Njeriu i egër i qendrës së Tiranës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2468_ron_mueck_-_the_wild_man_-_skulpture.jpg?itok=2IkY2wKv)
Tendenca e qytetarit të sotëm të Tiranës - atij që ka një shkollë dhe një punë të mirë, ose të paktën njërën prej tyre – është që të krijojë një perde mes vetes e qytetit. Dhe kjo nuk është e vështirë të arrihet. Ne mbyllemi në shtëpitë tona ose në zyrat tona, dalim në rrugë me qëllimin për të hipur sa më parë në makinë, zbresim mundësisht te dera e vendit ku duam të shkojmë, zyrë apo kafene, aty rrimë vetëm me një grup njerëzish në prani të të cilëve punojmë të qetë ose ndjehemi të mbrojtur. Televizori është kontakti me botën që na rrethon, e kjo na mjafton.
Një nga arsyet pse fshihemi ka lidhje me atë që ndodh fare pranë nesh.
Qeni që ngordh për ujë
Është një vend, mu në qendër të Tiranës ku lahen makina. Djemtë që punojnë aty janë nga modeli i atyre që shkojnë për të punuar (për të larë makina) me këpucë lustrafin me majë përpjetë.
Një qen i vogël i lidhur me zinxhir, që po thahej për ujë vetëm pak metra më tej në vendin ku uji është me shumicë.
Djemtë që lajnë makinat vetëm shajnë me fjalë të ndyra tërë kohën, për çdo gjë. Janë nga ai modeli që edhe kur hanë bukë, shajnë lugën, pjatën, karriken, tavolinën, gjellën, çdo gjë që i rrethon.
Një makinë me targa CD, brenda një çift kroat, ndaloi për të larë makinën, ndërsa gruaja zbriti për të ushqyer qenin.
Djemtë, filluan komentet e ndyra me zë të lartë për gruan. Kur gruaja iku, dhe nuk kishin punë për të bërë, filluan të shanin me fjalët më të ndyra njëri tjetrin, kot, për të shtyrë kohën. Dhe nuk bëhet fjalë për të bërë shaka apo batuta banale. Jo, edhe kjo është tepër e sofistikuar për ta.
Këta djem janë egërsirat e reja të xhunglës sonë të re.
Si lind një egërsirë në xhunglën shqiptare
Në krejt sjelljen e tyre bie në sy egërsia, në komunikim me të ngjashmin e tyre, me kafshën, me të huajt, me punën e me qytetin.
Dhe më e trishtueshmja, ata nuk janë ashtu sepse duan vetë. Ata, as e dinë pse janë ashtu.
Problemet e tyre fillojnë që në bark. Kujdesi e kultura shëndetësore ndaj nënës së tyre mungon. Që në bark kanë dëgjuar britmat e ulërimat nëpër shtëpi. të babait, të vëllezërve apo të televizorit.
Të ardhur prej provincave, të parët e tyre kanë zaptuar një tokë. Duke përfituar nga padija dhe nga etja e tyre për të hedhur rrënjë diku në shumë raste dikush ua ka “shitur” tokën e tjetër kujt, u ka marrë lekët, dhe ata me vonesë e kanë kuptuar se i kanë mashtruar. E vetmja zgjidhje e babait të tyre (deri dje) ka qenë që të ruante me pushkë në tarracë këdo që do të shfaqej për t’ia marrë shtëpinë.
Në shkollë, njësoj si mësuesit e tyre, kanë shkuar me detyrim. Shkollat e tyre janë më tepër qendra riedukimi, ku më i forti “riedukon” më të dobëtin. Dhe më i dobëti rreh të motrën, të ëmën, bërtet nëpër shtëpi që kur është 14 vjeç.
Sigurisht, vjen ndonjë mësuese që mendon se do t'i zbusë duke u lexuar Pushkinin. Por ai i tyri nuk është Hollivud, dhe nuk ka Gangsta’ Paradise. Filozofia e tyre është “qëngjit të urtë i ... nëna”.
Dikur u duhej 1 autobus për të ardhur në qendër të Tiranës. Tani, u duhen të paktën 2.
Ata kanë jetuar në geton e tyre pa rrugë të shtruara, pa ujë të pijshëm, duke vjedhur korrent (babai rri me pushkë mbi tarracë), dhe korrenti u duhet për të parë televizor, ata e kanë njohur botën përmes televizorit. Idhulli i tyre është Van Dami, i vetmi që mund të mbijetojë në xhunglën e periferisë. Ata nuk flasin me femra, ndryshe do hanë thika nga familjarët e vajzave. Ata e identifikojnë dashurinë përmes Channel X.
