Protestuesi: ku ta marrim borxh?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3876_1_2236.jpg?itok=yW8eNuVu)
Revista “Time” shpall protestuesin si njeriun e vitit për vitin 2011. Një nga ato pak herë kur kapërcehet mbi individin si shprehje e një ideali, në idealin vetë, që mbulon një mënyrë të jetuari të vitit prej një shumice përfaqësuese individësh. Dhe vendoset kështu të vlerësohet një koncept, aksion njerëzor, praktikë shoqërore që ka qenë shkak për ndryshimin disa herë të formave se si lidhemi me njëri-tjetrin në këtë planet, dhe masa e njerëzve prapa tyre pa mbetur tek individi prijës apo iniciator. Nuk merrem me faktin se cilët kanë qenë “burrat” e vitit (e më pas, politikisht më korrekt, “personat” e vitit), ose se sa e kanë merituar ata këtë nder, por mbetem tek fakti se protestuesi, mendoj të jetë ndoshta zgjedhja më demokratike dhe e merituar e kryer ndonjëherë nga “Time”. Ndoshta një tjetër koncept për mua i një niveli të lëvdueshëm, sido që jo kaq revolucionar sa ‘protestuesi’, do ishte ai i vitit 2006: “Ti”- që Time ta kushtonte TY, si projektues dhe krijues i lirë i përmbajtjes në Internet: ‘mediat sot janë ti vetë’, sado e thjeshtëzuar dhe utopike qoftë kjo ide. Më pas, në të njëjtën linjë ideore, unë do radhitja zgjedhjen e “shumicës së heshtur” ose “Amerikanët e shtresës së mesme” të 1969. Ndoshta do ta radhitja të dytën në zgjedhjet e mia, sikur kjo të mos ishte vetëm për “amerikanët” e mesëm, por për të gjithë të pagojët e botës. Ndër 85 herët kur “Time” ka bërë zgjedhjen e vet, vetëm 5-6 herë zgjedhjet u takojnë grupeve, dhe nja dy herë objekteve jo-njerëzore që në mënyrë rrënjësore lidhen me njerëzit: një numër kushtuar “Tokës në rrezik” dhe një tjetër “kompjuterit”. Mendoj se forca sugjestive e grupeve të zgjedhur, është në shumicën e rasteve më e lartë sesa ajo e individëve. (Ka gjithnjë diçka të rastësishme apo fatlume tek qenia e “heroit” individual, që s’të le mjaft shteg për mobilizim mendor dhe shpresë mbarësociale.) Por, siç thashë që në fillim, asnjë nga grupet nuk ka forcën simbolike të ‘protestuesit’, që në njëjës ka vetëm formën gjuhësore. Duhet të jemi krenarë si njerëz që patëm fatin të jetojmë një vit me lëvizje të tilla madhore nga Shtetet e Bashkuara tek India, nga Spanja tek Rusia, e nga Kanadaja në vendet arabe. Pavarësisht sa problematike mund të jenë veç e veç këto lëvizje, dhe sa jetëgjata do jenë apo çfarë do sjellin ato, ne të gjithë si qytetarë të botës, asistuam një moment përpjekjeje të dukshme e sakrifikuese grupesh gjigante të species sonë për një botë më të mirë, që në fund të fundit na takon edhe neve që s’protestuam.
- Çfarë rri prapa (ose përpara) “protestuesit”?
Po të vërejmë portretin e protestuesit në kopertinën e “Time”, shohim një grua me një kapuç leshi që interpretuar në formë shenje tipike, do i takonte atij lloj kapuçi që vesh një pjesëtar i ri, i shtresave të ulëta, rebel, i pabindur, i egërsuar e protestues kundër ndrydhjes; ose ndoshta edhe një i ri i edukuar e punësuar mirë që i bën eko po atyre idealeve të rebelimit, një njeri ‘cool’ që pëlqen fjalavjen muzikën ‘rap’; nën kapuç vërehen një palë sy të bukur gruaje, do thoja sy tipikë të një gruaje arabe; nën sy shfaqet pjesa e poshtme e nikabit (që përforcon të qenët në atë pjesë të botës) që duket si e shkrirë me kapuçin për të formuar mbulimin tradicional që gratë i bëjnë fytyrës në shumë nga vendet arabe. “Time” kërkon kështu në mënyrë simbolike dhe me shijen e mediave të sotme, të shkrijë në një, protestuesin nga bota Perëndimore (Kanada, USA, Spanjë, Greqi) me atë nga bota arabe ose me përfaqësuesit e “pranverës arabe” (“Pranvera arabe” them se është një nga ato figura gjuhësore që, sa më shumë që përdoret aq më tepër e dëmton idealin e njerëzve që derdhën energji ndërtuese në këto “revolucione” paqësore, dhe i jep vrullit konkret të lëvizjeve, veçantinë absurde, të sheqerosur e të vakët të ‘kadifes’, ‘portokallit’ ‘pishave’ apo ‘pranverës’. Por po e përdor këtu vetëm si term përshkrues, e pa shumë dëshirë.) Protestat në botën e Amerikës Latine, të Azisë e Rusisë, u rrinë diku në mes këtyre pikave më të spikatura të protestave botërore. Por përse grua? Dihet sa e vrullshme (ndoshta, për disa që e shohin botën vetëm me syze, edhe e papritur) ka qenë pjesëmarrja e grave në lëvizjet e 2011 në shumë nga vendet arabe që ngritën krye. Por besoj se zgjedhja e atyre syve shpues, të bukur e të revoltuar, është më tepër një zgjedhje për hir të simbolikës shoqërore ende të gjallë në gjithë planetin, atë të gruas si qenia përjetësisht e shtypur nga shumë shtresa e drejtime, që sot do shpagim. Pa zënë me gojë këtu si shkak, edhe huanë e vjetër ndaj gruas, të bërë baltë për gati një shekull, të vetë revistës “Time”, që e bën një individ grua protagoniste të vitit, vetëm katër herë në 85 herët e veta, dhe e përfshin atë në grupe të lëvduarish, vetëm dy-tri herë të tjera.
