Një version i A. Meksit mbi rënien e Fatos Nanos

Në një intervistë për numrin e parë të revistës Java (Minxhozi e Vangjeli kanë rinovuar idenë e Mapo-s me një titull të ri e me do ide të reja), ish-kryeministri Aleksandër Meksi konfirmon në mënyrë përfundimtare dy lajme, që për një kohë kanë ekzistuar në formën e në spekullimi gazetaresk: 1. Do të ketë një parti të ri të qendrës së djathtë, që do të ketë për leader Bamir Topin, dhe 2. Vetë Leka Meksi do të jetë pjesë e kësaj partie; “nuk gjej ndonjë arsye për të mos qenë pjesë e këtij projekti, pasi jam një njeri që s’kam ndërruar as flamuj partiakë, as kredot e mija politike”, thotë ai.
Por rrjedha e intervistës e ka bërë të flasë edhe për Fatos Nanon e largimin e tij nga pushteti. “[Media dhe analistët] nuk kanë shpjeguar asnjëherë si u largua Fatos Nano nga politika shqiptare”, shprehet ai duke bërë kureshtar Minxhozin, që pyet: “Pse? Si u largua?” Dhe Meksi rrëfen (pa detaje, në fakt) tezën e tij, që është pëshpëritur e vlerësuar deri më sot si një legjendë metropolitane. “Tre-katër ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, Fatos Nano refuzoi të merrej me drejtimin e zgjedhjeve e të PS-së”, pohon ai duke lënë të kuptohet se mbi Nanon ka pasur presion ndërkombëtar dhe se ish kurdisur në tavolinë një transferim i pushtetit. Ka në gjithë këtë dhe një aluzion që e njëjta gjë mund të ndodhë në vitin 2013 me Berishën. “[Por] Berisha nuk është Nano; ai ka gati dredha e presion të tijin përballë një porosie a urdhëri që mund t’i jepet”, saktëson ai.
Re.Pu.
Comments
Ky nuk eshte as version i

Ky nuk eshte as version i Meksit dhe as legjende metropolitane: i madh e i vogel ne Shqiperi e di se ne 2005 Fatos Nano thuajse nuk beri fare fushate.

Me falni, po ku eshte e reja

Me falni, po ku eshte e reja qe ka thene Aleksander Meksi. Te gjithe e mbajme mend qe PS nuk beri fare fushate, e lejoje Mega-Dushkun dhe e zbatoi shume me keq se Berisha. Doli ne cdo zone zgjedhore maxhoritare me 5-6 emra kandidate (4 mandate i humbi prej Skender Gjinushit), per mos tu futur ne analiza me fine. La qe Berisha ti vidhte mandatet ne disa zona. Dhe menjehere pas zgjedhjeve u duk qartasi qe kishte sinkronizim me Berishen ne cdo veprim.

Ajo legjenda qe PS humbi nga percarja me LSI eshte vetem gjethja e fikut, per te mbuluar dorezimin e pushtetit e beri Nano.

Meksi ja mbyt kot --------Ne

Meksi ja mbyt kot --------Ne kutine e votimit votojne shqiptaret --dhe Nano nukhumbiste kure votat,sepse i vidhte ,sic evjedh Sala tani

--------Por kur LSI u largua nga Nano ,atehere edhe vjedhja e votave u pergjysmua----------Psh Ne Vlore Nano i vidhte kaq rencem sa i q... temen --Nga fshatrat e Vlores vinin kutite e votimit me makinen e policise,kupolicete Nanos ishin tegjithe njeri me rrugac se tjetri, ,dhe edhe nqs ata te PD-se ankoheshin tek OSBE --zyrtaret e OSBE-se nuk e canin koken fare --Njelloj sic bejne tani per Salen

--Por kur LSI u shkeput nga Nano, atehre edhe vjedhjet e votave u ndane midis PS dhe LSI, se edhe LSI kishte njerezit e saj neper qendra votimi dhe ne polici --Keshtu qe PS-ja humbi....

----Ky Meksi ka difektin e madh qe kane gjithe politkanet shqiptare, qe mendojne se votat i bejne te Huajte, dhe haron qe ne kutine e votimit , votojne shqiptaret dhe i numerojne ......policet ,apo rrugecet e partive ne pushtet

--Po ta kesh kete parasysh , e kupton se te huajte nuk kane asnje ndikim tek vota ,ndersa presioni diplomatikndaj politkaneve shqiptare eshte dicka qe varet nga personaliteti i gjitheseicilit

Add new comment