Përtëritja e shëmtuar e “femrave të bukura”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7145_beauty-spa-la-manga-club1.jpg?itok=sgGd6lOU)
Para disa javësh u organizua në Tiranë një teatër – i titulluar Seven – i cili është luajtur në shumë vende në Europë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për dhunën ndaj gruas. Nuk ka nevojë për shpjegim se përse kjo iniciativë është më se e domosdoshme në Shqipëri dhe kudo tjetër- numrat e viktimave flasin qartë. Por ajo që nuk diskutohet hapur është dhuna retorike e përditshme ndaj gruas, mënyra se si ajo objektifikohet në shoqëri apo media, dhe dëmi që rezulton nga ky trajtim kundrejt mundësisë për një barazi gjinore. Nuk mund të këtë barazi përderisa të gjitha mediat dhe sistemi informal i prodhimit të njohurisë në Shqipëri vazhdon të gjykojë çdo femër në bazë të pamjes së saj fizike dhe disa karakteristikave që mendohen – kaq gabimisht – se janë biologjikisht “femërore”. Kjo praktikë duhet të ndalë dhe media, së pari, duhet të adaptojë disa standarde mbi mënyrën sesi u referohet femrave.
Objektifikimi i femrave është fenomen ndërkombëtar. Vetë Presidenti Obama u përfshi në një seri skandalesh, pasi gjatë një fjalimi ai e quajti Prokuroren e Përgjithshme të Kalifornisë “prokuroren më të bukur”, si dhe i tha një ndihmëseje 32-vjeçare se s’dukej asnjë ditë mbi 23 (që nuk do i thuheshin asnjëherë një mashkulli). Të dyja u nisën për kompliment: pasi ç’mund të dojë tjetër një femër veçse të jetë e bukur dhe e re, edhe në ato raste kur është puna e saj në diskutim?! Nuk është aspak e vështirë ta quash një grua “të bukur” në publik, jo në një botë ku pamja e një femre konsiderohet si pronë e përbashkët, për t’u komentuar, dhe pa rëndësi në është në rrugë, në intervistë, apo në shtyp. Seksizmi nuk është zhdukur as në ambientet në të cilat punoj në Perëndim, rrethuar nga akademikët më të njohur në fushën e tyre por ku, jo rrallë, më bie të dëgjoj pyetjet gjithë habi se përse kam zgjedhur të shkruaj mbi luftërat civile dhe të vë veten në rrezik gjatë kërkimeve në terren. Ky “merak”, sinqeritetin e të cilit nuk e vë në dyshim, për sa kohë më drejtohet vetëm mua dhe jo kolegëve të mi meshkuj, nuk është gjë veçse një seksizëm aq i përhapur sa harrojmë edhe ta vëmë re.
Dhe, megjithatë, seksizmi në Shqipëri është më i rëndë për faktin se nuk ka asnjë vend – në shtyp apo shoqëri – në të cilin mund t’i shpëtosh. Ndërkohë që lëvizjet feministe në Perëndim kanë bërë të mundur që diskriminimi të kritikohet në mediat kryesore – Presidenti Obama u kritikua ashpër – në Shqipëri seksizmi është normalizuar. Nuk ka as edhe një lloj reflektimi mbi faktin se të fokusohesh mbi veshjen “seksi”, fundin mbi gju të një politikaneje, apo të flasësh për zëdhënësen “bombë” të një partie apo tjetër, është diskriminim që dëmton rëndë autoritetin e tyre në punë dhe mundësinë për barazi gjinore në përgjithësi. Si mund të presim që femrat të mos trajtohen si objekt, ndërkohë që edhe ato me pozitë trajtohen si të tilla? Në çdo kontekst dhune, hapi që e paraprin është tjetërsimi i kundërshtarit, objektifikimi dhe dehumanizimi i tij dhe krijimi, kështu, i një lloj ideologjie hierarkike në të cilën ai/ajo është inferior/e: një qëndrim që e justifikon më pas dhunën. Pa një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi u drejtohemi femrave në media dhe shoqëri, është vështirë të imagjinosh zhdukjen e fenomenit të dhunës ndaj tyre.
