Grekët e dinin që ka naftë në detin që donin të na merrnin qysh në vitin 1984!

Gjithmonë e më shumë dalin në dritë fakte të reja se qeveria greke ka pasur qëllime të qarta në ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, për të përfituar sa më shumë në kurriz të Republikës së Shqipërisë.
Ditët e fundit, qeveria greke hapi dhe tenderin për kërkimin e naftës në tre zona detare, Gjiri i Patrës (Pjesa perëndimore), Katakolo dhe Janina. Pas hapjes së tenderit janë bërë publike edhe hartat ku sipas studimeve ka rezultuar se gjenden sasi të mëdha të naftës dhe të gazit natyror. Ajo që bie në sy në këto harta është fakti se një ndër zonat më të pasura me naftë është deti përreth ishullit të Korfuzit dhe përgjatë vijës bregdetare nga Igumenica deri në Prevezë.
Referuar dokumenteve dhe hartave të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë provohet se një pjesë e territorit të shumë përfolur, i cili në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverive greke dhe shqiptare, ishte një vendburim nafte, dhe siç raporton Kosovapress, këtë gjë pala greke e ka ditur që në vitin 1984, ku janë kryer dhe studimet në të gjithë pjesën e bregdetit perëndimor të Greqisë dhe në zonën rreth ishullit të Korfuzit. Pas krahasimit të dy hartave, asaj të Ministrisë dhe hartës së ndarjes së kufijve detarë mes dy shteteve vihet re qartë se një pjesë e konsiderueshme e "trekëndëshit ujor" që do t'i kalonte Greqisë, është vendburim nafte.
Pra, ata që deshën të falnin detin, në fakt po falnin edhe naftën tonë. Dhe pyetja është, çfarë duhet bërë që nëpunësit e papërgjegjshëm të mos veprojnë më në dëm të interesave kombëtare?
K. Cukali
Comments
Është e thjeshtë që

Është e thjeshtë që vendimarjen të mso ta ketë njeshi por kushtetuta dhe kush e shkelë të dënohet kur ta arijmë ketë do jemi në regull

Ne vitet 1950-1960 gjeologet

Ne vitet 1950-1960 gjeologet sovjetike kane bere sondazhe ne det per nafte e gaz qe nga Bisht-Palla e Durresit deri ne Sarande. Dhe kane gjetur nafte e gaz. Kane hapur puse prove me specialistet shqiptare. Ne vitin 1959 nje grup sovjetik ka dorezuar ne arkivin e Institutit te Naftes dhe Gazit ne Vlore studimin per gjetjen e naftes ne det ne zonen Himare-Kepi i Stillos. (G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaçev ne vitin 1959 kanë rilevuar ne rajonin e Himares dhe e kanë përshkruar në studimin “Geologiçeskoje stroenjie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshçadi” - Ndertimi gjeologjik dhe perspektivat e nafte-gazmbajtjes se zones detare te Himares -,Vlore 1960). Lexoni librin e akademikut Teki Biçoku (1926-2009) "Historia e kerkimeve gjeologjike ne Shqiperi".

Greket i kane ditur me kohe keto fakte, prandaj ne vitin 1971 vendosen marredheniet diplomatike me Shqiperine dhe Kolonelet e Zinj mohuan ekzistencen e "Vorio-Epirit". Bene prova me Enver Hoxhen dhe pastaj me Ramiz Aline per te percaktuar kufirin detar, por nuk u eci.

Ne vitet 1993-2006 bene prova me Sali Berishen, Fatos Nanon, Ilir Meten dhe prape me Sali Berishen. Ish-Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Genc Ruli ka sqaruar publikisht, më 4 shtator 2006, se "Joni 5 është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë “ dhe se "në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (Fatmir Mediun) është zgjidhur problemi i kufirit detar jugor të bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke".

Plotesim i komentit Çfarë

Plotesim i komentit

Çfarë dinë Naftëtari Mediu dhe Ekonomisti Ruli për kufirin detar me Greqinë?

Nga Idriz Tafa

Fatmir Mediu i ka kryer studimet në fakultetin Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së nxjerrjes së naftës. Në vitet 1990-1991 ka qenë inxhinier në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, Patos, para se t’i bënte puçin të ndjerit Sabri Godo, duke e detyruar me disa banditë të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Republikane. Pikërisht Naftëtari, kur ishte ministër i Mbrojtjes, një vit para katrahurës së Gërdecit, kishte biseduar me … ushtarakët grekë për punë nafte në zonën Himarë-Sarandë, duke i kërkuar ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli të mos i jepte koncension një kompanie britanike për kërkim nafte dhe gazi, pasi do të ndryshohej kufiri detar. Ky fakt aktualizohet në kuadrin e tenderit të të ditëve të fundit të Athinës për nxjerrje nafte dhe gazi në afërsi të Sarandës.
Nuk është e vërtetë se grekët vetëm në vitin 1984 mësuan për ekzistencë nafte dhe gazi në Korfuz. Në vitet 1950-1960 gjeologët sovjetikë kanë bërë sondazhe në det për naftë e gaz që nga Bisht-Palla e Durrësit deri në Sarandë. Dhe kanë gjetur naftë e gaz. Kanë hapur puse prove me specialistët shqiptarë. Ne vitin 1959 një grup sovjetik ka dorëzuar në arkivin e Institutit të Naftës dhe Gazit, atëherë në Vlorë, studimin për gjetjen e naftës në det në zonën Himarë-Kepi i Stillos (G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaçev në vitin 1959 kanë rilevuar në rajonin e Himares dhe e kanë përshkruar në studimin “Geologiçeskoje stroenjie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshçadi” – Ndërtimi gjeologjik dhe perspektivat e naftë-gazmbajtjes së platformës së Himarës -,Vlorë 1960). Lexoni librin e akademikut Teki Biçoku (1926-2009) “Historia e kërkimeve gjeologjike në Shqipëri”.
Shihet se grekët i kanë ditur me kohë këto fakte, prandaj më 6 maj 1971 vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe Kolonelet e Zinj mohuan ekzistencën e “Vorio-Epirit”. Bënë prova me Enver Hoxhën dhe pastaj me Ramiz Alinë për të përcaktuar kufirin detar, por nuk u eci.
Në vitet 1993-2006 grekët bënë prova me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe prapë me Sali Berishën. Ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka sqaruar publikisht, në analizën vjetore të dikasterit të tij, më 4 shtator 2006, se “në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (Fatmir Mediun) është zgjidhur problemi i kufirit detar jugor të bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke… Joni 5 është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Pastaj Berisha, pasi modifikoi zonen e kerkimit, nxori VKM-në për kompaninë britanike. Të gjitha këto i gjeni me një kërkim në Google.
Tradhti kombëtare apo korrupsion, u takon Berishës, Mrediut, Rulit të sqarojnë këtë problem, kurse Prokuroria le të bëjë hetimet përkatëse nëse ka dhe shkelje kushtetuese.

Add new comment