A duhen arrestuar shoferët e dehur?

Kur George W. Bush u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, i ati i tij, George W.H. Bush ishte Drejtori i Përgjithshëm i CIA-s. Por i ati nuk e shpëtoi dot të birin nga burgu, sepse vepra penale që kishte kryer ky i fundit ka kohë që konsiderohet si serioze në SHBA. (Si i ati dhe i biri, eventualisht, u bënë presidentë të SHBA-së.)
Në Kodin Penal të Shqipërisë, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur ka kohë që klasifikohet si një vepër penale, që sipas nenit 291 të tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Por deri në datën 7 nëntor 2013, ky nen ishte zbatuar vetëm për pjesën ku nuk bëhet fjalë për burgimin – gjoba ishte maksimumi i dënimit për këtë vepër penale. Nga ajo ditë, gjërat kanë ndryshuar – 8 persona, Altin Kasula, Hysni Meka, Oltian Muça, Xhevat Kasa, Enea Totraku, Arif Hoxha, Hysen Stafa dhe Shkëlqim Sokoli u arrestuan nga policia rrugore në shkelje flagrante të këtij neni të Kodit Penal. Arrestimet u bënë në Tiranë e Kavajë, por që prej asaj dite, ato po shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në 1.5% të aksidenteve rrugore, policia raporton si shkakun kryesor të tyre gjendjen e dehur të shoferëve . Por kudo në botë, të dhënat e policive rrugore nuk i pasqyrojnë dot përmasat reale të këtij fenomeni. Për shembull, një studim i fundit i Pacific Intitute for Research and Evaluation* ka evidentuar se raportet e policisë për aksidentet rrugore në SHBA tregojnë se vetëm 2.3% kanë alkoolin si faktor kontribues, ndërkohë që realisht, kjo shifër është në nivelin 12%.
Por alkooli, përvecse faktor kotribues për aksidentet rrugore, është edhe një faktor i rëndësishëm për seriozitetin e tyre. Kështu, alkooli e shtatëfishon rrezikun që një aksident të jetë vdekjeprurës. Nga ana tjetër, studimi i sipërcituar ka gjetur se, ndërsa alkooli ka qenë faktor në 12% të aksidenteve rrugore në SHBA, ka kontibuar me 22.5% në koston totale të aksidenteve për shoqërinë. (Aksidentet rrugore i shkaktojnë shoqërisë një kosto të konsiderueshme ekonomike, sepse çdo aksident shoqërohet edhe me koston e policisë rrugore që shkon në vendin e ngjarjes, me koston për transportimin e viktimave në spital, me koston për mjekimin e viktimave, me dëmin që i bëhet automjeteve, me vonesat e trafikut që shkaktojnë humbje kohe e karburanti, me humbjen e aftësisë për të prodhuar të mira materiale, me humbjen e funksionalitetit të njerzve të gjymtuar, si dhe me shpenzime administrative të ndryshme. Madje, edhe kostot e kompanive të siguracioneve, në fund të fundit, nga shoqeria mbulohen – nëpërmjet primeve të sigurimit që paguan secili që ka të regjistruar një automjet.).
Nisur nga rreziku i shtatëfishuar i vdekjes nga alkooli në timon, si dhe nga dëmi pothuaj dy herë më i madh që aksidentet e lidhura me alkoolin u shkaktojnë njerzve të përfshirë në to dhe shoqërisë në përgjithësi, shumica dërrmuese e shteteve të SHBA-së kanë dekada që e konsiderojnë dhe e trajtojnë si një vepër serioze penale drejtimin e automjetit me nivel alkooli mbi 0.8 gram për një litër gjak (duhen dy dopjo raki 18 gradë ose një shishe verë, që një njeri 82-kilësh ta arrijë këtë nivel të rrezikshëm - http://dui.drivinglaws.org/calc.php).
Ka ardhur koha, në mos ka kaluar, që edhe shteti shqiptar ta trajtojë si vepër serioze penale drejtimin e automjetit me nivel alkooli mbi 0.8 gram për një litër gjak.
*Costs of Alcohol-Involved Crashes, United States, 2010, E Zaloshnja, T Miller, L Blincoe, Annals of Advances in Automotive Medicine, 57, 3-12, 2013.
Comments
Ore Eduard, e ke harruar

Ore Eduard, e ke harruar shqipen a derebardhe, termi vozitje perdoret per varka dhe jo per automjete. Ne anglisht sic e di eshte drive, kurse ne shqip perdoret zakonisht "ngas makinen", "nget makinen etj.

