Mirëserdhët në kapitalizëm
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9095_dritan_hila_1.jpg?itok=S5Oj1XIX)
Buxheti është çështje taksash; ekonomia, administrata, rendi, shëndeti, gjyqësori, arsimi, varen nga taksat që merr shteti. Por vetëm në vitin 2014, pas pesëdhjetë vjetësh sistemi komunist, i deklaruar “i pataksë”, dhe çerek shekulli tranzicion, shqiptarët po zbulojnë taksën. Jo se deri më sot nuk e kanë paguar. Vetëm se tani e mbrapa, do ta prekin me dorë dhe ndjejnë në lëkurë. Edhe këtë herë, sqarimi i publikut, kaloi në mjegullën mediatiko-politike, duke turbulluar më shumë se kthjelluar. Por e gjitha kjo, pak rëndësi ka. Në fund të vitit, njerëzit, sipas profesioneve të tyre, do ta kuptojnë se sa nga ato që iu dha me njërën dorë qeveria, dhe ato që iu mori me tjetrën, kanë qenë në favor të xhepit të tyre, apo dalin të humbur. Disa do qajnë e disa do qeshin. Fundja ky është edhe synimi i një sistemi taksimi: të nxisë modele dhe sektorë të caktuar të ekonomisë, dhe të frenojë apo asgjësojë të tjerët, malinjë, joproduktivë dhe joparalelë me synimet e saj. Në fund të vitit, edhe qeveria do të kuptojë, nëse sipërmarrja e saj ishte produktive, në përputhje me synimet e saj, performancën e ekonomisë dhe psikologjinë e biznesit shqiptar. Por e reja e 2014-ës, është hyrja e Shqipërisë në kapitalizëm, nën udhëheqjen e dorës së pamëshirshme të FMN-së dhe asaj të stërvitur të Shkëlqim Canit. Nën çekanin e krizës, Rama po sillet si socialist i thekur në qasjen ndaj shtetit, dhe liberalist i sprovuar në mekanizmin që aplikon. Rama nuk është socialist etatist, pasi tashmë prona publike dhe shoqëritë që e përfaqësojnë atë, janë të vdekura klinikisht. Mundësia e tij, është një shtet i fortë administrativ, siç e ëndërron e majta, që aplikon një sistem kontrolli të tërthortë të ekonomisë, siç janë taksat, që e kërkon liberalizmi. Forma e taksës, e sheshtë apo progresive, është vetëm një diskutim profanësh që kujtojnë se lloji i taksës, ndan sistemet, por në fakt është vetëm dallues se sa i aftë është shteti të mbledhë taksën apo jo. Në 2014-ën, për herë të parë pas kaq kohësh, shqiptarët do të fillojnë të kenë një sistem kapitalist real. Berisha, ishte komunisti i fundit në pushtet, jo për sa i takon së shkuarës së tij politike, dhe as mënyrës autokratike të qeverisjes, por në qasjen ndaj ekonomisë. Shteti shqiptar deri në 2013-ën ishte asistencialist, në mënyrën më të keqe të mundshme, atë informale. Sipërmarrësi nuk ndihmohej nëpërmjet sistemit të taksimit, por lejohej t’i shmangej, dhe mbijetonte kundrejt korruptimit. I vobekti, merrte ndihmë ekonomike që nuk i mundësonte as pesë ditë jetë, por lejohej të punonte në të zezë. Tregtari i vogël, paguante taksë aforfe, dhe nën këtë kupon, mund të bënte evazion fiskal. Shtetasi i punësuar në administratë, bënte sikur paguante taksa, por niveli i shërbimit që financohej nga paraja publike, ishte mizerabël. Gropa në financat publike nga administrata e Berishës, mbushej duke marrë borxh në kurriz të së ardhmes së shqiptarëve. Edi Rama, nuk ka ofruar formulën magjike. Edhe ai ka marrë borxh, por në këtë rast, nën vëzhgimin nikoqir të dhënësit, që është FMN-ja. Dhe risia, është që iu caktoi shtetasve të këtij vendi taksën që duhet të paguajnë për të ardhurat e tyre, duke iu dhënë indirekt edhe të drejtën t’i kërkojnë llogari se ku shkojnë këto para. Kush dyshon, nuk do të vonojë të zhgënjehet. Kërkesa e llogarisë për paratë që i marrin, është instikt që e kanë edhe shqiptarët, pavarësisht aparencës flegmatike të ekspozuar deri më sot, kur bëhej fjalë për financën publike. Qeveria e re, bëri të qartë se vendi, nuk është më qylhania, ku mund të zotërosh katër shtëpi dhe të mos paguash taksë për asnjërën. A nuk ishte pasja nga dy shtëpi e shqiptarëve, një ndër krenaritë kryeministrore të Berishës, që bazoheshin tek censusi i fundit? Dihet që kjo është një mesatare, dhe një shqiptar zotëron dhjetë, nëntë nga një, dhe njëri, asnjë shtëpi. Kush ka dhjetë, duhet të paguajë, pasi nuk është më nevojë strehimi, por biznes. Pas çerek shekulli, shqiptarët po fillojnë të ndjejnë në lëkurë sistemin ekonomik të rendit që aspiruan në dhjetor ‘91. E veçanta e kësaj historie, është se po vjen nga dora e njeriut që për njëzet vjet e kujtonim ithtar të Bakuninit sesa pasues të Bernshteinit. Pjesa tjetër, është determinizëm historik. Do të ndodhte gjithsesi.
Nga "Gazeta Shqiptare"
Comments
Eh more Dritan, ia zure

