Shkollat e mesme si ndërmarrjet e Enver Hoxhës: me dy turne

Në numrin e djeshëm të së përditshmes Panorama ish kapur argumenti i gjimnazeve të Tiranës, ku mësimi bëhet me dy turne. Gazetarja Zirina Llambro e kish hapur shumë këndin e shikimit (me synimin për të dhënë një tablo sa më të plotë të dukurisë, ajo shkruante për prindërit që presin në orët e natës vajzat e tyre jashtë dyerve të shkollave, për djemtë që dalin “të gjuajnë” apo të presin gjimnazistet pas mësimit me makina luksoze në rrugën përpara shkollës, për çupat që provojnë kontaktin seksual në moshë të hershme, etj), por kryemotivi mbetej ai i mësimit me dy turne dhe e mbipopullimit të disa shkollave të mesme dhe 9 vjeçare. Sipas Panoramës, janë 6 gjimnazet, ku mësimi bëhet me dy turne: Ismail Qemali, Sami Frashëri, Qemal Stafa, Partizani, Arben Broci, Sinan Tafaj. Të bënte përshtypje reagimi i specialistëve të MASH-it: “Shkaku është përqëndrimi i nxënësve në shkollat me emër. Është tendencë e prindërve për t’i çuar në këto shkolla. Kjo ka rritur fluksin”. Këta specialistë duhet të saktësojnë, se nuk janë kërkesat e prindërve në përgjithësi që e provokojnë këtë situatë, por kërkesat e prindërve që kanë ndikim e pushtet, dhe zbythja e drejtuesve të shkollave përballë presionit të këtyre prindërve. E.G.
Comments
Njeri i bie gozhdes, tjetri i

Njeri i bie gozhdes, tjetri i bie patkoit!

>Gozhdes: "specialistëve të MASH-it: “Shkaku është përqëndrimi i nxënësve në shkollat me emër. Është tendencë e prindërve për t’i çuar në këto shkolla. Kjo ka rritur fluksin”.

>Patkoit: "Këta specialistë duhet të saktësojnë, se nuk janë kërkesat e prindërve në përgjithësi që e provokojnë këtë situatë, por kërkesat e prindërve që kanë ndikim e pushtet, dhe zbythja e drejtuesve të shkollave përballë presionit të këtyre prindërve".

Ne fakt, nuk eshte çeshtje zbythjeje, por çeshtje mesimdhenieje. Me apo pa pushtet, presioni i cdo prindi per nje mesimdhenie me te mire eshte legjitime. Le te supozojme sikur drejtuesit e shkollave nuk do te zbytheshin. Atehere shkolla si Qemali, Ismaili, Petro Nini, etj. do te beheshin shkolla ekskluzive per popullsine qe jeton rreth e perqark tyre ne qender te Tiranes.

Situata do te ishte krejt ndryshe nese cilesia e mesimdhenies do te shperndahej ne menyre barabarte ne te gjithe shkollat e mesme duke eliminuar keshtu jo vetem krijimin e "shkollave prestigjioze", por edhe te perplasjeve me zbythje.

Add new comment