TVSH-ja, bretkoca që nuk e puth askush që ta kthejë në princ

Besoj nuk ka shumë vetë që do mohonin se ka një çakordisje mes publikes e privates në Shqipëri. Madje, çakërdisje. Nganjëherë vetë shteti më duket sikur është një biznesmen i madh, burokratik, i keqmanaxhuar dhe inefektiv. Për shembull, jemi krejtësisht të pandjeshëm ndaj një gjëje që quhet Televizioni publik shqiptar. Dëmi emocional, artistik dhe informativ që vuajmë për shkak se i vetmi TV që është vërtet i yni nuk mundet e nuk di të sillet si i tillë, më duket shumë i madh. E pra, TVSh është një institucion i krimbur në para. Se sa, nuk e dimë.
Kush, dhe sa
Është e vështirë të gjykosh për mbarëvajtjen ekonomike të një medie, sepse nuk ka asgjë transparente. Bilancet vjetore të Televizioneve si të gjithë bizneseve do duhej të ishin transparente, dhe jo vetëm për shtetin, por dhe për publikun.
Auditeli, qëpak vetë ndoshta e dinë ka nisur të bëhet. Shifrat mbahen sekrete dhe u shkojnë vetëm atyre që paguajnë për t'i parë. Nuk më interesojnë modalitetet, por do doja t'i shihja dhe unë. Mirë do qe t'i shihte edhe prokuroria. Nëse një program me audiencë të ulët përfiton të ardhura sa shumëfishi i një tjetri me audiencë më të madhe, këtu diçka ka.
Por, mbi të gjitha më intereson të di bilancet dhe audiencën e të vetmit TV që e financoj unë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për fat të keq, marrëdhënia ime me TVSh është thuajse si me Suden. Ne fusim lekë aty dhe nuk marrim asgjë. Për më tepër, nuk dimë as se ç'bëhet me ato para.
TVSh, si punë fajdexhiu
TVSh mbahet me paratë e shtetit e të sponsorave. Madje, kam dëgjuar që Kina derdhka si nja 3 milion dollarë në vit si punë qeraje për ca antena. Krahasuar me privatin që ka vetëm sponsorë dhe fut dorën vazhdimisht në xhepin e pronarit, është një superfuqi televizive nga ana ekonomike.
TVSh është një institucion në të cilin çdo rrogë paguhet prej nesh (dhe Kinës, me sa duket), edhe pse tranzicioni dy dekadash na bëri ta harrojmë një herë e mirë se kemi pushtet ekonomik mbi diçka, edhe kur e kemi. Në këtë pikëpamje, TVSh është si një Sude që merr paratë tona e nuk na jep asgjë.
TVSh-ja rurale
Sot, TVSh-ja është një mjet tërësisht rural. Unë nuk njoh asnjë person në rrethin tim të punës, miqve apo familjes që ta ketë pjesë të telekomandës. Nuk kam lexuar asgjë mbi TVSh e produktet e tij as online e deri as në gazetat bulevardeske. Nuk ka asnjë diskutim a debat publik a mediatike mbi produktet e TVSh-së me përjashtim të Festivalit, që tashmë nuk është i TVSh-së por i Eurovizionit. Edhe nëse ndonjë personazh i TVSh-së shfaqet në ndonjë gazetë rozë, kjo vjen falë investimit personal e jo fuqisë së ekranit.
Është e habitshme sesi keq-menaxhimi (kryesisht me qëllime politike) i këtij institucioni ka prodhuar një produkt kaq mediokër. Nuk flas për njerëzit. Shumë nga këta që shkëlqejnë tek TV-të private vijnë nga TVSh-ja. Flas për produktin final.
Jetojmë në një vend ku të tërë duam të identifikohemi me “qytetarin”. Jetojmë në një kohë ku TV-ja krijon një standard jete që duam ta imitojmë. Në këto kushte një TV rurale nuk i duhet askujt. As njerëzve të provincës.
Numëroni produktet e suksesshme në Shqipëri, që nga Portokallia e deri te Kënga Magjike, nga Zonë e Lirë te Opinion, nga The Voice te Dancing With the Stars, asnjë prej tyre nuk ka logon e TVSh-së.
Me lek, por i varfër
TVSh-ja ose nuk di ose nuk do që të blejë të drejtat televizive të franchise-ve ndërkombëtare. Nuk po u kërkoj Champions League-n. Por, si është e mundur që TV-ja më i pasur në vend nuk ka fuqi të blejë as ndeshjet e kombëtares? Si është e mundur që nuk futet në garë për të blerë programe me sukses botëror, një pjesë prej të cilave kanë përmbajtje mjaft cilësore?
Nuk po them të blejnë Big Brother. Por mund të blejnë plot formate të tjerë të mëdha e cilësorë. Po them edhe që ka mijëra formate simpatikë, më të vegjël, që përmbajnë argëtim e kulturë, që u drejtohen shtresave të ndryshme, e që një gjigant financiar si TVSh e ka për detyrë t’i blejë.