Historikisht, bukuria e një femre është konsideruar pikërisht vlera e saj si një resurs natyral i cili mund të “blihet” nga një mashkull. Dhe prapë sot, gratë që konsiderohen “të bukura” mund të marrin avantazhe të ndryshme në shoqëri edhe punë. Njerëzit vërejnë bukurinë dhe tërheqjen fizike si në meshkuj edhe në femra, që nuk është ndesh me të qenët të aftë. Por femrat, shumë më tepër se meshkujt, janë pjesë e një loje të humbur në të cilën dëshirat e meshkujve, më shumë sesa aftësitë e tyre, janë kryesorja që përkufizon mundësitë që i hapen në jetë. Kjo është normale edhe për femrat në publik, edhe kur pamja e tyre është totalisht pa lidhje me punën që kryejnë.
Jashtë qyteteve të mëdha në Shqipëri (por edhe në to), është shokuese se si trupi i femrës vazhdon të jetë një pronë e përbashkët e prindërve dhe bashkëshortëve, nderi i të cilëve varet nga mënyra se si një femër e trajton trupin e saj. Nuk mund të ndryshojmë shoqërinë menjëherë. Për sa kohë i thuhet një gruaje shtatzënë “me një djalë” apo një vajze të vogël “të ka mami/babi djalë” – pa pasur as idenë më të vogël se sa dëm i bën ky krahasim në të cilin krijohet automatikisht hierarkia ku ajo, vajza e vogël, është personalisht më ndryshe nga vajzat e tjera të cilat janë, pa dyshim, më pak se një djalë -jemi shumë larg barazisë gjinore. Ndoshta as nuk mund të eliminojmë totalisht faktin që bukuria është vlerë edhe në ato kontekste ku nuk hyn në punë, por mund të fillojmë të jemi më koshientë për imazhin që krijojmë për femrën në media. Media – e cila shet dhe krijon vlera, imazhe, etalonin me të cilin matet suksesi, si dhe çfarë dhe si duhet të jemi – duhet të marrë përgjegjësinë e efektit që lë te brezat e ardhshëm dhe shoqëria në përgjithësi kur i dehumanizon dhe i objektifikon femrat.
Të flasim më konkretisht. Po t’u hedhësh një sy artikujve mbi ish-prokuroren Ina Rama, shumë prej tyre diskutojnë pamjen dhe veshjen e saj me të njëjtin seriozitet që diskutojnë punën e saj. Gjithashtu, ndodh shumë shpesh që gazetat kryesore i cilësojnë debatet midis politikaneve femra si “sherre femrash”. Vetëm këta muaj, për shembull, lexon titujt në vijim në gazetat kryesore: “Sherr Grash: Majlinda Bregu dhe Monika Kryemadhi zihen në Parlament”, apo “Sherr femrash: Erla Mëhilli godet ministret e Ramës”. Debatet janë të një niveli të ulët, thuhen fjalë dhe tregohet një papjekuri njerëzore, jo thjesht politike, që bën edhe adoleshentët në oborrin e shkollës të duken mjaft të përmbajtur. Por këto debate janë tipike në politikën tonë: janë po aq absurde sa ç’janë edhe debatet mes politikanëve meshkuj (shihni pesë minuta nga debati për buxhetin). Por cilësimi i tyre si “sherr femrash” i ul vlerën jo për përmbajtjen mjaftueshëm skandaloze, por sepse nënkupton që të qenët femër të bën të paaftë për të bërë një debat racional. Gjithashtu, sa herë përmenden zëdhënëset e partive dhe çdo artikull mbi to fillon me “femër seksi” dhe përfundon me një kritikë të absurditeteve që thotë, kjo bën që budallallëqet të cilat kolegët e saj meshkuj thonë gjithashtu, kthehen në rastin e saj në një simptomë të përgjithshme të të qenët “femër”.
Megjithëse nuk diskutohet hapur, dihet fare mirë se shumë nga postet e femrave nëpër parti apo administratë kanë pikërisht pamjen e tyre si kriter përzgjedhës. Kjo u shërben dy gjërave njëkohësisht: vendoset një person pa përvojë e cila mund të manipulohet lehtësisht, si dhe shërben si një strategji marketingu. Edhe pse jo të gjitha emërimet e femrave kanë këtë prapavijë, në ato raste kur kjo ndodh, ligjërimi mbi pamjen e jashtme të këtyre femrave me funksione të rëndësishme publike është një pajtim me standardin e bukurisë si kriter përzgjedhës, pasi i përgjigjet mungesës së seriozitetit në përzgjedhje me po aq mungesë serioziteti në kërkesë llogarie. Media ka strategjinë e vet të marketingut – dhe objektifikimi i femrës është strategji e lirë – por kjo praktikë është e dëmshme dhe moralisht e korruptuar.
