Lëvizjet në polici, histori emancipimi, apo ...?

Megjithëse për herë të parë në histori, policia shqiptare ka emëruar një femër zëvendësdrejtore të përgjithshme; ajo është bashkëshortja e deputetit të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha.
Dy zëvendësdrejtorë të përgjithshëm janë liruar nga funksionet e tyre me motivacionin se u ka mbaruar mandati, duke u rikthyer në gradat e mëparshme, ndërkohë që janë lëvizur edhe dy drejtorë policie në qarqe. Gjithsej janë firmosur shtatë emërime të reja, të cilët kanë mbyllur një rokadë lëvizjesh në polici, veprim i cili ishte paralajmëruar prej disa muajsh. Në lidhje me këto lëvizje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi se ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka liruar nga detyra zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Haxhia, i cili drejtonte departamentin për trajnimin policor; ky është emëruar drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Kjo lëvizje ka sjellë në postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Anila Hoxhën, e cila deri dje mbante funksionin e këshilltares së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Emërimi duket i dyshimtë për faktin se Anila Hoxha është përfolur më parë nga gazeta të ndryshme për tenderin e uniformave të policisë. Ajo ka mbajtur dhe funksionin e drejtoreshës së QFMT-së (Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik) në polici, dhe është në kohën kur drejtonte këtë strukturë policore, që ndaj saj pati denoncime gazetareske për korrupsion dhe shkelje procedurash.
A. Kananaj
Comments
Emancipimi nuk ka te beje

Emancipimi nuk ka te beje fare me kete emerim, i cili eshte nje akt i paster nepotizmi. Administrata publike, policia, diplomacia, etj. jane shnderruar ne qendra punesimi te familjareve te pushtetareve.

meqenese jane ngushtuar

meqenese jane ngushtuar mundesite per ''placke'' behen rrokada te ndryshme qe te ''hane'' dhe militantet e tjere.hajdute ordinere,,,

Kjo Anila, qe ta merrni vesh

Kjo Anila, qe ta merrni vesh ju te gjithe, ka pas qene nje oficere financiere ne FA deri ne vitin 1997, vit ne te cilin eshte larguar nga sherbimi ne FA me kerkesen e saj, per tiu perkushtuar biznesit te saj e te bashkeshortit Fatos Hoxha, ish komandant i Regjimentit Komando?!! Me ardhjen ne pushtet te PD-se ne vitin 2005, zgjedhjen deputet te Fatos Hoxhes, kjo ish majore financiere ne FA u konvertua tash se fundi ne nje "specialiste" per gjithcka ne Policine e Shtetit, me grade bajagi te lakmueshme, vetem dhe fale "kontributit" te Fatosit, por edhe te sajit, ne ardhjen ne pushtet te PD. Per "vlerat" e tjera te saj mund te flasin edhe bashke koleget e saj... Per te mos folur per ndonje gje tjeter edhe me...

Add new comment