Më të aftët e xhunglës, u morën me punë të pista, e kapën veten, shkuan në Londër. Puna e tyre fulltime është të bëjnë xhiro me makinë për të shijuar statusin e tyre. Part time, bëjnë ato punët e tjera që u sjellin para.
Më të dobëtit, lajnë makina, dhe presin të ikin në Londër. Që pastaj të bëjnë xhiro me makinë dhe ata. Ata janë të frustruar, sepse me standardet e xhunglës, janë të dështuar. Pa makinë për xhiro, pa para, pa dashnore, pa Londër.
Në qendër të Tiranës ata zbresin vetëm në 2-3 festa popullore: 14 Shkurt, 15 mars... Aty ku nuk duken. Aty ku ka turma të mëdha qytetarësh janë dhe ata, të organizuar në tufa djemsh të rinj që vijnë vërdallë të etur për të parë femra, për të parë çifte, për të pirë e bërë sherre kaposhësh, për të sulmuar qendrën si një tufë karkalecash të pangrënë.
Ata janë njeriu i ri i tranzicionit.
Ata ngjajnë të egjër në qendër të Tiranës. Imagjinojini si do ngjanin në mes të Parisit!
Azapët
Faji, sigurisht që nuk është i tyri, është i sistemit.
Herë pas here, egërsirat e xhunglës sonë vijnë deri te dera e sistemit tonë. Ngrenë pankarta. Bërtasin, e më të rrallë gjuajnë dhe me gurë. Në ndonjë rast përfitojnë për të marrë edhe ndonjë lek nga organizatorët. Bërtasin, por, asnjëherë për veten e tyre. Bërtasin për kauzat e të tjerëve. Identifikojnë armikun tek një individ i vetëm dhe çirren me fjalorin e tyre vulgar e të dhunshëm për 20 vjet rresht kundër tij.
Të trajtuar e të rritur si qytetarë të dorës së dytë, pjesëmarrja e tyre në shoqëri është vetëm në rast betejash. Pjesëmarrja e tyre në politikë, vetëm tribale.
Ata, janë azapët e politikës.
Janë trupa e çrregullt që përdorej në ushtrinë otomane për punët më të rëndomta dhe në orën e luftës si mish për top.
Azapët janë kapitali më i vyer i çdo pushteti. Ata nuk kërkojnë të drejta, kërkojnë vetëm hakmarrje për gjendjen e tyre. Dhe, bariu i zgjuar mund ta orientojë hakmarrjen e tyre të verbër siç do ai e ku do ai.
Të rritur në xhungël, por xhungla e tyre është burg. Një burg prej nga dalin vetëm 2-3 herë në vit për festë, dhe çdo ditë në mëngjes për në punë. Një burg, ku kthehen çdo pasdite.
Projektet serioze për ta zhdukur njeriun e xhunglës e për të nxjerrë nga ai një qytetar mungojnë. Fundja, kujt i intereson?
Pse xhungla e Amazonës zhduket, e jona jo?
Për fatkeqësinë e tyre dhe fajin tonë, ata janë viktimat e një sistemi të padrejtë që kemi ngritur në këta 20 vjet. Një sistem që i diskriminon në arsim, mundësi punësimi, argëtim, banim, gjuhë, akses në çdo të mirë shpirtërore. Ata janë anës dritës, të paparë.
Edhe ata do të donin të kishin një perde për të mos parë, por puna i detyron të shohin jetën që bëjnë disa të tjerë. Makinat e tyre, gratë e tyre.
Çdo gjë që nuk kanë, e shajnë me fjalë të ndyra. Nxjerrin mllef verbal ndaj çdo gjëje që nuk është e ngjitur pas trupit të tyre, sepse e tyrja është vetëm ajo që kanë në trup. Çdo gjë jashtë tyre, është sistem. Sistem, domethënë armik.
Zhdukja e njeriut të xhunglës së tranzicionit kërkon projekte shumë serioze, dhe kohë. Por politika jonë është jo-serioze, e mbi të gjitha, e përkohshme. Kërkon një sistem arsimor tjetër, mundësi ekonomike të tjera, rivitalizim të periferive, futje të shpirtërores atje ku ka vetëm çimento, ngritje qendrash arti atje ku ka vetëm TV, saç mbi tarracë e Channel X.