Eh more Dritan, ia zure vendin Ekrem Spahiut, kaq vlere kishe sa ai

1. Taksat jane vendosur per

1. Taksat jane vendosur per here te pare nga Qeveria demokratike dhe shpesh faleshin nga drejtues komunisto-populist-fshatar te shtetit.

2. Kapitalizmi nuk filloi me Shkelqim Canin, mos u be dhe ti primitiv sipas primitiv "bota fillon me ne(mua)".

3. Keto taksa nuk kane asgje te perbashket me taksat ne vendet e BE, ne maadhesine dhe natyren. Keshtu taksa mbi pagen nuk egziston asgjekundi por eshte mbi te ardhurat personale (Edhe tek ne ka Ligj per kete por ju te iluminuarit e majte e anashkaluat -lexo:shkelet ; taksa mbi pronen eshte ellogritur mbi vleren e saj e te tjera e te tjera)

Jam 100% dakord me ty. Kjo

Jam 100% dakord me ty. Kjo eshte propagande e paster per te justifikuar ne menyre bajate barren e rende fiskale.
Perndryshe qe ekonomia te lulezoje duhet qe taksat sidomos mbi bizneset e vogla dhe te mesme te mos jene kaq te larta siç i ka bere Rama i paafti sepse i i ndukton ne falimentim.

Keshtu foli zv.ministri i

Keshtu foli zv.ministri i dilpomacise?

nuk e di , kush tjeter nga

nuk e di , kush tjeter nga publiku e ka pandehur Ramen si nje dishepull te Bakuninit, perveç autorit te ketij shkrimi. Rama ne fillimet e karrieres se tij politike eshte prezantuar si ultra i djathte, ka tentuar te ngerthehet ne PD dhe e kane perzene, pastaj eshte promovuar ne PS nga Fatos Nano, nderkohe qe konsumonte jeten "boheme" ne Paris. Karriera politike e tij ne krye te opozites ka deshmuar qe nuk ka bindje te caktuara politike, ekonomike apo morale, dhe kete e kane deshmuar nder te tjera kurverite e vogla e te medha me LSI, ne saje te te cilave edhe erdhi ne pushtet.