Prapa simbolit të personit me impaktin më të madh në botën e 2011-ës rri protestuesi në Tunizi, Egjipt, (Libi), Siri që është në këmbë kundër mungesës së lirisë, brutalitetit të shtetit, vjedhjes së votës e korrupsionit; ai në Indi, Meksikë e Kili, kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë së pasanikëve e pushtetarëve, elitave kroniste; ai në lëvizjet “Pushto” nëpër gjithë botën perëndimore dhe “Të indinjuarit” e Madridit, kundër pabarazisë e padrejtësisë sociale dhe ekonomike, kundër konsumerizmit dhe korporatave të pangopura e pa kontroll; athinasi dhe thesaliasi, kundër korrupsionit, qeverive të papërgjegjshme dhe shtypjes sociale të shumicës që paguan çmimin; Rusia, që dukej deri para pak vjetësh e dashuruar me birin e saj post-komunist Putin, kundër përjetësimit të pushtetit nëpërmjet rikandidimit pafund të së njëjtës fytyrë që kurrë s’ do t’i ikë kontrolli duke u kamufluar herë si president e herë si kryeministër, dhe kundër pseudo-demokracisë lindore që vjedh vota me dhunë e marifete; madje edhe Kina vetë lëvizi këtij viti kundër korrupsionit shtetëror, mungesës së zërit për njerëzit e thjeshtë, varfërisë!
- Por sa jemi ne të përfaqësuar tek “protestuesi” simbolik i Revistës “Time”?
Duhet të ishim në zemër të tij, për vetë bazën materiale e ideologjike të lëvizjeve. Në fund të fundit lëvizjet e këtij viti lidhen nga emëruesi i përbashkët i rrebelimit kundër varfërisë, mungesës së demokracisë së vërtetë dhe korrupsionit të elitave ekonomike e politike. Por, sido që Shqipëria i ulëret pikërisht këto dukuri që e kanë mbërthyer shoqërinë tonë e po i marrin frymën, ne nuk ndajmë aspak atmosferën rrebeluese të botës jashtë nesh. Me keqardhje për jetën e atyre personave që u vranë më 21 janar, mund të them se ne si Shqipëri nuk kemi asnjë lidhje me protestuesin botëror, që rrebelohet pa udhëheqës e natyrshëm si njeri i nëpërkëmbur, që shenjon fytyrën e vitit 2011. Kultura jonë e protestës është e nivelit mesjetar, dhe sistemi ynë politik ushqen ideologjikisht përforcimin e imazhit të protestuesit si figurë qesharake, e çmendur, i papjekur dhe i papërgjegjshëm, e manipuluar nga armiku politik i radhës, rrugaç e kriminel, armik i demokracisë, e, në rastin më të mirë, qenie që s’di ç’kërkon ose që ka harruar të marrë tabletat për kontroll hormonal ditën që i bashkohet protestës. Ne nuk kemi respektin minimal për atë që proteston. “Qytetari” ynë ndien detyrën civile t’i rrëmbejë parullën protestuesit të dobët në grupin e tij të vogël protestues, e t’i thotë: M’u zhduk nga sytë se ta mora shpirtin m’u këtu në mes të rrugës! U bë bytha jote të protestojë!” Pse të mos ketë fuqi fjale dhe aksioni anti-protestuesi? Kush e mbron protestuesin? As kultura e masës dhe as ajo institucionale! Pa dyshim që ligji, kjo mashë që në vende si i yni është krejt amorfe dhe ka fytyrën e qeverisë së radhës, nuk është me të. Disa shqiptarë në Greqi gjatë pikut të protestave të verës, bënin gallatë me protestuesit grekë që “s’dinin ç’kërkonin” e i bënin sehir me nënqeshjen tonë superiore. Në fakt, slogani që bashkon këta protestues sot për sot në botë, dhe që i bëri të lëviznin përpara, ishte pikërisht se ata “s’dinin çfarë donin, por dinin mirë çfarë NUK donin”. Protestuesi botëror sot thotë “Ne jemi 99 përqindëshi!”. Në rastin tone, ne bëhemi 99% në numër, vetëm kur qahemi, por ata shqiptarë që bashkojnë forcat për “çfarë NUK duan” janë gjithnjë shumë më pak se kaq. Në këtë pikë ne jemi të përçarë e të dobët. Ne nuk jemi kurrë 99% për të kryer diçka rrënjësore në dobi të shoqërisë sonë dhe të fëmijëve tanë. Se ne nuk e tradhtojmë as partinë e as prijësin. Përkundrazi: s’lemë kënd të na i prekë! Bëjmë be kokën e djalit për këtë!
Kultura jonë dominante jo vetëm thotë se protestuesi është ose kopil, ose burgaxhi, ose i lajthitur, por ajo edhe mbron atë që dhunon protestuesin dhe përqesh të drejtën për protestë. Tek ne ende nuk ka pasoja për vrasësit e protestuesve të 21 janarit të vitit të celebruar botërisht si vit protestash, dhe hedhje-pritja qesharake që institucionet i bëjnë çështjes, ka krijuar më të keqen e pasojave ndër njerëzit: protesta është një vërë në ujë; këta janë të gjithë njësoj e nuk ia vlen të ngresh krye; po u ngrite, ha plumbin, e të harrojnë; këtu ikën për dhjamë qeni, ndaj më mirë rri në shtëpi e mos bëzaj; institucionet luajnë me njëri-tjetrin se kështu rrisin rrogat e mbajnë punën, e ky vend s’ka drejtësi, por ka vetëm korrupsion e dallavere; fuqinë tek ne e kanë një tufë me hajdutë e vagabondë, e ç’pret tjetër nga ata! Dominanca hegjemonike e kulturës antiprotestuese tek ne asgjëson sukseshëm çfarëdolloj atmosfere protestuese të shfaqur individualisht apo në grup.
Aha! Më duket sikur më sipër po projektoj gjuhësisht ankimet e turmave që ngritën krye nga New Yorku, në Delhi, Kairo e Moskë. Ne ndajmë me ta kokëçarjet, ankimet e ankesat, por jo atmosferën e lëvizjes kundër e as dëshirën për ndryshim. Në fakt të duash të nxjerrësh në rrugë njerëz që jetojnë me këtë filozofinë e kulturën tonë të momentit, është abuzim psikologjik i individit dhe i grupit po ashtu. Si kulturë institucionale, ne jemi ende në Kinën e Tiananmenit të 1989-ës. Si kulturë e njeriut të thjeshtë (atij që do përbënte zemrën e protestuesit), për nga edukata e protestës dhe plogështia e mendjes, ne jemi së paku 20 vjet mbrapa vendeve arabe që ngritën krye. Faza jonë e tanishme është kjo: qahemi shumë, kërkojmë sa për të thënë e mbahemi me pak, durojmë se s’kemi ç’bëjmë, flemë se s’kemi punë, dhe dhjamemi për pasojë… Epo, të na rrojë protestuesi, o byrazer!
Comments
Ju keni bere nje shkrim qe me