Duhet të kërkojmë më shumë nga media. Kudo në televizion apo shtyp, gazetarët të dy gjinive janë bashkëfajtorë në përforcimin e diskriminimit gjinor. Patjetër që femrat janë gjithashtu të përfshira në të, pasi strukturat dhe pritshmëritë shoqërore janë të tilla sa e shtyjnë të shtypurin të përkrahë dhunimin e vet, pasi alternativat janë akoma të paimagjinueshme. Për të parë se në ç’kontekst është e përshtatshme të diskutojmë pamjen e një femre, mund të marrim për bazë ligjet kundër diskriminimit në punësim të vendeve në Perëndim. Përgjithësisht, ky ligj thotë se punëdhënësit lejohen të diskriminojnë ndaj një punëtori vetëm atëherë kur cilësitë mbi të cilat diskriminojnë janë të rëndësishme për punën në fjalë. Kështu që po, organizatorët e Miss Albania mund të diskriminojnë në bazë të pamjes, ndërsa një administrator publik jo. (Megjithëse shpresoj se këta persona, si dhe pjesëmarrësit në këto spektakle do të jenë të aftë të pyesin veten një ditë se përse ia kanë dedikuar jetën kësaj “trinie të shenjtë” të dimensioneve absurde gjoks-bel-vithe).
Kështu që, si njeri privat, gazetari mund të komentojë mbi pamjen e një femre ndaj të cilës është i tërhequr, e ka mike, apo është në ambient privat dhe joprofesional. Si profesionist, janë vetëm dy rastet në të cilat i lejohet të flasë për pamjen e një femre: 1) kur pamja fizike është pjesë e punës së saj dhe, si rezultat, një cilësi e cila duhet të diskutohet, dhe 2) kur kritikon mungesën e seriozitetit në emërimet zyrtare dhe vë në pah se të qenët Miss/bukuroshe në vetvete nuk është kualifikim për zyrë shteti. (Lexues të kujdesshëm mund ta kuptojnë kontradiktën midis këtyre pikave, pasi në të parën gazetari merr pjesë në objektifikimin e femrës, ndërsa tek e dyta ai e kritikon atë, por të jemi realistë se konkurset e bukurisë nuk do eliminohen së shpejti, ndaj ta përmbajmë objektifikimin e femrës vetëm brenda tyre.)
Një test i thjeshtë për gazetarin është të pyesë veten si do fliste për pamjen e një mashkulli në atë kontekst: nëse është absurde të flasë për tërheqjen fizike të Edi Ramës apo flokët e prerë bukur të Sali Berishës, atëherë i njëjti standard duhet të aplikohet për femrat pamja e të cilave s’ka të bëjë me punën e tyre. Është mjaftueshëm vështirë për një femër të shprehë autoritet në ambiente pune, pa ia ulur më tej autoritetin duke e objektifikuar atë.
Me pak fjalë, duhet të kuptojmë ndryshimin midis të thënit një kolegeje në mbrëmjen e fundvitit se “duket shumë bukur” dhe t’i thuash asaj në mbledhje “o bukuroshe”. E para është kompliment, e dyta seksizëm. Mënyra se si trajtohen femrat nëpër media është sikur ky dallim të ishte jo-ekzistent, pasi fokusi te pamja e femrës është normalitet. Në disa pika më lart kam thjeshtuar një temë komplekse, por vetëm për të vënë në dukje një faktor pervers që është i gjithanshëm: retorikën seksiste. Argumenti sidoqoftë ngelet i thjeshtë: diferenca të dukshme në mënyrën sesi trajtohen meshkujt dhe femrat retorikisht e bëjnë idenë e barazisë gjinore të pamundur. Mediat duhet të marrin hapin e parë drejt adaptimit të disa standardeve jo-diskriminuese dhe mospranimin e objektifikimit të femrës, dhe intelektualët më gjerë duhet të mos jenë më të heshtur ndaj këtij problemi.
Shqip
Comments
Kjo teme vazhdon te mos jete