Për të mos folur për produktet e veta, si informacioni.
Informacioni në kohërat e kolerës
Kam patur një përvojë rrënqethëse me një edicion informativ të TVSh-së pak kohë para zgjedhjeve. Nuk mbaj mend sa kohë kisha pa parë diçka aq joprofesionale, dhe aq të pozicionuar (shëmtuar) politikisht. Përveçse 4 lajmet e para ishin si video personale të kreut të Shtetit, të Qeverisë, të Bashkisë Tiranë e të Kuvendit (të tërë në pushtet), ato nuk mbanin fare era lajm. Ishte, si të raportoje që Kryetari i Shtetit lau duart me sapun, si ai tjetri hëngri byrek, si ky foli me komshinjtë.
Kishte një përpjekje po aq fëminore që kohën që mund t’i takonte opozitës së asaj kohe ta shfrytëzonin për ta nxjerrë sa më keq kreun e ish opozitës, sa edhe një fëmijë e kuptonte që montazhi i frazave dhe vetë xhirimet ishin bërë qëllimisht për propagandë negative.
Megjithatë, ne e duam TVSh-në. Më saktë, kemi dëshirë ta duam TVSh-në.
Si e përjetojmë TVSH-në
TVSh-ja është një medium me të cilin akoma shumica prej nesh (për sa kohë të lindurit pas 1997-s do jenë shumicë demografike) ka kujtimet e veta. Spektaklet e vitit të ri, festivalet, mbrëmjet poetike, Krasta i fillimit, ngjitja e Grabockës, ardhja e Gjebresë, fillimi i Fevziut e Xhungës, teatrot e kukullave të dielave, kanë ndodhur në atë medium. Pa dashje, por TVSh do të mbartë përjetësisht një pjesë të historive tona individuale.
Këtë element të jetës sonë na e kanë dhunuar, herë nën rrogoz, herë ashiqare e herë me forcë. Me sa di unë, në Britani çështjet e BBC-së janë të të gjithëve. Po u preke BBC-në, është më keq se t’u prekësh Mbretëreshën. Por, ndryshimi i TVSh-së NUK mund të fillojë nga mënyra sesi ne e shohim TVSh-në. Ndryshimi i TVSh-së nuk besoj se është më as çështje ndërrimi njerëzish.
Një TVSh e re duhet të fillojë me një frymë të re.
Një TVSh e re
Në krye të TVSh-së mund të vihet një vajzë e re ambicioze, ose një djalë i mirë, ose një tip i hedhur, ose një gazetar i njohur, i lidhur me pozitën, ose kushdo tjetër që Kryeministrit mund t’i duket OK për arsyet e veta jo dhe aq të kuptueshme nga ana menaxheriale ose politike. Por, edhe ky do ta ketë vështirë të nxjerrë një princ nga një bretkocë. Jo vetëm ngaqë nuk njoh ndonjë shqiptar që do ulte hundën t’i bënte një nder të tillë një bretku, por dhe se askush nuk po kërkon për bretkosë.
Edhe sikur të ndërrojnë tërë njerëzit që punojnë aty, siç po ndodh në institucionet e tjera, kjo nuk e ç’bën TVSh-në e vjetër. Sepse, nuk është punë njerëzish. Është punë konkurueshmërie.
Si
TVSh-ja është çështje konkurueshmërie. Që të bëhet konkuruese me privatët duhet të ngrejë një sistem konkurimi brenda vetes. TVSH e re duhet t’i japë mundësi kujtdo që ka ide të konkurojë. Si? Është e thjeshtë. TVSh nuk duhet të miratojë programe që janë të mira në letër, apo se moderatori e regjisori janë emra të shquar, apo se i ka qejf drejtori i ri.
Në TVSh nuk duhet të ketë njerëz që rriten e plaken aty duke tundur zinxhirin. TVSh duhet t’u japë mundësi të paguhen mirë atyre që bëjnë gjëra të mira.
TVSh e re duhet të funksionojë me pilotë projektesh, siç funksionon edhe bota. Këta pilotë mund të prodhohen me kosto modeste, dhe TVSh duhet që ato t’ia paraqesë publikut, në web, youtube apo dhe on air. Vetëm emisionet Pilot që marrin miratim nga audienca që i sheh ose i voton duhet të futen në prodhim.
Më duket e vështirë në një shtet që nuk po ngrihet mbi konkurueshmërinë, TVSh-ja të bëjë përjashtim. Sado djalë i mirë të jetë drejtori i ri, sado avantgardë të jetë bordi i ri, në rast se këta nuk zgjidhen as vetë mbi baza konkuruese nuk ka shpresë që do krijojnë shinat e konkurueshmërisë.
Ndaj s’ka pse habitemi do kemi një TVSh që do vazhdojmë ta harrojmë se paguhet me paratë tona. Derisa të shuhet tërësisht edhe lidhja emocionale që kemi me të, çka do të ishte dhe fundi i vet.
REVISTA "KLAN"
Comments
koloreto, por per fatin e

