Tobin Tax: Do të bien dakord europianët?

Keni dëgjuar të flitet për një taksë me emrin (në anglisht) Tobin Tax? Është një taksë e sugjeruar nga laureati i çmimit Nobel, James Tobin, e prandaj mban atë emër. Më pas, kjo ide është përpunuar e saktësuar, por ende nuk po gjen aplikim. Ç’taksë është kjo? Është një taksë mbi transaksionet financiare që kryhen në botën e sotme. Çdo ditë bëhen spekullime financiare që kapin vlerën e qindra miliarda dollarëve, dhe merret vesh se një taksim shumë i vogël mbi këto transaksione mund të bëhet burim të ardhurash të jashtëzakonshme.
Pse e përmendim tani? Sepse Sarkozy e të vetët e kanë rihapur fort këtë diskutim, ngaqë duan që brenda muajit janar të arrihet tek një vendim i BE-së për ta miratuar një taksë të tillë. Gjermania nga ana tjetër thotë se është ok me këtë ide, por vetëm në rrethanat që do të bëhen tok të 27 vendet e BE-së, gjë që s’është e lehtë në fakt, pasi Britania e Madhe, një nga të 27-t (e jo një dosido) thotë se mund të bjerë dakord me këtë taksë veç në rrethanat, kur edhe vendet e tjera të botës do të bëjnë të njëjtën gjë. “Përndryshe”, thotë Cameron, “kjo do ish një taksë që do penalizonte gjithë Europën, e veç Europën”.
Ç’do të ndodhë? Diçka do të merret vesh nesër, në Berlin, gjatë një takimi midis Merkel-it e Sarkozy-së, të cilët gjatë këtyre kohëve të krizës janë takuar më shpesh me sho-shoqin se me vartësit e tyre.
Re.Pu.
Comments
Ore, po ky është një sit
<p>Ore, po ky është një sit shqip apo anglisht apo shqinglisht?</p>
"Katjushke staliniste" e
<p>"Katjushke staliniste" e Sarkozi para zgjedhjeve.</p>
Add new comment