Kjo teme vazhdon te mos jete terheqese per pjesen me te madhe te njerezve. Ne artikull evidentohet qarte fakti se femrat te cilat kane arritur te marrin poste te fuqishme ne politike, biznes, media etj jane larg kerkimit te alternativave. Asnjera prej tyre nuk eshte evidentuar ende si nje aktiviste apo mbeshtetese e kauzes se barazise gjinore, pervec retorikes se perditshme. Dhe duket sheshit se me perjashtime shume te vogla, nje pjese e madhe e ketyre femrave jane promovuar nga meshkuj ne pushtet si ne politike, biznes apo edhe media.

E dyta, ne Shqiperi, nuk ka as literature, as debat dhe as aktivizem feminist. Te them te drejten as nuk e di se sa kuptohet apo perceptohet feminizmi ne Shqiperi.

Eshte nje shoqeri hierarkike, ne te cilen femra eshte objekt, mjet investimi dhe ornament. Por pjesa me e cudtishme eshte, se ndryshe nga vende ku shtypja ndaj gruas eshte e sanksionuar me ligje, rregulla e tradita shekullore, ne Shqiperi, pavaresisht se jane gati 100 vite perpjekje te fuqishme per emancimin e gruas, kjo e fundit, i reziston, se bashku me shoqerine kuptohet.

Kam idene se kjo gje stimulohet nga aspekte kulturore shekullore. Ne rajonin tone si dhe ne mesdhe, femra eshte trajtuar gjithmone si objekt seksi. Ndryshe nga femrat e Europes veriore dhe Amerikes, keto tonat jane ende ne fazat e para te artikulimit feminist, dhe perpjekjeve serioze per barazi gjinore. Duhen femra dhe meshkuj te zgjuar, strategji dhe organizim, e mbi te gjitha shume pune e durim qe te arrihet ne barazi.

Nje artikull i mrekullueshem

Nje artikull i mrekullueshem qe ne nje hapsire shume te vogel shkrimi ngre dhe analizon probleme te shumta nga me te thellat dhe serioze te shoqerise njerzore. Ndihem mjaft i kenaqur qe ndaj te njejtin opinion me artikullshkuresen per te gjitha problemet qe ajo ngre. Dua te shtoj (natyristh jashte artikullit ) se kurre nuk do te kete barazi te vertete per sa kohe qe nj plak shurraq (ose plake) dhe i krimbur ne miliarda do te kete mundesin te bleje seksin tek ata njerez qe mezi paguajne llogarite e strehimt, te ushqimit, etje.

O zemra, po si do te na
O zemra, po si do te na heqesh kenaqesine e te komentuarit per nje zocke te bukur? E cfare te bejme ne pastaj?
Duke qene plotesisht dakord

Duke qene plotesisht dakord me barazine gjinore pa as me te voglen rezerve, jam gjithashtu i bindur se kjo, pra barazia ginore nuk mund te arrihet kurre pse dikush shkruan nje artikull dhe tregohet e indinjuar per situaten ne sallonet prej parvenysh te politikes shqiptare. Gjithashtu "objektifikimi" i femres sic paraqitet ne artikull eshte shume larg disa problemeve shume me te mprehte dhe shqetsues se sa bukuria apo centimetrat mbi gjunje te fundeve. Per mendimin tim keto jane te fundit ne nje shkalle te tmerrshme te objektifikimit te femrave. Keshtu para se te shqetsohemi perse ne shtyp flitet per "sherr femrash" apo "debat grash" a nuk duhet ti afrohemi me pare:

1. Prostitucionit

2. Punes se rende te grave ne fshat

3. Dhunes ndaj grave ne familjet e thjeshta ku deri edhe djemte e vegjel ngrene dore kunder nenave dhe motrave te tyre.

Trajtimi i problemit ne frymen e "te majtes luksoze" sic me duket mua ne kete artikull, jo vetem qe nuk zgjidh gje, por eshte edhe i demshem sepse e zhvendos fokusin e problemit ne dukuri dytesore qe gati-gati shkaktohen nga vete femrat ne menyre te vetdijshme ose jo. Psh cili eshte shkaku qe femrat vejne make up, a nuk eshte qe te duken me te bukura, me te reja, me te pelqyeshme, me sexy? Po qe qe eshte keshtu atehere edhe e drejta per t'u ankuar me duket se humbet. Apo, mos grate duhet te bejne c'mundin per t'u dukur te bukura, por pastaj burrat duhet te bejne sikur nuk e vejne re. Mirepo shpesh ndodh qe ketyre grave iu mbetet qejfi kiamet, sepse ato presin komplimentat perkatese.

