Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë

Postuar në 10 Janar, 2014 05:22
Roland Qafoku

Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë. Në një insert gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, solla nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas vitit në 365 ditë për 23 vjet rresht. Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit kalendarik. Viti me më shumë vrasje është1997 me 1542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona të vrarë.  Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.

Vrasjet vit pas viti ne shqiperi 1990-2013

Viti 1990/205 të vrarë

Viti 1991/205 të vrarë

Viti 1992/251 të vrarë

Viti 1993/268 të vrarë

Viti 1994/265 të vrarë

Viti 1995/210 të vrarë

Viti 1996/248 të vrarë

Viti 1997/1542 të vrarë

Viti 1998/573 të vrarë

Viti 1999/496 të vrarë

Viti 2000/275 të vrarë

Viti 2001/208 të vrarë

Viti  2002/179 të vrarë

Viti 2003/144 të vrarë

Viti 2004/119 të vrarë

Viti 2005/131 të vrarë

Viti 2006/87 të vrarë

Viti 2007/103 të vrarë

Viti 2008/88 të vrarë

Viti 2009/82 të vrarë

Viti 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/125 të vrarë

VITI 2013/120 të vrarë (e pazyrtarizuar)

GJITHSEJ 6259 persona të vrarë në 23 vjet

Comments

Submitted by tirana (not verified) on

sot ne oren 17:00 tek Kryeministria zhvillohet nje proteste qytetare kunder abuzivizmit te klases politike per 23 vite.

Submitted by Dritan (not verified) on

ndonje proteste per plogeshtine e popullit shqiptar gjate 23 viteve? Ndonje proteste indinjate ndaj popullit qe lejon kete klase politike???

Submitted by tirana (not verified) on

proteste indinjate ndaj klases politike ne fakt. Eksperimentuam kete te premte nepermjet nje ftese te thjeshte ne facebook. Nese do kemi vullnetin e duhur do te kalojme ne organizime konkrete.

Submitted by alidemsi (not verified) on

PO mire qe na i ke dhene keto shifra o  Qafok, por a ka mundesi qe te na besh edhe ca krahasime te tjera, me vendet e BE, si dhe me vendet e rajonit, ne menyre qe edhe konkluza te jete me e sakte...??? Se kesaj qe ke shkruar ti, i thone si ajo meseleja... kur e pyeten njerin per garen, ... i sati dole....? ... i treti, .....u pergjigj robi.... po sa veta ishit...???    tre....

Submitted by Dritan (not verified) on

Cme duhet mua se cndodh ne vendet e tjera?? Kaq rendesi ka krahasimi?

Submitted by alidemsi (not verified) on

Po ka o njeri ka, se te tille shoqeri po ndertojme.... ku nuk pyet vellai per vellane, djali per nene apo per baba, e keshtu me radhe... por keto simptoma nuk jane vetem shqiptare... por jane edhe me gjere... por ne si shiptare e kemi ne maje te gjuhes... vetfajesimin apo vetkriminalizimin... por ne fakt jemi nje komb i zakonshem si te gjithe kombet e tjera... ku me shume e ku me pak.... ndajj ka rendesi krahasiimi... se ne edhe jemi mburrur deri me dje, si vend pas Gjermanise, e sot kemi te theksuar krizen e ekzistencializzmit... pra keto ndodhhin vetem nder vendet e "zhvilluara" sii puna jone apo edhe ne vendet e tjera, perreth nesh... pra jemi te vetem apo e kane edhe vendet e tjjera kete sindrome....

Submitted by Dritan (not verified) on

Qe tregon nje te vertete si ligjet e Newton:

Shqiptaret jane e keqja e Shqiptareve. 6000 + te vrare tregojne barbarizmin e rraces tone. Vini gishtin kokes njerez dhe alarmohuni se Shqiperia eshte e mbushur me HORRA, KRIMINELE, NJEREZ TE FELLIQUR.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sipas nje statistike ne internet, ne SHBA gjate 2007 u vrane kriminalisht 16.929 njerez (pra nuk perfshihen vrasjet aksidentale). Meqe popullata e SHBA eshte afersisht 100 here me e madhe se e Shqiperise (300 miljon ndaj 3 milion), athere i bie qe e normalizuar per Shqiperine kjo shifer te jete rreth 170 vete. Kjo tregon qe qysh nga viti 2004 e ketej ne Shqiperi kane ndodhur me pak vrasje (ne raport me popullsine) se sa ne SHBA.

Ne nivel boteror mesatarja vjetore e vrasjeve kriminale eshte edhe me e larte, rreth 260 njerez ne vit.

Krahasuar me te dhenat qe ka sjelle Qafoku, pa dashur te minimizoj rendesine e atyre shifrave del qe Shqiperia eshte, sidomos afersisht ne 10 vjete e fundit mjaft me mire se mesatarja boterore dhe ajo e SHBA. E ku eshte lufta ketu (nuk po flasim per 1997 dhe vitet rreth 1997, kur me te vertete mund te konsiderohet qe Shqiperia ishte ne lufte me vehten e vet).

Nuk me duket se ka vend per panik, apo per sensacionalizem.

Submitted by Anonim (not verified) on

Z. Qafok! Ke ngaterru do shifra. P.Sh. Ajo e vitit 1990 nuk mund te jete e njejte me ata te vitit 1991. C'a ke qene ti ne vitin 1990 apo ne vitin 1991 qe paske mbajt statistika. Ne qfotese ke marre statistika nga arkivat e Ministrise Brendshme e thuaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.