vozis perdoret edhe per

vozis perdoret edhe per automjetin, por kryesisht ne trevat shqiptare ne veri dhe lindje te Kukesit

Eshte e para here qe degjoj

Eshte e para here qe degjoj kete, ndonse kam jetuar ne zona te tilla malore, mund te jete ashtu si thoni ju. Po fjalori themelor shqip si e ka? Ne nje kerkim te thjeshte, gjeta se ne google-translation vozit= paddle dhe jo drive! Dmth "ngas lopatat e nje varke per te levizur".

keni jetuar ne kosove e

keni jetuar ne kosove e maqedoni?

Me thene te drejten ne shqip

Me thene te drejten ne shqip ne kemi perdorur: "ngas makinen" dhe jo "vozis kerrin" por kur edhe gazetaret e perdorin gjuhen sipas qejfit atehere e mjera gjuhe e te mjeret lexues.

Jo nuk kam jetuar, dhe nuk

Jo nuk kam jetuar, dhe nuk dyshoj se informimi qe jepni eshte i sakte.

sepse eshte sllavisht, dhe

sepse eshte sllavisht, dhe per kete nuk duhet perdorur perderi sa kemi shqip me nga .

Fjalori i Gjuhës së Sotme

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe:

VOZIT: “Ngas barkën me lopata; udhëtoj me barkë nëpër liqen, nëpër lumë etj.; lundroj. Vozit barkën. Vozit në liqen. Vozit drejt ishullit.”

NGAS: ”E nis dhe e drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti. Ngas veturën (kamionin, traktorin, qerren). Ngas biçikletën. Di (mësoi) të ngasë makinën. Ngas me shpejtësi.”

A duhet arrestuar nje person

A duhet arrestuar nje person i dehur qe bredh rrugeve me arme qe e ka plumbin 2 ton?

Zoti Zaloshnja, Ne rreshtat

Zoti Zaloshnja,

Ne rreshtat qe ju keni shkruar keni ngritur nje problem qe eshte ne Amerike. Pra statistikat amerikane lidhur me aksidentet kane patur te meta. Po ne Shqiperi ?. Une kam punuar per shume vite me Sigurine Rrugore dhe po ju them me bundje qe statistikat tona kene shume te meta. Kjo per faktin qe me aksidentet merret vetem policia ndersa institucionet e tjera nuk kane fare dijeni. Shqyrtimi i vendit te aksidentit ne vende si suedia behen nga nje grup ekspertesh sic ka qene dhe para viteve 90 tek ne. Pra duhet te jene si policia dhe autoriteti rrugor. Policia ben shume mire qe di denoje ata qe jane te pire por duhet te denoje dhe Autoritetin rrugor i cili nuk vijezon rrugen. Gjeja me elementare. Rruge nuk quhet vetem se eshte me asfalt dhe ta perdoresh si piste . Nje segment rrugor i pavijezuar nuk mund te hapet per publikun sepse nuk quhet rruge. Eshte njesoj si te thuash fushe futbolli pa porta. Pra jo vetem ata qe jane tape por edhe ata esell zor se mund te vozisin ne rruget tona.

Po sikur ta kete gabim

Po sikur ta kete gabim Fjalori i Shqipes e gjithe shqiptaret toske?

Po sikur "voziti" te vije nga sllavishtja e te kete kuptimin qe i japin kosovaret e jo "t'i japesh remave"?

Sikur te kishte halla koqe,

Sikur te kishte halla koqe, do i thoshim daje

Gabim, zotni, po te kishte

Gabim, zotni, po te kishte halla koqe do t'i thoshin XHAJE. Daje do t'i thoshin TEZES, po t'i kishte kokrrat......

Vozitje ne nga fshati i themi

Vozitje ne nga fshati i themi te ngasesh varken,kurse atij qe e nget i themi varketar,jo vozites.Mesa di une drive i thone drejton(driver-drejtues),kurse navigation vjen nga italisht,qe eshte lundrim dhe navigatore-lundrues.Tani,nga vozites dalim edhe tek voza,qe i thone fuçise;mos valle Xhorxh Bushi"lundroi" nje voze te tere me birre e pastaj ngau makinen?Hahahhahahahahha.I nderuar Zaloshnja,qe ne krye ke hapur debat per termin,aq sa harruam ta lexojme argumentin,qe ne fakt eshte shume i logjikshem

Add new comment