"Forma e taksës, e sheshtë apo progresive, është vetëm një diskutim profanësh që kujtojnë se lloji i taksës, ndan sistemet, por në fakt është vetëm dallues se sa i aftë është shteti të mbledhë taksën apo jo"--me kete pohim, autori hyn ne kategorine e profaneve qe ironizon. Domethene, nese ne France te pasurit paguajne me shume, i bie qe shteti eshte me i afte se diku tjeter, keshtu? Domethene, shtet i forte eshte ai qe mundet t'i shkule sa me shume burime jetese qytetarit, apo jo?... Te tilla perkufizime meritojne veçse nje te qeshur homerike.

Diskutimi i taksimit progresiv apo te sheshte eshte diskutim mbi gjendjen ekonomike ne nje periudhe te caktuar, strukturen sociale, burimet e Prodhimit te Brendshem Bruto, gjendjen e borxhit publik e te tjere faktore si keto. Veç nje mendje budallaqe dhe ata qe ne menyre konstante jane ne kerkim te mullinjve te eres mund ta kanalizoje diskutimin ne terma ideologjike.

Shqiptareve u intereson, po aq sa efekti ne xhepat e tyre, edhe destinacioni i taksave qe paguajne. Nese ato leke shkojne per te majmur oligarket qe ne numer jane po aq te Rames sa te Berishes, diskutimi rreth sistemit te taksimit eshte po aq i kote sa edhe shkrimi me siper. Dhe deri me tash, nuk ka shenja qe qeverisja kemi nxjerre me 23 Qershor te jete ndonje gje ndryshe, perveçse nje instrument sundimi i nje grushti njerezish ndaj shumices se skllaveruar, e cila ne te ardhmen e afert do te jete e destinuar te ushqehet me therrimet qe i japin dhe retoriken boshe te gazetaruceve proqeveritare qe ashtu si majmunet, bashke me integritetin e tyre, kane humber edhe aftesine thelbesisht humane per t'u skuqur per ato qe thone e mbrojne.

Domethene, shtet i forte

Domethene, shtet i forte eshte ai qe mundet t'i shkule sa me shume burime jetese qytetarit, apo jo?... Te tilla perkufizime meritojne veçse nje te qeshur homerike.

Jo, :) Ky po perdor propagande dylekeshe per te mbajt ngjitur vetes militantet, sepse nje pjese e mire e popullates jo-militante ia vuri kryqein qe me menyren se si u soll me armet kimike.
Ai, edhe pse e maskon me sistemin liberal demokrat ( apo kapitalist- mi falni termat e pergjithshem, nuk jam ekspert ekonomie) do te thote se nuk eshte keq sikur barra fiskale te shkoje e ta kaloje edhe 50%. Dmth qe per cdo lek qe merr qytetari ne rrogen e vet, 50% te kesaj i shkon shtetit, ne nje menyre ose ne nje tjeter.
Po te shihen stastistikat europiane, vendet me barrne fiskale me te larte, (pervec disa vendeve nordike te cilat taksat i kthejne ne sherbime cilesore, shiko Danimarken) jane Italia dhe shume te tjera, qe sado qe marrin nje dyzine me taksa, nuk ia kthejne qytetarit me sherbime.
Sherbimet publike ne Shqiperi jane te nivelit te mjeruar, dhe edhe po ta permendin, do ta permendin per propagande, sepse nuk jane ne gjendje ta bejen. E para sepse nuk ka nje analize te thelle te sistemit. Pastaj keta kerricat nuk i kane kapacitetet analitike per te ndertuar nje teori dhe mepastaj nje paln veprimi. Keshtu qe kjo ngritje e taksave, eshte thjeshte per te mbajt ne kemb qeverine, e cila perndryshe do te binte qe neser.

Dhe deri me tash, nuk ka shenja qe qeverisja kemi nxjerre me 23 Qershor te jete ndonje gje ndryshe,

Une e dija qe para zgjedhjeve. Kur tjetri nuk arrin te shpjegoje dhe tu pergjigjet pyetjeve te gazetareve, qe per me teper ishin te nivelit amatoresk, imagjinoni se ça lesh kryeministri injorant qe eshte.

