Sheshi, Prokuroria le të nisë hetimet, karvani do të shkojë përpara

Postuar në 06 Janar, 2012 03:03

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ndryshimin e projektit të sheshit “Skënderbej”. Ky është një lajm i mirë, por njëkohësisht lajm pa ndonjë vlerë reale. Prokuroria ka nisur shumë hetime, por rrallë janë bitisur.

Denoncimi vjen nga nga disa këshilltarë bashkiakë të opozitës për  Lulzim Bashën, që sapo mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nisi ndryshimin e projektit të sheshit të kryeqytetit, ndonëse në të po zbatohej një projekt. Këshilltarët opozitarë në Bashki përmes Aldrin Dalipit, kanë kërkuar nga prokuroria e kryeqytetit që të ndiqen penalisht abuzuesit pasi, sipas tyre, duke filluar nga faza e projektimit dhe në vijim të zbatimit të punimeve të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milionë euro. Burime nga Prokuroria e Tiranës, bëjnë të ditur se prej pak ditësh kanë nisur në drejtim të Bashkisë së kryeqytetit një kërkesë, në të cilën kërkohen informacione mbi projektin e sheshit “Skënderbej”. Njësia e task-forcës ka kërkuar që administrata t’iu vendosë në dispozicion dokumentacionin përkatës për ndryshimin e projektit. Për të vlerësuar nëse ka një dëm financiar apo jo, raporton Shekulli.

Ky nuk do të ishte rasti i parë që abuzohet me projekte shtetërore, meqë janë paratë ‘e askujt’. Ideja e prishjes së Piramidës, kur në të janë hedhur për rikonstruktim 5 milionë euro, është një shembull. Por çështja me Prokurorinë nuk është se çfarë po fillon të hetohet, por ajo që realisht do të hetohet e më pas realisht do të gjykohet. Lulzim Basha e ka tashmë përvojën e duhur për t’iu shmangur gjykatave, për procedurë.

K.C.

 

 

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Jo se eshte gje e re qe po zbulohet tani, por ka nje kompleks teper malesor (dhe prej Kanuni) te z. Kryeminister. Nese ai nuk eshte dakord apo konsideron ndokend si armik, ai ka nje kompleks te cuditshem te &quot;djegies se kulles&quot;. Kujtojme ketu mbikalimin e Zogut te Zi, Sheshin e Tiranes apo armiqesine e herepashereshme me kercenime perzenieje apo prishjeje te Piramides nga inati i Top Albania-s.</p><p>E pabesueshme por duket me tere mend nje trend dhe tipar psikologjik i qendrueshem!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çfarë mund të presësh nga një njeri ordiner vodhi tek ruga e kombit ,shiti teritoret e vendit sikur të ishte prona e komshiut,vrau 4 demonstus vetëm e vetëm se dolën të kërkonin të drejtën e tyre,lejon kunatin të bëjë çfarë të dojë në bashkinë e Tiranës dhe nukë ihynë asnjë gjëmbë në këmbë kjo është drejtësia që na afronë ujku që brethë me kalë duke menëdar se po brethë në sarajet e veta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.