Ata mund të asimiloheshin pak nga pak në qytetërim, por lëngu i qytetërimit tonë po thahet. Sistemi është jo-miqësor me krijesat qytetare. Duhet çdo ditë pak instinkt xhungle për të mbijetuar. Egërsia e xhunglës ka kapur ekonominë, administratën, deri edhe artin. Për mbijetesë, duhet të tregosh dhëmbët, të shqyesh e të shash. Protestoni me vezë mbi një ndërtesë partie, po jua mbajti. Ka shkrimtarë që zihen me grushte për punë botimi.
Më të qytetëruarit, të shkolluarit, të ndjeshmit, po ikin. Prandaj rrugët tona janë 2: ose të ikim, ose të vemë një perde mes nesh e jo-qytetërimit.
Kthimi tek qeni
Ka një qen të lidhur, tek një lavazh në qendër të Tiranës. Një qen, pranë ujit i papirë. Herë pas here, nga një makinë me targa CD dikush i çon për të ngrënë.
Tendenca e qytetarit të sotëm të Tiranës - atij që ka një shkollë dhe një punë të mirë, ose të paktën njërën prej tyre – është që të krijojë një perde. Më saktë, një perde mes vetes dhe qytetarit tjetër të Tiranës, atij që nuk ka as shkollë e as ndonjë punë të mirë. Atij që vetëm shan.
Kjo perde nuk e zhduk njeriun e egër të qendrës. Më e pakta, perdja jonë do bëjë që qeni të ngordhë nga etja.
/revista klan/
Comments
Nuk ndaj te njejtin
Nuk ndaj te njejtin kendveshtrim, po shkrimi eshte i bukur. Ai qeni dhe po mbijetoje ka ‘‘ngordhur‘‘ per deri sa ka lakun e litarin ne qafe.(simboli i lirise, qeni qe nuk ben jete qeni) Shajne gjithe diten dhe cdo gje e kam fjalen per keto qe jetojne ne ‘geto-t‘. Kryeministri yne shan me keq se ato...Deputete qe shajne me keq se ato...Artiste qe shahen e rrihen me keq se ato...qytetare snobe, gjasme me etike dhe kulture, mire e keqja e se mires, qe jane te destinuar te semuren nga virusi i cmendurise. Shkurt nuk ka perde...dhe te gjthe jamin, jamin, dhe ankohen me mjaullima, me zgedhimje, me lefje, duke helmuar cdo gje te shendetshme...Dhe te gjithe duan te ikin..
Një shkrim i përkryer i
Një shkrim i përkryer i goditur dhe e nxierë në dritë shoqërinë Shqiptare ju faleminderit
Shkrim interesant, i
Shkrim interesant, i pelqyeshem. Jeta e ka detyruar vertet njeriun te modifikohet, flas per keto vitet e fundit, megjithese origjina e problemit nuk duhet kerkuar vetem tek prejardhja, por tek e reja, tek ajo qe lind, qe i dikton njeriut se çfare duhet te beje, reagoje etj. Keto jane vepra te metropolit dhe nuk kane origjine pasi nuk vijne nga nje metropol tjeter , pra jane vete metropoli. Askush nuk perjashtohet , pasi te gjithe jane viktima, natyrisht me origjina te ndryshme. Nuk mund te pretendosh me teper nga nje shoqeri ne ndertim. Perdja nuk ka vetem kuptimin e shkeputjes nga te tjeret por efekt i asaj shoqerie qe po ndertohet, qe bazohet ne mardhenie pune, shkollore, sportive, fisnore dhe komerciale. Persa i perket qenit, siç thote dhe komentuesi i mesiperm, i lidhur e ka nje shprese per nje cap buke po u zgjidh nese nuk e shqyejne qente e tjere do te perfundoje nen makina. Nejse kjo duhej trajtuar si nje histori me vete, si : qeni dhe qyteti, ose si nje tregim: qeni prane lavazhit te makinave. Megjithe dashurine si timen dhe te autorit per kafshet, metropoli ka me shume probleme per tu trajtuar, qe jane edhe me te dhimbeshme.
Autori, si gjithmone, ka nje
Autori, si gjithmone, ka nje kendveshtrim te mbeshtetur fort (sipas meje) tek e verteta dhe analiza logjike e mardhenieve, por... leximi i nje artikulli te Koloreto Cukalit po behet dalengadale si nje proces mazokizmi... te gjithe i vuajme padrejtesite (qe per mendimin tim jane te perjetshme ne natyre, ndryshojne, por egzistojne), por vec tregimit te padrejtesive, po behet e domosdoshme dhe nje fryme optimizmi dhe ide per permiresim.
