Rama- Thaçi, një shfaqje në Prizren

Postuar në 09 Janar, 2014 05:33
Armand Shkullaku

Nëse do të kishte qenë kryeministër disa vite më parë, Edi Ramës do t’i duhej që këtë të shtunë të kalonte ose nga Maqedonia, ose nga rruga e vjetër e Kukësit për të mbërritur në Prizren. Por ai do të jetë atje në më pak se dy orë, falë rrugës për të cilën nguli këmbë vazhdimisht se nuk ishte një prioritet i Shqipërisë dhe se ato para mund të ishin investuar diku tjetër ku qytetarët shqiptarë kishin më shumë nevojë. Megjithatë, sot që është kryeministër ai do të takohet me Hashim Thaçin me premtimin e madh se këtë rrugë dhe shumë mundësi të tjera që janë krijuar, do t’i përdorin në afrimin e shqiptarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre. Dhe se ky angazhim i tyre do të jetë një prioritet. Të shtunën pra, dy kryeministrat kanë vendosur të bëjnë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Simbolika e këtij takimi është e fortë. Ai do të mbahet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, është i pari i këtij lloji e për rrjedhojë mëton epitetin historik. Nga skenari gjithçka duket e studiuar që sfondi para të cilit do të pozojnë dy kryeministrat të jetë i denjë për librat e historisë. Por historia veç fotove ka nevojë edhe për akte, e këto do të jenë prova e vërtetë se çfarë vlere do të ketë në të ardhmen kjo mbledhje e parë e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Zakonisht, përpjekja për t’i dhënë një nisme përmasa dhe peshë shumë më të madhe se çka ajo përmban në të vërtetë, çon në dyshime të forta mbi qëllimet pse ajo është ndërmarrë. E në këtë rast dyshimi kryesor ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare dhe lëshimin e premtimeve të mëdha thjesht për kapital politik dhe elektoral nga dy kryeministrat. Shija e ahengut alla turka me vëlla Erdoganin, po në qytetin e Prizrenit, është ende e freskët. Fakti që deri më tani është menduar më shumë për anën figurative të takimit dhe jo për ndonjë projekt konkret për të cilin shqiptarët do të duhej të informoheshin më parë, të bën të mendosh se Rama dhe Thaçi kanë patur prioritet takimin në vetvete dhe jo produktin e tij. Ata synojnë të prodhojnë një lajm të madh pa patur një plan se çfarë do të bëjnë më pas. Problemi më i madh për shqiptarët në të dyja anët nuk është nevoja për ndonjë lidhje apo besëlidhje si ajo e 100 e ca viteve më parë, as betimet e përbetimet se jemi një apo se do bashkohemi në Europën e Bashkuar. Këtë moment historik shqiptarët e kanë kaluar dhe afrimi mes tyre ka ndodhur. Ndarja ka rënë, njohja është më e madhe, hapësira e përbashkët fizike, mendore e shpirtërore zgjerohet dita-ditës e njerëzit po fitojnë ndjesinë se jetojnë në të njëjtin vend. Simbolika patriotike, qoftë edhe e nënkuptuar, në diskursin e politikanëve tingëllon sot e panevojshme, e tejkaluar dhe butaforike. Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, ku dy burra do i japin dorën (besën) njëri-tjetrit duket tepër folklorike pavarësisht moshës së personazheve. Ajo që shqiptarët kanë nevojë, më shumë sesa një show patriotik, është lehtësimi nga ana e dy qeverive i një procesi që ata vetë e kanë ndërmarrë veçanërisht 4-5 vitet e fundit. Afrimin mes tyre ata po e bëjnë vetë dhe qeveritë përkatëse duhet të mos vënë pengesa në mes, por të krijojnë kushtet që do të përshpejtonin një fenomen që tashmë ka marrë udhë. Me interes për qytetarët e dy vendeve do të ishte të dinin nga dy qeveritë nismat konkrete në drejtim të përmirësimit