Mehmet Elezi i kapur nga sindroma e Sulo Gradecit

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 02:06
Mustafa Nano

Kam ndjekur këto dy ditë të fundit pjesë nga një libër i Mehmet Elezit me titull “Nuk isha student i dhjetorit”, të publikuara në Gazetën Shqiptare. Nuk kanë fund publikimet për atë dhjetor, e shumica e tyre, tok me programin e përvitshëm të Fevziut mbi atë ngjarje, provokojnë veç nausea. Ky libër i Elezit, pra, bën të njëjtën gjë. Nga pasazhet e publikuara duket se ai i mëshon “vuajtjeve të veta” prej moskuptimit me nomenklaturën e kuqe, a thua se ky vetë ishte ndonjë disident i njohur, e jo sekretari i rinisë komuniste. Madje, tregon se si nomenklatura nuk e kish me sy të mirë, ngaqë mendonte se ai “ka pak paragjykime” (çfarë është futur në thonjëza është një frazë e Ramis Alisë, me të cilën ai, dmth Alia, paska kundërshtuar idenë e emërimit të Elezit në krye të sektorit të Propagandës për Tiranën). Dhe përfundimi ku arrin aposteriori Elezi vjen nga një deduksion i thjeshtë: Duke qenë se Elezi vetë ishte liberal, duke qenë se Tirana po ziente, duke qenë se Vlorën nomenklatura e shihte si të vetën, atëherë – këtu është radha e deduksionit – ta çojmë Elezin në Vlorë, dhe atje të gjendet ‘i rrethuar’, e të mos ketë ‘kah të lëvizë’.

Qyfyre, apo jo? Që sekretari i rinisë komuniste, eksponent i regjimit, të rrëfejë se si ai dallonte prej pjesës tjetër të nomenklaturës, kjo edhe hahet, edhe ka kuptim, edhe mund të besohet, edhe mund të jetë e vërtetë, por që këtë rrëfim ta bëjë duke e konsideruar veten pjesë të krahut tjetër, të krahut anti komunist, të armiqve të nomenklaturës së kuqe (në një moment tregon se si kanë dashur t’i bëjnë atentat), të atyre që nomenklatura i kish halë në sy, kjo s’ka bythë të rrijë. Nuk kemi pse të çuditemi, megjithatë. Këtejpari s’ka mbetur njeri pa e trukuar të shkuarën e vet.

Mirëpo Elezi nuk ndalet vetëm tek vetja. Ai flet dhe për të tjerë, e në këtë mes bie në sy mënyra se si ai e vizaton një të ngjashëm me veten, dmth një komunist që u bë anti komunist, një anëtar të nomenklaturës së kuqe, të cilin kjo e fundit e kish zët, dhe i cili në ndryshim nga Elezi, u vu në krye të lëvizjes anti komuniste shqiptare, dhe prej atij momenti e nga pozicioni i udhëheqësit nuk ka reshtur së luftuari komunistët. Çfarë ka hequr Berisha me komunistët pas rënies së komunizmit, s’e ka hequr as Vaclav Haveli gjatë komunizmit (me që ra fjala, krahasoni pak anti komunizmin në Çeki, që pati për përfaqësues njerëz si Haveli, me antikomunizmin shqiptar që ka për përfaqësues Saliun e Elezin; e pas kësaj, mos u gajasni, po të mundni!)

Por çfarë thotë për Berishën? Shkruan marrira që ato kohë me siguri i ka thënë, tok me Berishën, për Enver Hoxhën. E fillon rrëfimin me një të panjohur, që e ndal në rrugë në një nga ditët e protestës studentore, dhe i thotë: “Shkoi Dr. Saliu tek studentët. Tha se do t’i gjakosë policia [studentët]. Doktori nuk përmbahej. Nuk qenkeni takuar rrugës?” Vini re pra! Qysh ato ditë, njerëz të panjohur flisnin për Berishën si të ish fjala për një leader absolut, si një autoritet moral i njohur e si shpresa e vetme e vendit. Çfarë ju kujton kjo? Pa dyshim, lejtmotivin e artit socrealist që e nxirrte Enver Hoxhën ‘të famshëm e të madh’ qysh në kohët e luftës, kur atë në të vërtetë e njihte pakkush.

