Një mandat i tretë kryeministror për Berishën?

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 03:06
Eduard Zaloshnja

Para tre javësh, kur gjatë një interviste dhënë televizionit francez TV5MONDE, u pyet nëse do të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme, Berisha u përgjigj se do të vazhdojë të kandidojë deri sa elektorati shqiptar t’i thotë lamtumirë. Kjo përgjigje e tij duket se ka ngacmuar Henri Çilin për të shkruar një artikull në gazetën MAPO (Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?), në të cilin ai, praktikisht, i sugjeron Berishës që të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror.

Jo më kot përdora fjalën “duket” në fjalinë paraardhëse, sepse Çili ka qenë një nga njerëzit kyç të fushatës mediatike të koalicionit qeveritar në zgjedhjet e fundit lokale. Pra, ngacmimi për të shkruar artikullin mund t’i ketë ardhur vërtet nga brenda vetes (siç më siguroi në një bisedë telefonike), por mund t’i ketë ardhur edhe nga njerëzit rreth Berishës, sidomos pas problemit shëndetsor që ky i fundit shfaqi publikisht kur u kthye nga Franca .

Disa nga argumentet që përdor Çili në artikullin e tij: “Sali Berisha ka hyrë që tani ndër 3 figurat politike më të rëndësishme për historinë e shtetit shqiptar, së bashku me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën”; “Ka qenë autor kryesor në integrimin e Shqipërisë në NATO, në lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE etj”; “Në fund të fundit, çfarë është ajo diçka historike që do ta përligjte një mandat të tretë për Sali Berishën në pushtet? Pa një gjë të tillë që ende nuk dihet se çfarë forme a përmbajtjeje ka, të paktën për momentin, është ndoshta i pakuptimtë vijimi i kësaj inercie. Për Sali Berishën vetë të parin, pastaj për shoqërinë shqiptare”.

Ndërkohë që praktikisht i ka sugjeruar Berishës të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror, Çili, nga ana tjetër, nuk i sugjeron atij se me ç’duhet të merret po u tërhoq nga gara elektorale. Dikush tjetër pranë mazhorancës, i ndjeri Sabri Godo, e ka bërë këtë gjë – para se të vdiste, ai i sugjeroi publikisht Berishës që të bëhej President i Republikës. Këtë gjë të ketë patur në mendje edhe Çili kur shkruajti artikullin e sipërpërmendur? Ndoshta.

Por le të mos zgjatemi me hamendje rreth arsyeve pse ka shkruajtur Çili atë që ka shkruajtur – le ta quajmë të mirëqënë këtë skenar hipotetik dhe le ta analizojmë atë nga këndvështrimi i interesit politik të Berishës.

Le të supozojmë që, edhe pse pakënaqësia e votuesve nga vështirësitë ekonomike dhe korrupsioni galopant duket se është në rritje, partitë e koalicionit qeveritar do të marrin po aq vota sa morrën në vitin 2009 dhe partitë e koalicionit opozitar nuk do të kenë rritje të kuotave elektorale. Me sistemin aktual zgjedhor (që PD-së i intereson fort të mos e ndryshojë), koalicioni qeveritar do të siguronte 74 mandate parlamentare në një skenar të tillë optimist. Por LSI-ja dhe PDIU-ja do të merrnin respektivisht 6 dhe 2 mandate në koalicion me PD-në. Dhe udhëheqësit e këtyre dy partive kanë demonstruar se mund të marrin vota nga njëri krah dhe pastaj ta krijojnë qeverinë me partitë e krahut tjetër. Në qoftë se marrin një ofertë më të mirë nga i dëshpëruari Rama dhe/ose nxiten nga kanceleritë euroatlantike, ata mund ta kapërcejnë përsëri ylberin – kësaj radhe nga djathtas majtas. Dhe Berishës do t’i duhet të fillojë nga e para luftën e gjatë opozitare…

Por Berisha mund ta kërcënojë Metën me një rihapje të procesit gjyqësor për videon e Priftit, sepse do të ketë marrë deri atëherë në kontroll prokurorinë dhe KLD-në. Duket një armë e fortë kjo, por që mund të bëhet nul në qoftë se Berisha nuk ka 71 vota në Kuvend për t’i rihequr imunitetin parlamentar Metës. Me pak fjalë, ashtu siç Meta ishte një bekim për të në 2009-ën, mund t’i kthehet në një mallkim në 2013-ën…

Nga ana tjetër, në qoftë se Berisha vendos të bëhet President i Republikës në korrik (pas ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese rreth mandatit presidencial të ndërprerë në 1997-ën), PD-ja përsëri do të ketë të njëjtin problem me LSI-në dhe PDIU-në, por ai vetë do të siguronte mbylljen e karrierës politike nga posti më i lartë i shtetit. Ndërkohë, në qoftë se PD-ja do të dalë në opozitë, ai do të jetë ende në Presidencë kur ajo të garojë për pushtetin qendror në 2017-ën. Dhe ky mund të jetë një plus i madh si për Berishën edhe për PD-në.