koloreto, por per fatin e ketyre qyqareve qe gdhihen ne qiell te hapur kur temperaturat kane arritur zero grade a do kesh valle te shkruash? Dmth, te shkruash perpara se ato te vdesin vdekjen e paralajmeruar? Mund te ishte nena jote!!!

https://www.change.org/petitions/k%C3%ABrkojm%C3%AB-urgjentisht-t-ju-gje...
Turpi ka pasur ndonjehere dhe

Turpi ka pasur ndonjehere dhe fytyren time. Dhe fytyren tende sigurisht. (Dhe sigurisht qe e ka patur, se nuk ka njeri qe te mos jete i turperuar ne jete) Turpi ka shume fytyra dhe cdo njeri eshte turperuar me shume se nje here ne jete. Hapu dhe e te futesh brenda se sa te turperohesh. te turperohesh para te tjereve,te skuqesh para te tjerve, eshte te te marrin erzin para te tjereve dhe jo me kot urtesia ka nxjerrur sentencen qe: Turpi eshte ushtari roje i dinjitetit. Per te shkuar te dinjiteti duhet duhet te kalosh ne uren e turpit. Ka njerez qe rrezohen ne humneren e ndermjet turpit e dinjitetit dhe dhe nuk dalin me ne publik anaksohen e largohen ne nje jete private per te mposhtur turpin. Ka qe nuk kane turp po nuk kane dhe dinjitet dhe zgerdhihen perdite midis nesh ne gzime e morte. Sa here kemi degjuar ate shprehjen: “hapu dhe te futem brenda“ kaq shume u turperova. Kaq shume dridhet njeriu nga turpi. Ne vitin 2010 ne Gjermani fjala e vitit qe fitoj apo qe u kurorezua si fjala me domethenese e vitit ishte fjala "Fremdschämen“. qe perkthehet: Une turperohem per ty. Ne perkthimin artistik mua me pelqen: Une ju mbaj turpin juve. Sic duket fjala “Fremdschämen“ ben qe te terheqi vemendjen dhe eshte pasqyre e bumit te servilizmit dhe te pacipesise, apo humbjes se vlerave dhe dalja e turpit. Dhe per kete ka plot shembuj nga gjermania po mua nuk me intereson gjermani po shqiperia se Gjermania i ka ne rregull elitat e saj, intelektualet e saj. Nuk ka fushe ne shqiperi, nuk ka qelize te jetes qe une te mos turperohem, e ti mbaj turpin shqiperise. Sot pashe ndeshjen partizani-Laci dhe kori i paturpshem i tifozave ulerinte albiter tqifsha motren. I ka dale turpi dhe njeriut kur i del turpi eshte zgjyre dhe pa dinjitet. Turpi i tifozeve si emocion kalimtar apo turpi i deputeteve trafikante qe nuk turperohen e dalin ne publik gjithe krenari dhe guxojne e poshterojne gjithcka. Apo turpi i drejtesise shqiptare. Vejani ju emrin se une nuk jam ne gjendje ti baj turpin keture krijesave te pacipa, egoiste e narziciste e psikopate. Boll te futesh ne youtube dhe te shikosh se cfar ka thene Meta per Ramen dhe rama per Meten e berisha per te tjere e te tjere per berishen. Po une i baj turpi intelektualeve, gazetareve, opinjonberesve dhe une turprohem per burracakerine e banalitetin si nivel. Per shurdherine, qorresine dhe helmin qe derdhin dhe sidomos per qenefin qe rrezaton ne televizonin e vetem qe shikoj TVSH.(Te pakten shyqyr qe nuk ma shikon familja) Profili dhe indititeti i intelektualeve tane eshte pa dinjitet dhe i ka dale turpi. Intelektualet e kane paguar shumica me humbjen e besueshmerise dhe dinjitetit statusin e tyre ne sqetull te politikes. Nuk eshte puna te indiferenca e tyre po te rrjeshtimi i tyre dhe humbja e dinjitetit e indititetit duke mos rrespektuar ne rradhe te pare vetveten e ne nuk mund te presin ti rrespektoj shteti keto egoiste e torallake dhe e verteteta eshte e sikletshme dhe e pa rehatshme dhe ky shtet si model me nje kryeminister te pa cip e psikopat si ulerime e paturpesise na e paraqesinin dinjitoz. Nuk eshte e vertete qe nje njeri te jete i paturpshem dhe te jete dinjitoz. Dhe ne te gjithve na mungon turpi si mase dhe rrugetojme pa dinjitet ne jete. Ne qofte se duam te rilindim duhet te kemi turp dhe vetem turp ne masen e arte te turpit dhe jo te dalim cullak duke fotografuar seksin ne te gjitha kendveshtrimet dhe ta hajme fjalen sapo te vijme ne pushtet. Humbja e intimitetit eshte te kapercesh ylberin dhe te mos kesh turp ne asgje. Eva dhe Adami sa po kafshuan frutin nga pema e diturise puna e pare qe bene u turperuan dhe u mbuluan me gjethe. Televizoni shqiptar eshte televizoni me i peshtire dhe psikopat ne te gjithe boten. Cdo gje eshte ne kufirin e cmendurise le ta leme anen politike po vetem ana figurative, esteike dhe stilistike eshte pasqyre e gjalle e asaj se ne cfar jemi si shoqeri. Shume here kam nisur te shkruaj per TVSH po qe ne rrjeshtat e para me del shkumbezimi i terbimit sepse aty cdo gje eshte e terbuar dhe e kafshuar nga djalli.