Dhe më poshtë, Elezi thotë gjëra të tilla, sa të vjen të vjellësh prej fakultetit që ai ka për të admiruar një tjetër, që zakonisht është një fakultet vulgar (vulgar në këtë rast merreni në kuptimin literal “prej vulgu”); në mos, prej pacipësisë që ka për të bërë qoka publike në adresë të miqve të vet. Nuk po zgjatem me konsiderata të mijat. Po sjell në vëmendjen tuaj vetëm pak prej gjërave që ai ka shkruar për Sali Berishën:

“Me Saliun sapo qeshë ndarë.... Pardesyja e bardhë e shpaluar prej hapit të madh me energji të shumëfishuara i bënte fu-fu….. [Më takoi e më pyeti] Ç’po ndodh me studentët, a kanë organizim, a janë të qartë, çfarë duan, si i kanë kërkesat, etj? E ndjeja se si vlonte përbrenda (e kuptoni ju? Elezi e ndjente se si vlonte Berisha!!!! M.N.).... Si asnjë tjetër ai e kish kapur thelbin e momentit historik .... Isha i bindur se pasi të takohej me studentët, për Sali Berishën nuk do të kish kthim mbrapa.... [Ishte] intelektual i klasit europian, të shtangte me njohuritë e thella për politikën e historinë, për letërsinë e për pikturën, për filmat e për verërat .... Punimet për kardiologjinë kishin nis me iu botue në revistat më të njohura shkencore europiane e amerikane, qysh kur ish djalosh i ri në universitet, gjë e rrallë kjo edhe për një shkencëtar të ri në perëndim. [Por] Sali Berisha para këtyre donte Shqipërinë, donte kombin shqiptar .... Ai është idealist. I Përmasave të mëdha. [Dhe] idealizimi, tok me ndershmërinë, nuk janë dukuri të shpeshta në politikë”.... Saliu [për këto arsye] do përbënte risi në politikën shqiptare e në rajon, etj, etj, etj”.

E dini? Nuk ua këshilloj t’i lexoni kujtime të tilla. Do ish më mirë të pranonit që Mehmet Elezi, versioni i sotëm i Sulo Gradecit, t’ju pështynte në fytyrë se sa të lexonit këto ledha që ai i bën vetes e këto jargavitje që ai bën në adresë të Sali Berishës. Libri e ka titullin e vet, por nuk mund të gjendej një titull më autentik se sa “Kujtimet e dhjetorit dhe jargët e mija për Berishën”.

Comments

Submitted by Qamil Shehu (not verified) on

Me duket se kete radhe ke te drejte, Mustafa! Te vjen te vjellesh me keta provinciale qe duan me cdo kusht te jene ne qender te pazarit, si dje kur na vinin ne rresht per te na deguar ne aksione, ashtu edhe sot.

Submitted by Moshe Pijade. (not verified) on

Sa per dijeni Shoku Nano,Mustafa! E ke nxjerre fotografine per te kompromentuar Sali Berishen.As nuk kam asnje lloj ndjesie per S.Berishen ne rastin e avokatit ndaj tij.Edhe shoku Edi Rama,ishte lodhur te Kurban-i per te treguar lidhjet e S.Berishes me ish Bllokun.Po te kujtoj shoku Nano se Xhelil Gjoni,Sul Bushati,Nexhmije Hoxha me familje,Hekuran Isai e te gjithe te mbeturit gjalle te Byrose Politike,ish Sekretare te Pare dhe Sekretare Byrosh,Kryetare Komitetesh e Kryetare Kooperativash,ish Hetues dhe Prokurore,qe te gjithe jane votues konstante te PARTISE SOCIALISTE.Shumica prej tyre,jane prape ne perberje te PS-se.Nuk mund te besh budalla as ti as shoku Edi sh.Xhelil qe te votoj per Hysni Millosha e pallavra se gjoja ata jane komunistet e vertete.Te PS-ja dhe Edi Rama shohin vazhdimesine partise se tyre,prandaj edhe jane votues te saj.E ti e Edi Rama,beni se gjoja jeni kunder Bllokut e PPSH-se.Pa le me kur edhe njefare Lorenc Vangjeli shtiret si i tille.Kisha kujtuar se titulli"SHOK" eshte vetem te PS-ja,por pashe se ekzistoka edhe ne Koren e Nord-it.Ngushellime per vdekjen e "SHOKUT" Jong iL.Titulli ju ben bashke.