Koloreto, Artikujt i ke
Koloreto,
Artikujt i ke zakonisht "hit or miss". E kupton vete ti se anglishten e kontrollon mire.
Degjo, kam vene re qe shume nga problemet qe trajton nuk jane thjesht probleme shqiptare. Jane probleme qe i ka c'do shoqeri. Edhe kete me siper nuk e kemi ne monopol.
Dhe ne Londer, bishat tona ne periferi do jetojne dhe do takohen me bishat angleze. Shoqeria njerezore provoi c'do sistem politik shekullin qe lame mbas. Asnje sistem nuk e zgjidh problemin e klasave. Gjithmone krijohet nje klase elitare, nje klase qe i sherben elites dhe te fundit qe nuk kane asgje. Pranoje kete realitet! Nuk ka zgjidhje. Pi kafen tende, jepi makines tende, shko ne apartamentin tend dhe kenaqu qe je ne kete klase.
Adriatik thenie e mir kjo,
Adriatik thenie e mir kjo, edhe pse shpeshher ndodh qe edhe kur je rruges tende dine te kafshojne qente, sepse vet natyra i detyron.
Nuk perjashtoj asnjefjal nga shkrimi yt gjithsesi edhe ne Londer ka edhe me psikopat ose ''Egersira'' edhe nga vet anglezet kuptohet nje mase me e vogel por egzistojne, nje gje duhet kuptuar te shqiptaret kudo qe jemi, perderisa nuk ndihmojme njeri tjetrin (kjo i perfshine te gjitha, edukimin kulturen, etj....) per nga natyra jemi shum te zgjuar si popull por gjithmon ka pasur dhe do te kete menyra te karaktereve dhe klasave.
Artikull shume i goditur, dhe
Artikull shume i goditur, dhe fatkeqsisht shume realist. Me veten time kam vene re qe jam egersuar. Duke jetuar ne nje "xhungel", e shoh qe po ndryshoj cdo dite. Nuk e di si mund te permirsohet situata, po kam pershtypjen qe nje shtet ligjor+ndeshkueshmeri mund te ndihmoje.
E paskat qendisur kete
Koloreto, shkrimit tuaj nuk
Koloreto, shkrimit tuaj nuk mund ti heqesh asnje presje. Fatkeqesisht keta jemi ne, shqiptaret qe mundohemi ti mbushim mendjen botes me dokrat tona mbi vlerat qe kemi si popull etj. Zero vlere kemi perderisa durojme mbi krye plehra te cdo lloji qe na bejne zbor (pa thonjeza) 24 ore ne 24, popull qe me ujin deri ne brez i con falmeshndet Saliut ne pritje te permbysjes se radhes. Po perifrazoj nje shprehje te thene ne nje pikture te Goya-s: "ne qe per gje tjeter te zotet sjemi, ti mbajme ne kurriz se mire i kemi". Respekt.
Kjo qe shkruan nuk qendron
Kjo qe shkruan nuk qendron sepse problemet ne Tirane nuk kane ardhur nga te ardhurit qofte nga veriu apo Jugu.... po problemet u krijuan nga ato qe shkruajne keto lloj shkrimesh bardh- e zi ....
Keto probleme erdhen nga loja me Fjale te Rrezikshme qe bene Te Ashtuquajturit Intelektual te rritur neper Mjediset ne Tirane.........para 90-s. Pyetja eshte pse jane gjithe keta njerez ketu......?
Thjesht Zoterinjte qe ne 90 shkruajten dhe folen bardh e zi me Fjale te Rrezikshme te "Shkaterrohet Cdo gje qe eshte Komuniste" duke shkaterruar cdo gje "fabrika-uzina-kombinate-spitale-shkolla-nderrmarje...." keto njerez mbeten pa pune pa shkolle pa spital....cdo bejme do ikim per me mire......Sa per alabake Tirana kishte edhe para se te vinin keta "Kokepalare" nga Rrethet ....lagjet dhe emrat dihen ne Tirane, dhe Tirana kishte, dhe do te kete alabak, alabake ka kudo ne Shkoder, Korce, vlore.....Paris, Londer....NY...njerezit jane njerez Kaloreto - Loreta si e ke ......Edhe prienderit apo gjysheirt e ty jane te ardhur po nga keto rrethe nga veriu apo jugu......pyeti njehere si jane rregulluar ne ate kohe......Ose duhet te ishe shume i afte per te qendruar ne Tirane ose duhet te serviloseshe autoritetve te kohes.......qe te qendroje ne Tirane.....