Po ik, kush e futi ne PS kete majmunin. Nano me Ramen, rrezik ka bere gabimin me te madhe te jetes se vet, dhe qe do te bie mbi shpatullat e shqiptareve.

Dikur Hila ne pozitat e

Dikur Hila ne pozitat e analistit te pavarur kritikonte futjen ne diplomaci te te paafteve ndersa sot me paaftesi edhe me te madhe ben avokatin ekonomik te politikes ekonomike te Ramas teresisht kunder asaj cka na propagandoi ne fushaten e 23 Qershorit. Po mire more zoteri deri dje na thoshe po ju mbysin me taksa kurse sot po na justifikon mbytjen nga taksat deri dje thoje se ataa qe fitojne me shume paguajne me pak ( vetem nje aritmetike piktoresh e nxjerr 10% te 30mije lekeshit me te larte se 10% i 150mije lekeshit) dhe jeni per hapje vendesh pune por me keto implementime fiskale qe po beni cfare interesi ka biznesi qe te investoje nderkohe qe ndertimin si biznes me supertaksen mbi shtepine e dyte e falimenton krejt sepse blerjet do te tkurren edhe me tej. A besoni vertet se kane mbetur injorante ne kete vend. Me keto iniciativa vetem mungesa e alternatives politike mund tu mbaje ne pushtet or qyqare prandaj ju te paret jeni ata qe duhet te mbani Berishen si gogol ne kembe. Dhe sa per liberalizem nuk e di se ku ja shikon ti Rames tek mbyllja e lojerave te fatit, faqeve on line shembjet selektive te ndertimeve, rritja e taksave ndaj biznesit ne krize apo tek ngjyra e mureve te zyres se tij? Rama duhet te rrite konkurrencen dhe jo taksat more avokat mjeran e injorant.

Ok Dritan me titullin

Ok Dritan me titullin "Mirëserdhët në kapitalizëm".

Pa dyshim athere dollia e pare i takon Berishes qe na solli si protogonist i pare ketu.
Ne realitet nuk eshte keshtu,ky nuk eshte kapitalizmi,Ky eshte sic ka thene Muci ciqitamizem ose sic them une ciqitegjithe.

Ky eshte kapitalizem sapo ti behesh OFIQAR I LARTE.

YLLI NDJESE PASTE KA QENE PAK ME BURRE SE TI

taksat po rriten, sepse duhet

taksat po rriten, sepse duhet paguar borxhi qe ka krijuar qeveria demokrate. qeveria e re nuk ka rruge tjeter dhe eshte e detyruar te rrise taksat per te paguar borxhin. gjithe arsyetimet e tjera ja politike dhe propagande bajate.

po harruar borxhin qe

po harruar borxhin qe shkaktoi ristrukturimi i kryeministrise... ngaEdRama me ato hartat e me the e te thash...

po pse se mos duam ta leme kryepiktorin pa personalizuar zyren me gjera moderne dhe luksi...

Jam i sgurte se 50 vite nga

Jam i sgurte se 50 vite nga sot historia do te shenjoje kryerilindasin Edvin Rama si themeluesin e kapitalizmit shqiptar. Ndoshta historia do te shkruaje edhe per kronikanin e pare te kapitalizmit shqiptar rilindasin e shquar Dritan Hila.

hahahahaaaa!

hahahahaaaa!