Ju keni bere nje shkrim qe me pelqeu po i keni rene ca si gjate dhe i kene lene pak vend shoqerise sone apatike. Nejse, shkrim i bukur. Nje koment ta ngushton hapsiren dhe, per shoqerine shqiptare gjerat nuk thuhen ne nje koment. Do ti bie shum shkurt. Atehere, ne jemi nje shoqeri qe nuk mesojme nga e mira, por nga e keqja. “Suksesi“ i shoqerise sone eshte korrusioni dhe kete nuk duam te na e prishe njeri. Nuk duam te na e prishe njeri se gjerat nuk jane bere ne forme dhe menyre rracionale, po jane bere nga shembulli dhe suksesi i se keqes dhe nga pragmatizmi i mbijeteses, gje qe udhehiqet njeriu. ( shembuj konkrete fizike, lexo e piktoro shqiperine fizike, pesazhin shqiptar)Ne themi nje shoqeri rrumpalle; por nuk eshte keshtu, eshte nje shoqeri e kompozuar enkas, e destinuar dhe e programuar si shoqeri enuke, shoqeri shterpe. Ne deshtojme ne lufte kunder korrupsionit se shoqeria jone eshte kompozuar dhe e ushqyer dhe e programuar per te deshtuar. Arkitektura e shoqerise sone eshte nje konglomerat qenefi e pa pare, e pa degjuar dhe e pa provuar. Nje psikopat kryeminister. Nje manjak kryetar opozite, Nje mashtruaes e legen kryetar te levizjes mjaft. Nje trap president. Nje armate zgjyre instuticionesh te korruptuara militante. Nje armate “intelektualesh“ me diploma e doktorata te pa merituara. Studente super koti me mastera e me penallti ne koke. Me polici te korruptuar. Me mjeksi te korruptuar. Nuk ja vlen, me cdo gje te korruptuar qe nga une qe po shkruaj kete koment.............Njerez qe vrasi veten, djegin e varin e mbyten duke bere spektakel me vdekjen po qe te keqen nuk e vrasin. Vrasin te miren njerzoren dhe jane shembull i keq. Na mungon “heroi“ i se mires ku i se keqes na ulerin cdo sekonde...