Sidoqofte, sic e thashe me pare ato qe jane realisht shqeteuese per mendimin tim, jane problemet qe kam numeruar. Spitullimi qe lidhet me reduktimin e problemit ne "O bukuroshe", apo "Sa e mire qeke bo sonte" eshte me shume per duke te autores.

Do ishte mire te trajtohej

Do ishte mire te trajtohej diskriminimi qe i behet ne evrope femrave qe nuk jane te bukura. ne thelb vetem kultura Evropiane eshte bazuar ne te bukuren, ne te zhveshuren. Edhe kopertina e nje sapuni duarsh eshte me foton e nje femre te bukur. Keshtu qe mos prisni qe ne vende ku rrethohesh nga joshja seksuale kudo dhe ngado te kete qetesi mashkullore. Dhe kjo sidomos ne vendet e varfera krijon hendeqe te medha sepse behet kulture mbizoteruese. Sidomos kur vjen nga Suedia si realizues i projektit Seven, qe eshte vendi me industrine porno me te zhvilluar.

Po cfare te keqe ka te
Po cfare te keqe ka te pelqesh nje femer te bukur? Po ne meshkujt perse na zgjedhin valle? Per permasat e barkut apo te qafes? Edhe keto zonjat e emancipuara duhen pyetur njehere mbi mashkullin ideal. Mos valle e duan te varfer e pa pushtet?
Nje artikull i artikuluar

Nje artikull i artikuluar shume mire, me nje logjike te thjeshe per tu ndjeku dhe mbi te gjitha i vertete dhe aktual. Por besoj se nuk ka vend te dikutohet qe me nje artikull do te ndryshohet gjitcka- dhe se disa probleme jane me jetesore se te tjerat. Kur vjen puna per seksizem, patriarkalizem dhe veshja e disa vecorive kulturor qe nuk i ka tradita sqiptare (si dhunimin e gruas, mos respektimin e nenes), te gjitha retorikat jane probleme- qofte nje koment "zocka", qofte trajtimi i femrave ne politike si gjini dhe jo si vullnet i votuesve, qofte prostitucioni apo probleme ekonomike te gjinise me te disavantazhuar- ajo qe duhet trajtuar me m prioritet jane shkallet e zgjidhjeve pe secilin nga keto probleme :)

Dhunimi i gruas nuk eshte ne

Dhunimi i gruas nuk eshte ne traditen shqiptare?!? Seriozisht e ke......? Sapo ke lexuar ndonje fjalim per emancipimin e gruas te kohes se Enverit apo si? Eshte tamam ky lloj mohimi (denial) i origjines se problemeve te gruas ne Shqiperi qe i shtyn njerezit te merren me centimetrat e fundeve dhe bukurine e grave ne vend qe ta kapin demin prej briresh.

Ky koment pastaj i ardhur nga nje femer, qe sipas emrit duhet te jete edhe ne moshe relativisht te re, sinqerisht me habit, per te thene me te pakten....

JO, dhunimi i gruas nuk eshte

JO, dhunimi i gruas nuk eshte ne traditat shiptar- ndodh por nuk eshte vlere apo tradite- te cilat prezumohen te jen vlera pozitiv.
Mosha ime eshte nje variabel e karakterit tim- nuk pekufizon inteligjencen e komenteve te mia.
Seksizmi ka menyra te ndryshme te te shprhurit- per mua eshte relative "paraqitja" sepse nuk kam probemet me te renda (fati im). Nuk zvogeloj problemet me te renda- dhe nuk i minimizoj rendesine e tyre! Por nuk ka hirearki problemesh- sepse nese per dike eshte Yale apo Harvard dhe per dike eshte si te ushqeje veten- secili eshte problem n vetvete. Ajo qe duhet te kete hirearki eshte ZGJIDHJA dhe prioriteti i zgjidhjes me imediate.
Prandaj, nuk mund te thihet qe le te merremi me "prosticucionin" dhe jo me imazhin e femrave, sepse jane probleme qe burojne nga i njejti burim- HIREARKIA E SISTEMIT BINAR GJINOR