z.Hila,me e bukur ishte

z.Hila,me e bukur ishte fjalia e fundit.Qe do te ndodhte nje dite...Ndersa per te tjerat kam pikepamje tjeter,edhe ne kronologji.Si fillim,kapitalizmi hyri ne Shqiperi qe ne'91,po akumulohej kapital dhe po spekulohej me valuten;keto jane dy kushtet baze te kapitalizmit.Te me falesh qe nuk"profesoroj"dot ne kete fushe,por eshte si me popullin e shumte qe nuk di te prodhoje kambana por zhurmen ua njeh.Nga '91 e deri me sot kapitalizmi shqiptar ka gelltitur me uri te hatashme gjithe ate strukture ekonomike qe ekzistonte;thjesht kapitalizmi nuk krijoi gje te re,perveçse beri kalimin e prones publike joefiçente ne duart e privateve ose me mire oligarkeve.Sot ne jemi te qarte se kompanite private me te medha shqiptare(ne mund ti quajme keshtu)kane nje pronar prestanom,qe mund te jete dhe i huaj,mund te quhet edhe Bankers ose me emra turke e austriake, ndersa poseduesi i vertete do jete me siguri ndonje kryetar qeverie apo partie,minister e ku di une.Bej sikur krahason kapitalistin Zamir Mane me Henry Ford,i dyti shpiku efiçensen ne prodhimin e makinave,i pari shet makarona importi dhe televizore me ngjyra te prodhuar dhe ambalazhuar ne Kine,as ambalazhin ka marre persiper ta beje ky miliarderi i nardenit...E di kujt i thone narden?Atij pekmezit qe bejne nga Korça.Ardhja e Rames kryetar Bashkie ndodhi fiks ne kohen e spekulimit me gjigant qe ka ndodhur ne Tirane,me ndertimet e pallateve,ku ne te shumtet eshte perdorur rende principi i lavatriçes.Merr rroba te pista e laji qe ti deklarosh te pastra...Por hajde,se pa para te pista nuk ka kapitalizem.Zakonisht ne krye te partise vjen nje ideolog,nje lider karizmatik,ndersa Rama eshte prezantuar si administrator.Sepse ne fund te fundit kryeministri eshte nje kryetar karizmatik,se te ishte veç administrator s'do ishte nevoja per ministra e keshilltare,zedhenese dhe roje tek porta.Sinqerisht Rama ka rene ca pike,ra tek darka e ngjalave,ku ne vend te shpjegonte domozdoshmerine e numrave vinte ne dukje qe ngjalat ishin gatuar mire dhe vera e kuqe ishte fantastike,kur ne fakt peshku pihet me vere te bardhe...Emeroi si i deshi qejfi,me LHL-te nuk i ve shume faj,se qelloi mes dy zjarresh dhe ne fakt ai nuk vendosi as mish e as peshk,por i doli mire se nuk ia prishi asnjerit.Ndersa per taksimin jam dakord,por çfare t'i taksosh nje te papuni?Ate edhe me 0% taksa te çlirosh prape nuk i ke zgjidhur pune,e ke lene te vdese i pataksuar...Per mua,problemi kapet nga koka dhe jo nga kembet;duhen hapur fronte pune;punesoji njehere njerezit dhe fillo gradualisht ti taksosh,se ndryshe kapitalisti ia mbath kur e takson fort,se nuk i behet vone per vendin,ai shikon te mbushet portofoli sa me shume e sa me shpejt.Ju thoni FMN,gjasme FMN qenka ai disku i arte i mrekullive...Harroni qe eshte nje organizem financiar,ben edhe eksperimente si puna e terapise se shock-ut,ku eshte deklaruar publuikisht dhe nga zyrtare te ketij organizmi qe rezultoi teori e gabuar.Atyre u gaboi teoria dhe e shtyne me ndonje ngushellim aperitivi,por ne shqiptaret e paguam si frengu pulen dhe po e paguajme akoma sot ate masaker ekonomike.Njerez jane dhe ata te FMN,si Ridge dhe Clark,dine dhe ata si te futin ne xhep konsulenca milionere duke te qerasur me pjaten bosh;tek e fundit thame qe jemi ne kapitalizem,ku spekulacioni eshte mbretereshe.Pra,beni kujdes me FeMeNe-rat,se ata kane zhveshur boten me dorashka mendafshi.Edhe nxenesi me i dobet ne ekonomi e di qe Traktati i Bretton Woods eshte superuar dhe FMN e BB duhej te ishin shkrire me kohe,kot po e them,si socialist i pabindur.Se fundi,ç'mendoni sesi do ngrihet ekonomia ne kembe?Thjesht duke vjelur taksat me mire?Vetem kaq?I atribuhoet Kontit Cavour thenia e para 150 vjeteve:"Tani qe beme Italine(e bashkuam) n'a mbetet te bejme edhe italianet".Tani qe Rilindja u be na mbetet te bejme rilindasit...