Artikull i shkelqyer. Sikur

Artikull i shkelqyer. Sikur te kemi me shume te tille, thjeshte: Problemi dhe Parate, parate e juaja sigurisht. Nuk i njoh problemet a TVSH [besoj ne ato qe me thote gazetari] por me terhoqi ''toni'' i shkrimit. Shtro problemin dhe kerko llogari per parate, pa politizuar asgje. Taksapaguesit Shqiptare kane te drejte; direkt, indirekt apo ndermjet paleve te treta [duke shkruar, kerkuar info bazuar ne Aktet e Lirise se Informacionit, nepermjet medias, nga auditore dhe parlamentaret] te dine se ku shkojne parate e tyre. Ne fushate neser apo ''normalisht sot'' te mos lihen politikanet te thone: Ju bera rruge, ju ndertova shkolle apo nje hidrocentral te ri. Jo, tu kerkohen tenderat, afatet, kostot, penalizimet per kompanite qe nuk jane ne afat, kredite e huaja (qe merren nen emrin e asetet e juaja) shpenzimet e mirembajtjest neser dhe penalizimet gjate projektit. Asnje nga Ju nuk do lejonte qe nje maragoz t'ju rregulloje nje dritare, e pas pagese t'ju kerkoje dreke, xhiro me makine, nje bilete kinemaje dhe ti jepni garanci se Ai do jete ''rregulluesi i perjetshem'' i gjerave te prishura ne shtepine tuaj, + mirenjohje dhe detyrime te tjera. Ben punen, paguani Parate. Keshtu dhe me qeverine; po perdorin Parate e Juaja, thjesht eshte nje ''model shkallezimi'' vec rriteni pak.

Me sa di unë, në Britani çështjet e BBC-së janë të të gjithëve... [K.C / artikulli]

E drejte, :) po sqaroj dicka per Aunti [-n/ Tezja] apo Beeb [biib] sic quhet ketu por qe i ka rene/humbur veneracioni i dikurshem.

The BBC, - me apo pa ''dhe-ne, qe e shquan - prape ngelet BBC por jo me imazhin qe ka qene, megjithese nga larg mund te duket e tille. Ne Britani Licenca e I-re publike filloi [per radion] ne 1922, ishte 10 shillings [~50 pence] kur mori popullaritet televizioni (1971) kjo licence u hoq dhe radio u be falas. Licenca e pare per TV me ngjyra u vu ne 1968. BBC eshte sherbim publik gjysme-autonom, qe operon nen nje Carter Mbreteror [c-celesi] me Licence e Marreveshje nga Ministri i Brendshem [Home Secretary / Secretary for Home Office] kjo marreveshje rinovohet cdo 6-7 vjet. Eshte i pari medium ne bote i ketij lloji [qe ne 1932] dhe ngelet me i madhi sot, me mbi 20.000 punonjes. Nga 1939-1946 [gjate L2B] programet televizive u pezulluan. Pergjegjesia kryesore e saj ngelet ne UK, Channel Island dhe Isle of Man. Parate per operim jepen nga cdo shtepi, organizate apo kompani; te cilat perdorin materiale per te pare live programet televizive; ketu futen compjuteret, DVD-te, smartphones, consoles etj.