Submitted by nerro (not verified) on

Keto dit kam patur problem per te dale jashte. Ama sapo lexova komentin tuaj Moshe Pijade (c mut nik name esht ky), u clirova komplet....

Te lutem komento me shpesh me keto perlat e tua, do zhduket komplet kapslliku

Submitted by Miladini (not verified) on

Mire, o Moshe, mire. Hekurani e Nexhmia e tjere per Edin mund te votojne. Po ti nga e di, me qafsh?!

Submitted by Perseri Mosh-ja (not verified) on

O Milo ty te pakten nuk te falet ky fakt.Si themelues i PARTISE duhet ta dish kete fakt.Se edhe ti kur themelove PARTINE nuk mblodhe njerez do si do po i zgjodhe qe te jepnin edhe jeten per PARTINE.Bile t'u merrnin jeten edhe te tjereve per PARTINE.bESNIKET JANE PO ATY,partia PO ATY,gazeta PRAPE ATY,ORGANIZATAT BAZE PO SE PO ATY.KU KA NGELUR PRA PUNA.Kur i di une si nuk e din ti.Po ti shtiresh.

Submitted by reforma (not verified) on

O zot ju "demokratet" i bini fyellit po ne nje vrime. Ti o Mosho Pijade nuk ke as inteligjencen e nje milingone, sepse ndersa zoti Nano po analizon nje servil vulgar, i cili sidoqofte nuk do ti bente nder asnje lloj race njerzore mbi faqe te dheut, ti hidhesh ne sulm kunder kukullave prej ere qe votojne per PS-ne. Skema:ti-kritikon-nje-tonin-pra-po-mbron nje-tendin-ndaj-une-te-shaj-me-rob- shtepie, eshte bere skema makabre e mediokritetit tuaj, ju po humbni strukturat logjike mendore qe do te jene te nevojshme per te jetuar si qenie njerzore dhe per mos tu katandisur ne majmun.

Submitted by J. (not verified) on

Cilët janë demokratë, apo "demokratë" nëse do?

Këta që i gjeni të mprefur kështu që çdo koment të të thonë storje me "komunizëm" e "komunista komunistash", janë 100% malokë, dhe asgjë tjetër.

Nuk e kuptoj, pse i lejoni komente të tilla, autorë të Respublica? Për lirinë e fjalës? Kjo nuk është liri e fjalës dhe as çështje ad hominem. Kjo që bëjnë këta, është poshtërim i fjalës, ekuivalentin në formën e vet "live" e jo dixhitale, e ka të thirrme e të bërtitme, mbyllje goje me shpifje e ndyrësish të nxjerra nga goja, që qëllim tjetër nuk kanë veç të bëjnë tjetrin të heshtë. Këta të tillët pra, nuk duan që njerëzit të diskutojnë këtu sipas temës që ju doni të trajtoni. Kështu i mërzitin robt e tjerë se bëhet e lodhshme si pjesëmarrja dhe diskutimi.

Submitted by Aulin (not verified) on

Dukesh qe je i obsesionuar me maloket une me pak.

Kam nje kushuri timin malok, malok se ka lindur e jetuar atje mes malve,  qe jo vetem te vret po i shave enverin por nuk guxon ti thushash asnje fjale te keqe as per Edin biles as edhe per Meron.

Ja ketij i them malok une.

Submitted by J. (not verified) on

Jo, jo. I obsesionuar aspak. Të të shpjegohem: malokët kanë gjetur një mënyrë që t'i anullojnë kritikat anti-bacë, duke hyrë bulukë bulukë dhe duke i thënë autorit të temës "komunist". Kjo është taktikë e hershme, e aplikuar gjerësisht e kudogjendur nëpër net. Mjaft të hedhësh sytë në komente.

Unë u bëj me dije, se janë malokë.