Vlerat nga vete kuptimi i

Vlerat nga vete kuptimi i fjales jane, ose duhet te jene pozitive, traditat mund te jene edhe negative. Ne kete kuptim, dhuna ndaj gruas ose trajtimi i saj si qytetare e dores se dyte eshte ne traditen shqiptare. Po te mos ishte keshtu Enveri nuk do te kishte bere nje nga shtyllat e te ashtuquajtures politike sociale te tij pikerisht "Emancipimin e gruas".

Kur permenda moshen tuaj, e pata ne kuptimin me te mire te fjales, jo sic e keni marre ju. Me fjale te tjera nuk konsiderova qe mosha juaj e re ishte faktor per inteligjence te dobet, perkundrazi shpreha habine qe duke qene e re duhet t'i jepnit perparesi problemeve me te rendesishme se ato qe diskutohen ne kete shkrim.

Nuk jam dakord me ju kur thoni qe nuk ka hierarki problemesh. E pare ne veshtrimin e tere shoqerise, ka nje hierarki problemesh, qe percakton hierarkine e zgjidhjeve. Psh (dhe vetem si shembell i thjeshte per t'u kuptuar). Analfabetizmi ishte nje problem mbas 1944, problem ishte edhe fakti qe ne Shqiperi nuk kishte asnje Universitet. Pra shumica dermuese e popullates nuk dinin as te lexonin, kurse kishte disa individe qe donin te merrnin arsim te larte. Eshte e lehte te percaktohet hierarkia e problemeve ne kete rast, packa se secili nga individet perjeton si me te rendesishem problemin e vet. Shoqeria (Shteti, pushteti etj) megjithate, perpara se te hapte nje Universitet, nxitoi te hapte kurset kunder analfabetizmit.

Thelbi i komentit tim eshte qe vemendja e strukturave shteterore, mediave dhe shoqerise ne pergjithesi ne keto momente eshte me mire te drejtohet nga zgjidhja e problemeve madhore (vetem para dy ditesh ke shembullin e gruas se rrahur dhe poshteruar ne Durres nga burri i saj, dhe c'eshte me keq edhe nga djali i saj) sesa persiatjet rreth fundeve te shkurter apo bukurise.

Dhe ne fund, une nuk do te kisha ndonje problem edhe me grate me pantallona, pa make up dhe me fytyre te rreshkur nga Dielli, problemi eshte qe shumica dermuese e grave nuk kane me deshire te paraqiten keshtu. E pra nqs ato vete "zbukurohen", kjo do te thote qe u peqlen edhe t'ua vesh ne dukje qofte edhe nga pak.

Sikur civilizimi te ishte
Sikur civilizimi te ishte lene ne dore te grave sot ne do te jetonim ende ne kasolle prej kashte !
Camille Paglia
niveli e medias ne Shqiperi,

niveli e medias ne Shqiperi, eshte teper larg adoptimit te standarteve per menyren si i referohet femrave, dhe akoma mbetet nje shoqeri thellesisht maskiliste. Mjafton ti hidhni nje sy rubrikes Foto-lajm (ketu ne respublica dhe ne shumicen e gazetave on-line) i njejti burim informacioni, qe ngre shqetesime vitale, shkrime dhe analiza te nje niveli te caktuar intelektual, nuk harron gjithsesi “te pasmet kampione te nje gruaje (KIM)” t’ai imponoje lexuesit ne faqen e pare. imazhe te tilla te femres=kurm “ e dale ne treg-apo- ne vitrine” shume shpesh mbushur me vulgaritet jane pjese integrale dhe absolute ne cdo lloj media ne Shqiperi, qofshin keto sociale, politiko-analitike. Per mendimin tim Media ne pergjithsi, nuk ka nje rol edukues, orientues, idealizues, garantues i vlerave ne menyre qe ta terheqe shoqerine per lart, gazetaret ne kete pjese duken sikur thjesht jane pasqyra qe na reflekton ate mocal te infektuar te shoqerise ku lloj lloj patologjish vazhodjne te dalin e te lulezojne...

Add new comment