Shapkat e një dite vere
Foltorja e sallës së konferencave të shtypit në selinë e LSI-së ka formë T-je. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka formën e një I-je të madhe shtypi. Shtroja e sallës është e kuqe. Në shpinë (në background, siç thuhet për të tingëlluar më në mode) gjendet ajo letra e murit së cilës i kanë mbetur shkronjat te ora elektorale e zgjedhjeve të shkuara dhe te motivi “Voto LSI”. Këtij mjedisi mund t’i mungonte, gjithçka, por jo një palë shapka në këmbët e kryetarit të partisë. Megjithatë Meta, pak ditë pasi media u mor gjatë e gjerë me skenarin e një kërcënimi në telefonin e tij celular, u shfaq, shatra-patra, drejt e nga vila e tij në Gjirin e Lalzit me sa duket. Por tri ditë më vonë se sa duhej për ta përligjur shfaqjen me shapka në selinë e një partie si nxitim dhe ndërkryerje nga kërcënimi. Ose ndoshta është e kundërta, siç edhe pretendon ai: Ilir Meta nuk është kërcënuar kurrë kësaj vere. Bash për këtë ai u shfaq kaq vonë dhe kaq i qete; i shkujdesur deri në shapka…
P.S. Pyetje për përligjen e shapkave si “mjet për të mbrojtur këmbën e vrarë e të fashuar”: të dy këmbët janë të lënduara apo njëra?
L. A.
Comments
Urojme qe te mos perfundojne
Urojme qe te mos perfundojne te dyja kembet ne nje shapke !
Une do thoja "Urojme te
Une do thoja "Urojme te perfundoje me te dy kemben ne nje shapke!"
Kjo tregon "Shenje force
Kjo tregon "Shenje force ......qe ja ku jam e skeni cme beni....."
Bir Selman i nenes ke te qaje me pare... Ilir dambllane apo Sale-gomarn....
Une do ta kuptoja ndryshe
Une do ta kuptoja ndryshe simbolizmin e "lepitkave" te Metes:E para per interesat e kombit (lexo integrimin) une vije drejt e nga plazhi,bile pa tualet;E dyta:Nuk pyes per kercenime,une dale hashiqare i pa blinduar,bile zbathur...
Une do ta kuptoja ndryshe
Une do ta kuptoja ndryshe simbolizmin e "lepitkave" te Metes:E para per interesat e kombit (lexo integrimin) une vije drejt e nga plazhi,bile pa tualet;E dyta:Nuk pyes per kercenime,une dale hashiqare i pa blinduar,bile zbathur...
Add new comment