të gjendjes dhe afatet e realizimit të tyre. Nëse Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të arrinin të realizonin diçka në këtë drejtim, shqiptarët do të ishin të kënaqur edhe nëse ata komunikonin me skype dhe nuk merrnin rrugën deri në Prizren. Është pikërisht tendenca për show politik dhe skenografia e takimit të së shtunës që e komprometon qëllimin e mbledhjes mes dy qeverive. Qeveritë mund të ishin takuar edhe në Tiranë ose Prishtinë, sepse më me rëndësi janë vendimet që ato marrin se sa vendi ku i marrin. Rama dhe Thaçi mund t’i shtrëngonin duart edhe në ndonjë fshat të veriut ku mbillen patate, sepse simboli i patateve të bllokuara në doganë është sot më domethënës sesa ecja e udhëheqësve në oborrin e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit. Sepse njerëzit presin një zgjidhje për pataten, për rrushin, për materialet e ndërtimit e prodhimet e tjera që prej vitesh janë peng i politikave amatore fiskale mes dy vendeve. Qeveria e Tiranës vendosi të japë 100 mijë euro për një maternitet në Luginën e Preshevës dhe mirë bëri, por a ka një plan konkret për të ndërtuar spitale të përbashkëta Shqipëri- Kosovë për të administruar më mirë fondet dhe mjekët e që shqiptarët mos marrin rrugët për Shkup e Turqi? Po universitete të licencuara nga komisione të përbashkëta a mund të krijohen? Kur do të ngrihet një qendër e madhe distribucioni në afërsi të Morinës për të gjitha prodhimet e mallrat që qarkullojnë mes dy vendeve? Po me energjinë, taksat, investimet e përbashkëta çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës? A do të ketë lehtësira për ata që investojnë në dy vendet, që promovojnë prodhimin vendas, që rrisin turizmin, etj? Këto nuk janë pyetje që shtrohen vetëm për takimin e së shtunës mes dy qeverive. Këto janë çështje që prej vitesh shqetësojnë realisht qytetarët që shohin mundësi të mëdha në afrimin mes tyre dhe boshllëk po aq të madh në aftësinë e politikanëve për t’i trajtuar ato. Shenjat janë që edhe të shtunën në Prizren angazhimet qeveritare të mbeten në kufijtë retorikë. Rama dhe Thaçi do të mundohen secili për vete të përfitojë kapital politik nga një show mediatik që do të transmetohet live në Tiranë e Prishtinë. Kryeministri Thaçi ka nevojë për kredite patriotike për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht se nuk përmenden në asnjë rresht të marrëveshjeve mes Prishtinës e Beogradit, janë vënë me mjeshtëri në qendër të mbledhjes së të shtunës për të dëshmuar shqetësimin patriotik të dy qeverive për fatin e tyre. E nëse Thaçit i duhet një kartë shqiptarizmi për ta luajtur në skenën politike vendore, kryeministri Rama është në kërkim të një tjetër kapitali. Pas dështimit të marrëveshjes me SHBA për asgjësimin e armëve kimike siriane, ai po tenton dëshpërimisht të dëshmojë dimensionin e një lideri jo thjesht lokal. Nëpërmjet Kosovës, Luginës apo ftesave për të përfshirë në takime simbolike edhe shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi, Edi Rama përpiqet të fitojë një peshë rajonale dhe të faktorizohet kështu tek partnerët strategjikë të Shqipërisë. Por një lider i vërtetë provohet në momente të vështira kur duhet të marrë vendime dhe Rama ka mbetur në këtë provim. Problemi i Thaçit brenda dhe ai i Ramës jashtë padyshim që reflektohen në takimin e së shtunës në Prizren, duke e rritur më shumë dyshimin në efikasitetin e një nisme të tillë. Megjithatë të presim e të shohim, një gjë e kemi të sigurt: spektakli nuk do të mungojë.