Shkaterrimi nuk erdhi as nga burgjet e Spacit apo Kampet e perqendrimit por erdhi ng keto paragjykime "Intelektuale" te Snobeve ne Tirane........ku ben pjese edhe Ti Kaloreto......
+1 për Ilirin! Pikës i ke
+1 për Ilirin! Pikës i ke ra!
Duket që nuk ka qenë ndonjëherë në Paris autori. Koloreto kur të shkosh në Paris, dil njëherë nga stacioni i metrosë "Porte de la Chapelle" ose "Barbès Rochechouart" ose "Strasbourg - Saint Denis" dhe pastaj hajde prap na trego Bathoren.
Faleminderit z. Koloreto.
Faleminderit z. Koloreto. Nuk e di cfare moshe keni. Nese jeni gazetar i ri ne moshe u bej thirrje te gjithe kolegeve te tu te mesojne prej shkrimeve te tua. Nese keni moshe te mesme perseri kane shume sec te mesojne prej jush. Une jam nje njeri shqiptar, qe u lodha duke u thene te gjitheve se nese duhet ta ruajme dhe ta fitojme Shqiperine, duhet ta fillojme pikerisht tek keta njerez, te cilet z. Koloreto na i pershkroi me nje vertetesi sa te dhimbshme, po aq edhe revoltuese. Nese duhet ta heqim qafe Berishen dhe unuket e tij, duhet filluar pikerisht nga kjo popullate. Ndryshe kjo pune gjere e gjate do veje sic ka vate. Nese Edi Rama apo ndonje nga partite e reja qe mund te dale ne sfondin e ketij viti apo te vitit te ardhshem duhet ta filloje qe ketu punen , me qellimin e mire qe per t'i hequr themelet Berishes, duhen zbutur " Njerezit e eger ne qender te Tiranes". Nese arrihet qe kjo popullate te ndergjegjesohet dhe te kuptoje se po perdoret vetem per qellimet e pushtetit dhe te xhepit personal , mendoj se mund ta ktheje timonin drejt rruges se progresit.
shume e eger kjo... keta "te
shume e eger kjo... keta "te egrit" kane edhe nje ves tjeter Mariana... keta te ikin pa paguar... te lene aty ne motel qe te kthehesh ne kembe...... me "pekinezin" lidhur per brekesh.. po po... duhen shfarosur... dhe dicka, .. ik bej shu.......
I perkryer. Ndaj te njejtin
I perkryer. Ndaj te njejtin mendim me Ju. Shoqeria jone ka nevoje per emancipim te gjithanshem dhe kjo behet me se miri vetem nga ajka e kesaj shoqerie, inteligjenca dhe njerezit jo politike, larg kesaj politike kanunore>
Faleminderit.
Ne pergjithesi shkrimi
Ne pergjithesi shkrimi shtron si perde tejdukshmerisht anasjelltas binomin jashte-brenda. Keto jane "genet" ku ngjizen natyrshem apo invitro dhe keto embrione te shoqerise postmoderne, ku kapercimi i ndergjegjes nuk lidhet me vendorigjinen apo poziten zejtarembijetuese te sigurimit te ajrit per fryme te njeriut "egersisht".
Pyetja per Koloreton do te ishte:
Egersimi vjen si modelim i tjetrit/ndryshe ne egon tone duke krijuar perceptimin tehuajsues qe po "shqyen" butesine e qyteterimit nga jashte perdes?,
Apo egersia shkaktohet nga mungesa e ecejakjes qyteteruese te vetvetes permes tokes se diellit?
Gjithçka ka shkruar eshte e
Gjithçka ka shkruar eshte e vertete.Artikulli eshte denoncues dhe rrugezgjidhja e problemeve i takon atyre qe u kemi besuar votat tona,ndjenjat tona,endrrat tona.
Egersia eshte nje maske,si gjithe maskat e tjera,gervishti pak ata dhe ke per te pare se çfare fshihet pas kesaj maske.Ata jane pasoje nuk jane shkak dhe per pasoje jane ata te paret qe kane nevoje,per çdo gje,por mbi te gjitha per dashuri.
"Te ndryshosh ide,ndonjehere,nuk eshte si te kembesh flamur sipas eres qe fryn,sepse nuk je ti qe kemben ide,por idea qe ndryshon ne ty."