Nje fatalizem i tille eshte

Nje fatalizem i tille eshte pak qesharak. Shoqeria jone ka mangesira, dhe shume prej te metave qe ju theksoni, jane vertet te nje forme skandaloze. Po kaq te determinuar per keq dhe shterp nuk jane shqiptaret!!! Izolimi enverjan na demtoje shume si shoqeri, por situata nuk ka keto forma, gati biblike sic sugjeroni ju. Te gjitha shoqerit qe kan pak a shume te ardhurat tona per fryme, jane si ne. Shqiperia gjendet ne Ballkan dhe jo ne Skandinavi! ;)

Deshtim i

Deshtim i programuar

Nese ka absurd kjo ndodh vetem ne universin e njeriut ne pergjithsi dhe te shqiptarit ne vecanti. Dhe ky eshte absurdi qe nje njeri percakton cdo gje dhe shoqeria shqiptare ashtu si simboli i mitit te Sizifit duhet ta rinise gjithmone nga e para rrokullisjen e saj epokale.

Si jetojne shqiptaret sot? – Shqiptaret jetojne pa dinjitet dhe vdesin pa dinjtet. Shqiptaret nuk e percaktojne vete jeten e tyre, dinjitetin e tyre, lumturine e tyre, dhe vdekjen e tyre. Shqiptaret nuk jetojne ne harmoni me deshirat, ndjejat dhe mendimet. Sigurisht qe duhet te kete diversitet; po ne Shqiperi eshte nje bande politike mafioze qe akordojn muziken kriminale ne kurriz te ndjenjave, mendimeve, deshirave, dinjitetit dhe, percaktojn ne menyre te pameshirshme, bestiale, jeten dhe vdekjen e popullit. Dhe keto jane politikanet e Djathte dhe te Majte. Dhe keto jane PD dhe PS qe i imponojne plot tirani, plot dhune, plot demagogji, jeten dhe vdekjen Shqiptareve. I kane veshur kemishen e hekurt popullit duke e tjetersuar e poshteruar, duke e semure e duke bere biznes ne kurriz te tij. Pyetja eshte: A jetohet keshtu? Dhe a vdiset keshtu? Nje rini qe kerkon pamvarsine dhe, kerkon qe te ardhmen ta percaktoje vete!? – Kemi ne nje rini te tille?- Kemi ne nje popull qe te ardhmen ta percaktoje vete? Ne kemi nje tradite tribale dhe nje hiarki parazite te: “Celsave te Kashtes” ku prindrerit nuk e leshojne “pushtetin” dhe rinia eshte mesuar ta gjej “Qyl” te ardhmen. Dhe me popullin po kjo histori diktati; ku jeten e individit/popullit e ka kompozuar shteti. Dhe jo ndryshe shtetin e kompozon populli. Dhe shteti percakton jo vetem jeten tone po dhe enderrat dhe vdekjen tone. Dhe kjo eshte fytyra e vertete e shoqerise shqiptare humbja e sovrnitetit, e personalitetit, imponimi dhe viktimizimi i pengmarrjes totale: humbja e vetevendosjes. Ne jemi kthyer ne nje shoqeri ku, kemi burgosur arsyen, logjiken, pamvarsine e te menduarit dhe, nuk jemi ne gjendje per asgje, se kemi humbur me te arten, me te qenesishmen: Besueshmerine kete virtut njerzor, kete vlere te kultivuar ne brezni dhe te shkaterruar nga diktatura dhe nga politika dhe nga vete ne. Ne jemi ne nje pike Zero dhe nuk eshte puna se duhet te korigjohemi po duhet ti varrosim e ti vrasim veset dhe te clirohemi ne mynyre universale, duke levizur ne kahun e duhur, dhe kahu i duhur eshte besimi. Eshte qe te fitojme besimin qe te tjeret nuk kane te drejte te na percaktojne jeten, po vetem ligji eshte mbi te gjithe.

