Pse Basha është i dënuar të ketë sukses

Postuar në 03 Gusht, 2011 03:47
Poli Hoxha

Në një mori shkrimesh të kohëve të fundit, disa autorë po analizojnë në mënyrë hipotetike fatin e kryeqytetit për katër vitet e ardhshme, nën drejtimin e kryebashkiakut të ri Lulëzim Basha. Përgjithësisht fantazi-skenarët, rrotullohen rreth analizave të tipit: që Basha është thjesht nje kukull në duart e Familjes, një limon që do t’i shtrydhen edhe pikat e fundit në këto katër vite, duke zbatuar thjesht urdhërat e biznesmenëve të ndërtimit rreth klanit Berisha; që kjo fitore, tashmë e ka vendosur atë hapur, mes dhëmbëve të grupimit të fuqishëm brenda PD-së që ka punuar dhe punon fort, për të qënë trashëgimtarë të PD-së në periudhën post Berishë; që nuk do jetë në gjendje të mbajë premtimet e shumta, sepse Bode nuk ka për t’i dhënë paratë që i duhen dhe Berisha do bëjë sikur do respektojë këtë gjë, edhe i detyruar nga arka bosh e shtetit; që ashtu si Albert Brojka, nuk do ketë fuqinë të ndalë furinë e militantëve të PD-së, për t’iu kthyer avazit të vjetër të ndërtimeve pa leje dhe kioskëzimit etj etj.

Pra sipas kësaj llogjike, PD-ja e mori Tiranën së pari, për t’i thyer hyndët dhe shkatëruar politikisht Edi Ramën, si dhe thjesht për të kënaqur orekset e një grupi biznesmenësh ndërtues dhe të militantëve të etur për të zaptuar ato hapësira publike të rigjeneruara që nga koha e kioskëzimit dhe të mbetura, pas betonizimit të paprecedent nga Edi Rama. Këtu ka të vërteta por në thelb, kjo është thjesht politikë dadaiste, e cila maksimumi ngushëllon militantët. Jam nga ata që i pranoj shumicën e atyre që janë thënë e  shkruar për Bashën dhe karrierën e tij si një kanakar i familjes Berisha, si një investim të tyrin, me çdo kusht dhe çdo çmim. Ka shumë mëkate që me dëshirë a jo, Basha ka vendosur që në shkëmbim të karrierës së tij, t’i mbajë mbi shpatulla. Por ato janë çështje të drejtësisë, moralit dhe historisë. Tashmë, ai është kryeqeveritar i metropolit shqiptar.

Pra logjika pragmatiste, jo ajo dëshirore, të çon në përfundimin që asnjë nga skenaret e mësipërm për Tiranën nën hyqmin e Lulëzim Bashës, nuk është real. Ta argumentojmë sipas këndvështrimit tonë: Në radhë të parë duhet kuptuar që në këto katër vite që vijnë, Lulëzim Basha, nuk mund të jetë më thjesht një individ, i përkëdhelur i Berishës, ”postier i të bijës”, apo ”viktimë në hall” i lojrave politike brenda PD-së. Edhe kështu, do vazhdojë të jetë. Por duke u thelluar në dinamikën e zhvillimeve të pritshme politike në vend, duhet thënë se, ai tashmë përfaqëson pushtetin e dytë të PD-së (pas qeverisë) bashkinë më të madhe në vend. Dhe cilën bashki? Atë që kishin më pak shpresa dhe gjasa ta rimerrnin. Zgjedhjet e vitit 2013 po afrojnë dhe shqyt më të mirë për këtë betejë se metropoli i udhëhequr nga PD-ja, nuk mund të ketë. Detyrimisht Basha, puna e tij më saktë, do s’do ,do të jetë kryekalorësi i asaj beteje të ashpër. Dhe pikërisht për këtë gjë, ai është i dënuar të ketë sukses. Por ai ka edhe arsye personale: të lajë sa të mundet mëkatet apo qoftë edhe krimet që i ngarkon opozita dhe jo vetëm ajo. Mund të futemi edhe më thellë, në koshiencën dhe subkoshiencën e një prindi që kërkon, të lërë jo vetëm pasuri për fëmijët, por edhe emër të mirë.