Analiza e mësipërme është bërë nga këndvështrimi i interesit politik të Berishës. Po për interesin e Shqipërisë çfarë duhet të bëjë Berisha? Mendja ime më thotë se duhet të tërhiqet në jetën e vet private në 2013-ën. Sepse, në fund të fundit, siç thotë dhe Çili, çfarë është ajo diçka historike që do ta përligjte një mandat të tretë për Sali Berishën në pushtet? Pa një gjë të tillë, është i pakuptimtë vijimi i kësaj inercie. Për Sali Berishën vetë të parin, pastaj për shoqërinë shqiptare.

Comments

Submitted by d.lisi (not verified) on

Cili sapo ka celur fushaten per Berishen president. sa me shpejt ta kuptojme kete, aq me pak te tronditur do te jemi nga "lajmi"

Submitted by Dhimitraqi (not verified) on

Nuk eshte problemi se a do konkuroje per se treti Sali Berisha apo jo Shoku Zaloshnja.Problemi eshte se Edi Rama nuk po bind as per se pari.Mos i shtjer "kasavet" vedit, si thone shkodranet,per kete pune.Me ne hall je ti se Gramoz Ruci,se si do veje 2013.Dhe me dramatikja eshte se nuk bind as ti,as Çili,as M.Nano,as Stefani,Andrea,as Fevziu,as Artan Hoxha,as Frok Çupi.Bile me mizorja eshte se nuk bind as Erion Velia me Lorenc Vangjelin.E bash per kete ku kemi rene,mos u habit se ndofta per Berishen do jete edhe e treta e verteta.Atehere nuk do kete klinike qe te te beje derman edhe ty,edhe Edi Rames.

Submitted by Altin (not verified) on

Dhimitraq ,

NUk po kam hallin e ketyre qe permend po une e ti ne cilen klinike do shkojme

Submitted by raimondi (not verified) on

O Altin !--Po ti kur nuk paske shkuar ne klinike ne vitin 2000   kur ishte Nano ne pushtet qe na linte 9 muaj rresht pa drita ,...... tani s'e besoj se ke nevoje per klinike se te eshte argasur lekura me Nanon

--Sidoqofte Sala nuk i ka problem fare zgjedhjet qe vijne ,  Atij mund ti beje ndonje dem partia e Bamirit ,porse Saliu do i mari masat  shpejt e shpejt -

--Do vjedhi njecike me shume vota --dhe opozita e PS-se dihet qe nuk flet kundra , se ata nuk  lfasin po nuk moren leje nga Greqia -

--Mirpo Greqine Sala e ka bllokuar se i ploteson co deshire ,keshtu qe opozita ri ne pritje kur te vdesi Sala mbase  e lejon Athina te mari pushtetin ......

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfarë është ajo diçka historike që do ta përligjte një mandat të tretë për Sali Berishën në pushtet?

Kjo pyetje, legjitime, ka, ne opinionin tim, nje problem: sygjeron se lufta per pushtetin politik e Berishes (e per kete pune edhe e Rames) behet ne emer te nje imperative historike.  E kam te veshtire te shoh se cila ishte ajo dickaja historike, psh, qe e shtyu berishen ta conte vendin ne gjendje civile, ne piken e shkaterrimit total te strukturave shteterore? Ne emer te cilit imperativ historik erdhi prape ne pushtet se fundmi?