Submitted by Nene Zyraja. (not verified) on

Po kur ben si antikomunist djali i Xhlil Gjonit,Sulejman Bushatit,Muslim Pezes,Bilbil Klosit,nipi i Spiro Kolekes. Gramoz RUCI,Skender Gjinushi,Namik Dokle apo edhe Pandeli Majko etj.etj.,pse nuk paska te drejte Shoku Mehmet Elezi  ne sindromin e tij?!?!.Bile eshte i vonuas. A po jo Mustafa!

Submitted by Gingi (not verified) on

Keta qe permend "Nene Zyraja, jane DJEMTE OSE NIPAT, dhe nuk kane asnje pergjegjesi per krimet e te afermeve te tyre.Nuk egziston me nocioni "BIOGRAFI", Rasti i Mehmet Elezit eshte curriculum.Po plakemi, por kemi memorie.Nuk beheshe sekretar partie si Saliu, dhe as Shef i rinise komuniste  krejt rastesisht.Jepje prova perkushtimi.Do ishte me dinjitoze heshtja  e ketyre lepiresve te 100 sahaneve .Nanos i vjen per te qeshur. mua me perzihet.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Pikes i ke ra o zoti Mustafa.Te vjen per te vjelle te degjosh per libra te tille te shpifur te shruar nga komunistet qe shiten me antikomuniste se Papa.Prijesi i aksijoneve na eshte bere edhe shkrimtar,le pastaj por eshte edhe ambasador( Kuptohet se tani s'ka se c'te beje atje ne Zvicer dhe e vret kohen me shkarravina).Duket ne kohen e Enverit se benin dot ambasador se i duhej vendit nje prijes i madh i rinise.Apo e paska penguar ne karieren dipolomatike Prof.Sofokli Lazri,qe i paska vjedhe edhe djetat e sherbimeve jashte shtetit?!!,

Karierist ishte e karierist mbeti ,zagar i cdo regjimi!

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Koment/ 30 vjet më parë, kur Enveri i kërkonte mendim liderit të rinisë për veprimtarinë e Mehmet Shehut

Hiper-enverizmi i Mehmet Elezit

Nga Idriz Tafa

Në librin e tij ambasadori aktual i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, Mehmet Elezi, shtrembëron të vërtetat për periudhën kur ishte gazetar në “Zërin e popullit”. Ju rekomandoj të lexoni librin e Enver Hoxhës “Raporte e fjalime, 1975”, ku do të gjeni kritikën e diktatorit shqiptar për një shkrim në “ZP” të Mehmet Elezit. Hoxha nuk ishte dakord me frymën super-sektariste të autorit të shkrimit. Rolin udhëheqës të partisë gazetari 26-vjeçar Mehmet Elezi e vulgarizonte. Nw shkrim udhëzohej që titullari (ministri, drejtori, komandanti i njësisë ushtarake, kryetari i kooperativës bujqësore etj.), para se të jepnin një urdhër, duhej të merrnte miratimin e sekretarit të ortganizatës bazë të partisë! Ky ishte një hiper-enverizëm që nuk mund ta pranonte as vetë Enver Hoxha. Natyrisht, kreu i regjimit të Tiranës e pati parasysh këtë besnikëri të Mehmet Elezit kur e zgjodhi të jetë sekretari i Parë i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe kandidat për anëtar të KQ të PPSH-së.

Është paksa e çuditshme, por siç shihet dhe në një foto në albumin post-mortem të Enver Hoxhës, i pastruar nga të gjithë “armiqtë e popullit dhe të partisë”, 30 vjet më parë, në Plenumin e KQ të PPSH-së, në dhjetor 1981, Enver Hoxha ka preferuar të mos bisedojë me anëtarin e Byrosë Politike, Spiro Kolekën, por me një kandidat të KQ të PPSH-së, si Mehmet Elezi. Ishte një mesazh: për veprimtarinë e kryeministrit të vdekur, Mehmet Shehu, i nevojitej mbështetja e rinisë puniste shqiptare, që e përfaqësonte Mehmet Elezi.