Nga Gazeta "Mapo"

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ky Armandi eshte i bindur se me ato leke ( 1 miliard e 250 milion euro), ndertohej vetem nje rruge si ajo e kombit?

Me kete shume mund te ndertoheshin dy te tilla. Dhe ky ka qene shqetesimi kryesor edhe i Rames. Ku shkoi nje rruge si ajo e kombit. Kush e vodhi? Psh, mund te ishte mbaruar rruga e Arbrit. Mirepo Shkullaku, thote mire bene qe e vodhen nje rruge.

Sepse edhe prokuroria, keshtu e ka nxjerre konkluzionin. Por Basha shpetoi me procedura, jo se doli i pafajshem. Pafajesine Basha nuk e ka provuar ende.

Por mesa duket Shkullaku, eshte pjesemarres ne grupin qe ka shkruar neper urat e autostradave: "Ndertuar nga Partia Demokratike".  Per te shkulur leshte e kokes dhe per t'ja therur me vrap.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ç'thoni more a e dini ju qe rruga e kombit nuk ka mbarua ende po nevoiden miliarda leke akoma. Po pse mendoni se aty vdesin perdite njerez.

Submitted by Andoni (not verified) on

Kush kujtojne se jane keta qe bejne te tilla thirrje. Mos mendojne se kane perpara budallenj. Si do behet Shqiperia me prish e ndreq, me rremuje e protesta te pergjithshme dhe pa asnje objektiv!? "Te largojme kete klase politike"! A ka kuptim kjo? Me pek fjale kjo do te thote se s'ka nevoje per politike, nje "shpikje e re" kjo  qe eshte e pakuptimte dhe vetem naivet e ata qe s'kane fare habere nga punet e drejtimit te nje shteti mund t'i hane keto aguridhe. Protesta do objektiv konkret dhe kunder kujt do drejtohet jo ne pergjithesi. Me ne fund, te tilla gjykime, jo vetem qe nuk na cojne ne Evrope, por perkundrazi tregojne papjekurine e atyre qe e kerkojne kete "te merakosur" qe na munguakan shume e shume gjera.

Submitted by Tirana (not verified) on

Duhet nje klase e paperlyer politike. Nuk duam anarki. Me vjen keq po ne nuk mund te qendrojme me ne status quo. Politika aktuale i perbuz te ndershmit dhe intelektualet.

Submitted by Luke (not verified) on

O Andon pse merresh kot me keta o burre, nuk e kupton kush qendron prapa ketyre. Lexo Shkullakun apo te tjere qe qajne per vdekjen politike te babait te tyre shpirteror dhe e kupton kush jane. Kush perfiton nga gjullurdia tani ne Shqiperi? Ata qe kane deren e burgut hapu. Nuk i nxjerr dot me njerezit ne shesh se nuk i vete me asnje dh nxjerr keta gjasme pa parti. I doli huq me Altin Goxhaj dhe tani kane dale keta te tjeret

Submitted by Horri i Bulevardit (not verified) on

Cfare botoni kete Trap, Pa lidhje llogjike ket shkrim. Takimet ne te gjithe boten jane Show dhe Pune, dhe ky takim gjithashtu. Do merren vendime. Me duke se po u djeg paret qe kane marre me thes ne kohe te qoft largut, se tani u mbyll rubineti.

Submitted by Andoni (not verified) on

Nuk e kuptoj pse e nis me te paverteta shkrimin. Asnjihere nuk eshte thene se rruga e kombit nuk duhej, por se per ndertimin e saj po harxhohen shume fonde dhe se ka dyshime te forta se me keto fonde jane bere abuzime. Si duket po ta thote te verteten bqe ne fillim bie gjithe kalaja qe ka ngritur. Epo kjo nuk eshte gazetari!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo mor Armando gazzetaria jonë ka vërtet nevojë për gazetarë të tillë një BRAVO të madhe

Submitted by Shqipo (not verified) on

Ti thote ndonjeri ketij Shkurdhjakut se "padishahu" plak Saliuuuuu ka blere helikoptera e Rama mund te shkoje me ta ne Kosove, pa perdorur rrugen.

Submitted by Odin Murati (not verified) on

O Muc pse na e fut Shkullakun te Respublica. Cfare do presesh prej tij e analeve te tjere qe bene per vite ne menyre te paturpte avokatin e doktor Salistanit. Leri te Rd e 55 se atje ka vend per te si per halete e tjera. Shqiperia eshte bere me keq se Vucidoli i `75 e keta nuk paten kurajo te ngrinin zerin njehere ose se jane bythlepires ose se jane miope e aq dine. U bene 23 vjet e ne sot duhet te ja nisim perseri nga zero, mjaft me keta plehra ordinere.

Submitted by strudent (not verified) on

Ne se Shullaku tuot kemi te bejme me nje shfaqje , une them se Shullaku paska bere nje zhgarravine qe nuk do ta coj deri ne fund pasi ta shpif prej ne fillim. Nuk e di se si por diskutimet e tij me duken si kungulli i pa bere.

Submitted by Luke (not verified) on

Ky ngeli duke qare si qente per te zotin. O Shkullako, rrugen nuk e beri as Berisha as Rama e beri populli shqiptar me leket e veta. Sala ishte aty vetem per te administruar dhe kujdesur qe ato leke nuk shperdoroheshin. Nje rruge qe ka kushtuar trefishin e rruges nga ana e Kosoves, por nderkohe autostrada e kosoves eshte me cilesi 3 here me te larte (faktikisht aty nuk ishin administratore shqiptaret por te huajt).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.