Histori Fiktive

Lajmi se në Shqipëri qenka zbuluar një fjalim sekret i Ramiz Alisë, që vërtetoka parimet e të ashtuquajturës marrëveshje të Katovicës, do të duhej të kishte tronditur gjithë botën ish-komuniste. Një zbulim kaq të rëndësishëm nuk e kanë bërë as rusët vetë. Për të mos folur për polakët (duke qenë se edhe Katovica kaq e përfolur mes shqiptarëve me dell konspirativ është në Poloni). Gazetarët do duhej të kishin mbajtur frymën për në Tiranë, ndërsa akademikët e botës mbarë do duhej të kishin hedhur librat e revistat akademike në koshin e plehrave; gjithë ç’paskan shkruar deri më sot paska qenë e gabuar. Rënia e komunizmit lindor na paska qenë një plan i mirëmenduar nga vetë Gorbaçovi! (Ndonjë qejfli teorish shqiptarçe do duhet të informojë vetë Gorbaçovin për këtë gjë.)
Zakonisht, nuk është e udhës që çdo fabul interneti të trajtohet nga specialistët e fushës; është më praktike të kalohet me një të qeshur. Hulumtimi historik është punë e vështirë dhe e bezdisur; arkivat e komunizmit janë një pirg gënjeshtrash dhe shpesh studiuesi e ka tejet të vështirë të ndajë faktin nga fabula. Realiteti komunist vetë ishte surreal. Kështu që të habit uria e pakufishme për t’u marrë me gjëra të mosqena, në një kohë kur dosjet e arkivave mbledhin pluhur. E qeshura bëhet edhe më e pavend kur shikon sa lehtësisht shpërbëhen kufijtë mes marrëzisë dhe analizës historike, kur dëgjon se si gjithë sistemi komunist (ndoshta edhe galaktika) u shpjegokan nëpërmjet një letre “marrë nga vendimet e Byrosë Politike” (një frazë pa kuptim, për këdo që është marrë sadopak me materialet e KQ PPSH). Nuk ka se si të mos e interpretosh edhe këtë moment si një tjetër shfaqje të spikatur të një bataku intelektual shqiptar.
Ka me qindra studiues amerikanë e europianë që kanë hulumtuar imtësisht kolapsin komunist. (Ka historianë që kanë ndërtuar tërë karrierën e tyre profesionale mbi këtë temë.) Dhe në studimet më të mira mbi rënien e komunizmit dalin në pah dinamikat e paparashikuara që ngjarjet në Europën Lindore patën në Bashkimin Sovjetik. Gorbaçovi, gjithashtu, del si një reformator që kërkonte të përmirësonte sistemin sovjetik – jo ta shkatërronte atë. Përveç këtyre, studiuesit perëndimorë (por jo vetëm ata) na tregojnë se sovjetikët ranë pré e një sistemi varësie që ata vetë kishin ndërtuar në Europën Lindore. Shto këtu edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm si pasojat, shpesh të paparashikuara, të glasnost-it, pamundësia për të kontrolluar informacionin pasi shpërndarja e tij ishte liberalizuar në fund të viteve ‘80, apo edhe besimi i dokumentuar i elitave se sistemi mund të shpëtohej.
Por të merresh me histori serioze, këtu është të mos kuptosh kontekstin shqiptar të fabulave konspirative. Në historinë tonë të vonë, ideja se fati shqiptar përcaktohet në “tavolinat e mëdha”, që nga Londra në Beograd, nga Moska në Uashington, është rrënjosur fort. Mirëpo që të pranosh se Fuqitë e Mëdha kanë qenë tejet të rëndësishme për një vend të vogël e të trazuar nuk do të thotë të shpjegosh gjithë tranzicionin shqiptar – me vrasjet, plaçkitjet, dhe vetëshkatërrimin e tij spektakolar – sikur të ishte një kapitull në librat e Dan Brown-it. Për të treguar se tranzicioni shqiptar na qenka gatuar në kuzhinat – në fakt, anekset – e komunizmit ramizian nuk është e nevojshme të shpikim mbledhje sekrete të paqena e dokumente të dyshimta. Tranzicioni shqiptar nuk kishte si të mos ishte zgjatim i atij sistemi, përderisa sistemi ishte vetë partia-shtet.
Ç’mund të thuash për këtë version të historisë që edhe në shpikje e imagjinatë është po aq i varfër sa një roman i realizmit socialist? Të paktën tre gjëra. Së pari, historia që vazhdon të shkruhet me fabula rrëfen për një injorancë të thellë të çështjeve historike përtej kufijve shqiptarë. Në një vend ku historia është shkruar sipas tekave të pushtetarit të radhës, ku arkivat janë ende vetëm formalisht të hapura, e ku konferencat akademike si ato të Institutit të Historisë janë mirazhe dëshpëruese të konferencave të vitit 1979, kemi arritur në pikën ku historinë praktikisht e kemi kthyer në mall që i përshtatet klientit.
Së dyti, kjo qasje ndaj historisë tregon se vendi vazhdon të jetë i izoluar mendërisht, paçka se Iphone-t e universitetet private krijojnë tjetër imazh. Së treti, tregon se në Shqipëri nuk do të ketë përgjegjësi historike. Ata që kanë pasur pushtetin, thotë fabula, kanë plaçkitur e kanë keqqeverisur jo se kanë qenë të paaftë, injorantë, a të rrezikshëm, por sepse kanë qenë pjesë e një plani të madh djallëzor ndërkombëtar. Kështu, përgjegjësia depersonalizohet. Kur të tërë janë pjellë e një plani djallëzor ndërkombëtar, asnjë nuk mban përgjegjësi për asgjë. Prapësitë shqiptare, për më tepër, humbasin nën vellon e errët të një bote sekrete aparatçikësh komunistë.
Për të kuptuar vazhdimësinë e praktikave komuniste pas vitit 1991 nuk na duhen “dokumente” pa data e pa emra (vini re si trajtohen dokumentet historike për të kuptuar marrëdhënien e një vendi me të kaluarën e tij). Nuk është e nevojshme të ketë pasur ndonjë plan ndërkombëtar për nënshtrimin shoqëror të vendeve komuniste sepse pushtetarët shqiptarë – si ata komunistë, si ata që pasuan – arritën ta bëjnë këtë gjë edhe pa plan. Nuk na duhet më shumë histori fiktive; na mjafton të sistemohen e hapen arkivat që kemi e që i kemi lënë në mëshirë të fatit; të kujdesemi për kulturën materiale që është plaçkitur e rrënuar; e të ndërtojmë institucione të besueshme, që nuk janë thjesht leva në duart e pushtetarit të radhës.
SHQIP
Comments
Shkrim më të dobët, rrallë