Ikja e Berishes drejt kraheve te jetes private, do te ishte, perseri ne opinionin tim, nje largim me nder i Berishes nga skena e politikes (ose mund te perqendrohej ne punet e partise); me e mira qe ai mund t'i bente vetes. Por edhe arsyetimi im, ashtu si edhe i Zaloshnjes, vjen nga njerez qe nuk jane angazhuar ne politike, qe funksionojne ndryshe nga politikanet e edhe Berisha - pra, ne nje fare menyre ne, kur flasim per itneresin e Berishes, projektojme ate qe do i deshironim Berishes po te kishim qene ne vendin e tij (gje qe prape nuk eshte korrekte, sepse kur e shohim veten ne vendin e tij, i referohemi vetes tone keshtu sic jemi tani, pra nga i njejti pozicion nga ku shkruajme; se po te kishim qene ne vendin e tij, ndoshta do e kishim pare interesin ndryshe, mbase me te aferm me ate interes qe i sheh Berisha vetes).

Dyshoj se pushteti, marrja apo mbajtja e tij (ketu u referohem si Berishes ashtu edhe Rames) eshte shnderruar ne nje lufte per jete a vdekje, prandaj eshte edhe kaq e personalizuar, e si e tille, per fat te keq ka kapur ngerc shoqerine, - e ketu nuk duhet harruar as media me opinionistet e saj qe po luan gati rolin e nje cheer leader, qe nxeh publikun, e mban ate te nxehte per tifozllikun e ndjeshjes se radhes, duke eklipsuar cdo gje tjeter, e bile edhe realitetin. E ne nje lufte per jete a vdekje imperativat historike jane vetem alibira, apo kostume te bukura qe iu veshim politikaneve tane apo retorikes sone ndoshta per t'i dhene me shume kuptim komenteve tona, per te shpetuar veten me nje fjale ... ne kete realitet dy dimensionalesh sa real po aq edhe virtual ku jemi kapur peng. Sepse qellimi i vertete eshte fitorja, fitorja me cdo kusht e me cdo mjet.

Duke iu kthyer megjithate pyetjes se Cilit ne krye, e duke iu bashkangjitur spekullimeve te Cilit dhe Zaloshnjes, them se ka nje Imperativi historik qe do te duhej ta frymezonte Berishen (e per kete pune edhe Ramen qe te terhiqej nga poltika) te mos kandidonte per nje mandat te trete: hapja rruges fytyrave te reja, clirimin e skenes politike shqiptare nga ngerci qe e ka kapur, nga dualizmi, nga modeli i udheheqesit te forte e te plotpushtetshem; hapja e nje dritareje te re qe mbase do sjelle edhe pak frymemarrje. Duke u larguar, Berisha zvogelon hapesiren e argumentave te Rames dhe mediave te lidhura me te: nese problemi eshte Berisha, kur ky problem te mos jete me, skena politike dhe media do kerkojne te tjera syprina. E ku i dihet, mbase kjo cliron energji te tjera e me pozitive.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo Zoti Çili na kënaqe prapë me idetë e  ndritura si papagall i Sali afendit të lumtë më mirë nukë bëhet të lomtë

Submitted by loni (not verified) on

Talebani Berisha ka hyre ne histori si kriminel , si vrases dhe si shkaterrues i sjtetit dje demoikracise shqiptare, si vjedhes e mamipulator zgjrdhjes dje si penguesi me i madj i integrimit te vendit Europe...keto jane arsyet qe duhet te pernmende H. cili e jo ti bej fresk kriminelit. Talebani9 berisha duhetb te largohet bsa me shpejt dhe te burgoset e te jape llogari per te gjitha krimet be kryera ne kurriz te shqiptareve

Submitted by reformer (not verified) on

Berisha nuk eshte nje njeri normal, eshte i semure. Me vjen keq per te gjithe edhe per Cilin qe nuk e ka kuptuar akoma.

Submitted by arvanites (not verified) on

Eduart Zaloshja dhe shume te tjere ne Shqiperi harrojne gjithmone nje fakt te thjeshte dhe ky fakt eshte qe Sali Berisha vjedh votat e Shqiptareve. Ai Lsi dhe PDIU i mban afer vetem per te justifikuar fitoren e tij para nderkombetareve. Ai zgjedhejt e ardhshme mund ti fitoje fare kollaj vetem (kuptohet se si), dhe pastaj Zaloshnja e tjere sondazhiste dalin te habitur diten pas zgjedhjeve dhe nuk e kuptojne pse nuk dolen rezultatet sipas sondazheve te realizuar nga ata.

Zgjohu Zaloshnja and CO.