Eksperimenti – “Das Exsperiment” eshte filmi triller, shokues per njerzit me nerva te forte. Eksperimenti, nje film Gjerman psiko-triller nga Oliver Hirschbiegel i vitit 2001. Ben fjale per depersonalizimin, poshtrimin, bestjalitetin dhe mos aftesine per tu organizuar. Fabula ndertohet ne nje realitet, pra ne nje eksperiment. Nje grup pjesmarresish 20 vete, vullnetare, intelektuale ndahen ne te burgosur dhe ne roje, dhe nje grup shkencetaresh qe vezhgojne me kamera. Nga njerez te lire qe u futen per te bere eksperimentin situata eskaloje menjehere: rojet e burgut u kthyen ne bestje. Deliri dhe paranoja e kontrollit total duke e poshteruar, perdhosur njeriun i kthyen ato; gardianet ne bestje, qe shijonin vetem orgjine e dhunes.Kurse viktimat ne nje qenje depresive individuale dhe te paafte te kene solidaritet. ky pra eshte vetem nje eksperiment qe u nderpre me viktima ne dy jave dhe ato qe dolen nga ky eksperiment dolen te shokuar. Po shqiptaret qe per 50 vjet ishin viktime e nje eksperimentimi bestjal. Tamam bestjal, ku kishte te burgosur dhe gardiane. Mendojeni vete ne dy jave eksperiment u depesaonalizua njeriu. Po ne pesedhjet vjet qe partia na poshteroje duke formuar njeriun e ri te partise?! Cfare sakatimi cfare deformimi kemi dhe trashegojme dhe deri sa do te na mungoje solidariteti dhe guximi qytetar. Poshtrimi i njeriut vashdon… eksperimenti vashdon. Ky eshte realiteti shqiptar vetem sa per tju freskuar eshte biblik dhe eshte fatalist dhe pa dinjitet. Gysma e shqiperise ka emigruar o njeri. Te te ulerinj, gjysma e shqiperise, ta perseris, gjysma e banoreve te shqiperise! Te mos jesh vetvetja. Te jesh i tjetersuar, i deformuar, i shqyer ne menyre te dhunshme, te te grimojne e te shemtojne. Ta nxjerrin shpirtin, lengun e jetes, energjine kozmike universale, dhe te te lene bosh, bosh dhe perseri bosh, zbrazetire. Jo, jo jo, jo bosh se boshesia eshte zbrazeti, pa jete, eshte asgjeja… eshte bosh. Po te te mbushin me nje materie djallezore me energji fekale. Tamam fekale me nje bateri a energji agresive djallezore. Te te bejne trushplarje te te budallepsin. Te te mbushin me nje fekale qe cmendi boten dhe kudo ku jemi te tjeret mbajn hundet me shami nga era e keqe qe clirojme ne.

