Në Iowa u votua. Gara është e hapur.

Anëtarja e Kongresit Michele Bachmann, kandidate për postin e Presidentit në garën mes republikanëve, doli e fundit në votimin që u bë në Iowa, gjë që e bëri atë të merrte vendimin për t’mos vazhduar më tej. “Unë po bëhem mënjanë, pasi zëri dhe mesazhi i zgjedhësve të Iowa-s ishte shumë i qartë”. Guvernatori i Teksasit Rick Perry pritej të bënte të njëjtën gjë, pasi doli i parafundit, por ai bëri me dije se po bëhet gati për garën e ardhshme në New Hampshire e në Karolinën e Jugut, që do të jenë stacionet më të afërta të zgjedhjeve brendapartiake Primaries. “Nuk kam ndërmend të tërhiqem”, deklaroi ai. Mitt Romney, më i kuotuari në këtë garë, fitoi në Iowa me vetëm 8 vota tepër, por duket se era po fryn në favor të tij. Të paktën në këtë moment. Sot ai mori dhe mbështetjen e të famshmit John McCain, armikut të tij katër vite më parë. Pas Romney-t, me 8 vota më pak pra, erdhi senatori 54 vjeçar Rick Santorum, një kandidat që nuk llogaritej deri ca javë më pare (shiheni në foton që shoqëron këtë lajm). Ky konsiderohet fituesi i vërtetë i kësaj gare; me fjalë të tjera, ylli në ngjitje. I treti në listë është Ron Paul, i cili në një kontekst nacional konsiderohet si rivali më serioz i Romney-t. I katërti është Newt Gingrich, i cili shpërtheu kundër Romney-t pas shpalljes së rezultatit të Iowa-s.
Gara sapo ka filluar, në fakt. Dhe atyre që po e shpallin Romney-in si kandidatin fitues republikan, nga stafi i Obama-s u thuhet: Prisni, është herët. Hë për hë ai është vetëm çerek kandidati (the 25 percent man)”.
Re.Pu.
Comments
Muci, ti gjithnje i paraqet
<p>Muci, ti gjithnje i paraqet keq faktet. Rick Perry nuk tha : s;kam ndermend te terhiqem". Po ashtu ai nuk tha se do te perqendrohem ne New Hampshire, por tha se do te perqendrohem ne Karoline te Jugut. Pastaj kete te styafit te Obames ku e gjete apo e sajove vete. Ata thjesht po ideojne se si do te perkufizojne Romney-n nese ai fiton. Nesje ...</p>
Mos më thoni që RP-ja ka
<p>Mos më thoni që RP-ja ka ndërmend të përcjellë këtu gjithë histerinë mediatike të kësaj farse të shpëlarë tashmë</p>
Add new comment