Kjo mbështetje e hapur e udhëheqësit të partisë kanë tërbuar sekretaren e KQ të PPSH-së për kuadrin Lenkë Çukon dhe pastaj sekretarin e KQ të PPSH-së për ideologjinë Ramiz Alinë, që u hakmorën dhe e lanë vetëm kandidat të KQ të PPSH-së. Madje, Ramiz Alia, që nuk e donte Mehmet Elezin, e hoqi nga drejtimi i BRPSH-së, pasi, sipas tij, Elezi e mashtronte, duke e paraqitur rininë shqiptare të lumtur, pa probleme, me dashuri për partinë. Por Ramiz Alia e caktoi Mehmet Elezin shef të sektorit të shtypit në aparatin e KQ të PPSH-së, domethënë shefin e censurës, që u fuste frikën të gjithë kryeredaktorëve të gazetave, drejtorëve të ATSH-së, Radios, Televizionit e më gjerë. Mehmet Elezi vigjëlonte se mos shpëtonte ndonjë gabim ideologjik në mediat komuniste. Pikërisht për sektarizimin e tij, Mehmet Elezi u hoq nga Ramiz Alia në prag të ndryshimeve demokratike dhe u çua sekretar ideologjik në komitetin e PPSH-së së Elbasanit. Ndërsa pritej të kalonte me bllokmenët në gjyq për krime ndaj popullit shqiptar, Mehmet Elezi u bë shok i Sali Berishës. Ky e çoi ambasador në Zvicër.

Në librin e botuar të Mehmet Elezit ka shumë mashtrime. Kaq sa parashtruam, mjafton të shohim fytyrën e vërtetë të një hiper-enveristi.

Submitted by Ilir (not verified) on

E thjesht fare si Ismail Kadare qe po ben Operacion Plastik te Vepres , pavaresisht se vepra e tij eshte e pershkuar tej-mbane me ideologji komuniste edhe me keta te tjeret po veprohet e njejta rruge sidomos tani pas vdekjes se Ramizit.......qe ishte nje deshmitar okular.... dhe me  fakte  i njihte te gjithe........tani atributet e kalimit te bute te sistemit duan t'ia kalojne Saliut.......medemek ishte ky qe beri ndryshim te sistemit...dhe permbysjen e "komunizmit" ne Shqiperi.........prandaj erdhi dhe Gorbacovi pas vdekjes se Ramizit........Kane hallin e Historise......se mbeten me njolle, ashtu sic po bejne edhe djemte e Mehemt Shehut.....se kane hall se mos Mehemeti mbetet tradhtar ne Histori........

Submitted by oriana (not verified) on

Keni shume te drejte, Mustafa. Mehmet Elezi, apo vellai i tij ishin servile te perulur te atij rregjimi, i vellai i mehmetit na bente formen politike, se bente stazhin e partise ne ndermarrjen tone. Te merrte erxin po te vije pa konspektin e shkruar ne formen politike, po cuditerisht pas 1990 vellazerit Elezi na u gjenden neper ambasada apo neper institucionet  qendrore te shtetit. Ka patur te drejte Oriana Falaci kur shkruante ne librin e saj 'Nje njeri' per ata qe pershtaten me cdo rregjim. edhe Mehmet Elezi e ha turpin me buke, eshte gati te beje cdo gje, mjaft te mos kthehet andej nga ka ardhur.

Do doja t'ju beja vetem nje verejtje: mundohuni te perdorni sa me pak fjale te huaja, se p.sh. kur shkruani ne kete shkrim tuajin 'fakultete', ju e keni fjalen per 'cilesi', ndersa ne shqiptaret me 'fakultet' kuptojme tjeter gje. Edhe per 'nausea'  ne kemi fjalen 'peshtire', apo 'per te vjelle'. Me sa shoh ju e keni te veshtire te shpetoni nga nje sindrome , qe mund te quhej 'e provincialit te Balzakut', se e shoh edhe ne emisione te ndryshme qe perdorni shume fjale te huaja ne te foluren tuaj, me vend e pa vend.

Per te tjerat, urime.

Submitted by Blendi (not verified) on

Tani ajo qe me cudit me teper eshte kur flet per botimin e punimeve shkencore te Berishes neper revistat me presitigjioze te botes, madje qe kur Berisha paskesh qene student. Kjo tregon qe  Elezi nuk e ka shume idene se si behen botimet ne revistat shkencore.

Nje miku im mjek, me specialitet ortoped, kur ra njehere biseda rreth Berishes si mjek me tha. "Ka qene me se pari sekretar partie i spitalit, pastaj mundet edhe  mjek. Disertacionin shkecor te tij - punim mbi hemodinamiken - e kam ne shtepi dhe te them te drejten edhe une qe jam ortoped e beja me mire".