Rrofsh o Dritan Hila, se na

Rrofsh o Dritan Hila, se na hoqe mallin e Nard Nokes.

I`m kissing the arse of my

I`m kissing the arse of my boss in return.

Djali I hetuesit ka kene
Djali I hetuesit ka kene ekspert per komunizmin edhe asht ekspert per kapitalizmin....vraj baben mandej hajde ban specialistin
Si nuk gjen nje koment te

Si nuk gjen nje koment te sakte ketu. Me qarte e thjeshte se e ka pershkruar Hila nuk mund te behet. Shqiperia e shteti i saj nuk ka aktualisht ekonomi tregu. 23 vjet nuk mjaftuan per te futur asnje element te ekonomise se tregut. E njejta ekonomi tregu qe aplikohet te ne sot eshte aplikuar edhe ne kohe te baba sulltanit. Ndertimi po falimenton thone...ka falimentuar me kohe pasi tregu eshte kerkese-oferte e taksimi i shtepive eshte mese normal ne nje ekonomi tregu. Por kush ka me teper se nje shtepi duhet te paguaj me teper se hyn ne kategori biznesi. Rrjedhimisht nqs nuk ka nevoje per ndertime te reja pasi jane me mijera banesa bosh te ndertuara pa ju nenshtruar kerkese-ofertes, do sjelle uljen e cmimit te banesave pasi duke paguar taksa per banesat bosh pronaret qe prisnin deri tani te shisnin me cmimin e deshiruar do detyrohen te shesin me cmim te ulet. Per biznesin nuk duhet te behemi merak, merakt mund te behesh nqs do vazhdoje si tani ne menyre klienteliste e me gjoba. Deri tani jo bizneset por cdo njeri i thjeshte paguan "gjoba" edhe per nje dokument te thjeshte. Cfare shkruan Hila eshte vetem nje elementet e shumte te berjes se shtetit. Duhete pergezuar e vezhguar qe te mos mbetet si keto 23 vjet vetem nje shkendije kashte. Po nuk pate shtet te forte nuk ka as ekonomi te forte. Nuk i ben biznesi rruget, shkollat, spitalet. Sfida eshte berja e shtetit qe nuk e kemi pasur keto 23 vjet.

republika e taksavenesve dhe

republika e taksavenesve dhe e taksambledhesve eshte mjaft e sofistikuar dhe populli kapitalist nuk ka per ta harruar kurre pervojen origjinale shqiptare ma mire shtate per salen apo dy per vete e pese per lalen.?

borxhi i jashtem publik do te shkoje ne stratosfere sepse do te merret borxh kudo pa kerkuar as pergjegjesi e as pergjegjes per rritjen e tij ashtu sic ndodh ne te gjithe boten.

kurse zyrat e taksave e tatimeve do te blejne vilat e jahtet jashte shtetit e do te transferojne kapitale jashte shtetit sa te cudisin edhe ty mor i mjere me ate neokapitalizmin tend qe na paska mbire tek dera per te sprovuar shqiptaret.investitoret do te largohen, kapitalet do te transferohen jashte dhe rama bashke me ty do te mbetet kryeministri i pabuksave dhe i administrates qe do te mbahet ne kembe me borxhin e jashtem dhe donatore te ndryshem.dhe ne kete rast do te deklarohet KRIZA EKONOMIKE e cila do te kete muhabetet e saj.

bizneset e lidhura me qarqet e politikes do te shkaktojne perjetesisht invazion fiskal dhe peshen kryesore ne mbushjen e buxhetit te shtetit e perfaqesojne keto biznese.do te ishte mire qe ti te ballafaqoheshe me nje kombinim te LUFTES PER PASTRIMIN E PARASE me DETYRIMIN PER TE PAGUAR TAKSAT ne te njejten kohe atehere do te shikoje ti si i mirepret shqiptaret ne kete kapitalizmin tend.PA BLLOKO NJEHERE PASTRIMIN E PARASE NE SHQIPERI do te kesh me kapitaliste ne shqiperi????????