Kjo ishte per ata qe kane mendim te ndryshem per artikullin.
Shkrim thjesht i ndertuar
Shkrim thjesht i ndertuar artistikisht por qe thelbi i tij eshte vetem qendrimi ekstremist ndaj shtetasve shqiptare te ardhur nga Veriu i Shqiperise ne Shqiperine e mesme per te ndertuar jeten e tyre me pune te ndershme. Dua ti kujtoj ketij gazetarit apo cfare eshte me ate emer e mbiemer kllouni, se te punosh, ne Tirane apo ne Londer, apo te fitosh me pune te ndershme, nuk eshte "ves" apo Virtyt vetem i verioreve te ardhur ne Tirane.... me shume se gjysma e shqiptareve punojne jashte, dhe kane edhe makina, dhe bejne edhe xhiro me vetura, qofte kur vijne nga Athina, qofte kur vijne nga Londra, qofte kur vijne nga Roma...
Aq mosperfilles ndaj njeriut si qenie eshte ky "Couloretoja" sa ve ne plan te pare qenin qe vuan per uje, nderkohe qe "ata te Londres" u kaperdiskan neper vetura. Mekat sipas tij, kur duhej qe me breket jashte si ca "zonja" te mbanin me zingjir nje "pekinez" teksa kerkojne dritat e kuqe.
Ndjej jeqardhje shume te thelle qe nje shkrim i tille deprton ne nje web-faqe kaq te nderuar, te vizituar e pelqyer ne mase nga nje shtrese e mire e perdoruesve te internetit dhe qe me punen e zotit Mustafa Nano, na ka bere qe te mos mund rrime para kompjuterit pa e klikuar respublicen... Sdo doja te shikoje keshtu shkrimesh qe thjesht paragjykojne, paragjykojne e vetem paragjykojne te ashtuquajturit "maloke".... ne mbetemi te paragjykuar ne komunizem, te paragjykuar ne demokraci, te paragjykuar kur rrime, te paragjykuar kur punojme te paragjykuar ne varferi dhe te paragjykuar ne kamje...
Te fala Couloreto Cu Calit
Bashkohem me mendimin tuaj
Bashkohem me mendimin tuaj
Pershendetje! Nese prinderit
Pershendetje!
Nese prinderit tuaj Koloreta kane ardhur ne Tirane (fale aksit Gjirokaster-Permet-Tepelene) 20-30 vjet me pare se keta te ashtuquajtur "te palare, maloke etj." dhe ti mendon se ke te drejten e vetme te quhesh QYTETARE, atehere me duhet thjesht te te them se gabohesh rende. Ka shume banore neper fshatrat e Shqiperise qe jane me qytetare se cdo baor i qyteteve.
Te jesh qytetar sdo te thote te kesh lindur ne maternitet ne qytet, por te sillesh, te jetosh si i tille.
ky shkrim pershkruhet thjesht dhe vetem me nje fjale RACIZEM.
Une e di se nga vi dhe jam krenar per kete, po ju ZONJE apo ZOTERI e dini se nga vini??!!!
Po me habitin komentet me
Po me habitin komentet me siper...ku po shohin razicem dhe ndarje veri jug??Autori thote te ardhur nga provinca,pa hyre ne detaje veri ose jug.Cdo fjale e artikullit eshte e vertete,Tirana eshte kthyer ne nje xhungel ku te ze tmerri te ecesh diten dhe jo me naten.Dhe egersirat qe pershkruhen ne artikull ekzistojne,dhe per kete mos ti vije keq askujt.Kultura dhe qytetaria nuk diskriminon midis dikujt qe banon ne qytet ose ne fshat.Ka plot qytetare te kulturuar ne cdo cep te Shqiperise fshtra dhe qytete...por keto egersirat qe permenden me siper jane sjelle ne Tirane,jane izoluar dhe jane ushqyer me urrejtje pikerisht per tu shfrytezuar politikisht .Jane nje shtrese qe iu duhet partive per tu shfrytezuar.Prandaj edhe jane lene ashtu te eger,pa asnje lloj investimi ne zonat ku banojne,ne menyre qe urrejtja dhe egersia e tyre te perdoret sipas fushatave.Injoranca dhe izolimi i bejne lehtesisht te manipulueshem.Ne vend qe te shikoni problemin balle per balle rrini therrisni 'racizem!' aty ku nuk ka...
Add new comment