Shqiperia furnizon maqedonine me akademike fallce shkruajne mediat maqedonase! Dhe kjo eshte shume e vertete. Po ajo qe dua te them ne mbyllje eshte trashgimnia e qenefit shpirteror: Rinia, femijet nuk „mesojne“ nga librat dhe kjo eshte e vertetuar shkencerisht, po mesojne nga modelet e gatshme, mesojne nga shembujt ne jete, mesojne nga “Heroi“. Dhe heroi eshte prindi, shembulli dhe kontakti i pare dhe prindi shqiptar eshte i korruptuar dhe pa dinjitet, pa intrigitet, eshte legen dhe zgjyre ashtu sic eshte e gjithe shoqeria qe mban ere qenefi. Eshte si nje muzike polifonike sociopate ku njeri ja pret e tjetri ja mban, dhe te gjithe grabisin nen dirigjimin e nje psikopati. Dhe te gjithe nuk kane meshire, dhe te gjithe nuk i vret ndergjegjia, dhe te gjithe nuk pendohen. Genjeshtra, mashtrimi dhe manipulimi jane talentet e natyrshme te psikopateve e sociopateve. Kjo lloj shoqerie e re, eshte e destinuar ne nje shoqeri zombi, ne nje shoqeri sociopate. dhe ketu përfshihen çdo klase shoqerore. Ambjenti ne te cilen eshte i rrethuar dhe jeton njeriu dhe shoqeria jone eshte shume armiqsor, eshte shume agresiv dhe nuk eshte aspak normal. Hapni televizionin dhe njeriu lahet e shplahet me programe mizerje dhe lajme patetike horror. Hapni gazetat dhe njeriu bombardohet me dhune e bestialitet lajmesh. Mos guxoni te hapni dritaren se dhunohesh nga arkitektura e betonit pa frymemarrje, nga zhurmat, aromat e ndyra e pluhurin qe te shkakton kancer. Te kesh frike dhe cdo mbremje te lutesh qe nuk hengre plum qorr, qe nuk bere aksident, qe nuk shkembeve inat e fjale me nje te panjohur dhe aq me keq me te njohur. nuk ka rendesi je civil/qytetar apo nenpunes, minister e shef shtabi, drejtor policie apo polic i thjeshte. Ti ne cdo moment je kandidat per viktime. Te jesh gjithmone i stresuar e gati ne depresion (per ato qe punojne) nga mungesa e intrigitetit dhe sovranitetit intelektual e profesional. Per ato qe jane pa pune e me pune. Pa prona e me prona depresioni po ben kerdine. vetevrasje me pistolete, me mbytje, me helmim, me korent, hedhje nga lartesite, therje e djegie e deri ne veteshprethime. Gruja vret burrin, Burri vret Gruan, Gruaja vret Vjerrin e Vjerri vret Nusen Femija vret Prinderit e Prindi Femijen dhe historia e kombinacionit social shkon ne progresin fatal gjeometrik. Nje shoqeri e destinuar nga ambjenti fizik e shpirteror te kthehet ne shoqeri sociopate. Dhe ky eshte nje popull i semure dhe, pa inteligjence sociale, pa ndergjegje shoqerore kolektive qe, pajtohet me standartet asociale inferirore. Historia ka treguar qe po ti uzurposh te gjitha: Gjykatat, policine, drejtesine, ushtrine e te gjitha te gjitha te gjitha dhe te kesh kontroll te plote ne te gjtha akset e dominimit e komunikimit, ke kontrolluar e paralizuar cdo gje deri dhe ndergjegjen kolektive. Dhe ky eshte fataliteti historik i shqiptareve. Shembujt skane te mbaruar me drama e tragjedi dhe me nje Psikopat qe i ka bere ZAP te gjithe dhe me nje opozite te ndyre qe ben lojen e Psikopatit.

........edhe edhe edhe...nuk ja vlen te zgjatem...se cdo gje eshte e programuar per te deshtuar..

Jam shume dakord me analizat

Jam shume dakord me analizat e tua, dhe sidomos aty ku flitet per rolin e elitave politike ne Shqiperi. Por prapeseprape nuk pajtohem me mendimin qe shoqeria shqiptare qenka e determinuar per te deshtuar. Si eshte puna me serbet qe vrane kryeministrin e tyre perparimtar? Sa familje politike dhe me pushtet njeh Greqia e pasluftes? Si eshte organizuar jeta shoqerore ne Siçili? Edhe Zvicra qe eshte nje nga demokratitet me te hershme te botes dhe ndoshta me e konsoliduara ka njohur gjakmarrjen, dhe pse rasti i fundit i gjakemarrjes ne shoqerine autoktone zvicerjane ka ndodhur para 140 vjeteve. Nuk njoh motivet e tua per kete fatalizem (moshen, pozicionin shoqeror, vendbanimin), por po ta marrim kete determinim tendin per te vertet, nuk na mbetet gje tjeter vec te behemi struza.

Anonim, i ke bere nje

Anonim, i ke bere nje "skaner" shoqerise shqiptare. Fatkeqesisht eshte gjithçka ekzaktesisht siç e ke pershkruar, sigurisht ne forme sarkastike, dhe eshte pikerisht kjo e fundit, qe nuk te ben pesimist ne fund te leximit. Sa kohe ka shqiptare si ti, si Derhemi etj aq kohe ka edhe shprese...

