Korrupsioni si marrëveshje e krimit shtetëror

Postuar në 30 Nëntor, 2013 03:48
Spartak Ngjela

Po ndjek me vëmendje të gjitha skandalet në Drejtësi. Gazetaria është shumë e dobët, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis krimit shtetëror dhe korrupsionit të thjeshtë. Ngjarjet nuk merren të shkëputura kur është fjala për organet publike: Gjykata, Prokuroria dhe Policia. Këto, duke qenë të pavarura, ose janë kundër krimit, ose janë të bashkuara me të. Në Shqipëri prej njëzet vjetësh ato kanë qenë dhe janë të bashkuara me krimin.
Mitmarrja, që shihet si një “pagesë” për drejtësi, është naivitet të konsiderohet e tillë, sepse ajo është pjesë e plotë e marrëveshjes së grupimit të krimit shtetëror. Marrëveshjet në krimin shtetëror janë gjithmonë të heshtura. Por janë marrëveshje. Organet publike, kur kanë liruar apo shfajësuar tre apo katër ministra, nuk janë paguar, por kanë zbatuar marrëveshjen. Pikërisht kjo marrëveshje është, në fakt, bërthama ose nukli i krimit shtetëror; sepse këtu, brenda kësaj, vjen e inkorporohet edhe klientela që, në fakt, bën lidhjen midis tregut dhe krimit shtetëror.
Prandaj deri më sot, si pasojë e marrëveshjes së përmendur, tregu, qeveria dhe organet publike kanë siguruar pushtetin dhe paratë me anë të kësaj marrëveshjeje, rrjedhshëm si pagesa që në treg i bëhen klientelës, që klienti pastaj paguan ministrin apo Kryeministrin, ose familjen e Kryeministrit, dhe që, më në fund, Gjykata, në të gjitha shkallët e saj, i mbron nga ndonjë aksident kapës që vjen nga media apo individi i viktimizuar. Kjo është gjendja jonë, dhe është naive të mendohet se nga kjo gjendje të mund të dilet me fjalime ose me disa artikuj patetikë gazetash që nuk e njohin provën dhe nuk e dinë se bashkëpunimi është marrëveshje dhe që, marrëveshjen që ekziston në Shqipëri, nuk ka ende ndonjë organ që mund ta zhbëjë duke ndëshkuar krimin. Sipas asaj që shpreha, sot drejtësia është pamundësi absolute në Shqipëri. Padrejtësia sot është fenomeni parësor i shoqërisë shqiptare.
Por, a ka mundësi që të dalim nga kjo gjendje? Shkalla e vështirësisë duhet të jetë e barabartë me shkallën e vullnetit; dhe, rrezikshmëria e krimit duhet të jetë e përballueshme nga forca e opinionit publik. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një marrëveshje midis popullit dhe politikës, në mënyrë që të shkallmohet marrëveshja midis klientelës kriminale dhe organeve publike. Politika, ka qenë edhe ajo në këtë marrëveshje; dhe, nëse do të vazhdojë që edhe kjo qeveri të jetë pjesë e marrëveshjes kriminale, shoqëria shqiptare do të shkojë drejt një shkatërrimi gradual të vlerave morale, ose drejt një revolte të përgjithshme.
Do ketë apo nuk do ketë një vazhdim në marrëveshjen e krimit shtetëror, kjo do të duket nga reformat që do të merren. Reforma duhet të fillojnë menjëherë; dhe reformë do të thotë ligj, dhe jo zëvendësime njerëzish.
Ligji që lind reformën duhet të krijojë moralitetin në qeverisje dhe në drejtësi. Dhe, nëse do të kishim një test për të thënë se do të ketë një reformë në Shqipërinë e sotme, ai test është vetëm një: Përgjegjësia. A do të tregojë përgjegjësi kundrejt vlerave morale kjo maxhorancë dhe kjo qeveri? Nga shenjat e deritanishme ende nuk kemi një test si ky.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Përshëndetje Avokat keni më se të drejtë një gabim i Ramës që nuk i falet që nuk i qëndrojë marveshjes që bëtë do ishte më mirë po të ishit ju ministër i drejtësisë të paktën do vinit themelet për të krijuar një drejtësi të shëndoshë

Submitted by artur (not verified) on

Reforma duhet të fillojnë menjëherë; dhe reformë do të thotë ligj, dhe jo zëvendësime njerëzish.
Ligji që lind reformën duhet të krijojë moralitetin në qeverisje dhe në drejtësi. Dhe, nëse do të kishim një test për të thënë se do të ketë një reformë në Shqipërinë e sotme, ai test është vetëm një: Përgjegjësia. A do të tregojë përgjegjësi kundrejt vlerave morale kjo maxhorancë dhe kjo qeveri? Nga shenjat e deritanishme ende nuk kemi një test si ky.