Jashte Britanise BBC-ja jep programe radioje, tv dhe online, nen siglen BBC Sherbimi Boteror [BBC World Service] duke sherbyer ne menyre te pjesshme per efekt te Britanise ne bote. Nje krah i saj, jashte vendit operon si BBC Worldwide Ltd., me grante qeveritare, pagese nga Ministria e Jashtme dhe duke shitur formate nga programe te ndryshme. Ky aspekt komercial eshte nje argument me teper per "refusniket" qe thone: BBC po merr shume, pse fiton para kur ka licence publike - ka nje konflikt te vogel interesi ketu. Licenca Televisive percaktohet nga qeveria e kohes - qe leshon Carterin- dhe miratohet nga Parlamenti. Aktualisht une paguaj £145-ne-vit per TV me ngjyra. Per bardhe-e-zi shuma eshte £49, mbi 75 vjec licenca eshte falas dhe nese je i verber paguan vetem 50% , nje fakt tjeter ironik per ata qe jane kunder Licences TV.

Qe nga 2004 eshte nen shenjester, kur A. Gilligan - gazetar, akuzoi Laburistet [Blair-in dhe A. Campbell] qe e kishin bere dosjen e Irakut "me seksi" kjo solli furine e qeverise dhe pasoi ne Lord Hutton's inquiry [nje gjyqtar ne pension] qe rezultoi ne doreheqjen e drejtuesve kryesore. Aty ajo mori nje goditje te forte, megjithese tani dihet se qeveria nuk ishte aq e sinqerte. Duke qene se shpesh po akuzohej per " arrogance, humbje dhe shperdorime masive te Parave," ne 2007 u bene mbi 2.000 shkurtime personeli dhe nje eksperiment [qe pjeserisht deshtoi, se Yjet e medias nuk pranuan] per te zhvendosur disa qendra ne veri te Britanise dhe shitur shume objekte ne Londer. BBC, akuzohet per shperdorime fondesh dhe papergjegjesi, ne disa raste -duke perfituar nga pavaresia qe i jep Carteri- nuk ka lejuar Zyren Kombetare te Auditimit ta kontrolloje. Akuzohet per shtresa te shumta [e te panevojshme] manaxjeresh, qe jo vetem bejne vendim-marrjen jo-efektive por dhe harxhon shume fonde; taksite, dreka e darka, tendera te shtrenjte, perfitime [benefits & pensions] demshperblime te medha [ne rast pushimi nga puna/apo/ doreheqeje etj] thuhet se mbi 70 managere marrin mbi 0.25 million pound, kur rroga e Kr/ Ministrit eshte gati £140.000. Kur iku Drejtori qe nuk zgjati as 100 dite, mori mbi £1.000.000 plus mbulesa ligjore etj.

Sir David Attenborough, ikona e programe te natyres dhe nje sinonim i me te mires tek BBC-ja, pasi ka punuar aty per 6 dekada nga drejtues [i BBC2] tek prezantues, kur pa se £60.000.000 ishte paguar per drejtuesit [senior excecutives] qe lane punen ne 8 vjetet e fundit, tha: ndihem i turperuar nga kjo qe ndodh. Ne fakt abuzime ka, pasi nje buxhe vjetor mbi 3.5 milliard pound [me i madhi ne bote per cdo organizate mediatike] nuk ka si te menaxhohet mire nga njerez qe s'kane frike nga konkurrenca apo se do humbin vendin e punes.

Sot BBC-ja eshte nen goditje nga te gjitha krahet:

1)Publiku, sidomos votuesit e varfer te cilet thone £145 ne vit eshte shume per nje familje e cila mezi ja del jetes.

2) Politikanet, te cilent perdorin presioni e Carterit ri-perterites, ka dhe pak populizem qe te duken se jane ne korent me ankesat e popullit.

3) Nen-rryma komerciale qe ankohen se BBC-se nuk i behet dot konkurrence, ka favorizime, buxhet monstruoz etj.

4) Njerez dhe organizata me ndergjegje sociale, te cilet thonte qe Licenca Televizive eshte vecse nje Takse e paligjshme dhe BBC nuk ka te drejte ta mbledhe, te persekutoje apo gjobise persona nese nuk paguajne [gjobat vihen nga gjyqi dhe shkojne nga £1.000 deri burgim] e ka pasur disa ceshtje te profilit te larte.

5) Refuniket, te cilet pranojne te shkojne ne gjyqe te popullarizojne kete ''vjedhje'' nga nje organizate private, per nje takse ilegale- per ta.

