Tender në Greqi për naftën dhe gazin në ujërat detare pranë Shqipërisë

Postuar në 04 Janar, 2012 06:15

Duket se zërat e ekspertëve shqiptarë që deklaronin se në zonën e ujërave midis Greqisë dhe Shqipërisë ka naftë, dhe se kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së kufirit duke kënaqur vetëm palën greke, kishin bazë vërtetësie

Në një komunikim zyrtar të datës 3 janar 2012, Ministria greke e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës tha se u jepte gjashtë muaj afat deri në korrik 2012 shoqwrive tw huaja për të ofruar dokumentacionin e aplikimit për të filluar kërkime për hidrokarbure në Janinë, zona në kufi me Shqipërinë, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.

Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012. Ministria tha se kjo periudhë gjashtë mujore është e mjaftueshme që shoqëritë ndërkombëtare të përgatisin ofertat e tyre, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ministria greke tha se tenderi do të bëhet nëpërmjet njw procedure të hapur (Open Door) dhe zyrtarisht pohoi se bëhet fjalë për rezerva hidrokarburesh të vlerësuara prej jo më pak se 250 milionë fuçi që gjendet në kufirin me Shqipërinë (pranë Janinës), Gjirin e Patrës dhe Katakolon.

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen  e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përgatitur nga ministritë e Jashtme dhe qeveritë e dy vendeve, miratuar në Parlament dhe rrëzuar nga Presidenti Bamir Topi.

A. Kananaj

Comments

Submitted by arian (not verified) on

Nje saktesim me detaje:Zonat midis kuadratev 20/40 dhe 21/40 jane as me shume e as me pak ,pronat e shqiptareve te Camerise te mbajtura nen sekuestron konservative dhe te pa rikadastruara nga kadastra e sotme greke.Per te gjithe ata qe jane te ndjeshem ndaj ekuilbrave gjeo-ekonomiko-politik,besoj se eshte nje rast universal per t'u vleresuar.Sigurisht kryeministri i shtetit shqiptar,duhet te jete me i kujdesshem kur flet,'' per degezim te nje koridori qe pikezohet ne İgumenice,dhe nga ku do t'i kerkohet pales greke,nje mini degezim per ne Shqiperi.''Pra lojrat e medha kane nevoje jo per pragmatist pushteti,por per burra shteti te verte .

Submitted by ajsberg (not verified) on

Te mos e bejme dhe kaq provokativ titullin, sepse nuk jemi han pa porta fare, ndonje te care mund te kemi.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Opinion

Kur Mediu "urdhëronte" Rulin në emër të Greqisë

Nga Idriz Tafa

Fatmir Mediu i ka kryer studimet në fakultetin Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së nxjerrjes së naftës. Në vitet 1990-1991 ka qenë inxhinier në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, Patos. Pikërisht Mediu,  kur ishte ministër i Mbrojtjes, një vit para katrahurës së Gërdecit, kishte biseduar me ... ushtarakët grekë për punë nafte në zonën Himarë-Sarandë, duke i kërkuar ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli të mos i jepte koncension një kompanie britanike për kërkim nafte dhe gazi, sepse do të ndryshohej kufiri detar.  Ky fakt aktualizohet në kuadrin e tenderit të ditëve të fundit të Athinës për nxjerrje nafte dhe gazi në afërsi të Sarandës.

Nuk është e vërtetë se grekët vetëm në vitin 1984 mësuan për ekzistencë nafte dhe gazi në Korfuz. Në vitet 1950-1960 gjeologët sovjetikë kanë bërë sondazhe në det për naftë e gaz që nga Bisht-Palla e Durrësit deri në Sarandë. Dhe kanë gjetur naftë e gaz. Kanë hapur puse prove me specialistët shqiptarë. Ne vitin 1959 një grup sovjetik ka dorëzuar në arkivin e Institutit të Naftës dhe Gazit, atëherë në Vlorë, studimin për gjetjen e naftës në det në zonën Himarë-Kepi i Stillos (G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaçev në vitin 1959 kanë rilevuar në rajonin e Himares dhe e kanë përshkruar në studimin “Geologiçeskoje stroenjie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshçadi”  - Ndërtimi gjeologjik dhe perspektivat e naftë-gazmbajtjes së platformës së Himarës -,Vlorë 1960). Lexoni librin e akademikut Teki Biçoku (1926-2009) "Historia e kërkimeve gjeologjike në Shqipëri".

Shihet se grekët i kanë ditur me kohë këto fakte, prandaj më 6 maj 1971 vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe Kolonelet e Zinj mohuan ekzistencën e "Vorio-Epirit". Bënë prova me Enver Hoxhën dhe pastaj me Ramiz Alinë për të përcaktuar kufirin detar, por nuk u eci.

Në vitet 1993-2006 grekët bënë prova me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe prapë me Sali Berishën. Ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka sqaruar publikisht, në analizën vjetore të dikasterit të tij, më 4 shtator 2006, se "në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (Fatmir Mediun) është zgjidhur problemi i kufirit detar jugor të bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke... Joni 5 është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Pastaj Berisha, pasi modifikoi zonën e kërkimit, nxori VKM-në për kompaninë britanike.

U takon Berishës, Mediut, Rulit të sqarojnë këtë problem, kurse Prokuroria le të bëjë hetimet përkatëse nëse ka dhe shkelje kushtetuese, penale lidhur me ndonjë akt tradhtie apo korrupsioni.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.