Ciao

Zonja Derhemi! Kam patur

Zonja Derhemi! Kam patur fatin dhe rastin te vizitoj Prefekturen e Policise ne Paris.Gjate spjegimeve qe jepte nje punonjes aty,vec te tjerash tha se ne Paris ka rreth 3500 protesta ne vit.Ne fakt Parisi dhe Franca jane atdheu i protestave.Si ka mundesi e pyeta-une,e habitshme kjo gje dhe si i perballon policia keto protesta?-Zoteri -me tha-ketu edhe nje qytetar me nje parulle ne dore,ne e cilesojme si proteste dhe marrim masat ta trajtojme si te tille. Atehere u binda pak por jo shume,duke pasur parasysh Shqiperine dhe protestat ne Shqiperi.Ne Paris qytetari i vetem me nje parulle ne dore zonje,ben proteste dhe vleresohet e mbeshtetet si protestues,e qytetari i Parisit nuk besoj se ka me shume halle se ai i Tiranes.Ndryshimi eshte se kur ka hall parisieni nuk pret qe Partia e radhes t'i beje thirrje per problemin qe ka dhe problemi i tij te sherbeje si trampoline pushteti.Ne France apo kudo gjetke nuk kam pare protesta qe te udhehiqen nga Partia.Aty ka edhe organizime spontane po halli eshte i te gjitheve e atehere behen bashjke e protestojne.Ketu protesta eshte shperdoruar dhe abuzuar ne menyren me bajate te mundshme, e mos te te vije çudi kur ne jo pak here protestues te tille, te duken qesharake pse jane te abuzuardhe keqperdorur.Ja te 21 janari qe ti merre shembull.Kam pare se me agresivet e protestes ishin hajdute dhe kriminele,ato qe njoha,e nuk kishin hallin e korrupsionit te Ilir Metes,qe gjoja ishte motivi,per ndershmerine.Edhe ti me keto shkrimete e tuaja je nje nga ata,ne llojin tend.Provoje njehere edhe ti e bej thirrje te protestojme per mijera e mijera probleme qe kane qytetaret,a te vjen kush mbrapa apo jo.Po pres te me thirresh.Do jem ne rrjesht te pare....por pas meje nuk do ketet te tjere.

S'ke ku i merr borxh se kaq e

S'ke ku i merr borxh se kaq e pat kjo pune. Githe ajo zhurme e te indinjuarve antibanke perfundoi ne hic, tani asnje nuk per antikushtetushmerine e qeverive te klanit te bankierve Monti dhe Papademos. Libia perfundoi ne kasapane, asnje media nuk ndihet se cfare ndodh atje. Ne vendet e tjera arabe protestat arriten te kunderten, perforcuan krahun fetar.

Se mos na ndertohet Libia po

Se mos na ndertohet Libia po aq dalengadale sa edhe Algjeria. Duket qe ty t'paska pelqy zgjedhja e fundit te popllit arab, por anej nga perendon nuk ju ka pelqy shum. Masanej dihet si perfundojne keto pune, shkrimtari Beket i gerthiste prej penxheres protestusve parisiane te 68: Do te boheni te gjithe notere!

Ne Algjeri nuk ka pasur akoma

Ne Algjeri nuk ka pasur akoma revolucion... por ndoshta vjen dhe atje...

Ka ardhe e s'po iken,

Ka ardhe e s'po iken, Algjeria ka nje gjysem shekulli ne revolucion permanent.

po pra, algjerianet jane si

po pra, algjerianet jane si arnautet qe per nje shekull te tere nuk po e gjejne vetesigurine e rrenuar nga otomanet dhe evropianet.

Te beje nje propozim si

Te beje nje propozim si pergjigje te titullit ? Pa kerkuar borxh protestues neper komshije , sikur te ktheheshin te gjithe shqiptaret e shperndare pas '90-es neper bote e te vinin te na prinin ne 'indinjaten' tone te fshehur nen zhgun ? Mbase kot ja keputa, mbase dhe tamam...

Nen Otomanet kemi pasur

Nen Otomanet kemi pasur vete-siguri me teprice madje, kemi qene zotet e Ballkanit e te Lindjes se Mesme. Por jane keta te dytet qe na kane rrenuar, bashke me komunizmin rus e jugosllav.

Problemi qe trajton shkrimi

Problemi qe trajton shkrimi ne thelb eshte i drejte, por ka nje fare folklorizmi dhe naiviteti qe e mbeshtjell dhe qe mua personalisht me shqeteson. Historia ka treguar se protestat e medha kudo qofshin ato, nuk zhvillohen kurre ne menyre te rastesishme dhe te paorganizuara. Perhere nga pas fshihet nje synim i caktuar. Edhe ne Gjermani protesojne punetoret e pakenaqur, por te organizuar nga sindikatat e tyre, te cilave u paguhen kuota pikerisht qe te bejne kete pune kur mungon dialogu. Qe nje protestues i vetem ne France merret seriozisht, sic thoshte dikush me lart, kjo kuptohet, por a i zgjidhet atij vertet problemi? Dhe tani per t'u kthyer te shqiptaret, per sa kohe qe politikes nuk i beson askush, si mund te presesh protesta te mirefillta qytetare? Si mund te presesh qe njeriu te dale dhe te perdoret si mish per top sic tregoi 21 janari? Do te ishte naive te besoje se te gjithe qytetaret jane te mpire dhe hajvane dhe nuk e kuptojne se disa sektore ne Shqiperi jane per te vene duart ne koke, per te mos thene me shume (mjekesia, arsimi, rregullat e pandershme per biznesin etj). Por a do zgjidhte gje protesta drejtuar nje kaste politikanesh injorante dhe te korruptuar? Besoj qe jo. Ndaj edhe qytetari i mencur perpiqet te jete vete edhe qytetar dhe shtet dhe kritik dhe zot i vetes, dhe te mbroje ate qe me zor e arrin. etj, etj. Sidoqofte flm znj. Derhemi per trajtimin.