Në këtë kuptim, ai do punojë shumë si individ por sidomos  do të mbështetet në çdo mënyrë nga Berisha, Bode e madje edhe Topalli, të cilët tashmë kanë më shumë shpresa reale për të marë një mandat të tretë në krye të vendit. Unë e shoh transformimin e Tiranës nga PD-ja në një shembull suksesi, si të vetmin shans të kësaj force për të konkuruar me dinjitet në vitin 2013.

Rimarrja pas 12 vitesh e kryeqytetit nga PD-ja me të drejtë u festua dhe përjetua deri në ekstazë nga kampi i maxhorancës. Edhe pse gjatë betejës elektorale u bë kujdes që lufta elektorale të përcillej si jo politike, tashmë hapur nga ata vetë pranohet si fitore e tillë. Dhe ashtu është në fakt. Me një gur vranë dy zogj: sfumuan humbjen në gjithë kryeqendrat e vendit, por edhe goditën në zemër PS-në, vetë kryetarin absolut të saj. Berisha me të tijët nuk janë më të stresuar dhe gati të rrënuar siç shfaqeshin pas 21 Janarit. Madje ngazëllimi i tyre, të kujton atë pas fitores në vitin 2005. Nga ana tjetër kampi opozitar, është në kolaps të plotë. Zgjedhjet e vërteta politike nuk janë aq larg sa duken, dhe nëse Berisha po mendon i qetë për ato, opozita duket që, pasi të mbledh veten, do harxhojë shumë kohë dhe energji në luftën brënda llojit, e cila në fakt ka nisur.

Por edhe fitorja e PD-së me marrjen e Tiranës, nuk është e plotë,  është gjysmake. Berisha është i qartë se po të ishte për militantët, shumica ardhacakë që ëndërrojnë rikthimin e kohëve anarkike si gjatë mandatit të Brojkës në kryeqytet, nuk do fitonte kurrë. Për hir të së vërtetës peshoren e lëvizën qytetarët jo militantë, ata që u lodhën dhe kuptuan stopimin e punëve nga Rama, i cili që kur u bë kryetar i PS-së, filloj të mendojë vetëm për postin e kryeministrit. Themi që është fitore gjysmake, sepse është një provë urgjente deri në zgjedhjet e 2013-s.

Dhe Tirana, duam s’duam, ka efekt determinant në balancat elektorale në gjithë vendin. Prandaj dhe e quajmë shqyt të betejës së ardhshme, ndoshta finale sipas të gjitha gjasave, për fatin politik të Berishës dhe njerëzve të tij, por sidomos të Ramës. Në këtë këndvështrim, logjika pragmatiste të çon në konkluzionin që: Do apo nuk do, është i aftë apo jo, mendon apo nuk mendon për qytetarët, Lulëzim Basha është i dënuar të bëjë punë të mira në Tiranë. Ndoshta nuk është e ndershme të bashkëjetojmë  dhe të pranojmë aksiomën makiaveliste: Edhe nga të këqiat, pranoje të mirën që të vjen…por ky është realiteti në Shqipërinë tonë, ku në fund të fundit je i detyruar të jetosh sipas parimit fatalist: rëndësi ka vetëm të bëhet më mirë se çfarë ishte, të tjerat kanë pak rëndësi.

Comments

Submitted by etleva (not verified) on

Se sa real jane skenaret qe jane shkruar kete periudhe ne faqe gazetash (perfshire edhe skenari ne shkrimin tuaj, per te cilin po komentoj), kete ne fakt do ta deshmoj vetem koha. Çdo parashikim apo pritshmeri ngrihet gjithnje mbi nje baze, qe ne rastin e Bashes ka te bej me historine e tij (jo dhe aq te gjate, por te pasur me paudhesi) ne PD, ne qeveri dhe ne jeten politike shqiptare.

