Kamza, një eksperimentim i çuditshëm urban

Postuar në 09 Janar, 2012 03:27

Në faqet 12-13 të Shekullit të sotëm, me një faqosje të shtendosur, ish publikuar një vëzhgim mbi emrat e rrugëve të qytetit të Kamzës. Mbetesh pa gojë nga ajo që merr vesh. Bashkia, apo këshilli bashkiak, i kësaj qyteze janë shquar për fantazi të ndezur në këtë drejtim; kuptohet, pa i ikur fanatizmit e luajalitetit politik (në të përditshmen e Kokëdhimës kishin publikuar dhe një si album fotografik që e dëshmonte këtë fakt).

Bulevardi kryesor i këtij zgëqi urban nuk mund të kish një emër të ndryshëm: Bulevardi Blu. Pastaj vinë degëzimet e bulevardit, që kanë emra si Amerika, New York, Dubai, Australia, Roma, Stockholm (këtë të fundit, sipas Shekullit, e kanë shkruar pikërisht kështu, dmth Stockholm), Montekarlo, Gjermania, Shkupi, Monarkia Shqiptare, Kosova. Ka dhe emra personalitetesh të politikës lokale e planetare, si Sali Berisha, Nikolas Sarcozi e Silvio Berluskoni (dy emrat e fundit janë shkruar gërmë për gërmë kështu: janë shqipëruar përgjysmë).  Më tutje syri të kap dhe rrugët Faik Konica dhe OSBE. Në fund është dhe Rruga e Zanave.

Mirëserdhët në Kamza City!

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>cdo kohe &nbsp;do te le gjyrmat e veta dhe koha jone bizarre &nbsp;le gjurmet e cmendurise.</p>

Submitted by po sikur (not verified) on

<p>ketu duhet te jetojne gjithe &#39;&#39;integrimsat&#39;&#39; ,kozmopolitet dhe anglisht-aket e shqiperise.inkubatori i europianisteve .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.