Pastaj mendja ma thote, qe nje njeri qe mendon aq rremuje si Berisha, zor te kete qene mjek kalibri. Per me teper qe bazen e kultures se tij njeriu e merr ne pjesen e dyte te shkolles 8-vjecare dhe fillim te shkolles se mesme.  Kur mendon se ku e ka jetuar ai ne ate periudhe te jetes, sjellja e tij e sotme me duket e llogjikshme, suksesi ne profesion thjeshte legjende. Mendim personal ky. Kaq :-).

Tung,

Blendi

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Qendrimi i Mehmet Elezit per 6 vite rresht ne postin e Ambasdorit shqiptar ne Zvicer ben qesharake cdo perpjekje te PD per t'u maskuar si antikomuniste.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Edhe nje anektode:  Mesuesi u thote nxenesve ne klase : " Ata qe kane prirje per muzike te ngrejne doren !" Pese nxenes pasi ngriten doren gjithe kenaqesi per cilesine e tyre, morren  kete porosi nga mesuesi;" Ju lumte muzikante! Ne oborr ju pret nje kamiocine. Do te coni nje piano ne shtepi te drejtorit."

Submitted by loni (not verified) on

Une bashkohem plotesisht me zotin M. Nano dhe e neveris ne kulm kete zhapik komunist e enverist qe per ironi te te gjithe shqiptareve mban postin e ambasadorit te Shqiperise ne Zvicer....dihet qe krimineli taleban sali berisha i ka lepire bythen bllokmeneve gjithe jeten po ky vemja c'pati qe foli, do te marre veten ne qafe sepse te gjithe jane irrituar qe ky palaco pa pike aftesie per dilomaci na ben ambasadorin e sali talebanit ne Zvicer....ky duhet te marre vize per ne Tirane e jo te punoj so diplomat kulmi....o demokrate te dashur ju qe jeni te ndershem boll duruat keto ndyresira: tregojuni vendin sali talebanit dhe morracakeve qe ju shkaterruan partine. PD parti debilash.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Me falni per shprehjen, por mire e tha Mustafa Nano:  ".... s’ka bythë të rrijë. Nuk kemi pse të çuditemi, megjithatë. Këtejpari s’ka mbetur njeri pa e trukuar të shkuarën e vet."

Kjo gja vlene per gjithe klasen politike te sotme shqiptare.

Po ku e ka dijte populli injorant 95% analfabet shqiptar, se çka asht ideologjia fashiste, naziste apo komuniste dhe e kunderta e tyne koncepti i Demokracise dhe te Drejtave te Njeriut ?!? Keto jane koncepte politiko-shoqnore europiane, prej te cilave shqiptaret jane shkepute definitivisht qyshe nga viti 1479. Populli shqiptar ka qene pese shekuj nen sulltanet osmanllì, nen bejler dhe agallar injorant deri ne palc. Populli shqiptar u ba me alfabet vetem ne vitin 1908 ne Manastir. Per t'u ba europian shqiptarve u duhen shume shume vite, ne mos ndonji shekull.

Ju do thoni se ti gjithnje i bije fyllit te turq-osmanve. Dhe un po ju pergjigjem: Shetitni dhe jetoni ne Europe dhe do te shihni hendekun e madh dhe do te kuptoni Pse-hin.

Submitted by loni (not verified) on

Paul Tedeschini-Europe je i madh!!!! nuk kam fjale te tjera te them!!!!!

Submitted by Sokol (not verified) on

Te faleminderit per shume konstatime qe ben ne lidhje me pseudoeliten e konvertuar ish-komuniste ne nje klan hipokritesh arrogante dhe cuba qe aktualisht jane kthyer ne origjinen e babes jo buze Valbones, por buze Lanes.
Heshtja do te ishte tragjike. Edhe nje here te faleminderit. Edhe Kulla, faleminderit!