PERANDORIA E PASTRIMIT TE PARASE JU KA DHENE AQ guxim e trimeri sa qe jeni bere miliardera pa patur asnje aftesi per te ushtruar aktivitet privat.

1 SA PARA MBLIDHEN NGA

1 SA PARA MBLIDHEN NGA TAKSAPAGUESIT?

si te sigurohen njerezit qe paguajne taksa, se te gjithe kane paguar aq sa u takon sipas ligjit?

a mund te na shkruash ti zotni se a eshte e mundur me sindromen e sotme te shqiptareve si dhe me kapacitetet qe perdoren per te realizuar kete faze njerezit do te paguajne aq sa u kerkon ligji pa perjashtim ? KETU HUMBET NJE PJESE E PARAVE.

2 PASI TE ARKETOHEN KETO PARA sa transparence do te kete per shpenzimin e tyre prej shtetit per te gjitha nevojat qe ai ka?kjo eshte faza e dyte.a mund te kontrollojne taksapaguesit shqiptare se si i perdor qeveria parate qe ata kane paguar nga taksimi i aktivitetit te TYRE? KETU HUMBET NJE PJESE SHUME E KONSIDERUESHME E PARAVE.

3 nuk po pyet njeri se niveli i taksave eshte i larte apo i ulet,se duhet te kete takse per kete apo ate lloj aktiviteti sepse keto vendosen ne menyre te njeaneshme.

4.biznesmenet e mileti akuzojne se ka abuzime te medha si ne fazen e pare dhe ne fazen e dyte dhe ky abuzim ka lindur sindromen shqiptare qe reflektohet ne shmangjen nga pagesa reale e taksave ,pasi ma do mendja qe planifikimi hap pas hapi i sasise se parave qe do te mbledhesh nga taksat behet mire kur jo vetem njeh mire te gjitha bizneset por duhet ti njohesh te detajuara si dhe te jesh i pakorruptuar pasi ne rast te kundert kokoshi mund te perfundoje nje thele.pra faktori njeri del kudo ne plan te pare.por kesaj rradhe njerezit qe punojne tek taksat jane te gjithe te qarqeve te politikes (te mbrojtur) dhe kane ne dispozicion gjithashtu nje arsenal skemash te pakapshme

qe do ta ktheje kete punen e vjeljes se taksave si ishte 23 vjet te kaluara ,dhe perfituesit e rradhes do ti cojne parate nga kjo lloj gjuetie tek foleja e dhelpres....................................

prandaj zoti Tani mos u bej kaq shume optimist ,kur skepticizmi i shqiptareve te con tek perfundimi se per te bere pune te mira nuk duhen shkrime te mira por duhet deshira dhe njerezit e pershtatshem qe shqiperise i mungojne.

besoj se shtetet nuk mbahen ne kembe kryesisht nga sasia e taksave qe derdhen ne buxhet por eshte nje mase e madhe burimesh financiare qe shteti i siguron me aftesite e tija(QE KA MUNDESI TE SHPERDOROHEN NGA PUSHTETARET) sepse ndryshe shqiperia me ate nivel te vjeljes se taksave duhet te kishte problem gjate 23 vjeteve (PROBLEME QE NUK I KA PATUR),por qeverite duhet te bejne legale gjithe burimet financiare shtetasve dhe gjithashtu te raportoje se si i shpenzon keto mjete financiare.ketu del qe parate e taksave nuk jane vendimtare per ekzistencen e shtetit prandaj kurbezoje optimizmin per tu treguar si qehajai i shqiptareve duke thene DO TA SHIKONI KETE KAPITALIZMIN PAS 23 VJETEVE.horrat pjesen do ta rrembejne e do ta cojne tek foleja e dhelpres

Add new comment