Submitted by katarakti (not verified) on

Pergjigjen artikullit te Zaloshnjes ia ka dhene po sot Mero Baze ne shkrimin:"Viti 2012 - viti i Berishes". Aty ai argumenton se Berisha po lufton sot per te shpetuar koken e tij dhe familjen nga krimet qe ka bere. Sidomos nga ai i 21 janarit. Pra per te nuk ka me kthim prapa. Qe do te thote se demokracia ka dek ne Shqiperi. Sala ka zevendesu Enverin. Tani te presim te vdese edhe Sala per te shpresuar per ndonje lloj demokracie. Por deri atehere Shqiperia do te kete dhene frymen e fundit.

Submitted by Ilir (not verified) on

Sali berisha ! Ka hyre ne Histori, por si personi me Negativ qe mund te gjendet sepse nuk ka ditur qe ti mbuloje horrlleqet e tij. Vrasje, Vjedhje, rrahje, Shkaterrim ky eshte perkufizimi per Sali Berishen. Me Enver Hoxhen  as qe mund te krahasohet n.q.s ky ishte Diktator ( Nisur nga qellime idealiste.....por utopike.....) per Sali berishen ka vetem nje Emer-Kryerrugac me Kollare.

Sa per Ahmet Zogun ka vetem nje Emer, Injorant Tipik Mesjetar i Tipit Oriental.

Sa pe Enri Cilin ai eshte thjesht nje SahanLepires i Sali Berishes.....dhe tipik Provinical pavaresisht se ka  mbrojtur Doktorature ne Paris ( Ne Brendesi mbetet tipik Fshatar......per interesa te ngushta materiale sic eshte Universiteti Europian........medet per Emrin......)

Submitted by tekniku (not verified) on

Kush merr guximin dhe vendos ne nje plan komandantin e luftes kunder fashizmit,me nje injorant nga Burgajeti qe fatkeqesisht u vetshpall mbret dhe kur i duhej Shqiperise "burreria"e tij cau ferren dhe iku dhe aq me keq me nje komunisto-fashist produkt i bjeshkeve,dhive dhe vetmise si Berisha.Ky eshte "MENDIMTARI"  Henry Cili.Zoteria Putin Berisha akoma enderon per nje presidence te re por harron qe mendja e ka lene me kohe dhe ndonje dite do te na detyroje te mbajme ca dite zie per te.Turp per monstra "studiuesish" te tipit Fevziu,Cili dhe zagaret e oborrit Berishian.21Janari eshte ngjaria qe do ta coje Berishen atje ku i takon ne qeli.Zgjohuni sahanlepires fundi i idhullit tuaj po vjen.Mjere ju per 100 fytyrat tuaja.

Submitted by wert (not verified) on

Arsyeja e re pse shqiperia nuk ben perpara eshte se ka njerez si Cili...

Submitted by Pajtim (not verified) on

O Eduard, Henri eshte bere si ai ministri durrsak  i kultures se Saliut. Nder 3 figurat politike me te rendesishme ne Shqiperi eshte Ismail Qemali, i cili beri realitet shtetin shqiptar. Po futet edhe Salen ne radhe me Zogun e Enverin, historise sone nuk i behet nder por percudnim. Me shume impakt ne politiken e shtetit shqiptar ka pasur Ramiz Alia apo Azem Hajdari se sa Sala qe vetem per corben e 97, e krimet e 21 Janarit do mbahet mend. Pastaj c'merresh me Henrin qe ne emisionet e Top Chanel na u be si Gebelsi i Saliut. Kam pershtypjen qe eshte shume i zi ne shpirt ai djale.

Te rroje Shqiperia pa zagaret e injorantet.

Submitted by Claus (not verified) on

Nuk e di por kam pershtypjen qe 2012-a do te sjelle zgjedhje te reja. Per sa kohe qe Sali Berisha mund te perballoje nje fushate elektorale, sa me shpejt aq me mire per te. Ne 2013 nuk besoj se mund te beje fushate vete gjendja e tij shendetsore nuk besoj se do ta lejoje te beje nje gje tille.

Me kete sistem elektoral mendon ose mund te fitoje perseri ose te nxjerre nje rezultat pat per te bere te mundur qendrimin e tij ose te PD ne ne pozita per ti kerkuar ne cdo kohe konsensuse. Po keshtu edhe po te dale humbes, humbja do te jete minimale per shkak te ketij sistemi elektroral.

Keshtu do ti djege kartat ne duar Rames dhe Topit. Kjo eshte te pakten porfecia ime. Ndoshta jam gabim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.