Problemi qe trajton shkrimi

Problemi qe trajton shkrimi ne thelb eshte i drejte, por ka nje fare folklorizmi dhe naiviteti qe e mbeshtjell dhe qe mua personalisht me shqeteson. Historia ka treguar se protestat e medha kudo qofshin ato, nuk zhvillohen kurre ne menyre te rastesishme dhe te paorganizuara. Perhere nga pas fshihet nje synim i caktuar. Edhe ne Gjermani protesojne punetoret e pakenaqur, por te organizuar nga sindikatat e tyre, te cilave u paguhen kuota pikerisht qe te bejne kete pune kur mungon dialogu. Qe nje protestues i vetem ne France merret seriozisht, sic thoshte dikush me lart, kjo kuptohet, por a i zgjidhet atij vertet problemi? Dhe tani per t'u kthyer te shqiptaret, per sa kohe qe politikes nuk i beson askush, si mund te presesh protesta te mirefillta qytetare? Si mund te presesh qe njeriu te dale dhe te perdoret si mish per top sic tregoi 21 janari? Do te ishte naive te besoje se te gjithe qytetaret jane te mpire dhe hajvane dhe nuk e kuptojne se disa sektore ne Shqiperi jane per te vene duart ne koke, per te mos thene me shume (mjekesia, arsimi, rregullat e pandershme per biznesin etj). Por a do zgjidhte gje protesta drejtuar nje kaste politikanesh injorante dhe te korruptuar? Besoj qe jo. Ndaj edhe qytetari i mencur perpiqet te jete vete edhe qytetar dhe shtet dhe kritik dhe zot i vetes, dhe te mbroje ate qe me zor e arrin. etj, etj. Sidoqofte flm znj. Derhemi per trajtimin.

Arsyetim shume i sakte

Arsyetim shume i sakte Dionis!

Kam dale vete me dhjetera here ne protesta, ne France meqe ra fjala. Dhe gjithmone protesta kishte nje organizim te qarte.

Protesta u ndante ne kortezhe, sipas grupeve te ndryshme qe kishin dale ne proteste te perbashket. Cdo kortezh kishte sherbimin e rendit dhe kur nevojitej, sherbimi i rendit rrethonte gjithe grupin e protestuesve dhe nuk linte as halabake te futeshin brenda, as pjestare te grupit te dilnin jashte ku mund ti kapte policia. Brenda gardhit te sherbimit te rendit ishin persona qe leviznin dhe ne rast se kishte nje perplasje ne nje ane te kortezhit me elemente te jashtem aty gardhi behej tresh ose katersh. Me nje organizim te tille policia nuk afrohej, dhe kur kishte rremujaxhinj atehere dukej qarte qe nuk vinin nga kortezhi.

Kam pare pastaj dhe protesta, ku vinin prinder me kalamajt dhe me karrocat e bebeve dhe me gjyshet 70 vjecare, sepse protesta ishte absolutisht e qete.

Por, ne cdo proteste njerezit ose e dinin se ishte e qete ose kur ishte me rrezik ishin te motivuar dhe u besonin organizates ose ceshtjes ku ishin militante e simpatizante, dhe ne krye te kortezhit ishin gjithmone lideret e organizates, kryetar partish, deputete, senatore te cilet qendronin sepse policia nuk u binte dot atyre.

Pastaj per cfare do te protestosh sot ne Shqiperi? Per ikjen e Berishes dhe ardhjen e Rames? Puna eshte se edhe Rama edhe PS-ja nuk ndjell ate simpati te njerezit qe njerezit te thone, po dal sepse kam besim te keta se nuk jane te poshter. Keto nuk do te ma fusin sapo te marrin pushtetin. Keto do te me garantojne drejtesi dhe dinjitet. Ndonjerit prej jush i vjen ne mendje nje parti, sindikate, organizate e tille?? (Mos me thoni AKZ-ne!!!)

Add new comment