Une NUK BESOJ se Basha eshte "i denuar" te kete sukses per dy arsye kryesore:

1. Ka disa vite qe i jane besuar funksione shteterore (jo pak te rendesishme), por ne asnjeren prej tyre nuk ka arritur rezultate as te dukshme, as te prekshme dhe aq me pak qe te kene krijuar impakt tek jeta e shqiptareve. Impakti i vetem ka qene ne pasurimin e tij, apo atyre qe i rrine rrotull, per te mos folur per faktin skandaloz qe nen drejtimin e tij si Minister rendi kater qytetare me duar ne xhepa u egzekutuan ne Bulevardin perpara kryeministrise. Nuk besoj se nje individ i paafte per te gjeneruar zhvillim per vendin dhe shume me teper se kaq i paafte per te marre pergjegjesite edhe individuale per nje krim aq te rende, ka pritur per tu bere Kryetar Bashkie per te deshmuar aftesite e tij drejtuese, menaxhuese ....

2. Nese Berisha do te respektonte demokracine elektorale, pra zgjedhesit te vendosnin me vote ne funksion te detyrepermbushjeve/mbajtjes se premtimeve/platformes elektorale te kandidateve, atehere po: do isha dakort me idene tuaj se Basha duhet te punoj qe ti bindi qytetaret e Tiranes te votojne ne shumice per PD ne 2013. Por faktet tregojne se Berisha eshte dhunuesi sistematik i zgjedhjeve ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje te punoje as vete dhe as te tijet ne favor te qytetareve per te garantuar fitoren e rradhes. Berishes i duhet te "punoje" mire ai qe ka rregjistrin elektronik kombetar te zgjedhesve, ata qe prodhojne karta identiteti, Ristanet ne KQZ dhe Sashenkat ne Kolegj. Vetem ata i japin pushtetin qe ka nevoje Berisha. Berisha nuk ka nevoje per punet e mira te Bashes ne Bashki!

Sic shkrova dhe me lart, koha do te provoje se cilin skenar do te shohim te zbatuar ne praktik, por nuk rri dot pa e mbyllur me nje shprehje te kthjellet shqiptare: Dita e mire duket qe ne mengjes!

Submitted by l.llemi (not verified) on

te lumte Etleva, Berishes i intereson KZ-ja, KQZ-ja, prokuroria e gjykata, bashkite i duhen per lista çertifikata dhe karta, e nuk i plas fare per sukseset apo punet e Lulit. se ne fund te fundit Luli do shtroje ca rruge apo edhe vete Bisha do inaguroje ca te tjera sa per tu dukur i "suksesshem" para ketij populli rural.... Bishes i duhet pusht-eti dhe vetem pusht-eti...tung

Submitted by Baca CanadaAnonim (not verified) on

Mire,ashtu qofte qe Luli te kete suksese,por me cfare fondesh? Takasat do t'i ule,sic dhe shprehet ai,buxheti shtetit eshte teper i dyshueshem,atehere me cfare? Me falni,por vetem me leshin e Sales,Lulit dhe Zhozit. Dua te theksoj se Luli nuk eshte kryetar i Bashkise,sepse nuk ka marre votat e duhura prandaj eshte turp ta quash kryetari i Bashkise se Tiranes.

Submitted by Anonimxhoni (not verified) on

Nuk ka nevoje Berisha per PUNET E MIRA TE BASHES NE BASHKI!!!GRABITJA E MANDATIT TE BASHKISE SE TIRANES I DUHEJ BERISHES per te goditur direkt Edi Ramen dhe per te siguruar FITIME TE MAJME per te mbushur arken e LEQENDISUR TE SHTETIT!!!Sa per zgjedhjet e ardheshme,Berisha e ka gati PLANIN E GRABITJES SE RADHES!!!REGJIA SERBE E UDB-se JA KA BERE GATI PER CDO TE PA PRITUR!!!MALOKET DHE KOSOVARET DO JENE GASTI PER TE VOTUAR ME SHUME SE TANI PER BERISHEN!!!SHQIPERIA MORI FUND!!!

Submitted by luani (not verified) on

Bashkohem me mendimin e Etleves. Fatkeqsisht autori eshte teper optimist...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.