6) Media Britanike, (po e masakrojne BBC-ne ne cdo cast qe u jepet) pronare te se cilet jane private me interesa te TV-ve boterore, sic eshte manjati Australian R. Murdoch [Sky, The Times , The Sun, Fox network etc] por dhe te tjere, sidomos pasi Skandalit te pedofilit J. Saville . I cili, nen ombrellen e famen e BBC, abuzoi, shpesh ne ambientet e saj, per mbi 40 vjet minorene te ndryshem. Dhe asnje ne kete organizate nuk ka kerkuar falje te pakualifikuar dhe kerkush ''as kish pare e as kish degjuar gje me pare'' Sot ka nje ''grup veprimi'' [class action] me emrat e viktimave qe jane pensioniste femra qe do demshperblehen ''en group'' nga BBC-ja, por pa pranuar fajin si institucion.

7) Ne 2016 Carteri do ri-novohet dhe mundesite jane qe BBC-ja te mos e marre, zerat nga Konservativet e sotem (s'dihet a jane ne pushtet atehere) duket sikur se nuk e kane me qef BBC-ne. Shpesh e akuzojne per te majte, megjithese BBC-ja proteston se eshte Asnjanese.

8) Dicka tjeter qe punon kunder saj, eshte Koha / Modernizimi. Te rinjte e sotem nuk ndjekim programe per ore me rradhe por marrin klipe nga BBC iPlayer dhe ato nuk shohim shume [ose aspak] Televizion. Kjo i indinjon studentet pa mase, sidomos tani qe ''tuition fees" [taksa mesimore] ka shkuar ne stratosfere [£9.000 ne vit] dhe nuk duan te paguajne per dicka qe se shohin, thjesht se paskan kompjuter apo TV ne dhome. [po ashtu, mund te shohesh programe me pas, per sa kohe qe nuk jane Live, pa paguar licencen]

9) BBC-ja kritikohet nga te gjithe per perseritje, [endless repeats] programe te vjetra, e pa shkelqim [spark] Dhe humbje kohe/fondesh me progame me pak interest apo ne ''gjuhe lokale'' [bbc wales]

10) Se fundmi: a) ka humbur orientimin, b) mundesine per te marre spektatore c) ulur standartet [dumbing down] me programe te tipit Made in Chelsea, dokumentare qe nuk kerkojne shpenzime [fly on the wall] pra ku shkojne gjithe ato para? d) ben programe monotone, e pa shije te tipit "cash in the attic" "house innovation" " antique shows" e) ka humbur te drejten televizive per shume sporte, football, cricket dhe gjithmone ankohet se nuk i dalin fondet.

Persa me siper dhe opinioni publik reflektohet ne numra, vetem ne 2013, BBC-ja ka dale 16 here perpara Komisioneve Parlamentare!

A ka te mira? Ka, dhe shume. Ngelet sot i vetmi medium ku mund ta shikosh nje program nga fillimi ne fund, BBC-ja nuk ka reklama fare. Programet qe mbulon ajo [Wimbedon etj] po ashtu nuk lejohen reklamat e cdo forme. Dramat historike [costume / period dramas] i ben ne menyre perfekte, po ashtu dhe programet per Natyren. Lajmet, analizat apo debatet Televizive kane rregulla shume strike, nuk mund te intervistosh nje pale [te themi nje politikan Israelit] pa marre anen tjeter aty per aty, [nje Palestinez] Kjo vlen per cdo zone krize apo ne lufte. Nxorre Rebelet, do pasqyrosh dhe anen e Qeverise, nese ai reporter nuk mundet, shkon nje tjeter. Kur flet nje Laburist do flas dhe nje Tori [Tory-Konservator] nganjehere kjo shkon ne ekstreme pasi BBC-ja jo vetem duhet te jete asnjanese dhe e pavarur por dhe te Shihet si e tille. Ka dhe gabime te vogla -sic moren njehere nje taksist qe priste ne korridor dhe i vune mikrofonin ne studio, duke kujtuar se eshte ekspert Kompjuteresh- por duke qene BBC, keto behen me qesharake. Per moshen para-shkollore ka plot programe te bukura si CBBC, ka BBC bitesize [online] per cdo moshe dhe subjekt shkollor qe ndihmon nxenesit te mesojne, progame te sakta per mesime gjuhesh te huaja etj.

Megjithe keto, njerezit jane te merzitur me Tezen [auntie] dhe revolta sa vjen e po behet me e madhe, jo vetem se duan vlere-per-parate-e-tyre, qualitet [value for money] por jane te mbushur me arrogancen, humbjet, mungesen e pergjegjesise dhe e shohin me shume si nje Mamuth te Shekullit XX sesa nje organizate te dobishme per shekullin XXI. Duke shpresuar qe shpjegova dicka, pres te shoh z. K.C. e shume gazetare, te merret me subjekte te tjere ku paraja Publike ne Shqiperi zhduket apo keq-manaxhohet. Flm.

