkruesit duhet te dale shume ndryshe. Ekonomia nuk eshte thesht statistike perqndjesh Zaloshnja.

Eshte e cuditshme se si i

Eshte e cuditshme se si i turren autorit te shkrimit duke treguar se me e rendesishme per ta eshte saktesia deri ne ekstrem e shifrave dhe jo qellimit te shkrimit. Zoti Zaloshnja eshte korrekt deri ne kufije absolutisht logjik. Tendenca e shkrimeve te tij, e papelqyer nga ata qe merren me formen dhe jo permbajtjen eshte model se si duhet te jete gazetaria jone. Kush nuk gjen vlere tek thjeshtesia dhe sinqeriteti eshte e kote ta lexoje ate.

Add new comment