Qarte, shqeto, shqip.

Por duhet shtuar dhe dicka: Pergjegjesi do te thote vullnet politik per te ndeshkuar te koruptuarit , krimet dhe zullumqaret. Reformim i sistemit i cili pamundeson ose limiton hapsirat per korrupsin dhe 2. ndeshkim i te korruptuarve te denoncuar kur zotrinjte qeveritare ishin ne opozite. Tani jane ne pushtet qe do te thote kane vullnetin politik dhe provat per te cuar para drejtesise te gjithe ata qe kane abuzuar, vrare (gerdeci, 21 janari) dhe grabitur pasurite e ketij vendi permes koncesioneve, licencave, privatizimeve etj. pas te cilave fshihet klientela e Familjes.

Opozita perballe cdo aksioni per shembjen e ndertimeve te paligjshme bertet: po shkelen te drejtat  eprones!, perballe cdo aksioni per te luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal bertet: po luftohet biznesi privat! perballe cdo tentative per te cuar para drejtesise ish pushtetaret do bertasi:po luftohet opozita! Vullneti nje milion votuesve nuk duhet te impresionohet perballe ketyre mjaullimave ! Vullnet dhe ndeshkim ne emer te ligjit-ky testi i madh i kesaj qeverie. Ky eshte i vetmi rrugkalim drejt Rilindjes se vlerave te ligjit dhe drejtesise. Nuk ka qeverisje te drejte pa vene drejtesine ne vend-kete slogan Rama ta shkruaj ne murin permballe karrikes kryeministrore per ta patur ne kujtese cdo dite.

Submitted by Anonim (not verified) on

Njoftim per punesim

Si i korruptuar qe jam dhe duke bere marreveshje me krimin shteteror kerkoj te punesoj nje emigrant qe une do ta trajtoj ne dukje si mik ne rolin e punetorit dhe drejtuesit teknik per te perdorur disa pajisje plastike te bera te njojtura nga femijet e ish sigurimsave ne televizionet lokale te tiraneste cilet kishin deshire ti perdornin ato.pajisjet do ti perdori nje punetor i vetem i cili duhet te punoje ne kushte te te ftohtit te dhjetorit ne terren te hapur >orari i punes 7.30_deri kur perendon dielli.transporti te sigurohet nga vete emigranti>paga 242000(mije) leke ne muaj.punetori do te kete me vete gjate gjithe dites nje roje personale qe pi alkohhol ne bisht i ulur dhe kujdeset per punetorin te raportoje tek bosi sjelljen e emigrantit>

Ju lutem punetor pranoni oferten ne duhet te ndihmojme mikun tone qe eshte ne gjendje te keqe ekonomike.

Pranim oferte

Une jevgjiti i fierit i cilesuar me pyetje direkte si i tille nga pritesit e mi pranoj oferten me te gjitha kushtet  e vendosura nga ju por me kusht

1>pergjigjen a jeni ju jevgjiti i fierit jevgjit nga raca juaj ta kam dhene me ate letren higjenike ngyre te bardhe me vija e interceptuar vizualisht nga  ju.

2>per pyetjen qe keni bere duke perdorur gjestet tek poliklinika e qytetit tim

Jam duke te bere pergjigjen per akuzen qe ti bashke me segmente te" the wire of albania" pergjigja do te behet ne letra portokalli dhe do te copetohet ne banesen time ne formen e orange confetti pa ju dorezuar juve>aty do te jene te gjitha sqarimet e mija per akuzen tende per mua>dhe pas kesaj do te nderpresim bashke cdo lloj maredhenie.

Meqe ti dashnorit tend letrat ja dhe ashtu sic i kisha lene eshte detyrim yt si kriminele ti thuash atij se si i ke interceptuar ti dhe agjentura e kuqe permbajtjen e letrave portokalli>tregu i zarzavateve te akuzon.

Familja e dashnorit tend dhe fisi i te burgosurve politik krushq te tij te akuzojne per eleminimin fizik te pasagjerit te fugonit te preshit>bile une akuzohem si relatues tek ty i personit te tij.persa me siper mund te besh te ditur cdo material audio video etjera forma ku une e kam bere nje gje te tille.
Ato (deleted) e atij spitalit ku mjekohem tani si pjese e agjentures se djallit mos te me bejne me pyetje nese jam grek apo jo sepse une jam shqiptar dhe bile nuk me bashkon asgje me greket por nacionalist nuk jam.
Ata doktoret e kasapanes ne perendim te qytetit te mesojne mire se karrocieri i egjyptit dhe rasati i tij nuk jane vetem akuza per te por edhe per ta>
si perfundim marreveshja prishet pasi guglla nr1dhe gugllanr2 mi kane shnderruar pjeset e trupit ne sisteme aksesi
ti (deleted) dukeshe qe kur zgjodhe dashnor nje gay ashtu sic ishe dhe vete ti dhe agjentura jote e felliqur qe kerkon ti shfarose shqiptaret.keta jane protektoret reale te bandave qeveritare te tiranes.