PoorAlbanianBoy

Londer

Zapbone, Dikur, tek

Zapbone,

Dikur, tek "Shekulli" i dikurshem, ne mos gabohem, te pata komplimentuar disa pak vargje brilante tuajat, qe ju i kishit vene ne vend te nje komenti, vargje qe edhe tani, me tingellojne si trompeta te verteta lufte per nje kauze te madhe shqiptare, kauze qe akoma vegjeton, diku ne ndergjegjet paralele te kombit, pa mundur te kthehet ne nje beteje, pa le me, ne nje fitore.

Qe athere vazhdoj, kur i ndesh ne bllogje, ti lexoj me kersheri dhe simpati komentet dhe refleksionet e tua.

Ka qelluar qe, ne disa raste, opinionet e tua, nese nuk eshte dikush tjeter qe perdor nickun Zapbone, te me kene zhgenjyer.

Por, ne reflektimin e sotem tuajin per TVSH-ne tone te mjere, kam rastin tu komplimentoj serish, duke bashkuar zerin tim, krahas me ate te Cukalit, edhe me bubullimen tuaj te terbuar, per nje fytyre te re te TVSH-se, nese nje trup i drobitur si ky i Shqiperise ne tranzincion, eshte ne gjendje te mbaje nje fytyre te re, qe te jete tamam fytyre, dhe jo nje maske te neveritshme, si make-up banal mbi rrudhat e madames se vjeter se bordellos qe pret e percjell klientet e rradhes per prostitutat e superperdorura.

Dhe se fundi, si nje sugjerim shume miqesor dhe te sinqerte, a mos eshte koha te firmosesh me emrin tend te vertete, opinionet e tua dhe jo thjesht komentet, ne faqet e shtypit me me reputacion te vendit.

Mbase, ky angazhim. do ti hante ca kohe poezise tende, por mund t'i sillte nje ze tjeter te fresket dhe origjinal publicistikes tone.

Pershendetje.