Submitted by Astrit (not verified) on

Po dashur te komentoj as librin dhe as shenimet e z. Nano sepse te dyja keto flasin vete sikur te kishin goje, desha te ndalem pak tek fakti i kardiologut te klasit te pare qe paskesh botuar qe i ri ne revista prestigjioze amerikane etj etj. Keto perralla i kam degjuar shume edhe ne Shqiperi nder njerezit e rruges.
Botimet shkencore qe nga artikujt deri ne cdo fjale e mbajtur ne konferenca apo poster (megjithese keto te fundit jane relativisht te parendesishme) jane te ruajtur ne nje database qe quhet Web of Knowledge (nga Thompson Reuters). Mund te themi me kompetence se botime me mbiemrin Berisha jane gjithsej 22 nga te cilat shumica i perkasin nje djali te ri qe punon ne Cleveland, Ohio, USA. Gjithsej punime kardiologjike jane 4 (kater!). Nga keto dy jane ne British Heart Journal (reviste e respektueshme), nje eshte ne Therapie (franceze, por pahcavure) dhe nje eshte nje fjale e mbajtur ne Berlion nga  Dr Goda ku z. Berisha figuron si bashkautor i trete.

Per kushtet e Shqiperise edhe 3 artikuj nuk jane pak, por ketu nuk ka asagje te jashtezakoneshme, sidomos krahasuar me mjeke e bashkekohas te z. Berisha, disa prej te cileve pas specializimeve ne Perendim kane botuar ku e ku me teper. Por eshte shume ekzagjerim te thuash se z. Berisha ka qene talent i rralle ne shkalle boterore dhe se botimet e tij (shume te rralla) jane pritur me gojehapur nga publiku europian - ndersa ne shtypin mjekesor amerikan qe eshte edhe i nje cilesie me te mire ato as qe jane pare me sy fare. Tjeter fakt qe "disidenti" Elezi e ka sajuar nga hici.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mustafa Nano, me kete artikull vetem sa na kujton biografite e dikurshme. Operacion i vjeter. Shume i rrezikshem. Shkrimi eshte aq tendencioz sa nuk e permend nentitullin e librit te M. Elezit: "Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri enigma e vëllezërve siamezë”. Nentitulli deshmon se libri flet me shume per periudhen dhe personat e se kaluares komuniste se sa per Berishen. Autori i librit mund te kete thene gjera te gabuara, ose qe s'na pelqejne, por mllefin e urrejtjen nuk e meriton. Si kushdo tjeter. Sa mbrapa paskemi mbetur!

Nano, si publicist i afirmuar ne Shqiperi, e kishte mundesine profesionale ta trajtonte me lart temen. Pa folur si komentuesit e vet.

Submitted by Sokol (not verified) on

Cdo opinionist ka te drejte te definoje kendveshtrimin e interpretimit te subjektit, ne kete rast te librit te ish-sekretarit te Rinise Komuniste dhe anetarit te Komitetit Qendror. Z. Elezi do te bente mire qe ndersa tallet me Lenken (qe e ka perqeshur nje popull i tere pas shpine) e pretendon se ka injoruar Nexhmije Hoxhen (Kush do guxonte ta bente kete, aq me teper nje i superzgjedhur i nomenklatures) e te tjeret te cileve u u lepihej pasi kishin me shume pushtet se ai, harron se edhe te tjeret e kane pare me te njejten perbuzje, dhe me librin e fundit disidenti salinist, meriton meshire, por edhe perbuzje. Nuk i takon atij te percmoje ata me te cilet "ka ndare buken" dhe i "kane dhene buken". Kjo e ben bukeshkale e te pabese. Sigurisht qe z. Elezi nuk eshte i vetem. Ka edhe miq e patriote nga katundi i tij ne maje te pushtetit qe bejne te njejten gje. Nese ish-kryepropogandisti, ambasador i ish-komunistit te konvertuar duhej te bente dicka te vyeshme, do te ishte te fillonte me nje ndjese drejtuar te gjithe atyre qe vuajten pafund dhe akoma nuk po u degjohet zeri, pasi turma e ZP-istave i bie papushim tamtameve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ketu qenka problemi pra! Qe ju paska tradhetuar! Bukeshkale? I kujt? I PPSH-se? Pra eshte urrejtje brenda gjinise, nuk ka analize, nuk ka objektivitet, nuk ka gjakftohtesi, nuk ka liri fjale.