Ai nipi yt nuk me frikeson .kete material mund ta beni publik ku dhe kur te doni>vdekje agjenteve te kgb_se ne shqiperi dhe jashte saj

Vdekje agjenteve te te gjitha shteteve ne lindje e ne perendim .
Desh me theve nofullat o guglla nr3>po vazhdove me ashtu tek muzeumi i bushit do te kerkoj te te varin une nuk jam fajtor>mafia eshte kriminale eshte jetemarrese>mos e kendo me kengen e asaj prostites ceca se tek (deleted) e barbares tende do ta fut koken e (deleted) barbares mikeshes tende te zemres

Submitted by Anonim (not verified) on

TI moj qe kishe merak nese isha grek apo jo.TE KUJTOHET 1999 kur me beje terapi  ti moj plehre e tipit guglle-xdhe me pyesje ne se kishe ndermend te ktheheshe ne tirane?aty do ta tregojme qejfin.te muzeu i bushit do te var nqs nuk sqaron ballistet e fierit kush eshte fajtori.vdekje agjenteve te lindjes e te perendimit ne shqiper dhe jashte saj.

ku e ke gugllen -tungjatjeta?PSE FSHIHEJ GJATE KOHES QE UNE BEJA TERAPI NEN KUJDESIN TEND NE EMER TE AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK TE IMPROVIZUAR NGA ZOTNIA TUNGJATJETA SHKO MOJ SPIUNE E METROHEHELTHIT DHE E PAVIONI KANCEROZ TE HILL

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Or ky njeriu ketu siper eshte ne metro, apo kane shperndare laptope ne pavionet e te semureve mendore, kjo si fillim i Rilindjes ne Shendetsi.........

Submitted by anticensurë (not verified) on

o daje

janë mesazhe të shifruara të respublikës!!mesazhe subliminale të shifruara më sakt!!

janë si puna e qemanes së nastradinit,ja nin muzikën ma von!!

Submitted by Anonim (not verified) on

E VETMJA MUNGESE NE KABINETIN E RAMES ESHTE MUNGESA E" MINISTRISE SE SHQYRTIMIT TE PADREJTESIVE"- QE I JANE BERE E I BEHEN AKTUALISHT QYTETAREVE E FSHATAREVE TE SHQIPERISE

NGA INSTITUCIONET  QE PERFAQESOJNE MBROJTJEN E TYRE NGA SHTETI SHQIPTAR APO PRIVATET SHQIPTAR.UNE NUK E DI SA PARA BEN NJE SHKRIM NE KETE GAZETE POR TE KONSTATOSH DHE TE MOS REAGOSH DO TE THOTE CIQITEMIZEM.NUK KA ASNJE SHENJE SE GJERAT DO TE RREGULLOHEN EDHE NE TE ARDHMEN PERDERISA POLIC E GJYQTARE BEJNE KAPJEN E KRIMINELEVE ME CMIME TE NDRYSHME.POLICI I KAP KRIMINELET NE SHKEMBIM TE JETES SE TIJ KUR I VJEN URDHERI KURSE GJYQTARI DO MILIONA TA LIROJE.NEPOTIZMI FAREFISNIA LIDHJET E FSHEHTA TE PUNONJESVE TE SISTEMIT TE DREJTESISE KANE KRIJUAR NJE SUPERMAFIE QE KONTROLLON CDO GJE NE SHQIPERI DHE QE ESHTE NE AKORD TE PLOTE ME MAFJEN NDERKOMBETARE>KESHTU QE KRIJIMI I ATIJ SHTETI QE KERKONI JU ZOTNI NUK DO TE REALIZOHET KURRE PERDERISA MOS TE KETE ASNJE PRESION NGA ATA QE MBAJNE TE VARUR SHQIPERINE EKONOMIKISHT E POLITIKISHT>KRIJIMI I NJE GJENDJE TE TILLE ESHTE MJAFT I PARAMENDUAR DHE KJO GJENDJE DO TE NDRYSHOJE KUR ATA TEK TE CILET KANE KRIJUAR KETE GJENDJE DO TE KENE SKENARE TE TJERA PER KETE COP VEND QE QUHET SHQIPERI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.