S’eshte analize e keqe ne

S’eshte analize e keqe ne pjese te vecanta, por ka shume pasaktesi. E para ne koncept, s’besoj se shteti mund te konsiderohet si biznesmen i madh, burokratik e i keqmanazhuar. S’eshte ky koncepti qe anglezet apo gjermanet kane per shtetin e tyre. Biznesmeni niset gjithmone nga qellimi i fitimit, ndersa shteti nga interesi publik, jane shume koncepte te ndryshme. Ju mund t’ju duket keshtu nga vitet e fundit, te gjithe shpresojne qe te mos jete me keshtu.
Sigurisht RTSH – ja, keshtu eshte emertesa sipas ligjit, s’eshte simboli i transparences, por dhe s’eshte as ndonje institucion super sekret. Bilanci i RTSH – se depozitohet si ne Ministrine e Financave ashtu dhe ne parlament, cdo vit, kur kryetari i keshillit drejtues mban raportin vjetor. S’besoj se e keni kerkuar dhe s’e keni gjetur.
Por buxheti perben dhe te fshehta, s’dime ndonje media private ne Shqiperi te bej publik bilancin. Dhe, meqe jemi tek kjo pike, pika 11 e rekomandimeve te parlamentit evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE ben thirrje qe mediat private te bejne publike rruget e financimit.
Matja e audiences ne Shqiperi nuk eshte mbi baza shkencore, deri tani te pakten. Dhe sa per sqarim s’quhet Auditel, Auditel quhet kompania italiane qe ben matjen e audiences, por jo vete procesi. Fakti qe ju s’dini c’behet me parate qe merr RTSH – ja s’do te thote se ka enigma, por qe ju s’keni informacion. Dhe s’shkruhen analiza mbi spekullime por mbi informacione.
Edhe shuma qe Radio Film Televizioni i Kines paguan per sherbimin qe i ofron RTSH – ja s’eshte aspak e sakte, duhet ta pjestosh me 2 te pakten. Dhe kjo eshte pa llogaritur kostot qe perballon RTSH – ja per kete sherbim. Sigurisht qe ka fitim por jo ne keto shifra qe jepni ju, s’jane aspak te sakta.
Dhe pushtet ekonomik kemi dhe mbi qeverine, edhe per te e institucionet e tjera paguajme taksa, keshtu qe s’eshte e vetmja dicka mbi te cilen populli ka pushtet ekonomik.
Dhe kjo diference ne shuma mes RTSH – se dhe mediave private, diference qe perpiqen ta bejne gogol ka te beje me faktin se RTSH paguan gjithcka sipas ligjit, paga, sigurime, energji, programe, gjithcka. Ju sfidoj jo ta vertetoni kete gje per mediat private se nuk e vertetoni dot, por vetem ta gjeni se si dhe sa paguajne mediat private ne Shqiperi. Pastaj beni bilancin, ju e dini besaoj qe mediat private deklarojne qe gazetaret e operatoret e tyre punojne me pagen minimale qe te paguajne pak taksa e tatime e nga ana tjeter i kane super te paguar. Pa kontrolloni nje here sa paguahen taksa e siguracione per gazetaret me te njohur shqiptare e pse jo, beni nje artikull per kete me pas.
RTSH eshte media rurale, edhe kjo eshte e sakte. Se si duhet ndryshuar, kjo mbetet per t’u pare. Por ama festivali s’eshte i Eurovizionit, por i RTSH – se, fituesi perfaqeson Shqiperine ne Eurovizion, sa per saktesi.
Sigurisht faji per shume gjera eshte i politikes, ka nderhyrje politike te vazhdueshme. Dhe per kete arsye por dhe per arsye te tjera (burokracia e diktuar nga ligji specifik etj.), prodhimet televizive apo radiofonike te RTSH – se calojne, s’ka prodhim konkurrues ne treg.
RTSH – ja di te bleje dhe ka blere produkte televizive plot. Ka deshtuar te bleje formate qe vlejne per nje media publike, kjo duhet korrigjuar menjehere, por do te mbetet per t’u pare se si dhe sa do te ndryshoje.
Keni nje pasaktesi te madhe, RTSH – ja ka 7 vjet qe transmeton ndeshjet e kombetares se futbollit, do t’ju sugjeroja ta ndiqni me shpesh, sepse s’behen analiza mbi pasaktesira, me falni qe e perseris.
Informacioni eshte pjesa me problematike, eshte i turpshem dhe jo professional, kjo eshte pjesa me e sakte dhe me e vertete e analizes tuaj.
RTSH – ne e kane prekur dhe s’e ka vene njeri ujin ne zjarr, sa here ka pasur rrotacion politik, RTSH eshte goditur, jane larguar punonjes, por s’eshte kujtuar njeri. Ne 2007, pasi nderrimit te drejtorit te pergjithshem, u larguan mbi 60 vete nga puna, a u kujtua njeri? Kjo e fundit eshte pyetje retorike. Ndersa ne BBC, meqe e keni qejf si shembull, keto veprime, per arsye politike, nuk ndodhin.
Eshte e veshtire te reformosh RTSH – ne, shume kane tentuar dhe kane deshtuar me sukses. Por per mendimin tim, aftesite qe duhet te kete drejtuesi apo drejtuesja e re eshte aftesia dhe te mos ndikohet politikisht apo mediatikisht, atehere ka shanse te realizohet.
RTSH – ja duhet te kete nje sistem konkurrimi te brendshem, nuk e ka, dhe gjate gjithe ketyre viteve ka vuajtur nga njohjet e drejtorit apo politikes. Menyrat se si mund te perzgjidhen programet qe do te prodhohen jane te ndryshme, ajo qe ju propozoni vlen, por duhen pasur parasysh dhe detyrimet ligjore te RTSH – se per te prodhuar programe te ndryshme.
Sigurisht qe RTSH – ja ka shume probleme, disa ju i keni ngritur me te drejte, por ka dhe probleme te tjera qe duhen zgjidhur per ta transformuar ne nje media realisht publike.

une e ndjek ne satelit

une e ndjek ne satelit ndonjehere TVSH dhe s'e gjej asnjehere interesant.Qe ne mengjes fillon me kafe,siç ndodh rendom kafeneve,pastaj me ca te ftuar dhe aerobi tek City Park ne oren 7 te mengjesit,kur tere bota jep lajme.Te jep pershtypjen e nje televizioni obsolet,qe jeton akoma dekaden e shekullit te shkuar,megjithese duhet te jene shpenzuar shifra te medha per azhornime ne teknike dhe mjete profesionale.Prape tere diten ky TVSH jep monotonisht biseda me te ftuar,sikur i mungon energjia.

sikur Koloretja te mos merrej

sikur Koloretja te mos merrej me lesh tjerrje, sic e ka zakonin gazetaria jone, por te merrej me studimin e te dhenave, do te shkonte ne faqen e internetit te ministrise se financave dhe do te studjonte buxhetin e Drejtorise se Radio Televizionit nder vite.. keto te dhena kane qene te paraqitura ne tabela excel-i perpara zgjedhjeve, por me nderrimin e qeverise kane perfunduar ne te dhena ne .pdf per te veshtiresuar leximin

Add new comment