“Teste, teste, teste”, e vetmja mënyrë efektive për të frenuar pandeminë

Postuar në 25 Mars, 2020 00:02

Testimi po shihet gjithnjë e më shumë si mënyra më efektive për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Tre gazetarë të revistës shkencore “Nature” analizuan situatën në Britaninë e Madhe dhe SHBA në “Nature Podcast”, i realizuar përmes një lidhjeje audio, ndërsa të tre janë të izoluar në shtëpitë e tyre.  

Benjamin Thompson, nga Londra; kryeredaktori i multimedias Noah Baker nga Kent dhe Amy Maxmen, reportere e revistës në San Franciso rrëfejnë situatën e epidemisë dhe konkluzionet e nxjerra pas kontakteve të shumta me njerëz të thjeshtë, staf mjekësor dhe studiues.

Ndërkohë që në SHBA, Covid-19 është përhapur në të gjitha shtetet, OBSH parashikon se shumë shpejt vendi do të bëhet qendra e re e pandemisë. Ashtu siç ka theksuar OBSH, testimi në masë shihet edhe në SHBA si mënyra më efektive e frenimit të përhapjes.

Në SHBA testimi shumë më poshtë nga sa duhet. Mund të testohen shumë njerëz në kohë të shkurtër. Duhet të kesh disa kritere që të testohesh, që do të thotë temperaturë, kollë etj. Diçka për të cilën është e shqetësuar OBSH-ja, testimi është kyç për situata të tilla. Testimi agresiv jep përgjigjen dhe në këtë moment t’i gjurmon kontaktet. I kontakton dhe u kërkon të vihen në karantinë. Pas dy javësh, i teston. Kështu funksionoi me Singaporin”, thotë Maxmen nga SHBA.

Edhe në Britani, epidemia është në fillimet e saj. Por testimi nuk është ende masiv. Por vështirësia më e madhe nuk ka të bëjë me testet konkretisht, por me infrastrukturën që çon në fund testimin.

Jo domosdoshmërisht është mungesë testesh sesa e gjithë logjistika për testimet. Pra, duhet vendi ku do të merren mostrat. Duhen njerëz që të kontaktojnë me ata që rezultojnë pozitivë, të kontaktojnë me ta dhe t’i bindin të izolohen. Duhet shumë punë. Shumë orë pune”, thotë Maxmen.

Megjithë testimet e pamjaftueshme në SHBA, në Britaninë e Madhe, por dhe në shumë vende të Europës që po përballen me epideminë, nuk është vonë për t’i shtuar ato.

Një studim i publikuar në “Nature” pak kohë më parë tregoi se, nëse Kina nuk do t’i kishte marrë masat që mori, do të kishte pesë fishin e numrit të të infektuarve.

I njëjti studim ka përllogaritur se nëse masat do të ishin marrë vetëm një javë më parë, do të ishte reduktuar me 66% numri i të infektuarve

TvT

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keshilla jep cdokush! Problemi eshte, sa kemi mundesi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.