Mehmet Elezi paska prishur UNITETIN e çelnikte qe te tjere nuk e prishen? Ky qenka faji i tij sipas jush? Gramoz Ruci qe bente pjese po ne ate rreth eshte i nderuar sepse mbeti ne te njejten ane? E PABESUESHME!

Shpresoj, te pakten, qe autori M. Nano te mos jete nisur nga keto premisa.

Submitted by Sokol (not verified) on

Z. Anonim Elezi,
Mund te shkruash sa te duash me hatermbetje prej proletari te lenduar Enverist. Mund te jesh edhe mik i Gramoz Rucit, pasi te dy keni dale nga e njejta shkolle dhe jeni formuar nga e njejta ideologji -- ai i ka lyer duart me gjak, per ju nuk mund te them gje se nuk kam dije--por mos kerko te luash e te pozicionohesh ne nje rol qe nuk te takon. Mos shtrembero komentin tim. Une nuk i perkas sojit tend e te Rucit. Une i perkas atyre te rreshtit te fundit, qe ne vend te shkoja ne shkolle si shoket e mij u detyrova te bej shkolle te mesme nate, ku nder te tjera me detyronin te beja konspekt fjalimet e direktivat e Sekretarit te Pare te BRPSH-se. Komenti im ben fjale permungese NJEREZILLEKU dhe jo UNITETI. Zoti te meshirofte, ashtu si une.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kerkoj ndjese. Jemi keqkuptuar. Kujtoja se sulmi ndaj Elezit i vinte nga ish-PPSh-ja.

Juve ju kuptoj. Kemi qene te gjithe viktima te atij sistemi. Kush me shume e kush me pak.

Plaget jane ende te hapura. Gjithe te mirat.

Submitted by fatmiri (not verified) on

Ne qoftese Mehmet Elezi dhe Sali Berisha e quajne veten demokrat, do te thote se sistemi Enver Hoxhes dhe vete Enver Hoxha ka qene demokrat. Cilen do pranojme? Te sotemen apo te djeshmen. Kjo i mbyll te gjitha muhabetet se per kete nuk na genjen dot njeri kur i kemi jetuar dhe  kur i kemi duruar keta njerez qe dje i kishim frike se i perkisnin partise, ndersa sot jane bere bastarde.

Submitted by Alban (not verified) on

Me mire demokrat si Saliu apo socialist si Edi?

Kjo eshte nje pyetje shume sfilitese per te gjithe shqiptaret e 20 viteve te fundit.

Ne radhe te pare ju falenderoj per kete shkrim kurr nuk eshte vone te zhvishet nje vemje dhe ti jepet vendi imerituar. Une ne fakt nuk kam njohje me Zoterine qe permendet ne shkrim por pas kesaj, as ai nuk do te kete kenaqesine te njihet me muaj. Pra shkrimi i ka sherbyer qellimit te vet,ose me mire me thane se Libri e ka azgjegjesuar vete autorin e tij (urime Z.Elezi) "per kurajen e treguar eshte e rralle ne ditet tona" pervec diskretitimit ai do te sjelli edhe shperfilljen e ketij sahan-lepiresi te pa shprese.

Por nga komentet shikoj nje gje shume shqetesuese nje debat te skajshem ideshe dhe reagimesh shume te pakujdesshme dhe te pa kualifikuara (disa prej tyre) edhe pa sens kritik, vec shfryne mllef ndaj njeri tjetrit dhe struken ne llogoret e tyre. Kjo sigurisht me neverit, me ben te ndihem keq, si mund te ndertohet kaq keq nje popull? Si mund te jete kaq i ndare? Kur hapur ceshtja shtrohet ne denoncimin e nje akti te mirfillte "kriminal" ne aspektin intelektual, social dhe politikit te nje pseudo perfaqesuesi te shtetit dhe qe duhet te trasmetoje ne Shtetin e Referendumeve (ZVICER), vlerat me te mira demokratike te nje shteti qe per shume vjet ka qene delja e zeze e mbare botes, qe ka vrare Prifterinj vetem sepse pagezonin  femije e te tjera makllava te kesaj natyre.

Une personalisht e kam bere zgjedhjen time!

Do jem socialist si Xhaxhi Saliu dhe Demokrat si Xhaxhi Edi....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.