Shkrim më të dobët, rrallë kam lexuar dhe qenka dhe nga një asistent profesor i një universiteti në Amerikë!

Ha....ha....ha..... ! O Ass.

Ha....ha....ha..... ! O Ass. Prof. i Lleshit ....! Ha....ha....ha..... ! Ti moj djalke , duhet te dish nje histori te vertete ! Tani ne vitet 2000 Toni Bler i Britanise se Madhe ose i Anglise , pranoi se Inteligjent servisi i tij se bashku me CIA-n , kishin deshtuar me "cobanet" e Shqiperise ! E kupton se cfare dua te them ?

Nuk ia shkon dot ujin nen rrogoz as edhe nje cobani shqiptar , pavareisht "titujve" te tu shkencore !

Dhe sa per te rritur kulturen tende : Mekanizmi "katovice" nuk ka te beje fare me komunizmin ! Eshte i teri , edhe si filozofi , edhe si teori , edhe si praktike nje nga antikomunizmit me te eger ! Kjo eshte arseyja kryesore perse u mbeshtet nga USA , Europa dhe u keqshfrytezua nga fqinjet e Shqiperise !

Vendosja e kapitalizmit , qofte katovician (qe per mua nuk ka asnje gje te keqe dhe asnje lloj rendesie) , ne Shqiperi "deshtoi" nga pikpamja nacionale , sepse klani katovician i Nexhmie-Ramizit , ishte i shitur ne qarqet antishqiptare , kryesisht te fqinjeve !

Njerez te pafytyre , si puna e atyre ,"milic or xhubleta /shif ku t'con kuleta ,/ paraja huej e shkreta/ me vra sot vllan tand !" , qi dalin ne media dhe munohen me kerku "gjurmet" , kur neve kemi "ujkun" me dhemb perjashta mu perpara fytyres , nuk bejen tjeter gja , vecse sa na bajn me qesh !

Zoti autor , mund te gjenit nji menyr ma t'hijshme per me ia ul dinjitetin vedit ! Me ket rast po t'citoj vargjet e Robert Bernsit , nji skocez per te cilet thuet se kane gjak shqiptar : " Humbe para /asgje s'ke humbur /se i ve prape !/ Humbe fytyren /gjithcka ke humbur/ sepse s'e ve dot me !"

Nje shkrim medioker i dobet

Nje shkrim medioker i dobet historikisht. Nuk ka lidhje ne artikull, njohuria e historise se shkruesit me faktet historike. Eshte nje shkrim tipik katovician nga bijte e firmatareve te aktit te katovices.

Dori, po ti s'ke nevoje o bir

Dori, po ti s'ke nevoje o bir te hulumtosh per kete ceshtje ti ke te dy prinderit e tu komuniste, yt ate dilte jashte shtetit ne kohen e xhaxhit e mire bente, por mami.....ajo e di si ka punuar sigurimi i shtetit keto 23 vjet? sepse ajo e di....

Zoti Mehilli duket se nuk e

Zoti Mehilli duket se nuk e njeh fare shqiperine e pas viteve 90.

Hapi syte o Ass. Prof. dhe te pakten lexo nga ata qe e perjetuan dhe po e perjetojne "Katovicen tiranase- shqiptare".

S'ka rendesi nese eshte gatuar ne Katovicen e Polonise apo ne Komitetin Qendror te PPSH ne Tirane. Fakt eshte qe ngjarjet ne 98% te tyre kane ndodhur.

Sa vjeç je more Mëhill qe merr persiper avokatin mbrojtes?

Add new comment